(Prizren, 03. 10. 2012) – Kanë kaluar shekujt vargan, Ilirët e ngriten Trojën. Pari (Priami), rrëmbeu Helenën e mbretit grek, nga ky rrëmbimim u bë lufta e Trojës, ose më saktë të themi u bë luftë për më shumë Troje nga ana e grekëve, zoti i diturisë do të shkruante një “ILIADË”, që botës njerëzore i vjen nga lashtësia. Kjo poemë ishte mbi një luftë dhe jetoi shekujt, nga ku zë fill pushtimi i trojeve pellazgo – ilire – etruske – shqiptare. Ky coptim i tmerrshëm i trojeve tona vazhdon edhe në kohën e Perandorisë romake qysh në vitin 395 të erës së re nga Perandori ieberikas Teodosi e ndau përmidis Perandorinë e Romës dhe me atë rast ndau dhe Ilirikun.
Kështu shkruajnë autor të ndryshëm që merren me këtë fushë historike. Vija e quajtur “e Teodosit”, niste në Singiduni (Beogradi sot), dhe soste në Gjirin e Meduas (Shëngjini sot). Ndarje më të keqe për popullin Ilir nuk kishte. Por me gjithë këtë në Pjesën Lindore gjatë gjithë shekullit të VI në krye të shtetit kanë qëverisur ilirët. Ku kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore ishte themeluar nga vetë ilirët ku ai kryeqytet mbante emrin Bizant, ku faktet historike flasin se në shekullin e IV mbi themelet e Bizantit të lashtë, perandori ynë KONSTANTINI I MADH, ka ndërtuar aty KONSTANTINOPOLIN e ri, ndërsa në shekullin e VI perandori ynë JUSTINIANI I MADH, ka ndërtuar kishën Aghia Sofisë ku sot është kryeqyteti i Turqisë Stambolli. Kështu në shekullin VII ka ndodhur rirobërimi i pjesës lindore të Ilirikut, jo më nga romakët, por nga grekët ku Perandori Herakli ka shpallur si gjuhë zyrtare gjuhën greke të “Perandorisë Romake Lindore”. Kështu grekët kanë marrë në duart e veta edhe fronin perandorak, edhe kreun e kishës. Ky perandor grek ka lejuar sllavë me dekret perandorak, që të vendosën në Ilirik. Dardania e dikurshme që nga Nishi, Përlepi, e deri në Dibër elementi sllav ka qenë tejet i pakët. Në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII Kosova nuk ka mund të ”aneksohet” si disa treva tjera shqiptare, por është pushtuar me forca ushtarake prej dinastisë serbe të Nemanjiqëve. Shën Sava Nemanjiqi ka uzurpuar manastiret e Kosovës. Ku deri në shekullin e XV në dokumente madje edhe në ato turke janë quajtur Toka e Konstantinit, ndoshta nga këtu edhe i ka mbetur emri Kosovë.
KONSTANDINI I MADH
……………………………………………………..
Pas krijimit të shtetit shovenist serbomadh në vitin 1830, të gjitha luftrat Serbia i ka bërë me synim ekspansionizmi në kurriz të trojeve shqiptare. Megalomanët serb, të bazuar në mite të rrejshme e kanë futur shpesh here popullin e tyre në aventura të përgjakshme. Gjatë gjithë periudhave historike shteti sekularist dhe kisha ortodokse serbe kanë formuar regjimet reakcionare dhe despotike. Këta i përmbahen thënieve të Shën Savës apo më saktë të thuhet, (Shën i Rrenave). Forco Kishën ke forcuar mbretërinë. Mbretëria serbe forcohet, me armë, me ar, e me kryq. Pra ishin peshkopët e patrikët serb ata që, ”të vrisnin natën e të qanin ditën”. Ndërsa unë do të thosha se kriminelët e tillë duheshin vrarë ditën për diell e mos me i qarë as natën. Peshkopi dhe patrikët serb thonin se me kohë e kanë marrë besën e Krishtit dhe quhen, “pravosllavë”, çka do të thotë se janë ”besëdrejt”, ortodoksë.
Siç thonë kronikat krali i Serbisë Millutini, apo siç e quanin Uroshi i II-të dhe Simonida bijë bullgari, nuk vunë kurorë në Theotoqe të Graçanicës, por në kishëzën tjetër në Novobërdë, pa ceremoni dhe në prani të pak njerëzve. Kjo ndodhi pasi Patriku bekoi tri herë pragun e foltores së Theotoqes dhe pastaj u bënë hymne e psalme, kur hynë brenda në Kishë, nën drejtimin e 101 dhjakëve të dhjamosur, duke blatuar hymne, ata po e ndriçonin Kishën me llambadhet e ndezura që lëshonin edhe tym. Uroshi kishte marrë dorën e Simonidës për të vënë kurorë nën Ikonën e Uroshit dhe Simonidës, piktura këto të pikturuara nga piktori enkas për këtë ceremoni. Kur shohin se pikturës së Simonidës dikush i kishte nxjerr të dy sytë, ndërsa Uroshit njërin sy. Për këtë ngjarje Uroshi rreth Kishës kishte varur 30 arbanë dhe 3 rashjanë ku kish lënë kufomat të qelbeshin. Këtë denim të llahtarshëm thonë kronikat Uroshi e kishte mësuar nga Konstantinopoli atje ishte një Kishë që i thoshin Shën Avrami,ku perandori kishte varur disa njerëz për të dhënë shembullin e tmerrshëm,dhe kish lënë kufomat e njerëzve të kalben në shi e në diell.
Kuptohet nga skena trishtuese e ikonave me sy të nxjerrur,në Kishën e Theotoqes në Graçanicë u derdh shum gjak. Murgjërit ishin ata që kishin pare me sytë e tyre se si krali trashegimtar Uroshi i II-të ja kishte nxjerrë të dy sytë, trashegimtarit të tij Stefanit, përshkak të Simonidës e cila më shum e donte Stefanin e ri se sa Uroshin plak.Këto skena llahtarie më dukej se i kisha lexuar tek libri i Dhimitër Shuteriqit,”Sytë e Simonidës”.
Neroni e kishte djegur Romën për pike të qejfit.Ndërsa krajlët Uroshi II-të kishte masakruar me mijëra arbanë,këtë rrugë të masakrave ndaj shqiptarëve e vazhduan edhe pasardhësit e tij, Patriarku dhe kleri ortodoks serb bekonin kriminelet serb, për të masakruar burra, gra e fëmijë. Nuk dua këtu të përsëris rrëfimin e zakonshëm të ndërtuar me sy të nxjerrur, me veshë të prerë,me nxjerrje zorrësh, me përdhunime,me njerëz të djegur për së gjalli,me trupa të hedhur në furra fabrikash, e në gropa gëlqerore,gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Ishin këta sllavët që vrisnin e masakronin shqiptarët dhe ankoheshin tek Evropa. Ata sllavët i kishin nxjerrë dy sytë e ikonës së mbretëreshës së tyre Simonidë, dhe njërin sy ja kishin nxjerrur ikonës së mbretit të tyre Uroshit,dhe shkonin nëpër shtetet e Evropës e përhapnin si gjithnji gënjeshtra kinse shqiptarët po u shkatërronin kulturën e tyre. Këtë rrugë të llahtarshme e vazhdoi edhe Car Dushani në mbretërin e tij masakroi e nxori me mijëra dhe miliona sy,të popujve jo sllav, e në veçanti të popullit shqiptar, sepse krajlive serb u ishte bërë mendja Durrës, ndërsa knjazit të Cetinës Shkodër. Askush nga popujt e botës nuk di si serbët të sajojnë lloj – lloj marifetesh e trillime dhe ato tua shesin botës mbase si të vërteta.Pavarësisht nga periudhat historike,të gjitha sistemet shtetërore serbe dhe regjimet e tyre pushtuese ushtruan njësoj gjenocid të paparë mbi popujt e shtypur e në këtë rast mbi popullin liridashës shqiptar. Andaj është mbase tejet e habitshme se si për gjitha këto krime gjenocidiste të bëhet vetëm një njeri fajtor,siç ishte rasti me Millosheviqin e me një numër të vogël kriminelësh ordiner, ku mbeti Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë si dhe kleri ortodoks serb, që kanë marrë pjesë aktive në të gjitha luftrat kundër popujve jo sllave e jo serb.
Në kuadër të marifeteve gënjështare,dredhive dhe trillimeve të kurdisura me mjaft mjeshtri nga Beogradi, bënë pjesë edhe shpifja e radhës kinse kishat dhe manastiret në Kosovë janë serbe,kur dihet botërisht se kishat e manastiret e vjetra në Kosovë janë themeluar e ndërtuar nga ilirët.Por pasi ata e kanë pushtuar Kosovën i kanë përvetësuar serbët për të arsyetuar pushtimin e Kosovës. Shqipëria, Kosova, Shqiptarët në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Çamëri vuajn me shume se kurre sot nga mos pasia e nje udhëheqje me bazë të gjërë mbarëshqiptare e cila duhet te kete si mision te saj korrigjimin e te gjitha problemeve ligjore dhe organizative të mbarë trojeve shqiptare.Kam përshtypjen time se ndihma e Perendimit dhe e SHBA-së ne kete pike nuk ka per te munguar. Politika dhe partitet politike të jane ne sherbim te interesave te mbarshqiptareve dhe jo siç ishin dhe janë këto të tanishmet që po bëjnë biznes me trojet tona për interesat e tyre personale si dhe për interesat e të huajve.
Politikanët shqiptar në bisedime me serbet,duhet tu kërkojnë atyre Toplicën në tërësi ku i kanë larguar dhunshëm shqiptarët, të cilët sot e kësaj dite posedojnë dokumentet mbi pronën, edhe sot ata mbajnë padresjtësisht nën okupimin e tyre Luginën e Preshevës,Medvegjën e Bujanocin,që janë shumic shqiptare atje. Serbia duhet tu paguaj të gjitha dëmet e luftërave që u kanë shkaktuar shqiptarëve që nga themelimi i saj si shtet,dhe ti kthej të gjitha trojet shqiptare te pushtuara dhunshëm që ne të bëhemi Shqipëri e vërtetë deri aty ku vetë Zoti na ka dhuruar tokën tone të shenjtë. Ky do të duhej të ishte parakushti kryesor për bisedime me Serbin,dhe faktori ndërkombëtar duhet të na ndihmoj fuqishëm në këtë drejtim për të ja ulur bishtin politikanëve agresor serb dhe politikanëve servil shqiptar të cilët politikën e tyre mjerane e kanë kthyer në kontrabandë dhe korrupcion, si një e drejtë e tyre private.
Nuk di nëse ka diçka më të marrëzishme,se sa ta mbash një barrë të rëndë mbi supe,kur në çdo çast dëshiron ta flakësh për tokë, e si nuk të vjen keq nga vetja dhe për vetën, pse ta mbash gjallë gjarpërin i cili për çdo ditë të gërryen nga brenda,gjersa një ditë do ta hajë edhe zemrën o shqiptar?!…