Kanada, 19 qershor 2017: Në Gazetën elektronike Pashtriku.org janë botuar disa artikuj, të cilët u kushtohen kontratave të naftës. Shumë botues të korruptuar të gazetave në Shqipëri janë provuar, dhe nuk kanë pranuar t’i botojnë këta artikuj, për shkak të përmbajtjes opozitare. Kohët e fundit këta artikuj janë postuar edhe në facebook, tek “Armata e Naftëtarve”. Ftoj publikun e interesuar, sidomos “Armatën e Naftëtarve”, që t’i lexojë këta artikuj, të cilët japin të dhëna nga bota, lidhur me kontratat e naftës.
Duke ditur se si veprojnë shtetet e ndryshme të botës, le të krahasojmë mënyrën se si janë lidhur kontratat e naftës dhe të mineraleve tek ne, dhe të nxjerrim mësimet e nevojshme. Në Shqipëri nuk ka pjesëmarrje qytetare për hartimin e politikave të burimeve natyrore. Nga qeveria populli është lënë qëllimisht anash. Media e korruptuar nuk e njofton publikun mbi kushtet (termat) e marrëveshjeve të naftës dhe të mineraleve, gjatë negociatave për dhënien me konçesion. Pas vitit 1990, qeveritarët tanë i kanë trajtuar pasuritë e Shqipërisë si prona të tyre private, dhe jo si prona të të gjithë popullit shqiptar. Për të gjitha pyetjet e shtruara në fund të këtij shkrimi, populli ynë nuk ka fare dijení. Megjithatë, ai rri dhe bënë sehir grabitjen e pasurisë së tij (pasurisë kombëtare), bënë sehir varfërinë ekonomike ekstreme dhe shkuarjen e vendit drejt falimentimit të pashmangshëm.
Shiten blloqet e para të naftës – News, Lajme – Vizion Plus
Blloqet e lira të naftës, shpallen fituese dy kompanitë e para për kërkimin
Në çdo tender nuk ka pjesëmarrje të gjërë të kompanive konkuruese, por vetëm ndonjë kompani e përzgjedhur nga qeveria për korrupsion. Kontratat janë lidhur kryesisht me kompani misterioze me bazë në det (offshore), që janë me pronarë të panjohur, me bazë sekrete në ishujt e Detit të Karaibeve. Kontratat janë lidhur me kompani të panjohura, pa reputacion në botë. Vetëm kompania Shell, e ardhur në Shqipëri, është me reputacion. Asaj gjoja i është dhënë liçensa për kërkim nafte në Bllokun 4, për të justifikuar marrëveshjet e shumta konçesionare me kompanitë misterioze offshore. Disa kompani janë jo ekzistuese (kompani fantazmë, shih kompaninë Sky Petroleum). Disa kompani gjoja janë të sajuara (shih kompaninë Albanides Energy, që ka marrë liçensën për gjoja kërkim nafte në Bllokun 8), ose kompaninë Ionian Gas, që shfrytëzon gazin e vendburimit të Delvinës. Kompanitë marrin liçensat dhe pastaj nuk kryejnë fare punime kërkimi për naftë dhe gaz. Mund të përmenden, për moskryerje punimesh gjatë 2 vjetve (!!) kompanitë që vijojnë:
– Kompania Shell në Bllokun 4,
– kompania Pennine Corporation në Bllokun Velça,
– kompania Navitas Petroleum Ltd. në Bllokun Dumrea,
– “kompania” Albanides Energy në Bllokun 8 etj.
Pra, pas vitit 1990 liçensat janë dhënë formalisht, me qëllim që të bllokohet kërkimi për naftë dhe gaz në Shqipëri. Kompanitë shtyjnë vitet pa mbarim, pa kryer asnjë punim kërkimi. Prandaj kaluan 25 vjet pa zbulime nafte dhe gazi në Shqipëri. Dhënia e këtyre liçensave është shfrytëzuar edhe për fshehjen e korrupsionit qeveritar, sidomos për pastrimin e parave të pista, për shmangie taksash etj. Ligësitë në sektorin e naftës shqiptare, dhe në atë të minierave, janë të pafundme.
Pas leximit të këtij artikulli, lexuesi i nderuar shqiptar, naftëtar apo publik, le të kujtojë deklaratat e qeverisë “Berisha” dhe të qeverisë “Rama”, se kontratat e marrëveshjeve konçesionare të naftës dhe të mineraleve do të bëhen transparente ndaj publikut (do të publikohen). Në fakt, marrëveshjet janë bërë krejt jo transparente, në errësirë të plotë, dhe kushtet (termat) e kontratave janë mbajtur dhe mbahen shumë sekret ndaj popullit. Ato janë mbajtur shumë sekret, sepse janë bërë me vetëdije në dëm të madh të popullit shqiptar, sikurse është kontrata me kompanin Bankers Petroleum, për vendburimin e naftës Patos-Marinëz, dhe të gjitha marrëveshjet e tjera konçesionare të naftës dhe të minierave.
Këto marrëveshje dhe kontrata janë vetëm në dobi të të huajve dhe të qeveritarëve tanë të korruptuar, të cilët mbahen në pushtet me ndihmën e të huajve. Populli fiton vetëm “thërrimet”. Këto marrëveshje duhet të konsiderohen të papranueshme, dhe të kërkohet anulimi i tyre sa më parë. Nga këto keqqeverisje dhe grabitje të pasurive kombëtare është rritur shumë papunësia dhe varfëria e popullit tonë. Shqipëria po zhytet thellë e më thellë në borxhe tek bankat e huaja, dhe në borxhe të brendëshme. Shqiptarët kanë humbur shpresat dhe po braktisin masivisht Shqipërinë. Sivjet, tek website i emigracionit te SHBA janë paraqitur rreth 400 mijë aplikime per Green Card nga Shqipëria! Veprimet e lartpërmendura të qeverive janë abuzive, ofenduese dhe madje kriminale ndaj popullit.
Korrupsioni qeveritar tek ne nuk është i vogël dhe i padukshëm, apo i vështirë për t’u faktuar. Në fakt, ai është i përmasave kolosale. Transparenca e plotë dhe verifikimi i kushteve (termave) të kontratave të naftës dhe të mineraleve në Shqipëri, të dhëna pas vitit 1990, janë të domosdoshme. Asnjë prej qeverive, që kanë “udhëhequr” Shpipërinë, pas vitit 1990, nuk ka dashur ta hapë ‘Kutinë e Pandorës’ së nëntokës shqiptare.
Miku im, Prof. Dr. Gj. F., më shkruan se të gjitha shkeljet në naftë (me vlera shumë miliona dollarë) i janë raportuar qeverisë aktule dhe Presidencës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sindikatat e naftës etj., por vetëm heshtja ka vijuar.
Si do të marrë masa qeveria, kur ajo vet është shkaktarja e të gjitha shkeljeve në naftë?
Kur qeveria nuk merr masa, ajo duhet detyruar nëpërmjet demonstratave, protestave…. Këto keqqeverisje të trashëguara, populli duhet t’i dënojë me votë. MOS VOTONI për politikanët e korruptuar të të gjitha partive politike.
Sipas autorit të këtij shkrimi, e vetmja mundësi për të shpëtuar Shqipërinë nga grabitja e naftës, është shpallja e saj pasuri shtetërore (kombëtare), sikurse e ka Norvegjia dhe shumë shtete të tjera perëndimore. Shqipëria të ketë kompaninë e saj shtetërore të naftës, me të gjithë sektorët e saj të domosdoshëm. Për këtë janë të gjitha mundësitë. Për këto mundësi është shkruar nga autori, dhe ka botime. Kompania e sotme, Albpetrol, nuk i ka të gjithë këta sektorë. Ajo nuk ngjan fare me kompanitë e huaja shtetërore të naftës. Meqënëse sipërfaqja e Shqipërisë është e vogël, vetëm deti mund t’u jepet me konçesion kompanive të huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Nxjerrja në ankand e të gjithë Shqipërisë, për kërkime nafte, gazi dhe mineralesh nga kompanitë e huaja, sikurse është vendosur deri tani nga qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare, pas vitit 1990, çon detyrimisht në mbylljen e plotë të gjeologjisë shqiptare. Por kjo mbyllje është me pasoja katastrofike dhe të pariparueshme për Shqipërinë. Kështu po ndodh edhe në Kosovë.
SHELL konsolidon pozitat në Shqipëri, blen asetet e Petromanas
Prandaj, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të mos bëjnë sehir. U bëj thirrje intelektualëvet tanë të shquar, mes tyre dhe Kadares, Qoses etj., të mos bëjnë sehir. Kur popullit tonë sot po i hiqet edhe buka e gojës, ai nesër nuk do të ketë më nevojë as për librat e tyre, megjithëse janë shumë të çmuar. Shkatërruam industrinë, shkatërruam bujqësinë, tani po shkatërrojmë përfundimisht edhe gjeologjinë (naftën dhe minierat).
Çfarë i ka mbetur Shqipërisë? Asgjë, vetëm krimet, prostitucioni, sjellja e plehrave nga jashtë për “riciklim” dhe paudhësi të tjera si këto. Pa industrinë, pa bujqësinë, pa naftën dhe minierat Shqipëria shndërrohet plotësisht në koloni, e shfrytëzuar dhe e varur nga të huajt. Fatkeqësisht, konditat këtyre gjakpirësve të pangopur, të huaj dhe vendas, ua kanë krijuar qeveritarët tanë të “zgjedhur”. Kështu po ndodh edhe në Kosovë. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Shqipëri: Mos i votoni prap këta politikanë të korruptuar, që hiqen si të djathtë dhe të majtë, si pozitë dhe opozitë! Të gjithë janë të njëllojtë, janë gjakpirës, janë vampirë! Populli le t’i zgjedhë vet përfaqësuesit e tij. Jo zgjedhje të listave partiake! Vërini një kryq të madh fletës së votimit!
Më poshtë po japim pyetjet, që popujt e ndryshëm duhet t’i drejtojnë qeverisë dhe kompanisë:
Pyetjet në lidhje me Marrëveshjet e Liçensës ose të Konçesionit (marrë nga literatura amerikane, botim i vitit 2005).
★ Nëse qeveria juaj ka hyrë në një marrëveshje të liçensës apo të konçesionit, ka një numër pyetjesh, që ju mund të paraqitni, për të kuptuar më mirë situatën. Disa nga këto pyetje të njëjta janë të zbatueshme gjithashtu për sipërmarrjet e përbashkëta (Joint Venture) dhe për marrëveshjet e ndarjes së prodhimit (Production-share Agreement).
★ Nëse kushtet e tenderit (termat) nuk janë bërë publike, pyesni zyrtarët e qeverisë për këtë informacion, si dhe pyesni pse kushtet janë mbajtur sekret.
★ Sa gjatë në kohë është i vlefshëm konçesioni? Sa kompani morën pjesë në ofertë? Çfarë ka rënë dakord të paguajë ofruesi i suksesshëm? Cilët ekspertë të jashtëm e këshilluan qeverinë në hartimin e licensës konçesionare?
★ Sa i gjatë në kohë është programi i punës? Sa ka rënë dakord ofruesi për të investuar? Cilat standarde mjedisore do të respektohen dhe cila agjensi do të ruajë me polici pajtueshmërinë me këto standarde? Do të zhvendosen të gjithë banorët për të hapur rrugën për zhvillimin e burimit natyror?
★ Si do të ndahen të ardhurat mes qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal?
Pyetjet për kompanitë:
★ Sa do të paguhet për konçesionin dhe tek kush? Do të bëhen publike kushtet (termat) e marrëveshjes së konçesionit? A do të vërtetojnë publikisht zyrtarët e kompanisë, se ata nuk kanë paguar për konçesionin, në para ose në natyrë, ndonjë zyrtar qeveritar ose familjes së tij ose miqve? Cilat janë kriteret për zgjedhjen e nënkontraktorve lokalë?”…
______________________________________
(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)