SHERADIN BERISHA: MENDONI MIRË PËR TA NDËRTUAR VETEN!

Pashtriku.org, 17 shtator 2017: Të nderuar lexues,
Psikologët thonë se humori ndikon shumë tek mendimet. Kur njeriu ka humor pushtohet nga mendimet pozitive, madje e ndihmon atë që gjërat negative të shndërrohen në pozitive. Prandaj mund të thuhet se, njeriun e ndërtojnë mendimet! Rrjedhimisht çdo veprim i njeriut pasohet nga mendimi pozitiv apo negativ. Për mua mendimi negativ nuk i bën keq askujt, përveç vetvetes. Psikiatri amerikan dr. Daniel Amen në librin e tij: “Ndryshoni mendjen tuaj, ndryshoni trupin tuaj”, mendimet negative i përshkruan si, “zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet”!
Ndërkaq mendimi pozitiv krijon vetëbesim te njeriu për t’u përballur me sfidat e jetës. Diku e kam lexuar se, mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, ndërsa mendimi negativ është vetëm mbret i budallenjve! Prandaj, mendoni mirë për ta ndërtuar veten!
Shëndet e gëzime!
Sheradini, 17 shtator 2017/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura