DR.MATHIEU AREF: PELLAZGËT ISHIN PARAARDHËSIT E THRAKO-ILIRËVE QË FLISNIN TË NJEJTËN GJUHË (1)

Paris, 29 korrik 2017: Reagim ndaj shkrimit të Luftulla Pezës, botuar më 6 qershor 2017 në gazetën elektronike Pashtriku.org (https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6576
Duke u bazuar në fyerjet e z.Peza, bëhet e qartë se ai nuk i ka lexuar librat e mi, apo vetëm i ka shfletuar e ndoshta keqlexuar, keqkuptuar ose i ka lexuar diagonalisht! Madje ai nuk e din se, cila është teza ime që e kam prezentuar në Sorbonë të Parisit. Hyrja juaj z.Peza me vrull në këtë fushë nuk është e justifikuar dhe kjo vjen pas asaj që bëri z. Rasim Bebo kur unë mora pjesë vitin e kaluar në Samitin e diasporës në Tiranë.
Kjo nuk i pëlqeu këtij zotërie që tallej me mua, se pse mora pjesë në Samit (i cili asnjëherë nuk ka nodhur në historinë e Shqipërisë) dhe nuk shkova për të diskutuar sterilërisht në atë çfarë ai e quan «Qendra (!?) e Studimeve albanologjike» e krijuar personalisht nga ju, z.Peza. Ky person ka guxuar të më thotë se sjellja ime nuk ishte ajo e një «shkencëtari»! Duhet të dini se sot nuk jemi në kohën e Enverit, ku Shqiptarët i përkuleshin vullneteve të tij!
Qëllimi im s’kishte të bënte me politikë: mora pjesë në Samit si njëri nga më të vjetërit Shqiptarë të diasporës në botë dhe si Shqiptarë patriot që adhuron Shqipërinë, pavarësisht se kush janë udhëheqësit e saj: Shqipëria është e përjetshme, ndërsa ne jemi të përkohshëm. Për mua ishte më shumë e rëndësishme të shkoj në Samit, sesa të shkoj në një organizatë të quajtur «shkencore», e cila nuk është në të njejtën linjë me veprimet e mia. Jam njeri i lirë dhe bëj çfarë më pëlqen mua dhe nuk i shtrihem diktatit të askujt. Kjo ndërhyrje e këtij njeriu ishte e papërshtatshme dhe nuk e nderon as z.Bebo as organizatën tuaj.

Për më tepër, kjo është ajo që na ndan mes nesh, sepse unë jam një shkencëtar “jo i politizuar” as i «ideologjizuar» dhe pjesëmarrja ime në Samit nuk kishte asgjë politike, as ideologjike. Samiti pati meritën e një mbledhje miqësore dhe dashamirëse mes shqiptarëve të Diasporës e shpërndarë në të katër anët e botës. Edhe një herë falënderoj qeverinë shqiptare për realizimin e këtij Samiti. Pra, ndërhyrja e z. Bebo provon vëtëm një gjë : partizanizmin e tij politik, fyerjen e tij të kotë ndaj meje dhe përzierjen që bën midis shkencës dhe politikës. Unë nuk i pranoj këto lloje «urdhërash». Ne nuk jemi në shkollë ku jepen shënime të mira dhe të këqija për nxënës dhe ku duhet t’i nënshtrohemi urdhërave të mësuesit! Duhet ta dini se sot në moshën time, dhe me njohuritë që kam nuk kam mësues, por vetëm nxënës. Në qoftë se do të më kishit njohur më mirë dhe po të ishit i kulluar, i drejtë, i saktë dhe një shkencëtar i vërtetë në fushën e pellazgologjisë dhe albanologjisë, sigurisht ju nuk do të fërkoheshit me mua sikur e keni bërë. Artikulli juaj e vërteton mendimin tim.
Në nëntë pikat e juaja keni bërë vetëm një “kundërshtim sa për kundërshtim” (tingëllon si një shpagim foshnjarak kundër meje, ose ndoshta është një lloj xhelozie, megalomanie, problem psikik ose gjësend tjetër?!). Ju (në artikullin tuaj) po përpiqeni të shtrembëroni realitetin me pamje vetjake pa konsistencë, krejtësisht të gabuar dhe më ngushtësi mendimi. Ju gjithashtu përpiqeni për të më gjykuar dhe pakësuar pa arsyetim ose argumente bindëse. Dhe gjithë kjo bëhet vetëm pasi ka shkruar një artikull e nderuara mikja ime Fatbardha Demi. Ajo vetëm përmend disa fragmente apo pasazhe të nxjerra nga librat e mi apo shkrime tjera të ndryshëm. Me sa duket ju i injoroni të gjitha përgjigjet për atë që ka shkruar zonja Demi, dhe të cilat gjenden pikërisht në librat e mi, në tezën time të doktoraturës, si dhe në çdo analizë të tjetër timen.
Ju pohoni se i keni lexuar librat e mi, por me sa duket nga kritikat tuaja nuk i keni lexuar me kujdes dhe zell dhe ndoshta i keni lexuar (siç theksova më lartë) në një mënyrë diagonale ose vetëm i keni shfletësuar! Gjithashtu ju guxoni të jepni një mendim të bazuar vetëm në artikullin e zonjës Demi, pa e ditur në cilën kontekst janë shkruar ata fragmente. Ajo ka bërë një përmbledhje të vogël të shkrimeve të mia dhe duke cituar disa nga mendimet ose pohimet e mia. Sigurisht teza ime dhe atë që kam shkruar në librat e mi apo artikuj (të gjitha rreth 3000 faqe) janë të pamundur për t’i mbledhur në një artikull të veçantë sikur e ka bërë zonja Demi. Jeni munduar të nxirrni një frazë apo një shënim apo një pohim jashtë kontekstit të tyre për të kritikuar çfarë kam shkruar, pa asnjë arsye dhe pa argumente të vlefshme ose të verifikueshme.
Përveç jush dhe z. Bebo unë nuk i njoh anëtarët e organizatës tuaj dhe, natyrisht, nuk e lejoj vetën për t’i gjykuar apo për të dhëne ndonjë paragjykim. Unë vetëm gjykoj z. Bebo dhe ju personalisht sepse më keni dhënë rastin tu njoh më mirë për shkak të ndërhyrjeve tuaja dhe sulmeve tuaja të pajustifikuara. Këto nuk janë metoda të denjë të një individi që pretendon të jetë “studiues i problematikës pellazge” dhe gjuhësisë, i cili mund të tregojë vetëm skepticizëm dhe kundërshtim ndaj meje, pa argumente të vlefshme dhe as referenca të verifikueshme, por duke përdorur sistemin e denigrimit personal, kritika të pajustifikuar dhe fyerje mbi kufirin e shpifjes. Andaj, për këtë arsye do të bëj demonstrimin tim, duke dhënë përgjigje për ato “nëntë pikat” tuaja.
Pas këtij prologu të shkurtër do t’u përgjigjem pikë për pikë atyre fyerjeve, moskuptimeve dhe diatribeve tuaja. Pastaj në fund do të merrni një paraqitje të shkurtër të tezës sime mbi pellazgët dhe Pellazgo-iliro-shqiptarët.
1) Kjo është një tjetër e pavërtetë dhe një manipulim i qartë për të denigruar punën time. Sipas jush krejt çfarë kam shkruar në librat e mi dhe në tezën time nuk sjellin asgjë të re në historiografinë e Greqisë së lashtë: Grekëve, Pellazgëve, Iliro-shiqptarëve dhe qytetërimeve të tyre që i kanë paraprirë. Këtë gjë e thoni më pak fjalë: nuk kam zbuluar asgjë!!? Një thënie e vjetër thotë se kritika është e lehtë, por arti është i vështirë! Kjo dëshmon edhe njëherë se ju nuk i keni lexuar apo kuptuar (në qoftë se i keni lexuar) librat e mi. Ju flisni për “zbulim” por çfarë kuptimi i jepni kësaj fjale? Në arkeologji bëhen gërmime për të zbuluar ndonjë “material” (objekte të ndryshme, tempuj dhe gjurme të dryshëm, etj…), por në Histori (Natyrisht ju nuk jeni historian as arkeolog) jemi në një fushë të palëndë (imateriale) që do të thotë që duhet me kryer hulumtime të thella në të gjitha shkrimet e lashta që kemi në dorë. Të gjithë dijetarët e botës konsiderojnë se historia ka lindur me zbulimin e shkrimit. Historiani kërkon tekstet për ti analizuar, ballafaquar me tekste të tjera, duke u përpjekur për të dalluar të vërtetën nga rrena. Atëherë kur ai është në një pistë të besueshme ai do të kërkojë fakte në fusha të tjera për të përforcuar rrugën e gjetur. Më në fund ai bën një sintezë për të nxjerrë pëfundime, një të vërtetë të padiskutueshme dhe që është një zbulim i dukshëm. Zotëri çfarë kam bërë unë gati një gjysëm shekulli ju nuk keni bërë as miliemin e studimeve dhe kërkimeve të mia. Teksti që do të gjeni në fund të këtij artikulli do të provojë që kam bërë zbulimeve të verifikueshme dhe aty do të gjeni përgjigje të kulluara dhe të tejpashme të pyetjeve tuaja. Rreth Pellazgëve që nga mesjeta deri në kohët moderne ka dhjetra shkrimtarë, filozofë, poetë, hulumtues të ndryshëm, pseudo-historianë edhe historianë mediokër dhe arkeologë, gjuhëtarë dhe të tjerë (nga Leibnitz deri më sot) ku nuk ishte zanat Historia e lashtë ose para-helene që kanë thënë shumë të vërteta, por pa shkuar me tej dhe pa bërë hulumtime të thella, dhe pa bërë provën e vërtetësisë së mendimit të tyre. Këta unë i quaj të “vërteta që të çojnë në një qorr sokak”. Të themi (pa bërë studime dhe hulumtime për të pru prova për atë çfarë themi) që Pellazgët ishin të lashtë, që Zeusi ishte pellazg, që gjuha e tyre ishte hyjnore e të tjerë: kjo është një e vërtetë që na çon në një qorr sokak. E njëjta gjë ngjau me historianët e lashtë (Hekateu i Miletit, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tukididi, autorët tragjik si Eskili, Sofokliu apo Euripidi, dhe të tjerë jo më pak të famshëm), të cilët kanë dhënë “shënime” që ata kanë trashëguar nëpërmjet transmetimit gojor (në ato kohë nuk kishte ende “arkiva” siç është rasti sot) që ata i kanë depozituar në veprat e tyre.

Të gjitha këto shkrime, natyrisht, për një historian të vërtetë janë për të gërmuar, për të “shkatëruar” dhe për të verifikuar burimet e tyre apo vërtetësinë e tyre duke i konfrontuar me shkrime të tjera bashkëkohore të tyre, ose shumë më vonë se ato të “Kritikëve Aleksandrine” të kryesuar nga dijetari i madh Aristofani (i bizantit) drejtor i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë. Pra që nga kohët më të hershme nuk ka pasur një studim të qëndrueshëm dhe shkencore ndaj qytetërimit të Pellazgëve dhe unë mund t’ju them pa mburrje, ju pëlqen apo jo, se teza ime është e para tezë e paraqitur një autoriti universitarë që nga kohët e hershme.
Me metodë dhe përpikëri si dhe falë shumë viteve në punime, kërkime dhe studime të gjera dhe shumëdisiplinare kam shkatërruar historiografinë, kronologjinë, dhe konfigurimin kulturore (mitologji, poemet epike, etj) të Greqisë së lashtë. Kur ju lexoj e kuptoj shumë mirë se kjo është përtej jush, sepse ju nuk keni qenë në gjendje të identifikoni “zbulimet” e mia, sepse nuk i keni lexuar seriozisht apo vetëm i keni shfletëruar shpejtësisht librat e mi. Përsëri ju jeni tërësisht në gabim. Referojuni tekstit të qartë që është në fund të këtij artikulli.
2) ASNJË herë nuk kam thenë se emri «Pellazg» është me zanafillë greke!!! Ku e keni lexuar këtë genjeshtër? Miqtë e mi këtu në Facebook edhepse nuk janë shkencëtarë do t’ua shpjegojnë shumë mirë atë çfarë unë kam shkruar. Si e merrni vetën për një studiues kur nuk dini me lexuar saktësisht një artikull apo një libër? Dhe këtu po gaboheni.
3) Në këtë paragrafin tuaj ju po çuditeni sepse them se grekët u shfaqën në shekullin e tetë p.e.s. Në fund të këtij artikulli, ju do të gjeni gjithë përgjigjet në atë çfarë ju pohoni gabimisht, sepse nuk është e vërtetë që në shekullin e pestë u shfaqën grekët (helenët). Sot të gjitha instancat e historiografisë greke dhe arkeologjisë evropiane janë të bazuara në një llogaritje të gabuar të kryer nga matematikani grek Eratosteni në shekullin e tretë p.e.s. Që nga data e quajtur Lufta e Trojës (1193 -1183) gjithë datat e krijuara pastaj dhe deri me sot rrjedhin nga ky gabim krejtësisht i rremë. Arkeologët e parë (kjo shkencë u shfaq vetëm në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë) ndër të cilët Evans dhe Dörpfeld e të tjerë janë bazuar në atë gabim të bërë nga Eratosteni për Luftën e Trojës e cila sipas konkluzioneve të mia studimore nuk ka ekzistuar ndonjëherë në atë datë, etj… Për sa i përket të ashtuquajturit shekuj të “errët” (1200-800) ne nuk kemi asnjë shkrim dhe asnjë provë që tregon se Grekët kanë ekzistuar në atë periudhë të hershme. Përveç kësaj Homeri nuk përmend as Grekët as Dorianët, sepse ajo poezi epike ishte një traditë gojore që këndoheshin nga rapsodët e lashtë para mbritjes së helenëve. Këto poezi janë « botuar» në një libër në kohën e Pisistratës (-608 në 527) në mes të shekullit të gjashtë (ky ishte i pari SHKRIM i vërtetë dhe me i lashti «tekst» i njohur). Kjo është dëshmi e mëtejshme se Grekët nuk janë shfaqur para shekullit të tetë. Çfarë ne dimë sot nga Pellazgët dhe kohët e lashta ne i dimë falë Iliadës dhe Odisesë: nuk kemi asnjë dokument tjetër me të lashtë. Lexoni tekstin tim në fund të këtij shkrimi dhe Ju do të mësoni shumë gjëra.
4) Ju jeni habitur se qytetërimi “miken” nuk ekziston!! Mikenët nuk kanë ekzistuar kurrë nën këtë emër. Asnjë autor grek i Antikitetit nuk ka folur për ndonjë “qytetërim miken”. Të gjithë autorët e lashtë kanë folur vetëm për një «qytet” i quajtur Mikenë. Ky “qytetërim miken” është një shpikje e pseudo-arkeologut Heinrich Schliemann ashtu e ka quajtur pas gërmimeve që bëri në qytetin “Miken” ku kishte zbuluar thesarin e famshëm të quajtur i Agamemnonit: ai dekretoi që ky zbulim i përket “qytetërimit “miken”. Ky është një tjetër gabim nga ana juaj, sepse ju nuk keni patur kujdesin e duhur për të mos bërë shtrembërime të tilla, gjë që tregon se ju nuk jeni shkencëtar.

5) Ju jeni habitur ndaj zbulimit të mbishkrimit në granit që kujton Linearin B, i cili rrjedh nga Lineari A i Kretës, i cili Linear mbetet i padeshifruar. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse pellazgët (alias Mikenët) kishin pasur marrëdhënie tregtare me Evropën veriore. Kur Ventris dhe Chadwick kanë deshifruar Linearin B në vitin 1952 ata deklaruan se ishte një “gjuhë greke shumë e lashtë”. Ata ishin gjysmë të drejtë sepse Linear B nuk ishte gjë tjetër vetëm një shkrim pellazg nga i cili ka rrjedhur greqishtia e lashtë.
Për fat të keq ata (Ventrisi dhe Chadwiku) çuditërisht nuk bënë asnjë lidhje më Pellazgët ose nuk i kishin lexuar me kujdes shkrimet e autorëve të lashtë, të cilët kanë pohuar se Pellazgët ishin paraardhësit e Helenëve dhe jo etërit e tyre, dhe ata u kanë lërë atyre një trashëgimi kulturore dhe gjuhën e tyre. Ata kanë pohuar gjithashtu që Ionianët ishin Pellazg para se të bëheshin Hellene dhe pasi kishin mësuar gjuhën helene (të përzier nga pellazgjishtja dhe gjuhë të huaja si psh semito-egjiptianje). Përsëri kjo u ka shpëtuar, sepse sigurisht nuk i keni lexuar, keqlexuar apo keqkuptuar atë çfarë kam shkruar në librat e mi.
6) Natyrisht, pasi të gjitha çfarë keni thënë dhe me të metat tuaja dhe siguritë tuaja të rreme ju nuk e keni kuptuar përseet si e kam SHKATËRRUAR historiografinë e Greqisë së lashtë dhe gjuhësinë moderne të cilat janë mësuar gjerësisht në shkolla dhe universitete në mbarë botën dhe ku është okultuar roli i luajtur nga Pellazgët dhe Etruskët në krijimin e dy qytetërimeve të mëdha evropiane (greke dhe romake). Nga njëra anë, historianët të patentuar kanë pohuar se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve, por ata u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë! Dhe së dyti gjuhëtarët kanë deklaruar (me Bopp-in në krye) se gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë indo-evropiane por e kanë lënë mënjanë sepse injoronin zanafillën e saj. Në këto dy fusha asnjë nuk ka bërë një lidhje mes Pellazgëve dhe Iliro-shqiptarëve. Këta janë dy gabimet kryesore që janë bërë që dy shekuj. Meqë gjuhëtarët modern nuk e gjetën gjuhën amtare të Evropës ata krijuan “indo-europianizimin” kur ata kishin gjuhën amtare të vërtetë para syve: që unë jam i vetmi në botë që e ka përcaktuar gjuhën shqipe si një “fosil i gjallë” që rrjedh nga pellazgjishtia e lashtë. Shpresoj që tani e keni kuptuar përse i kam bërë gjithë këto “shkatërrime” të këtyre dy fushave shkencore që i kam studiuar ka gati 50 vjet.
7) Kjo është ajo çfarë më zemëroj për shkak se më keni sulmuar personalisht si dhe familjen time. Ju keni gabuar rëndë përsëri, sepse nuk i kontrolloni burimet tuaja dhe më së fundi nuk thoni asgjë. Nëse babai im i njihte Pellazgët shumë kohë para Shqiptarëve të Shqipërisë kjo ishte për shkak se ai ishte i kulturuar dhe i kishte takuar elitës së shqiptarëve të Egjiptit ku ishte vendosur një nga kolonitë shqiptare më të mëdha dhe më të rafinuara në gjithë Mesdheun. Është e qartë që ai ka njohur shqiptarë të famshme si poetin Ҫajupi dhe doktorin e “mjekësisë” Adhamidhi («mjek” dhe jo doktor në histori sikur e keni thënë gabimisht). Ky i fundit nuk ka paraqitur një tezë, por ishte i pasionuar në histori (ai fliste rrjedhshëm greqishtën) dhe kishte lexuar autorët e mëdhej të Antikitetit, nder të cilët Homerin dhe Herodotin. Ju po çuditeni, sepse unë nuk citoj Adhamidhin në librat e mi apo në tezën time!? Si studiues serioz unë kam cituar vetëm specialistë apo studiues të patentuar dhe jo një individ lambda (sa gjenial do të ishte) që nuk më sillte asgjë që mund të ishte e dobishme për studimet e mia. Ai shkroi një artikull për katërmbëdhjetë faqe (nën titullin “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët” – 1902) që ja solli një Instituti privat egjiptian ku direjtori ishte miku tij. Adhamidhi bënte pjesë në mesin e Shqiptarëve të Rilindjes që ndoshta i ka ndikuar.
8) Ju duhet të dini që ndryshe nga shumë studiues të tjerë unë jam bazuar vetëm në burimet historike më të besueshme dmth të autorëve të lashtë (me të afërt me kronologjinë dhe historinë e lashtë). Shkrimtarët apo studiuesit apo historianët modernë vetëm i kam cituar për të mbështetur tezën time apo për të komentuar mbi shkrimet e tyre.

Nuk është për shkak se disa gjuhëtarë ndër të cilët Hahni, që kanë studiuar Trakët dhe gjuhën e tyre që unë nuk jam i detyruar të përsëris vërbërisht çfarë ata kanë thënë. Në të gjitha shkrimet e mia dhe tezën time kam cituar gjithmonë Trako-ilirët dhe gjuhën e tyre, si paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Ata ishin dy degët e fundit që rrjedhnin nga Pellazgët që flisnin të njejtën gjuhë me disa dallime dialektike: Ilirët në perëndim dhe Trakët në lindje.
9) Sa për problemin e krijuar nga z. Bebo referohuni atyre që thash në fillim të këtij artikulli, sepse nuk dua ta përsëris edhe një herë përgjigjen time.
Në vazhdim lexoni një sintezë të tezës sime
Tri fenomene thelbësore e karakterizojnë periudhën kur Grekët u shfaqën për herë të parë pas shekullit VIII para erës sonë :
o Kultura materiale (dmth): djegia e të vdekurve, ndërtimi i Tempujve, metalurgjia e hekurit dhe stili gjeometrik.
o Përshtatja e shkrimit alfabetik
o Ekspansioni kolonial.
Këto janë ngjarjet:
• Duhet shënuar një fakt domethënës: sipas arkeologëve popullsia e Atikës do të jetë katërfishuar ndër 50 vite, në vitet 800 deri 750 para erës sonë! Ky emigracion është një shembull që vërteton pushtimin grek në ato kohë.
• Zhdukja e mbretërisë dhe vendosja e Tiranisë. Ky është një shembull tjetër që vërteton ndriçimin politik e shteterorë në ato koha.
• Shfaqja e hyjnive të reja të panjohura nga Homeri, si ajo e Dionisit.
• Lëvizjet e kolonizimeve do të kenë filluar rreth vitit 775 para erës sonë (datë e disktueshme, në parim 60 vite zbritje) drejt deteve të perëndimit (Korfuzi, Italia, Marselia…) dhe rreth viteve 700-680 para erës sonë drejt brigjeve të Azisë së Vogël dhe Detit të Zi. Kjo është epoka e krijimit të korridoreve të famshëm tregëtarë (“emporion”) dhe “Apoikoi” (“kolonitë”).
• Praktika e djegies së të vdekurve zëvendëson atë të varrosjes së të vdekurve edhe të vetë të ashtuquajturit Mikenët.
• Qytetërimi i Hekurit zëvendëson atë të Bronxit. Homeri në poemat e tij flet shpesh për hekurin, ndërkohë që Mikenasit nuk e njihnin përdorimin e këtij metali.
• Shfaqja e shkrimit alfabetik nga fundi i shekullit VIII para erës sonë, i cili konkretizohet vetëm nga fundi i shekullit VII dhe pastaj në shekullin VI pes me botimin e Iliadës dhe Odisesë nën tiraninë e Pisistratit (rreth viteve 600-527 para erës sonë). Përveç kësaj, këto poema kanë vazhduar të “zbukurohen” dhe ripunohen deri në epokën aleksandrine (shekulli III), periudhë gjatë së cilës ato janë transkriptuar përfundimisht. Te Homeri nuk ekziston asnjë aluzion për ndonjë lloj shkrimi alfabetik.
• Ndërtimi i tempujve prej “guri” fillon nga shekulli VII para erës sonë. Tempujt e lashtë: dy “Heraia” të Argosit dhe të Olimpit ishin të ndërtuara mbi një bazament tullash të thara dhe me kolonada prej druri ! “Naos-i”, formë e vendit të shenjtë nuk është aspak i një kohe më të mëparshme se fundi i shekullit VII para erës sonë. Vendi i shenjtë i Delfit kushtuar Apollonit, fillon të vizitohet në shekullin VIII para erës sonë, por tempulli i Apollonit do të jetë ndërtuar vetëm në shekullin VII para erës sonë. I djegur në vitin 548 para erës sonë, ky tempull u rindërtua rreth vitit 510 para erës sonë. Nën tiraninë e Klistenit (vitet 600-570 pes) Delfi u bë vendi i shenjtë më i madh grek : Kërthiza e botës (omfaloni) !.
• Stilet arkitekturore u shfaqën fillimisht me Dorianët në shekullin VII pes (dorik) pastaj me Jonianët në shekullin VI pes (jonik) dhe më në fund stili korintian në shekullin V pes. Nga viti 725 pes fillon arti orientalizues.
• Stili gjeometrik u shfaq në qeramikë. Kulmi i tij vendoset në vitet 770-750 pes (Dipilon, Lefkandi).
Kremtimi i Lojrave Olimpike të para fillon në vitin 776 pes dhe Lojrave Pitike në vitin 582 pes. Panathinasit janë themeluar në vitin 566 pes. Te Homeri nuk ekziston asnjë kremtim i këtij lloji.
• Një lloj lufte e re zhvillohet në Greqi me shfaqjen e Hopliteve: armatim i ri (hoplon, porpak, antilabe, knemide) dhe një formë e re luftimi (Falanga).
• Polisi, sipas disa autorëve, u shfaq në shekullin VIII pes dhe sipas disa të tjerëve në shekullin VI pes. E drejta e qytetarisë u vendos përfundimisht për Athinën vetëm në shekullin VI pes.
• Homeri nuk i njeh një numër ngjarjesh apo faktesh të papritura, nënkuptohet pas shekullit VIII pes. Pra është fjala për ndërfutje të mëvonshme.
• Ai nuk e njeh mitin e Deukalionit, i cili e bën birin e tij, Helenin stërgjysh të Grekëve. Tuqididi (I, 3) mendon se duke u nisur nga ky brez fillon e helenizohet Greqia. Mirëpo Homeri ka përmendur të tjerë “Deukalionë” :
• Biri i Minos, babai i Idomenës (Iliada XIII, 451, 453)
• Uliksi trajtohet si biri i tij (Odisea XIX, 181).
• Luftëtari trojan i vrarë nga Akili (Iliada XX 478, 453).
• Në të njejtën mënyrë ai nuk i njeh Jonianët, Dorianët dhe legjendën “Kthimit të Heraklidëve”. Përveç kësaj, Eskili (rreth viteve 525 – 456 erës sonë) i përmend vetëm një herë Jonianët. Dorianët, përsa u takon atyre, janë përmendur me disa raste vetëm duke filluar nga Pindari (510 – 438 para erës sonë). As Jonianët, as Dorianët nuk janë përmendur nga dokumentet hitite, egjiptiane apo ugarite. Atëherë si t`i shpjegojmë të gjitha këto të meta? Pavarësisht kësaj, Tuqididi pohon se Heraklidët do të pushtonin Peloponezin 80 vjet pas luftës së Trojës, d.m.th. rreth vitit 1103 para erës sonë ! A të jetë ky krijuesi i ngatërresave? Megjithatë, Homeri katër shekuj pas luftës hipotetike të Trojës dhe tri shekuj para Tuqididit nuk i njihte Dorianët !
• Homeri nuk i njeh Epigonët, bij të Shtatëve kundër Tebës.
• Homeri nuk e njeh kulturën e maskave prej metali, kaq e shpeshtë te Mikenët.
• Homeri nuk e njeh emrin e Delfit, vendi i shenjtë më i shquar grek. Në të vërtetë ky vend i shenjtë gjendet në të njejtën vendndodhje me atë të Pitos, i vetmi i njohur nga Homeri. Delfi është simboli i qytetërimit grek stricto sensu (omfalos : kërthiza e botës) dhe një nga provat e prekshme të pushtimit të Greqisë nga pushtuesit Helenë.
• Homeri nuk e njeh mitin sipas të cilit Tetis, nëna e Akilit e njomi thembrën e birit të tij në lumin Stiks, me qëllim që ta bëjë të pacënueshëm, përveçse në themër.
• Homeri nuk e njihte ekzilin e Edipit, sakrificën e Ifigjenisë, lindjen e Zeusit në Kretë.
• Homeri e njihte “Tezeun që kishte rrëmbyer Arianën, por nuk njihte “Tezeun mbret të Athinës” dhe bashkuesin e Atikës. Si rrjedhojë ai nuk njeh “Sinoekizmin” që fillon me Tezeun, i cili i bashkoi në një qytet të vetëm bashkësitë e shpërhapura.
• Homeri nuk njeh legjendat tragjike në lidhje me Pelopsin, gjyshi i Agamemnonit dhe Menelaut dhe eponimin e Spartanëve. Si rrjedhojë ai nuk e njeh emrin e Peloponezit që quhet Argosi aken.
• Homeri nuk njeh emrin e Maqedonisë, të cilën e quan Emathia. Në të vërtetë ky emër (Maqedoni) është i një formimi mjaft të vonë (shekulli V para erës sonë).
• Homeri nuk e njeh Orfeun dhe birin e tij Muzën. Megjithëse Orfeu konsiderohej nga grekët si frymëzuesi i qytetërimit të tyre.
• Së fundi, Homeri nuk njeh Dionisin, perëndia e fundit e teogonisë greke.
– VIJON –

_________________________________

DR.MATHIEU AREF: PELLAZGËT ISHIN PARAARDHËSIT E THRAKO-ILIRËVE QË FLISNIN TË NJEJTËN GJUHË (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6792
***
DR.MATHIEU AREF: PELLAZGËT ISHIN PARAARDHËSIT E THRAKO-ILIRËVE QË FLISNIN TË NJEJTËN GJUHË (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6793

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura