XHEVAT BISLIMI: TË RISHIKOHET MARRËVESHJA PËR KUFIRIN ME MALIN E ZI

Prishtinë, 2 mars 2017: Marrëveshja për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja për “Bashkësinë e komunave serbe” kanë thelluar dallimet midis forcave politike shqiptare në Republikën e Kosovës dhe midis shqiptarëve përgjithësisht.
Lëshimet e mëdha që i janë bërë Serbisë nuk janë miratuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve të Republikës.
Pakënaqësi të mëdha ka shkaktuar edhe marrëveshja që Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare. Sipas ekspertëve të pavarur, me këtë marrëveshje, Republika e Kosovës humb rreth 8200 hektarë tokë.

Këmbëngulja dhe trysnia e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Republikës po indinjon shoqërinë shqiptare në Kosovë e më gjerë.
Shoqëria “Lëvizja” ka përcjellë me shqetësim gjithë këtë proces dhe kërkon nga krerët e institucioneve të Republikës që t’i binden zërit të shoqërisë shqiptare.
Shoqëria „Lëvizja“ është kundër cilësdo marrëveshje përmes të cilës Kosova do të humbë territor. Ftojmë të gjitha forcat politike të Kosovës që të lënë divergjencat që kanë lidhur me ketë çështje dhe me një konsensus të përgjithshëm të fillojnë një proces të ri të përcaktimit të kufirit me Malin e Zi ku askush nuk do të jetë humbës apo fitues.
Kryetari i Shoqerise “Lëvizja”, Xhevat Bislimi
Prishtinë, më 2 mars 2017

Total
0
Shares
408 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura