Prishtinë, 29 qershor 2017: Sipas të gjitha rregullave juridike, morale dhe religjioze e kemi të ndaluar ta themi të pavërtetën (gënjeshtrën, mashtrimin), me ndonjë përjashtim të rrallë si kur e gënjejmë armikun dhe vetveten. E vërteta është tepër e vlefshme për njeriun, shoqërinë dhe shtetin, prandaj ka aq shumë shkenca që e studjojnë të vërtetën, të vërtetën objektive (të jashtme), ndërsa të vërtetën subjektive ligji na obligon ta themi kur ftohemi si dëshmitar, por nuk jemi të obliguar t’ia themi secilit, përpos atyre që e meritojnë atë.
E vërteta shpesh mund të jetë e hidhur në fillim por ajo del në dritë, ndërsa gënjeshtra në fillim duket e bukur (e hijshme) por gjithmonë përfundon te e shëmtuara.
Se sa e shëndoshë dhe e lumtur është një shoqëri besoj varet shumë edhe prej asaj se sa ajo është e vërtetë, për këtë arsye për të vërtetën sakrifikojmë dhe e himnizojmë atë (në dritë të së vërtetës) dhe duhet ta urrejmë të pa vërtetën dhe mashtrimin, i cili na shpie ose na mbanë në errësirë.
Vetëm shoqëria njerëzore jeton në bazë të rregullave morale, përkatësisht njeriu nuk mund të jetoj jashtë saj.
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA BAJGORA: A DO TË SHPËRTHEJË LUFTA E TRETË BOTËRORE PASI LDK HUMBI ZGJEDHJET NË PODUJEVË!
Prishtinë, 24 dhjetor 2020: Zhvillim normal në një gjendje jonormale Për një kohë të gjatë kam jetuar në…
Skënder Sadri KAPITI: Kur veprimet e sjelljet të shpallin de fakto person ‘non grata’ në Kosovë
Durrës, 22 janar 2020: Mosprania e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë as në pëkujtimin e 21…
XHEVAT BISLIMI: ZHVENDOSJA SPEKTAKOLARE E DALLIMEVE MIDIS POZITËS DHE OPOZITËS TE DALLIMET BRENDA OPOZITËS
Prishtinë, 31. 03. 2016: (Ky eshte suksesi spektakolar-saltomortal i opozites!!) – Dallimet-mosmarreveshjet midis opozites dhe pozites u thelluan…
DR.MOIKOM ZEQO: DEMOKRACIA, NEO-LIBERALIZMI DHE POLITIKA SHQIPTARE
Tiranë, 30. 01. 2017: Para gati çerek shekulli botova një nga esetë e mia në formën e një…