TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Nga Sheradin Berisha

Zajednica (Asociacioni i Komunave me shumicë serbe) në çfardo formati qoftë është i dëmshëm!

***

Pakoja e Ahtisaarit me 10 komunat etnike serbe, shumica e pakicave në Kuvendin e Kosovës, me 44 zona të mbrojtura eksterritoriale për kishat dhe manastiret “serbe” dhe jo vetëm, është dizajnim i kujdesshëm i Marti Ahtisaarit (2005 – 2007) për ta bërë të pamundur integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!

Kryeministri Albin Kurti thotë, por edhe gjithë kryeministrat para tij kanë thënë se, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran!

Kështu si është dizajnuar, ky shtet nuk është as i pavarur as sovran! Mos të gënjehemi?

LVV-ja në vitin 2010 ka hyrë në sistemin politik të Ahtisarit për ta ndryshuar pakon e tij (e cila është shndërruar në kushtetutë më 9 prill 2008), e jo për ta tjetërsuar vetveten. Prandaj puna e parë e qeverisë Kurti ka qenë dashtë të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisaarit, sepse kushtetuta nuk është Bibël as Kuran!

Ligjet dhe kushtetuta nuk janë statike, të pandryshueshme, ato janë dinamike, sepse vetë zhvillimi i shoqërisë dhe i jetës institucionale është dinamike!

Nëse pranohet themelimi i Zajednicës, atëhere ky shtet përfundimisht nuk do të ketë integritet as sovranitet. Si shembull e kemi Bosnjë dhe Hercegovinën!

Çka duhet të bëjmë?

Qysh tani duhet të hapet Kutia e Pandorës, dhe Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kosovën lindore dhe gjysmën e Maqedonisë shqiptare të kërkojnë bashkim në një shtet federalë me Shqipërinë!

Tani shtrohet pyetja:

A e bëjnë këtë veprim institucionet shqiptare?!

Unë themë jo, e ju …?

Total
1
Shares
1 comment
  1. HEU, TË HAPET KUTIA E PANDORES!” EU, TË KAPET HUTIA E GRANDHORRES!! ËËËH, PLANI I ATIJ
    AHTISARIT; AHIII, KLANI RIZGJATI VARRIT; QË NA VARROJË DHE NA SHKATRROJË, PËR SËGJALLI
    QË NA KALLI, TIM E FLAKË AUH, TI MOJ SHTRIGA MË LIGA PLAKË! PO SIÇ DEKLARON EDHE VETË
    AHTISARI NË PRISHTINË: -PLANI IM PËR KOSOVË-SERBI NUK ËSHTË I IMI; POR, KY PLAN POLITIK
    NGA RUSO SERBO EUROPËS, QË ËSHTË MBI 80% PLAN PRO SERBË A, VETËM 20% PRO KOSOVES,
    KAM MENDUAR QË SERBIA DO TA PRANOJË PA VREJTJE; A, NDËRSA KOSOVA DO T’GJEJË MORE
    MBI 100 VREJTJE DHE, KURRË NUK DO TA PRANOJË! POR, NGJAU BEFASIA PA MENDUAR EDHE E
    PA BESUAR: SERBIA NUK E PRANOJË FARE PLANIN E VETË A, NDËRSA KOSOVA PRANOI PLANIN
    QË KURRËN KURRES ME KËTE PLAN NUK DO ARRINI T’MBRRINI SHTETSINË E KOSOVES SI SHTET
    I PAMVARUR DHE ME LIRI T’PLOTË DHE DEMOKRACI MBARË KOMBËTARE OR, NDËRKOMBËTARE!
    UNË PREJ KËTI MOMEMNTI NUK MARRË KURFARË PËRGJEGJSIE, JU E PAQIT VETËVETIN N’QAFË
    QË SHKATRRUAT O, SHPARTALLUAT TERË LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË GJERË KOSOVËS!”
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura