MEHË R.UKA: DEMONSTRATA E 11 MARSIT 1981 ISHTE SHKËNDIJA E PARË E NJË KTHESE TË MADHE NË POPULLIN TONË (DOKUMENTI ARKIVOR)

Pashtriku.org, 11 mars 2017 – Dëshmori i Kombit, Mehë Ramë Uka (20. 12. 1962 – 29. 12. 1996) ishte njëri nga themeluesit e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, dhe në vitin 1990/91 jorastësisht ishte në krye të kësaj organizate studentore. Në 10 vjetorin e demonstratave të 11 marsit 1981, Mehë R.Uka – si kryetar i UPS të UP’së kishte përgatitur një kumtesë kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme historike, e cila me këtë rast është lexuar në të gjitha fakultetet e UP’së. “Demonstrata e 11 marsit (1981) ishte shkëndija e parë e një kthese të madhe në popullin tonë; shkëndijë e cila i shkallmoi iluzionet e ngritura në bazë të parullave e propagandës demagogjike për kinse shtetin në të cilin është zgjidhur më së miri çështja kombëtare; shkëndijë e cila luftën e popullit tonë për liri e pavarësi kombëtare e ngriti në një shkallë edhe më të lartë. Viti1981 ishte fillimi i shthurjes së regjimit totalitar titist…”, kështu ka shkruar Mehë R.Uka në kumtesën e përgatitur më 11 mars 1991. Në 34 vjetorin e demonstratave të pranverës 1981, kjo kumtesë – për herë të parë botohet në portalin pashtriku.org, nga editori Sh.Berisha. 

Dëshmori i Kombit, Mehë Ramë Uka (20.12.1962 – 29.12.1996)

……………………………………………………

Lexoni kumtesën e përgatitur më 11 mars 1991, nga Mehë R.Uka –
në 10 vjetorin e demonstratave të vitit 1981:

…………………………………………………………………….

Dokumentar “Kalorësi i Lirisë” kushtuar Heroit të kombit (Mehë Uka) Pjesa 1 / 7

Rifat Berisha – Mehë Uka 2011

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura