Vjenë, 17 qershor 2017: Publiku më bënë të lumtur kur këndo,j dhe harroj çdo gjë nga respekti për te – para tij. Tallava, mendoj, është kanceri i muzikës popullore..
Kur filluat për herë të parë të këndoni?
Në radhë të parë faleminderit për intervistën. Së pari kisha dëshirë të dëgjoj e pastaj fillova të provoj të këndoj duke u frymëzuar nga këngëtarët e mëdhenj si Bajrush Doda, Augustin Ukaj. Andaj, si i vogël e fillova këngën përcjell me çifteli dhe gradualisht ta përmirësoj këndimin. Ndërsa para publikut kam filluar qysh në moshë katërmbëdhjetëvjeçare me këngën “Jam një djal kosovar”. Me këngën time e cila u pëlqye nga dëgjuesit fillova aktivizimin në Shoqërinë e Këngëtarëve “AGIMI” e njohur në Gjakovë dhe më gjerë.
– Cilët janë përkrahësit tuaj dhe nga vjen fuqia e këngës suaj?
Të merresh me këndim kërkon edhe përkrahje nga më të afërmit tuaj, e ky ishte im at, i cili fillimisht ma bleu çiftelinë e parë të cilën nuk do ta harroj kurrë. Mbështetje të vazhdueshme pastaj kisha dhe kam nga familja ime e ngushtë. Veçan dua ta falënderoj bashkëshorten time. Mbi të gjitha është publiku të cilit ia dedikon këngën e ai ta rikthen shumëfish me duartrokitje të zjarrta. Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë para tij nga respekti për te.
– Motivi i këngëve tuaja dhe ambientet e këngës suaj?
Këngët e dëshmorëve i këndoj veçanërisht me emocione. Nuk përjashtohen as këngët popullore, të ahengjeve e të sofrës. Aty ku dëgjuesi është për ta ndier kënaqësinë e festës seë tij familjare apo kombëtare, jam unë. Ndërsa sa i përket skenës, si në koncerte festive si ne ahengje te ndryshme familjare, dasma, fejesa, ditëlindje e ndiej vetën shumë mirë.
– Si e vlerësoni ju këngën tallava dhe a do duhej kënduar?
Unë mendoj se tallava është kanceri i muzikës popullore. Fatkeqësisht në diasporë e adhurojnë. Në disa raste për shkak të kërkesave jam i detyruar edhe vet të këndoj ndonjë këngë të tillë. Muzika e mirëfilltë popullore është larg më e fuqishme dhe duhet ruajtur me xhelozi.
– Ju keni së fundi keni publikuar dhe një CD të re, a mund të na thoni diç konkrete rreth përmbajtës së saj?
CD-ja ime është e incizuar direkt, ndërsa 3 këngë nga kjo në tre studio të ndryshme në Prishtinë, Prizren dhe Shkup. Ka këngë me motive të ndryshme. Jam munduar CD-ja të përshtatet për të gjitha moshat dhe shijet e publikut, duke filluar nga këngët patriotike, folklorike, ritmike. Besoj se dëgjuesi do ta gjej veten, shijen e tij brenda këngëve të prezantuara tani në CD-në e re.
– Vendlindja, sa jeni pjesë e saj dhe si shprehet ajo në krijimtarinë tuaj?
Marrëdhëniet e mia me vendlindjen janë të shkëlqyera. Gjatë gjithë verës jam i angazhuar në ahengje familjare. Porosia ime për mërgimtarët është që të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë shqipe se, përndryshe kultura e vlerat tona popullore e folklorike do te harrohen shpejt. Dua të përshëndes nga zemra publikun tim gjithandej, veçan në vendlindje.
Intervistoi: Hazir Mehmeti, Vjenë
NIKOLLE GJINI “Lamtumir vendet e mia”
Nikolle Gjini – Kosova trime
Nikolle Gjini – Kenga e Zefit te vogel
Nikolle Gjini -“Besim Nreca”
Nikolle Gjini – Martiret e Karadakut