(Lypjan, 27. 09. 2012) – Para se lexuesit të fillojë leximin e këtij shkrimin për Ibrahim Kadri Krasniqin nga Smallusha e Lypjanit, do sqarojmë përpjekjet përcaktuese tona, lidhur me vdekjen apo mbytjen e Ibrahim Krasniqit me 16 qershor 1982 në burgun famkeq CZ të Beogradit. Deri tash asnjë shënim, apo dokument zyrtar i atëhershëm, nuk definon si, nga cila sëmundje vuante apo në cilat rrethana vdiq i riu, që u arrestua kur ishte shëndosh si molla, e u kthye në arkivol, gjoja ai ndërroi jetë nga semundja e natyrshme!
Përvjetorët dhe jubiletë e rezistencës sonë të vazhdueshme kombëtare, na obligojnë përkujtimin e dëshmorëvë dhe martirëve të lirisë, të rënë në themelet e kësaj vazhdimësie protestuese të ndërgjegjës sonë kombëtare, mbrenda kohës së veprimeve aktive politike e deri te zëri i pushkës së lirisë, dal si prej legjende nga Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe ushtarëve të UҪK-së. Kjo liri njerëzore e kombëtare, që po përjetojmë, pas dëbimit të dhunës sërbe, tash më shumë se tri dekada, dhe vitet e para të dekadës së parë pas pavarësisë, në shtetin Sovran e të pavarur në Republikën e Kosoves. Na obligon të përkujtojmë lavdinë e martirëve e dëshmorëvë tanë, gjaku i të cilëve u shndërrua në rrjedhën e rrugëtimit demokratik, pranimi shtet i pavarur e sovran ngriti jehonë pozitive ndërkombëtare në traditën e lavdishme të krenarisë historike kombëtare shqiptare. Njëri ndër të rinjt e shumët, të rënë për lavdinë pozitive ndër shekuj të kësaj toke të djegur e këtij populli të ndjekur është Ibrahim Kadri Krasniqi nga Smallusha e Lypjanit.
Ibrahim Krasniqi, u lind më 10 mars 1962 në një familje të nderuar në fshatin Smallushë të Lypjanit. Ai në vëndlindje mori mësimet e para të shkollës fillore, ndërsa në Lypjan, në Qendrën e Shkollimit të Mesëm, ku ato vite vëlonte lëvizja atdhetare e rinisë shkollore, intelektuale e studentore, filloi plotësimin me njohuri e mësime të mesme. Në këtë qendër të mesme shkollore, që prej kohësh punohej në vazhdimësi në ngritjen e edukimit dhe arsimimin e vetëdijes kombëtare shqiptare. Ibrahimi u regjistrua në këtë qendër shkollore, mu atëherë kur festohej 100 vjetori jubilar i Lidhje së Prizrenit. Këtë jubile kjo ngjarje programatike shqiptare plotësoi emërtimin nga Lidhja e Prizrenit në Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky manifestim i madh pati ndikim pozitiv të fort në ngritjen e vetëdijes kombëtare në masat e rinisë shkollore, studentore dhe përgjithësi në intelegjencën shqiptare të Kosovës. Kjo ndikoi në thyerjen e gënjeshtrës që borgjezia sunduese sllave dhe shtresimi i shërbëtorëve të verbërt politik shqiptarë gënjenin për një zhvillim iluzor ekonomik, arsimor e shoqëror politik edhe për liritë e rreme kombëtare e njerëzore. Masa e të gjitha niveleve dhe mejdiseve intelektuale përgatiste thellimin dhe zgjerimin e një ndjenje të potncialit kreativ shqiptar ndaj kësaj “rehatie iluzore”.
Në orët e mbrëmjes së 11 marsit 19981, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, “pjatat u thyen”, rrugët u mbushën me rini revolucionare studentore shqiptare. Më 26 mars 1981, rrugët e Prishtinës u mbushën cep më cep, në përkrahje të kërkesave studentore, ishin ardhur masat e gjëra të popullit. Ata nuk dolën në pritje të stafetës, siç mendonin qeveritarët e Kosovës, por erdhën ta rrëmbejnë atë “simbol” dhe t’i japin fund dhunës komuniste sllave ndaj shqiptarëve. Fryrja e tensionit politik vetëm sa nuk shpërtheu në konflikt të armatosur. Pas demonstrative të 1 Prillit 1981 në Prishtinë e qendra tjera urbane të Kosovës, më 2 prill 1981, kah ora 14 e pasdrekës, mbi tre mijë nxënës të Qendrës së Mesme Shkollore në Lypjan, dolën nga lokalet mësimore, shpërthyen trupat policore aty rreth ambientit shkollor dhe depërtuan rrugëve të ndryshme në drejtim kah qendra e qytezës së Lypjanit. Të gjithë si një brohorisnin kërkesat politike e kombëtare shqiptare: Kosova Republikë, Poshtë tradhtarët, Poshtë Komunizmi Sllav, Liri për të Burgosurit, Republikë Kushtetutë, Ja me hatër, Ja me luftë, dhe kërkesa tjera të shumta për të drejta shqiptare. Kjo rini atdhetare, u bë digë e flakadan i rezistencës së hapur aktive, përball dhunës e represionit të egër të barbarisë serbe. Masa serbe që përcillëte këto ngjarje me urrejte shofeniste ortodokse sllave, por edhe me zili, e ndihmur nga organet e dhunës policore e ushtarake, fatkeqëesisht në këtë krah, nga verbëria gjendeshin të shtresuar edhe pjestarët politik e policor shqiptarë. Kësaj turme të rinisë shkollore e studentore atdhetare, këtyre të rinjve demonstruse lypjanas, Ju printe, kush tjetër, pos Ibrahim Krasniqit me shokë, Remzi e Sabri Lushi, Halil Ismaili, Xhemail Aliu, Agim Bllacën, Nusret Reçicën Ismail Bërbatovci, Remzi Faliun e shumë të tjerë. Të riut të vendosur e parimor në jetë e verpime. Këta djelmosha dhe qindra e mija të tjerë u kacafytën me policinë serbe. Ibrahimi me zë shumë, ju jipte kahje dhe intenzitet kërkesave, ashtu siç ishte marr vesh me shokë të tjërë student e nxënës prijs të demonastratave, nga të cilët kishte marr edhe detyra edhe obligime. Ai u kacafyt tri orë të tëra i përballur me forcat policore serbe. Në ballë të më shumë se tre mijë të rinjve nxënës e student. Pushtetmbrojtësit e dhunës e vërejtën nga afër, e zunë dhe e burgosën po atë ditë. Fal qëndresës së madhe, policia nuk arriti të gjejë mbështetje e të faktojën denim për veprër penale. Ibrahimin e denoi me kundërvajtje me 60 ditë burg. Ibrahimi vuajti denimin dhe doli edhe më i fortë dhe i përgatitur për të vazhduar veprimtarinë e përcaktimit të tij jetësor. Rezistenca kombëtare atë mot vazhdonte kudo në Kosovë, Rina e Lypjanit prap më 21 maj 1981 haptazi kërkoi Republikë për Kosovën. Kërkesë e kahmotshme, që nga 1968, e cila nuk ishte përmbushur ende. Andaj Ibrahimi vazhdojë verpimtarinë atdhetare të organizimit të demonstrative mu aty ku e la e ku mbeti. Vetëm katër ditë para se të shkonte në shërbimin ushtarak, ku ishte thirrur me qëllim ti ndërpritet veprimtaria atdhetare, më 30 qershor 1981, ftohet nga sigurimi i shtetit dhe policia për “bisedë informative”, në Lypjan. Faktikisht kjo bisedë ishte improvizuese, sepse Ibrahimi ishte ftuar që të burgoset përsëri. Tash sigurimi kishte përgatitur “dëshmi” për vepër penale. Ibrahimi torturohet fizikisht e shpirtërisht në atë fomën siç vepronte sigurimi i shtetit dhe pas hetuesisë një ditë gushhti 1981 Ibrahim Krasniqi, mbrënda një dite, bashkë me dhjetë veprimtarë të tjerë, Remzi e Sabri Lushi, Halil Ismaili, Xhemail Aliu, Bislim Ahmeti, Milaim Dervisholi, Agim Bllaca, Nysret Reçica, Ismail Bahtiri e Ramzi Fazliu denohen me 65 vjet burg. Ibrahimi këtu u denua me 6 vjet burg të rëndë.
Gjatë vuajtjes së denimit, përjetoi malltretimeve të rënda fizike e shpirtërore nëpër kazamatët sërbe në Prishtinë, Gjilan dhe “Zabela”të Pozharevc. Herën e mbrëm Ibrahimin e vizitoi Vëllai më i vogël, Mehdiu, i cili atëherë dhe tash dëshmon, se te Ibrahimi nuk ka vërejtur asnjë shenjë keqësimi nga shendeti. Ndësa, muajin e fundit të jetës, kur ishte në një çeli bashkë me Ismail Haradinajn, Muhamet Haklajn dhe Sejdi Lekun, dhe të katrit së bashku kishin shprehur revoltë protstuese për trajtim jonjerëor dhe ngulfatje nga ajrosja e dobet e dhomes, Nga kjo situate e rëndë, kishin filluar shenja dobësimi te të burgosurit, mes tyre edhe te më i riu nga ata, Ibrahim Krasniqi. Dy gardien, njëri nga ata Qedo, qe thoshte se është nga Gjilani, e nxorrën Ibrahimin nga dhoma dhe e vendosen dy-tri dhoma larg nga dhoma e shokëve. Siç pat dëshmuan sa ishte i gjallë Ismail Haradinaj Sejdi Leku, Gardienët, Ibrahimt dhunëshëm i dhanë medikamente, sa bashkvuajtësit arritë ta shohin kah përpëlitej me rrezistencë dhe dëgjonin britmat e tij. Pas dy javësh, apo vetëm dy javë para se të vdiste, nga pasoja e “barnave”, ju keqësua shëndeti dhe dërgohet në spitalin e burgut CZ të Beogradit. Ibrahimi, brënda jo plotë një viti, Ai djalosh që ishte me shëndet të fort prej sportisti, e qëndrime të vendosura e të pathyeshme dhe me ide të palëkundura. Me atë fizik të shëndosh, vetëm një muaj para se të shtrihej në CZ. Praktikisht, pas “barnave” nga duart e atyre që ia shkatërruan shëndetin, apo bënë vdekjen nga sëmundja që nuk e kishte, dhe nuk e treguan kurrë, dhe për këtë nuk lëshuan asnjherë aktdëshmi vdekjeje dhe për shkaqet e vdekjes. Në jetën e të burgosurit Ibrahim Krasniqi, paraprakisht nuk qe vrejtur asnjë shenjë sëmundjeje. Muajin e fundit psi ia “mbollën” sëmundjen asnjherë nuk ju lejua asnjë vizitë nga prindërit e familja, madje atyre ju thonin: Është i shqetësuar, gjendet në shërim intenziv, ka kallje truri, ka tuberkuloz, është i pavetëdishëm, e çka jo tjetër. Kot u përpoqën prindërit e shqetësuar e me brengë, e cila vazhdimisht ju shtohej, që ta shihnin birin e tyre që po martirizohej, pa mund ta shihnin e ti jenë pranë as në momentet e fundit të jetës, e as ta shihnin duke vdekur. Babë Kadriu kur e pyetëm, në dhjetëvjetorin e vdekjes së Ibrahimit, sa ishte i gjallë në këtë jetë. Na pat thënë: Ibrahimi ishte i shëndosh. Kurrë nuk ka qenë i sëmuar e as nuk ka apsur nevojë të shkojë kurrë te mjeku Kurse po në atë përvjetor, Nëna e Ibrahimit, Humlie pat thënë: Ibrahimin e kisha djalin më të shëndosh, nga 6 djemët që kam. Ishte si dragua. Kurrë nuk ka qenë i sëmuar në jetën e tij të shkurtër. Përkundër të gjitha këtyre të vërtetave, Ibrahiimi vdiç më 16 qershor 1982. Pas jo plotë një viti të vuajtjes së denimit. Vdiç nga një “sëmundjeje”e panjohur dhe kurrë e pa ditur. Nga i erdhi vdekja, Si vdiq Ibrahimi. Kjo kurrë nuk u dëshmua, e as nuk u mësua. Vdekja u inskenua dhe u improviazua, sikur pati kallje truri,.si zakonisht inskenonin politika e maskerës së dhunës barbare serbe në ato kohë të trishta, për vdekjet tona “misterioze”. Për vdekjen e Ibrahim Krasniqit, familja u njoftua sipas vijes zyrtare nga lartë, përmes policisë lokale lipjanase, e cila përcolli reçetën e porositur familjes dhe skenarin e varrimit nga UDB-ja vrastare serbe. Dhanë porosi kërcnuese, se varrimi Ibrahimit duhet të kryhet, pa pjesëmarrjen e shokëve. Miqëve dhe farefisit të gjërë. Pa hapjen e arkivolit të blinduar, pa funeral e kortzh të zgjeruar jashtëfamiljar. Ky varrim përkundër rigorizitetit policor, asaj dite me shi, u kryer nën mbikqyerjen e policisë vrastare jugosllave, Morën pjesë gjithë fshati dhe fshatrat për rreth, shokët e shkollë dhe pjesëmarrës nga rinia atdhetare, ashtu siç kërkon tradita jonë kombetare. Arkivoli u hap dhe u pane gjurët e krimit. Paskreja e Ibrahimit ishte prerë afro 10 cm. Kishte gjurmë gjaku të derdhur edhe në arkivol, Ju ndërrua veshjae përgjakur dhe u krye ceremonia e larjës së kufomës. U bë ndërrimi i arkivolit me tabutin. Gjitha sipas tradites fetare e kombetare e Pamja për vdekjen e Ibrahimit, përkundër “porosisë shtetëeore” ishte masive nga popullata anase, edhe pse ishte nën përcjellje policore, e cila përcillëte dhe evidentonte gjitha ardhje-vajtjet e pjesëmarrëve në ngushllime për vdakjen e Ibrahimit.
Përkundër të gjithave, brezi Ibrahimit këtë mot të sert, eci pandalur rrugës dhe tejkaloi gjitha vështërsitë dhe pengesat e ashpra. Sepse kështu kësaj rruge ishte nisur një popull i tërë, ishte kallur një vullnet i madh. Kjo nisje ishte rrugëtim në rrugën e lirisë. Përkundër betejës së urisë, pas largimit të gjithë shqiptarëvë nga puna, ne u mbajtëm me veten e mesvedi. Përkundër largimit nga objektët shkollore, u kthyem në odat tona të vjetra dhe aty nga tardita kthyem mësimet dhe të arriturat bashkohore shkencore për të drejtën e mendimit të lirë dhe ekonomisë së tregut. U bëm imun ndaj rezikimit dhe helmimit të nxënësve, plagët i sheronim nga qenia jonë e shëndetëshme. Andaj, sot në Republikën e Kosovës, shtet Sovran dhe i pavarur, dhe në të ardhmën në ndërtimin e shtetit dhe përsosjen e forcimin e institucioneve të shtetit të epublikës së Kosovës demokratikendër breze pas brezi, në çdo vit e në çdo përvjëtor të kësaj Lëvizjeje. Obligohemi të përkujtojmë dhe të nderojmë dëshmorët e martirët e ti nderojmë ushtarët e lirië. Ti nderojmë varret e të ju themi mua ty: Se Ju ishit dhe mbeteni për jetë E mot, dëshmia e atdheut dhe popullit Tuaj. Ju nuk njohet kthim prapa nga rruga e lirisë dhe Ju sollet Lirinë. Se shqiptarët si kendej si andej kufirit-gardhit politik, nuk ka forcë që mund ti ndal në rrugën e ndritëshme të lirisë dhe bashkimit të natyrshëm kombëtar e të ngadhnjimit të demokracisë, Fanar ndiqimi i këtij rrugtimi të arritshëm është gjaku dhe Jeta e Juaj e shtruar në këtë rrugë të aspiratës sonë të lavdishme kombëtare e historike.
Postime të Lidhura
BESART KRASNIQI: NË KUJTIM TË DËSHMORIT TË KOMBIT ISMET KRASNIQI
Prishtinë, 27. 03. 2014 – Sot, më 27 mars 2014 u mbushën 25 vjet nga rënia heroike e…
RKL: 17 VJETORI I PËRJETËSISË SË JASHARËVE
Pashtriku.org, 05. 03. 2015 – Kolosët si Adem Jashari lindin rrallë. Megjithatë, ata dalin në sipërfaqe në kohë…
MEHMET BISLIMI: NË KUJTIM TË DËSHMORIT TË KOMBIT REMZI ADEMAJ – KOMANDANT PETRITI
Pashtriku.org, 27. 08. 2013 – Qëllimi im, nuk është thjesht një përshkrim nekrologjie që rëndomtë shkruhet në këto…
ISA FERIZAJ: HEROI REXHEP MALAJ, ERDHI EDHE TEK UNË!
Pashtriku.org, 09. 09. 2014: Aty nga ora 21 e 40 minuta të datës 02 korrik 2014, më bie…