SHERADIN BERISHA: KUSH JANË ‘PRURJET E REJA PËR NDRYSHIM’ PAS 11 QERSHORIT 2017?!

Pashtriku.org, 26 maj 2017: Kujdes! Në skenën tonë politike ka plot politikanë mashtrues e pa integritet, që premtojnë çdo gjë, e nuk realizojne asgjë! Dhe si të tillë këta politikanë për ta artikuluar ‘vullnetin e popullit’, e manipulojnë me genjeshtra, përceptimin e elektoratit për realitetin e hidhur!!!
***
Tifozët e partive besojnë shumë në ndryshimin e premtuar nga shefat e tyre!
– A është real ky premtim elektoral?
– Për mendimin tim jo, është i pamundur!
– Pse mendoj kështu?
– Sepse në listat e kandidatëve për deputetë janë përfshirë 80 – 85% e politikanëve të vjetër, të cilët nga viti 2001 e këndej ricikloheshin brenda ekzekutivit dhe legjislativit të Kosovës!
Ndërsa 15 – 20% e kandidatëve të tjerë janë figura të reja, të cilat kryesisht vijnë nga klientela e lidershipit partiak, siç është rasti, ta zëmë me djalin e Sami Lushtakut, Mërgimin…
Ndërkaq pjesa tjetër vjenë nga ‘familja’ e gazetarëve dhe OJQ’ve, siç janë: Arbana Xharra, Halil Matoshi, Milaim Zeka, Driton Selmanaj, Lumni Abdixhiku etj., të cilët përkundër ‘afinitetit’ të tyre profesional në gazetari, si analist politikë, ekonomist a drejtor riinvesti, s’kanë lidhje me strukturat dhe anëtarësinë e partive ku aderuan! Kjo skuadër ‘politikanësh’ të ditëve të fundit është ‘prurja e re’ e shefave partiak (asgjë më shumë), të cilët gjatë ditëve të fushatës parazgjedhore po shiten si kuadër i ri për ndryshim! Me këta ‘parashutistë’ s’ka dhe s’mund të ketë ndryshim, sepse janë vetëm ambalazhim, si iluzion për ndryshim!

Shikoni prurjet e reja në foto:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura