(Zvicër, 27. 09. 2012) – Web faqja www.sa-kra.ch, tanimë ka kaluar një milion klikime, web-faqe kjo, që shënon katër vjetorin prej se ka filluar jetësimin e saj nga autori, artisti dhe moderatori i palodhshëm zoti Sabir Krasniqi. Është faqe apolitike, joqeveritare, jokomerciale dhe e bazuar tërësisht në vullnetin e mirë të moderatorit Krasniqi, pa mohuar këtu edhe kontributin e bashkëpunëtorëve të saj.
Në këtë faqe mund të lexoni artikuj të ndërduarshëm mbi dukurit të ndryshme shkencore, fenomenet parapsikologjike, por edhe për kulturën, traditën dhe historinë e popullit tonë të lavdishëm. Gjithashtu, aty është e integruar edhe “Galeria digjitale” me piktura, vizatime, kombinim fotografish të larmishme etj., ku artdashësit, mund ta gjejnë një pjesë të vetës së tyre, madje edhe rrugën drejt frymëzimit, kreativitetin dhe elanin për krijime të reja.
E veçantë e kësaj web faqeje është edhe sektori “Literaturë”, ku dashamirët e fjalës së shkruar, mund të gjejnë literaturë të larmishme, pa dyshim se është joshëse, është edhe e dobishme për të pasuruar qenien tonë me dituri, madje të gjitha librat mund të shkarkohen falas, pra pa as një interes komercial – thjeshtë në shërbim të avancimit të kulturës sonë.
Moderatori i palodhshëm i portalit www.sa-kra.ch, Sabir Krasniqi.
……………………………………………….
Kjo web-faqe është bërë dritare e dashur, kurajoze dhe shumë e kërkuar nga lexuesit shqiptarë të të gjitha moshave dhe shtresave, njëkohësisht kureshtja shtohet nga të dyja ekstremet: Qëy nga hallexhinj të ndryshëm deri tek ata pasionant, për faktin e thjesht se të zbërthyerit e fenomeneve të caktuara në psikologji kanë një shpjegim të veçantë, ato në vete ngërthejnë dukuri shumëdimensionale për të cilat është folur e po flitet, është shkruar e po shkruhet shumë dhe në vazhdimësi në faqen e lartcekur… Dhe ka çka të flitet e çka të shkruhet pambarimisht, nga se ligjet dialektike të zhvillimit shoqëror në kuptimin filozofik e dialektik, avancojnë dhe vetëm avancojnë, pra nuk kthehen mbrapa as një herë.
Autori, piktori dhe mjeshtri i madh Sabir Krasniqi, këto projekte i ka vënë në dy linja të artit të tij; njëkohësisht bënë edhe dy porosi të qarta: kujtesën dhe perspektivën, ku misteri i botës së tij fillon me pikturën, në rend të parë si simbolikë e dashurisë së ndaluar hyjnore, dhe e dyta rikujton shijen e së hidhurës tragjike, të dhunshme, të imponuar nga pushtuesi ynë shekullor, zinxhirë këta të cilët autori i kësaj faqeje i shkëputë përfundimisht në rrafshin psikologjik, ku vetëdija gërshetohet me nënvetëdijen që përfundimisht njeriun e dyzuar e bëjnë që rrugët e jetës t’i kalojë vertikalisht!… Duket se dashuria e piktorit për trungun e vet ia hapi shpirtin e madh atij për të rrëfyer me ngjyra simbolikën e brengës sonë individuale, por edhe kolektive, madje ëndrrat tona të vrara në mes të rrugës, dashuritë e humbura dhe plot gjëra tjera që nuk i shohim dot me sytë e ballit, autori na bënë që t’i shohim me thellësinë e syve të shpirtit dhe t’i ndiejmë me të rrahurat e zemrës.
Jam i bindur që artisti Krasniqi, nuk do të gjente prehje as në këtë botë dhe as në botën e përtejme, po të mos i zbrazte këto brenga në qilimin e shpirtit të tij plot koloritet që shtrihet përgjatë gjithë webfaqes së tij sa-kra.ch, ku lexuesi para së gjithash gjenë prehje shpirtërore, dhe nuk ka gjë më të vlerë se sa gjetja e qetësisë shpirtërore – kjo është madhështia e krijuesit ku qiellin në të cilin fluturon ai, puthit krenarinë!…
Moderatorit Sabir Krasniqi, suksese të reja, dhe milionëshit të radhës së lexuesve të kësaj uebfaqeje, kënaqësi të veçantë, pa dyshim faqes së tij të bardhë – jetë të gjatë.
(Kontakti me moderatorin e portalit www.sa-kra.ch – Sabir Krasniqi: [email protected] & [email protected])