(Prishtinë, 22 janar – 12 mars 2012) – I thërras mendjes së shëndosh: Po çka i duhen një kombi të copëtuar me dhunë ndërkombëtare kaq shumë tarafe politike…! të cilat nuk dallojnë për nga programet, vokabulari politik as nga sjelljet në veprime!?! – Volteri madhështor do të na këshillonte, ti qëndronim besnik mësimit: “Duaje të vërtetën dhe fale gabimin…!”, me kusht të korrigjoheshin përfundimisht! Jo faksonim por bashkim të parive politike! Akëcilës copë të Shqipërisë i mjaftojnë nga tri parti politike! Ku është Inteligjencia akademike në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malëci e Madhe, Kosovë Lindore vetë kemi hequr dorë nga Sanxhaku i Tregut të Ri…!?! Gjermani, Gëteedhe në këto rrethana do të na këshillonte: “Përpiqu të bësh detyrën tënde e do të kuptosh menjëherë se cili je!”
“Kush nuk është me mua, është kundër meje!” – Jezusi-Beedzebulit
Pyetja në përditshmërinë tonë aktuale është: “Çka po ndodh me ne…?!?” që lidhet kryekreje me “Koalicionin për pushtet: PDK – AKR plus Unth e Egjer (bylemet Ahrisaarian). Nuk munda të mbetëm përfundimisht indiferent ndaj kërkesës së popullit tonë halleshumë, që po e detyron të pyet: “Çka po ndodh me ne…?!?”, e nuk po dëgjon përgjigje pa petën e tarafeve politike, të vetëquajtura: të “djathta”, të “majta”, të “qendrës”, bajraktarët e të cilave, siç po dëshmohet gjithandej në trojet shqiptare i qëndrojnë besnik filozofisë së Krishtit- Hazdreti Ises: “Kush nuk është me mua, është kundër meje!” E di se jam humbës nëse heshti edhe nëse flas, siç ishte humbës i vetëdijshëm edhe Oso Kuka, por mesazhi i kërkesës së tij: “Merr, Kaçel, nji herë lahutën e na thuaj nji kangë shqiptare…!”, ishte dhe mbeti frymëzim për idealistët,- Gjithnjë deri kur të realizohet ribashkimi i Shqipërisë deri aty ku bukës i thuhet bukë dhe ujit ujë!”
Në sentencën e Edward Morrow-it: “Kombi i deleve do të sjell qeverinë e ujqve”, ka diçka që i flenë gjedhes shqiptare, për faktin se njëherë kur thotë: “Të na rroj bajraktari!”, i mbetet besnik deri në vdekje, me gjithë gjakun e miqtë, e madje edhe hijes së tij të errësuar për tokë!?! Për mos ndryshimin e këtij mentaliteti fisnor mesjetar, sot e mot, e shoh fajtor inteligjencën akademike shqiptare, e cila nuk ka guxim civilizues të vihet në ballë të kthesave historike, pa kalkulime se mund ta pësoj personalisht e me familje, në interes të fitores së popullit-kombit, për faktin se Noli e ka dokumentuar me qenien e tij se: “Këtu brenda një dite si me magji tradhtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor…!”
“Guximi është fillimi i fitores!” – Plutarku
Ka shumë faktorë kujdestar që e ushqyen e po e ushqejnë këtë murtajë, e cila e përcolli e po e përcjell kombin shqiptar në të gjitha kthesat vendimtare të historisë, por kryesorët janë ndarjet ideologjike (fetare e politike) dhe copëzimi administrativ e pushtetar i tokave shqiptare nga iliro-pellazgët e deri sot, që ushqeu veçoritë dhe interesat separatiste ideologjik të bajraktarëve të fiseve e të viseve për mirëqenien e pushtuesve të pjesëve të kombit shqiptar, për çka” Robert Shvarc do të na qortonte: ”Urdhëro, zotni, pak dritë, n’mos daç errësirë…!”
Pra fajin për gjendjen historike në të cilën jemi duhet kërkuar në qenien tonë, kurse për fajtorë kujdestarë për gjendjen që po e jetojmë e shoh në pazotësinë e inteligjencës akademike, anë e kënd copave shqiptare, e cila po heziton të vihet në ballë të kthesave historike për ta zë vendin që i takon si ndriçuese e mjegullës historike në të cilën po vazhdon të rrugëtojë kombi ynë i copëtuar me dhunë ushtarake, fetare, diplomatike e politike të allishverisheve të Fuqive Botërore, si dje edhe sot. Plutarku do të na qortonte: “Guximi është fillimi i fitores!”
“Për tu pasuruar brenda natës ”… në këtë botë të rreme, zanati m’i lehti është të bëhesh ministër”! – Çajupi
Të nisemi nga ajo që një jetë e kemi quajtur “Shteti Amë” i shqiptarëve jashtë Shqipërisë Londineze, dhunë kjo ruso-evropiane me pasoja historike për kombin shqiptar. Tarafet politike në këtë shtet gjithmonë nën presionin e diplomacisë së shteteve që synojnë copëtimin përfundimtar të Shqipërisë e të kombit shqiptar, nuk arritën asnjëherë të bëhej “piemont” i kombit shqiptar. Megjithatë, në kthesën e madhe historike kur monizmi komunist po i numëronte ditët në Evropë, falë pjekurisë politike të klasës drejtuese përreth Ramiz Alisë, kombi shqiptar nuk e përjetoi fatin e përgjakshëm të tranzicionit rumun, rus as jugosllav. “Faktet janë kokëforta…!”- do të na ngushëllonte një urti angleze.
E keqja që pasoi në vitet e ’90-ta, e që po vazhdon aktualisht, për marre të robit e të Zotit, është pasojë e qëndrimit indolent të inteligjencës akademike për të marrë përgjegjësitë historike për të sotmen dhe të ardhmen me dinjitet të vendit, shpresë e shembull për kombin e copëtuar!
Këtë rol të inteligjencës akademike nuk e shoh si frymëzim e thirrje për të përmbysur me dhunë të përgjakshme apo me ”mosbindje qytetare!” akëcilin pushtet qoftë ai, i “demokratëve” të “djathtë” apo të “majtë”, (që nuk ekzistojnë në kombin shqiptar të copëzuar si dje edhe sot), por duke u bërë fanarë për të ndriçuar rrugët e masave, për zgjedhjen e pushtetarëve me votë e ndershmëri qytetare.
Edhe më e dëmshme se indolenca është rreshtimi i intelektualëve akademikë në tarafet politike për interesa egoiste si rrugë për përfitime ekonomike personale e familjare, dukuri që mund të dëshmohen katërçipërisht gjithandej në trojet shqiptare. Për ta denoncuar këtë fatkeqësi e vlen të kujtojmë gjetjen fenomenale të Çajupit, më 1922: “Për tu pasuruar brenda natës ”… në këtë botë të rreme, zanati m’i lehti është të bëhesh ministër”!
Përgjakja e vitit 1997 në Shqipëri ishte luftë e “Kapove”…
Përgjakja e vitit 1997 në Shqipëri ishte luftë e “Kapove” kriminel me mbështetje politike e materiale të pushteteve mafioze në fqinjësi për ta defaktorizuar shtetin Shqipëri që të mos kishte aftësi për ta ndihmuar Luftën Çlirimtare Kombëtare të pjesës absolute të kombit nën robërinë jugosllave (serbe, maqedono – bullgare dhe malazi¬ase). Pasojat gjithëkombëtare janë me efekte të epidemisë së murtajës. Mirëpo prej këtij krimi, siç do të shihet në vijimësi, nuk mësoi asgjë prej gjëje i ashtuquajturi “lidership” politik shqiptar as në Shqipërinë me pavarësi gati njëshekullore e as gjetkë jashtë saj!
Zhvillim ekonomik harmonik dhe kërkesa për integrimin e kësaj Shqipërie në “Bashkësinë Evropiane…!” është peng i luftës politike për pushtet e pasurim brenda natës, i dy tarafeve politike të surrogatit e “djathtë?” dhe “majtë?”, që solli në gjakderdhjen e 21 Janarit 2011, para Kryemi¬nistrisë së Shqipërisë, për t’i dhënë zgjidhje sloganit rrëqethës: “hap kutitë!”…?!?, që solli në tronditjen e kombit, përsëritur më butë në Kosovë më 14 janar 2012, në afërsi të kufirit me Serbinë, ku ishin e janë të drejtuara zemëratë e sytë e shqiptarëve, kudo në botë, pa i thënë mendjes së shëndosh se “E Drejta e një kombi është në përpjesëtim me forcën qe ka aktualisht…!” Kjo nuk do të thotë se duhet t’i ngrehim “flamujt e bardh..!”, por të mësojmë nga amaneti i Volterit të famshëm: “Politika s’është asgjë tjetër, pos mjeshtëri e rrenës në çastin e duhur…!”
“Vajë halli për neve…!”…
Pasojat ishin dhe janë pasojë e mungesës totale e fjalës dhe të gjykimit akademik në Tiranë e në Prishtinë e gjetkë! Këtu nuk më ka hije që nga kjo nëpërkëmbje politike që e jetoj në ”përtëzi…!?!” t’i quaj “puç për pushtet…!”, gjakderdhjen e 21 Janarit 2011, as hapin e “Vetëvendosjes” të 14 e 22 Janarit 2012, por do të doja përgjigjen akademike në pyetjet: “Po të arrinte ajo masë të depërtonte në Kryeministrinë e Shqipërisë, a do të kishim vetëm katër të martirizuar, dhe cila do të ishte kostoja shqiptare për të arritur në gjendjen e Shqipërisë në nivelin që ishte në mëngjesin e 21 Janarit 2011!?!” Dhe po të arrinte “Vetëvendosja” më 14 e 22 Janar 2012, në “pikën kufitare në Merdar (jo Meradare siç dëgjohet “nga lidershipi ynë….!?!” apo “Merdarë!?!), siç qëndron në “Tabelen Kufitare”!?! – dhunë kjo ndërkombëtare shekullore në tokat shqiptare, a do kishte mundur të mos ndodhte 17 e 18 marsi 2004 i Çagllavicës e gjetkë në Kosovë…!?! e tani “vajë halli për neve…!”, sepse faji, si gjithmonë i faturohet të dobëtit, kurse Martirët e kombit po të kishin gojë për të komunikuar me të gjallët, do të na thërrisnin: “Shqiponjat nuk fluturojnë kaq ulët….!”
Është më se e vërtet se inteligjencia akademike e shtetit Shqipëri nuk e kuptoi, në asnjë kohë, mësimin e Sokratit se: “Vetëm të diturit duhet të udhëheqin…!”, dhe nuk denjoi të merrte kurajë e guxim civilizues për tu bërë flamurtare ideologjike, udhërrëfyese në labirintet e kthesës historike të periudhës së transformimit shoqëror nga monizmi komunist në pluralizmin demokratik, nga fillimi i viteve të ’90-ta, për tu bërë shembull edhe për inteligjencien akademike gjithëkombëtare, udhërrëfyese për inteligjencien akademike të Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë Londineze në kohën e Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe në kohën e konsolidimit e të ngritjes së “Partive politike…?!?” nga qershori 1999.
Jam i vetëdijshëm se kjo nuk ishte punë e lehtë, provuar edhe me qenien time, si dje, edhe sot, vazhdimisht i udhëhequr me fanatizëm idealisti nga mësimi i Zhan – Zhak Rusos: “Mendoj se secili ia ka borxh jetën dhe gjakun e vet atdheut…!” – pakicë jo e përfillshme midis “patriotëve makiavelistë…! Është më se e vërtetë se asgjë nuk po na shkon përdore për të dalë nga njëmendësia e udhëheqjes moniste të tarafeve politiko – ekonomike, të quajtura katërçipërisht “mafioze…!”
Njënia e kombit shqiptar e shënuar me përpjekjet e idealistëve nga fillimi i viteve të 40-ta deri në fillim të viteve të 90-ta, po zhbëhet me dorën tonë…!?!
I thërras mendjes së shëndosh: Po çka i duhen një kombi të copëtuar me dhunë ndërkombëtare kaq shumë tarafe politike…! të cilat nuk dallojnë për nga programet, vokabulari politik as nga sjelljet në veprime!?! – Volteri madhështor do të na këshillonte, ti qëndronim besnik mësimit: “Duaje të vërtetën dhe fale gabimin…!”, me kusht të korrigjoheshin përfundimisht! Jo faksonim por bashkim të parive politike! Akëcilës copë të Shqipërisë i mjaftojnë nga tri parti politike! Ku është Inteligjencia akademike në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malëci e Madhe, Kosovë Lindore vetë kemi hequr dorë nga Sanxhaku i Tregut të Ri…!?! Gjermani, Gëteedhe në këto rrethana do të na këshillonte: “Përpiqu të bësh detyrën tënde e do të kuptosh menjëherë se cili je!”
Njënia e kombit shqiptar e shënuar me përpjekjet e idealistëve nga fillimi i viteve të 40-ta deri në fillim të viteve të 90-ta, po zhbëhet me dorën tonë…!?! E nëse ke pak gjak shqiptari shih vetëm kërkesat në media!?! për heqjen dorë nga Gjuha shqipe e njësuar arritja më madhështore shqiptare, themel i qenies së kombit. Mjer kombi ynë që më nuk ka asnjë Salih Kabash, i cili do ta kuptonte këshillën e Betovenit:“Unë do ta kap fatin për fyti dhe nuk do ta le të më mposht!”
Nuk kemi shtyp e media të denja për një komb që po shkelë në shekullin XXI i copëtuar….!?!, dhe është për ta ulur kokën kur bota sheh “dyluftimet!” për pushtet të lidershipit, gjithandej në Trojet shqiptare. Mjerim me bisht…!?! Sadiu mendjen¬dri¬tur që moti ka konstatuar: “Nuk zihen kurrë dy njerëz me tru, por as edhe një i mençur me një mendjehu!” Pyes: Cilit soj të njerëzve sadianë u përkasin të “zgjedhurit” tanë që na përfaqësojnë në “bahki”, në “komuna” e në “Parlamente“, në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malëci e Madhe, Kosovë Lindore….?!?!, apo ndoshta patrioti Vehbi Dibra e parandjeu këtë fatkeqësi tonën kur tha: “Me ndërrimin e kohës ndërrojnë edhe gjykimet…! kurse Erich From do të na sugjeronte: “Britma është një gropë e pafund që e dërmon njeriun në një përpjekje të pafund për të kënaqur nevojën pa e arritur kurrë kënaqësinë…!”
Meqë “lidershipi” i opozitës shqiptare, siç po shihet, nuk po e kupton se shteti, në të gjitha kohët e në akëcilin vend ka lindur e është rritur si fëmijë i përbashkët i shumë faktorëve politikë, diplomatikë e ushtarakë, kombëtarë e ndërkombëtarë, e sollën në jetë edhe Shtetin Kosovë, rrita e të cilit pashmangshëm ka për t’i shijuar disa faza. Për këtë realitet duhet t’i dëgjohet zëri inteligjencies akademike shqiptare, të cilës i dijshmi Konfuqi do t’u thoshte: “Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh përsëri!….” Të thellohemi pak në pësimet e “lidershipit” të opozitës në Kosovë!
Ajo, si shihet, nuk mësoi asgjë nga pësimet e Kosovës për faktin se nuk lejoi ngritje e Qeverisë Legjitime të Kosovës me njohje ndërkombëtare të Rambujes, më 1999 as nga Marsi i vitit 2004!?!, e as nga nxjerrja nga “Zarfa” (e mikut të sinqertë)” e presidentes (e cila po e luan lojën e unitetit politik për mrekulli).
Nuk është me duar të pastra as lidershipi i pozitës” sonë të veshur me pushtet gjithandej në trojet e Shqipërisë Etnike, të cilës për fund e vlen t’ia kujtojmë se, e dimë konstatimin brilant të Erich Fromit: “Teksa ne ngjitim shkallët shoqërore, ligësia vesh një maskë më të trashë!”