Offenbach am Main (Gjermani), 11 prill 2017: Të dielën, më 9 prill, Shoqatat shqiptare “ILIRIA”, “NËNA TEREZË” & “NERMIN VLORA-FALASCHI” dhe shkolla shqipe “DITURIA”, në ambientet e restoranit ‘Schützenhaus’ në Oftersheim të Heidelbergut, organizuan promovimin e librit me 4 vëllime “ARKIVI I LUFTËS” të autorit Berat Luzha. Ky libër voluminoz i përbërë nga afër 2000 faqe, pasqyron periudhën 6 mujore (4 janar – qershor 1999) të informimit nga dy agjensitë “Kosova press” dhe “Radio Kosovaelirë”. Vlera e këtij libri dyfishohet kur merret parasysh se autori është historibërës dhe historishkrues.
Në këtë promovim morën pjesë, autori i librit z. Berat Luzha, konsulli i Kosovës në Shtutgart z. Kashtanjeva, pastaj z. Martin Çuni, bashkëpunëtori i ngusht i këtyre dy agjensive të luftës, kryetari i LKSHM z. Hasan Qyqalla, poetja Sevëme Fetiqi, kryetarja e dy shoqatave të gruas znj. Afërdita Xheladini, zëdhënësja e LSHAKSH në Gjermani Gonxhe Letmi-Begisholli, shumë ish të burgosur politik, dhe bashkatdhetarë tanë. Këtë takim e hapi dhe e moderoi mësuesja e shkollës shqipe “DITURIA”, Shqipe Gara Berisha.
Fjalën e rastit dhe biografinë e autorit, e lexoi miku i tij i burgut, veprimtari, z. Halit Berisha, ndërsa, reçensionin për librin e lexoi poetja Sevëme Fetiqi. Gjatë këtij eventi të rëndësishëm u prezentuan edhe disa këngë muzikore me çifteli si dhe pati recitime nga nxënësit e shkollës shqipe dhe nënat e nxënësve: Lulevera Krasniqi dhe Adelina Orani. Këto pika artistike i dhanë një ngjyrë të bukur festive përurimit të librit.
Pas një pauze të shkurtër, në pjesën e dytë u zhvillua një debat i ngjeshur dhe interesant rreth ngjarjeve të asaj periudhe të lavdishme të popullit shqiptar. Të pranishmit shtruan shumë pyetje rreth luftës së UÇK-së, dhe agjencioneve “Kosova Press” dhe “radios Kosova e Lirë”. Në këtë drejtim folën Berat Luzha dhe Martin Çuni, si dy protagonistët e mediave të luftës.
Katër vëllimet e librit “Arkivi i luftës” përmbajnë shumë dëshmi faktografike të ngjarjeve, dhe si të tilla janë janë Arkiv me rëndësi historike, për gjeneratat e reja, por edhe lëndë studimore për studiuesit e huaj. Ne mërgimtarët në Gjermani shpresojmë se në të ardhmen këto katër vëllime do të përkthehen edhe në gjuhë të huaja, dhe të zënë vend në bibliotekat gjermane dhe të shteteve tjera perëndimore, me qëllim të informimit dhe pasqyrimit real të luftës së UÇK-së dhe sakrificave të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.
Në fund, për realizimin e këtij përurimi falënderojmë, z. Agim Dauti, kryetar i shoqatës “ILIRIA”, dhe pronarin shqiptar të restoranit SCHÜTZENHAUS, ku u mbajt takimi. Ndërkaq, autorit z. Berat Luzha i dëshirojmë jetë të gjatë dhe punë të suksesshme në botimin e librave tjerë. Njeriu vlen aq sa i jap Atdheut e jo sa merrë prej tij.
Postime të Lidhura
AUREL DASARETI: LOJA E VDEKJES!
SHBA, 26 qershor 2018: Qeveria e Shqipërisë (dhe Kosovës) është një klikë tradhtare, e pashkolluar, e pabesë, me…
GJEKË GJONAJ: KINEMATË E VDEKURA TË ULQINIT!
Ulqin, 16 qershor 2017: Në vitet gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë të shekullit të kaluar kinematë kanë qenë pikë qëndrore në jetën…
SYLEJMAN PIREVA: ‘RROFTË’ DIALOGU ME SERBINË!
Prishtinë, 07. 02. 2013 – (“Kjo bot‘ u-çthur: O prapësi, o dreq, Që unë paskam lindur të të…
REXHEP KASUMAJ: NDALENI LIRINË, DUA TË ZBRES!
Berlin, funddimër 2013 – (Revoltë ndaj perëndive të vulgut) – Qeveritarët e ndërkryer që shpërdorin ndonjëherë dhe urtinë…