DR.LUFTULLA PEZA: MODESTIA DHE THJESHTËSIA JANË KARAKTERISTIKAT E SHKENCËTARIT (I)

Durrës, 23 shtator 29017: Me z. Aref Mati nuk njihem personalisht, përveç se disa lidhjeve me e-mail, ku i kam dërguar ftesa, për të marrë pjesë në simpoziumet e Qendrës së Studimeve Pellazgjike, që nga viti 2012, 2014 dhe 2016. Gjatë vitit 2012 kam punuar ca kohë në Universitetin Vitrina dhe me porosi të drejtorisë së tij, në nëntor organiuam simpoziumin shkencor me tematikë mbi Qytetërimin Pellazg. Na ishte thënë nga drejtori i universitetit që mund të ftonim edhe dijetarë nga jashtë dhe universiteti merrte përsipër tu paguante shpenzimet e udhëtimit dhe të banimit për disa ditë. I paraqita listën e të ftuarve nga jashtë drejtorit të universitetit, me emrat e Aref Matit, A.Spahiut, N.Stilos, dy studiuesve italianë, që studiojnë vendbanimet e lashta pellazge-ilire dhe gjuhën sarde të vjetër në ishullin e Sardenjës dhe 2-3 studiues nga Kosova, nga dega e qendrës sonë në Prishtinë. Të gjithë e pranuan me kënaqësi ftesën dhe pjesmarrjen.
Por gjatë muajit tetor 2012, drejtori i universitetit më njoftoi se universiteti kishte ra në krizë financiare dhe nuk mund të bënte pagesat për të ftuarit në simpozium. Nuk më erdhi hiç mirë për këtë ndryshim dhe rashë në hall të madh, por isha i pafuqishëm të rregulloja gjë.
I njoftova të gjithë të ftuarit për këtë ndrysdhim, por përgjigje të ashpër mora vetëm nga z.Aref, duke e quajtur qendrimin tim jo “serioz dhe fëminor”, që “nuk bëj pagesat e premtuara”. Për këtë arsye nuk mori pjesë në simpozium.
Edhe për simpoziumet tona, të organizuara më pas, në vitin 2014 dhe 2016, Arefit i kam dërguar ftesën për pjesmarrje si gjithë të tjerëve, por nuk kam marrë asnjë falenderim ose njoftim prej tij.
U habita shumë, kur pa asnjë shkak, në fund të nëntorit 2016 Arefi sulmon pa të drejtë Qendrën e Studimeve Pellazgjike dhe për fansat e tij në fb e paraqet këtë qendër si një organizatë famëkeqe, që punon kundra Qytetërimit Pellazg dhe e drejtuar kundra studimeve të tij, ku mblidhen njerzit e “pashkollë” dhe ai si “me shkollë që është” nuk ka se çbën në simpoziumin tonë.
Tre janë shkaqet që më kanë revoltuar dhe po polemizoj me Arif Matin:
1-Sulmi i tij i pabazë ndaj punës së Qendrës së Studimeve Pellazgjike, pas simpoziumit të 4 ndërkombëtar të kësaj qendre, në nëntor 2016.
2- Fyrjet e shumta ndaj disa dijetarëve dhe ndaj meje.
3-Mendjemadhësia e tij e tepruar e shprehur në disa shkrime.
***
1-Zoti Aref sulmon Qendrën e Studimeve Pellazgjike, kur ai shkruan për kritikën, që i bën studiuesi Rasim Bedo, sepse ishte në Tiranë gjatë kohës, që zhvillohej simpoziumi i Qendrës sonë dhe nuk erdhi të na takonte. Z. Aref shprehet me fjalët:
“Por unë vërtetë kam preferuar Samitin (e diasporës) dhe jo atë qendër [është fjala për Qendrën e Studimeve Pellazgjike”], ku orientimi i së cilës nuk korespondon me studimet që kam bërë për më shumë se 50 vjet”. Në një postim tjetër në fb ai shkruan: “Sa për atë që ju e quani “Qendra e studimeve Pellazgjike” unë nuk do të shkosha aty edhe në qoftë se më kishin ftuar. Unë e kam kaluar moshën të shkoj në «shkollë», sepse nuk kam çfarë të bëj në këtë organizatë ku orientimet e të cilës nuk përputhen me bazat themelore të studimeve që kam kryer për historinë dhe gjuhën pellazgo-shqiptare”.
Se ku i ka marrë Arefi këto informata për qendrën tonë unë i kërkova shpjegime, por ai shkruan sërisht për këtë temë me të njejtën gjuhë, gjë që tregon se çdo përfytyrim të keq e ka sajuar vetë dhe mundohet ta përhapë ndër të tjerët, për qëllimet e tij të mrapshta.
Unë dua të sqaroj lexuesit e shumtë, që përpiqen të mësojnë mbi Qytetërimin Pellazg, të vërtetën mbi Qendrën e Studimeve Pellazgjike dhe të mos i besojnë propagandës dëshirë keqe, që për të përhap Aref Mati në shtyp, për të rritur arficialisht famën e tij.
Qendra e Studimeve Pellazgjike është ngritur nga studiues dhe dashamirës, për të studiuar Qytetërimin Pellazg në terësi dhe aspekte të tij të veçantë. Në këtë qendër vullnetare marrin pjesë sudiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Italia. Qendra ka një degë të saj në Prishtinë, të drejtuar nga prof. Muharrem Carabregu dhe tani po përpiqemi të ngremë degë të reja në Itali dhe Maqedoni, por edhe më tej. Qëllimi ynë është të gjejmë dokumente dhe fusha të reja, të panjohura deri tani, mbi Qytetërimin Pellazg dhe njohuritë mbi te, të bëhen të ditura sa më gjerë ndër shqiptarët dhe të huajt, për të arritur, që ky qytetërim, më i vjetër i planetit tonë, të njihet si i tillë në botën shkencore.
Është tepër e rëndësishme të dihet se të vetmit pasardhës të pellazgëve të lashtë dhe të gjuhës së tyre, historia ka vërtetuar se janë vetëm shqiptarët dhe gjuha shqipe. Prandaj shqiptarët kanë një rol parësor historik në botë, që lidhet me vetë qenien e tyre, me rrënjët e tyre: të punojnë me të gjithë forcën e dijes, që ta ndriçojnë plotësisht këtë qytetërim të lashtë dhe gjuhën e tij, jo vetëm për të mirën e kulturës sonë kombëtare, por për të gjithë botën e qytetëruar.
Për këtë problematikë mjaft të rëndësishme shkencore dhe parësore për kombin tonë, sepse lidhet me identitetin e tij, kemi mjaft kundërshtarë në botën perëndimore dhe midis shqiptarëve, ku studiues të ndryshëm, duke mos njohur të gjithë dokumentacionin e nevojshmë ose të mbështetur nga korrupsioni, ende përkrahin idenë se helenët (grekët) kanë ngritur qytetërimin më të lashtë dhe më të madh perëndimor, duke i atribuar atij të gjitha arritjet e Qytetërimit Pellazg. Me këtë grup studiuesish muajt e fundit u rendit edhe Mathieu Aref, i cili me sulmet e tij kundra Qendrës së Studimeve Pellazgjike, të cilën e paraqet herë si organizatë politike dhe herë si grupim “të pa shkollësh”, mundohet ta errësojë veprimtarinë e saj, për interesat e tij personale. Për te nuk ka rëndësi çështja e madhe që duhet të ndriçojmë, por uni i tij i sëmurë, që të marrë mbi vete të gjithë përparimin e shkencës mbi qytetërimin më të lashtë në botë, atë pellazg. Por kjo nuk i shërben çështjes së studimit të historisë së lashtë dhe të Qytetërimit Pellazge, por e dëmton atë.
Qendra e Studimeve Pellazgjik është themeluar më 15 prill 2011 nga një grup studiuesish dhe dashamirësish, që morën përsipër të punojnë për të ndriçuar më tej aspektet e ndryshme të Qytetërimit Pellazg, gjuhës pellazge dhe të historisë së lashtë.
Kjo ka rëndësi për dy qëllime kryesore:
1-e para sqaron historinë dhe gjuhën e qytetërimit më të lashtë të botës, Qytetërimit Pellazg, të mohuar deri tani nga veprimtatia falsifikuese dhe sabotuese e obskurantistëve, që financohen nga organizata nacionaliste dhe
2-e dyta, krahas kësaj, studion historinë dhe gjuhën e pellazgëve të lashtë, që me dëshmi të shumta dhe të pakundërshtueshme gjuhësore janë vërtetuar si paraardhës të ilirëve, dardanëve, maqedonëve, epirotëve, thrakëve, dakëve, trojanëve, hititëve, shumerëve, etruskëve etj., dhe të shqiptarëve, arvanitëve dhe arbëreshëve të sotëm.
Kështu etnogjeneza e shqiptarëve (prejardhja e tyre) është zgjidhur plotësisht dhe me prova gjuhësore dhe të tjera mjaft bindëse, por ende rrin e varur, sepse akademinë e shkencave dhe gjuhësinë shqiptare i ka zënë myku i padijes dhe nga korrupsioni dhe dembellëku nuk janë në gjendje të analizojnë provat me objektivitet. Që të jenë në dijeni lexuesit e shumtë dhe ata që duan të dinë arritjet e fundit të Qendrës së Studimeve Pellazgjike, po jap këtu shkurt arritjet, që u raportuan në simpoziumin tonë të fundit, që u mbajt më 18 nëntor të vitit 2016 në Tiranë.
Më datën 18 nëntor 2016 në Muzeun Historik Kombëtar zhvilloi punimet simpoziumi i IV i shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” nën parullën “10 mijë vjet nga zanafilla e shqiptarëve”.
Në fjalën e hapjes së simpoziumit, unë si kryetari i shoqatës, vlerësova lart punën e bërë nga antarët dhe simpatizantët e shoqatës, sidomos: R. Doçi, L. Prifti, A.Shuke, M.Carabregu, L.Peza, S.Hushi, S.B.Mele, F.Demi, Ç.Hoxha, A.Boçi, R.Bedo, K.Marku, L.Peza, L.Muha, S.Hanaj, H.Xhaferri, I. Veliu, F.Shiko, Sh. Berisha, F.Xhara, A. Altari etj. si dhe ndihmën e dhënë nga Muzeu Historik Kombëtar, për organizimin e simpoziumeve.
Në simpozium morën pjesë shumë studiues nga vendi, por edhe nga Kosova, shqiptarët nga Italia dhe Maqedonia. U referuan 18 referate nga pjesmarrët: PhD.C. Melsi Labi (studiues, Muzeu Historik), ing. Anastas Shuke, Çlirim Hoxha, Ph.D. Liljana Peza, Fiorina Shiko (studiuese, Universiteti Romë), Rasim Bebo (studiues, ShBA), Prof. Dr. L. Peza, Prof. Dr. Leonard Prifti, Kujtim Mateli, Lirim Muha, Shaban Berisha (studiues nga Kosova), prof. Dr. Hamit Xhaferi (Universiteti EU,Tetorë, Maqedoni), Dr.Sc. Ilmi Veliu (Muzeu Kërçovë, Maqedoni), Prof. Dr. Rexhep Doçi (Prishtinë), Skender Hushi, Sokrat Hanaj, Kol Marku (studiues Itali), Ali Altari, Fahri Xhara, Agro Dalipi, Asqeri Boçi etj
Të gjithë referatet e paraqitur kanë rëndësi të madhe për kulturën dhe gjuhën tonë, që tregon për shkallën e lartë të përgatitjes të autorëve dhe punën e madhe që kanë bërë për përgatitjen e kumtesave. Të gjithë referatet u pritën me interesim nga të pranishmit.
Studiuesja e re shqiptare me banim në Itali Fiorina Shiko, solli referatin “Ati ynë në gjuhën kopte, përkthyer nga gjuha shqipe”. Gjuha kopte është zhvilluar në Egjipt në fillim të erës sonë, që zëvëndësojë në shkrim hieroglifet egjiptiane, dhe ka vazhduar deri në fillim të shkullit 17, kur në Egjipt u fut gjuha arabe. Çuditërisht tekstet e shkruara të gjuhës kopte përkthehen për herë të parë shumë lehtë me ndihmën e gjuhë shqipe. Kjo është meritë e madhe e kësaj studiuesje, e cila hapi një dretjim të ri studimi për gjuhën shqipe.
Studiuesja Ph.D. Liljana Peza referojë “Një fjalor i plotë i sardishtes të lashtë”, ku bëhet një paraqitje e shkurtër e fjalorit sardishte e lashtë-shqip-italisht, të studiuesit italian nga Sardenja Dr. S.B. Mele. Gjuha sarde është folur në ishullin e Sardenjës, Korsikë dhe më gjerë, para se të futej në këto rajone gjuha latine, që kalojë më pas në gjuhën italiane. Dr. Mele ka disa vjet që merret me studimin e gjuhës së lashtë sarde, e cila ruhet edhe sot në banorët e ishullit, nga autori ka mbledhur fjalët e shumta, që ndërtoi fjalorit me 380 faqe. Është mjaft interesante, që kjo gjuhë përputhet krejtësisht me gjuhën e sotme shqipe.
Shumë i rëndësishëm është referati paraqitur nga bashkëautorët L. Peza & L. Peza “Shkrimi Linear B është një dialekt i gjuhës pellazge” . Në referat shkrimi Linear B, shekujt 16-12 p.e.s. gjetur në rajonin e Egjeut, sprovohet se është shkrim alfabetik, ku shenjat përfaqësojnë tinguj-germa të gjuhës së folur dhe nuk është shkrim rrokjor, siç shkruhet deri tani. Në këtë shkrim kemi zbuluar gjer tashti vetëm dy shprehje të gjuhës pellazge/shqipe: ZIAZI shkruar në një pllakë balte nga Mikena = që don të thotë: ZI ASHT ZI në gjuhën pellazge/shqipe dhe në pllakën e granitit, gjetur në Kongsberg (Suedi), ndodhet shprehja: SOT QA, e cila ka kuptimin SOT QA ose SOT KA në gjuhën pellazge/shqipe. Këto dy zbulime vërtetojnë se shkrimi Linear B është alfabetik dhe jo rrokjor, siç pretendojnë dy studiues anglezë dhe i përket gjuhës pellazge dhe jo gjuhës greke, siç pretendojnë dy studiuesit anglezë.
Në artikull kundërshtohen mendimet e disa autorëve, që e pranojnë shkrimin Linear B si shkrim rrokjor, ku çdo shenjë e tij shpreh një rrokje të gjuhës së folur. Duke bashkuar këto rrokje të krijuara artificialisht, këta autorë krijuan fjalë të afërta me fjalët e greqishtes dhe në këtë rrugë jo shkencore pranuan, që shkrimi Linear B i përket gjuhës greke. Në këtë lloj shkrimi nuk është gjetur asnjë fjalë e gjuhës greke. Gjetja e fjalëve të gjuhës pellazge në shkrimin Linear B ka rëndeësi të madhe, sepse kjo është prova më e mirë për përkatësinë gjuhësore të këtij shkrimi dhe hedh poshtë dhe të papranueshëm, që ai i përket gjuhës greke.
Studiuesi Skender Hushi ka mbledhur shumë emra njerzish nëpër botë, që shpjegohen vetëm me anë të gjuhës shqipe. Kjo dëshmon origjinën e tyre pellazge/ilire/shqipe. Për këtë ai ka botuar një libër të trashë vitin e kaluar. Ai ka në dorë emrat e të gjithë heronjëve dhe njerzve të tjerë të dy kampeve, që gjinden në Iliadën e Homerit, interpretimi i të cilëve do të hedhë dritë të re mbi protogonistët e Luftës së Trojës.
Studiuesi Kol Marku, me banim në Itali, paraqiti studimin “Gjurmë pellazgjike në Itali” , ku paraqit një material, ku faktohen vendbanimet pellazge dhe etruske në Itali, të cilët fillimisht janë degë të ardhur nga Ballkani dhe Azia e Vogël.
Studiuesi Anastas Shuke merret prej disa vitesh me shkrimin kunjor shumer dhe ka dhënë shumë prova, që ky shkrim i gjuhës shumer është një formë e gjuhës pellazge/shqipe, sepse vetëm me anë të gjuhës shqipe mund të shpjegohen fjalët e shkruara në pllakat e baltës së pjekur. Kjo ka rëndësi të madhe për gjuhën tonë, që e nxjerr atë gjuhën shumë të lashtë në botë. Ai referojë studimin “URIM- toponimi 5 mijë vjeçar i kryeqendrës së Mesopotamisë, shkruar në shqip”.
Studiuesi Rasim Bebo u paraqit me studimin: “Figurat më të shquara të Çamërisë në historinë botërore”. Duke filluar me Zeusin Pellazg dhe qendra shpirtërore, faltorja e Dodonës, pranë Janinës (Çamëri), autori rrjeshton me dhjetra figura të shquar, që kanë kontribuar dhe kontribojnë për ruajtjen dhe ngritjen e identitetit të popullin shqiptar, kulturës dhe territoreve të tij.
Prof. Dr. Rexhep Doçi, Prishtinë, paraqiti referatin “PELLASGO – ILIRO – SHQIPTARËT NË KOSOVËN APO SHQIPËRINË LINDORE”. Në këtë kumtesë janë shqyrtuar me një akribi të rrallë të dhënat bindëse në vijimësi pellasde-ilire-shqiptare, në qytezat e sotme dhe të moçme Vranjë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe më gjerë. Këto të dhëna janë dëshmuar bindshëm me fakte të mbarështruara sidomos nga autorë Eqrem Çabej, Millan Budimiri, Radivoje Peshiq, Aleksandër Solovjev, Spiro Konda, etj., për praninë e pellasdo-iliro-shqiptarëve që nga vitet 10.500 e deri 5.500 para erës sonë, veçmas në luginat e lumenjve Timok, Moravë e Varar, po edhe gjatë mesjetës e deri me sot. Këtë kontinuitet pellasdo-iliro-shqiptar gjatë mesjetës autori e përforcon me të dhënat onomastike të burimeve shkrimore mesjetare latine të viteve 1411-1444, të atyre slave-serbe të v. 1313, dhe osmane-turke të shekujve XVI-XVII. Posaçërisht ka rëndësi materiali onomastik i sotëm i ruajtur nga breznitë pellasde-ilire-shqiptare, që e ka mbledhur vetë autori në terren.
Studiuesi nga Kosova Shaban Berisha mbajti referatin mjaft interesant “MBISHKRIM ILIR NE GURIN E ZI TE SHKODRES”. Mbishkrimi është i gdhendur mbi një pllakë guri të zi, i gjetur në rr ethinën e Shkodrës. Pllaka është e ndarë në pesë kolona. Kolonat janë të ndara me vija horizontale. Është një pllakë guri mbivarrezore (stellë), e shkruar me alfabetin dhe gjuhën ilire. Shkrimi shkon kryesisht nga e djathta në të majtë. Mbishkrimi ndahet në pesë kollona. Në kolonën e parë lexojmë fjalën dy shkronja YL. Në kolonën e dytë lexojmë: IU LA SA ITH OF-OF S O PRIS (iu la, sa ith of of s o pris), që në gjuhën shqipe do të thotë:”Ju la, sa pikllim, of, of o prijësi ynë”. Në kolonën e tretë të mbishkrimit lexohet: N`SV ZI LAT SI A VL , që don të thotë: n`sy lot zie si lum. Shkrimi i kolonës së pestë në tërësi është: A CH VV, që don të thotë “a kohë 55”, që është mosha e të ndjerit. Teksti i plotë i kolonën së pestë është: NGA I OTI CLAN, që në shqipen e sotme është nga klani – familja jote.
Studiuesi Çlirim Hoxha paraqiti referati: “Gërmime në hartografinë botërore për territoret ku jetonin pellazgët dhe ilirët”. Autori thekson se me themelimin e Qendrës së Studimeve Pellazgjike është bërë e mundur, që në rrjetet sociale të shpërthejë një entuziazëm i madh jo vetëm në trojet ku jetojnë shqiptarët, por kudo në emigrim dhe diasporë. Me dhjetëra studime nga studiues të pavarur shqiptar anë e këndë botës po bombardojnë internetin dhe rrjetet sociale me të dhëna të reja mbi prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve. Këto studime mbështetet në referencat e shumë autorëve të huaj, të cilët e kanë bindje se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve të lashtë. Këtë të vërtetë e thonë edhe disa enciklopedi të mëdha botërore, duke përfshirë edhe Enciklopedinë e Madhe Greke, në vëllimin e 19 të vitit 1932 në faqen 873, pavarësisht se çfarë thotë tani politika dhe nacionalizmi grek, por shkencëtarët, historianët e vërtetë grek janë të bindur se Greqia është një shtet me rrënjë pellazgo-iliro-shqiptare.
Prof. dr. Hamit Xhaferi, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë, Maqedoni nëkumtesën e tij: “Disa pikëpamje vrojtuese të studiuesit Muzafer Xhaxhiu mbi idenë e zanafillës së paraardhësve tanë pellazgëve dhe ilirëve”. Profesor Xhaxhiu duke folur mbi pellazgët, është i mendimit se kemi të bëjmë me një ndër etnitetet e rralla, të cilët kanë një të kaluar mjaft të jashtëzakonshme dhe paraardhëse në historinë e qytetërimeve të Mesdheut. Ky thotë se edhe i ati i historisë së Greqisë, Herodoti, i konsideron pellazgët, si një ndër banorët vendas, të cilët kanë jetuar në Greqi, shumë kohë më parë, para ngulitjes së helenëve në këtë vend. Atëherë, duke u mbështetur në regjistrimet e hershme, të cilat janë të krijuesve të lashtë, siç janë: Herodoti, Homeri, Hesiodi, Hekateu, Dionisi i Halikarnasit, Straboni, Ptolemeu etj., kemi një mori të dhënash, mbi këtë botë njerëzore, e cila megjithatë të shpie në huti. Novojitet të themi se Pellazgët janë të njohur edhe për disa tipare tjera duke u cilësuar edhe si ideatorë të artit të veprës së projektimit në planin trekontinenal: Azinë Perendimore, Afrikën e Epërme dhe Evropën Jugore. Me këtë rast kërkuesi i pasionuar shkencor profesor Xhaxhiu, e njofton opinionin e gjerë shqiptarë dhe qarqet intelektuale dhe shkencore se:”Duke u mbështetur në hulumtimet dhe kërkimet shkencore, në radhë të parë të shkencës që studion historinë e shoqërisë njerëzore, dhe në burimet e ndryshme të historiografisë, të linguistikës, dhe posaçërisht të arkeologjisë shqiptare mbi problematikën e paraardhjes që në kohët më të lashta të popullit tonë dhe të kulturës së tij është argumentuar tërësisht në mënyrë shkencore, se në trojet e kësaj popullate të hershme, kanë jetuar ilirët dhe se shqiptarët janë stërnipët e tyre.
Ph.D.C. Melsi Labi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, në kumtesën e tij për SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR “10 MIJË VJET, NGA ZANAFILLA E SHQIPTARËVE” Epoka e neolitit ose e gurit të ri karakterizohet nga ndryshime të mëdha në jetën ekonomike e shoqërore. Kjo është koha kur njeriu kthehet gradualisht nga skllav i natyrës në zotërues i saj. Në atë kohë bëhet kalimi nga jeta nomade e gjuetisë në jetën e ngulur të bujkut. Toka punohej cekët, me shat prej guri ose me bri dreri. Kjo ishte mënyra më primitive e punimit të tokës. Në këtë kohë mbilleshin gruri dhe llojet e tjera të drithërave. Neolitit i takon zbulimi i qeramikës, i tjerrjes dhe i endjes, si edhe përsosja e mëtejshme e teknikës së punimit të veglave prej guri e prej kocke. Sukses qe përgatitja e veglave të punës prej guri të fortë, të cilat lëmoheshin e brimoheshin sipas dëshirës. Autorët antikë pohojnë faktin se pellazgët “flisnin një gjuhë barbare”. Ata flisnin një gjuhë, e cila flitej në gjithë Mesdheun. “Pellazgët banonin këtu përpara mbërritjes së helenëve”. Tukididi ka shkruar: “Qenë pellazgët ata që ndërtuan murin e parë rrethues të Akropolit”. Nëse gjuhën e vdekur të pellazgëve duhet ta kërkojmë në varret e shpërndara anembanë Mesdheut, për sa i përket popullit që e ka trashëguar atë gjuhë, sigurisht kanë qenë popullsitë epirote dhe ilire. Autori thekson se Gjuha e ilirëve është gjuha pellazge.
Studiues Sokrat Hanaj paraqiti kumtesën e tij: Fjala si energji shkaterruese por edhe rindertuese. Idetë dhe ndjenjat, nuk janë materie, nuk kanë kufijë dhe nuk mund të maten, prandaj, si të tilla nuk janë ”kompetencë” e shkencave materialiste apo mentaliteteve ”ta shoh pa ta besoj”. Megjithatë, ato janë botë reale dhe përfaqësuesi i tyre është FJALA E LIRË, ndërsa tempulli i tyre është njeriu, është mendja jonë, me dhoma të fesë, të filozofisë, të shkencave… etj. ”Zbërthimi i gjuhës na lejon të gjejmë atë thesar të pashtershëm diturie universale e të pavdekshëm, që të parët tanë na përçuan e na lanë trashëgim”. (P.Zheji ”Roli mesianik i shqipes…” f.487). Detyra e jonë është që t’i shohim gjërat në mënyrë universale, si një vepër Hyjnore, ashtu siç ishin vet Pellazgët Hyjnor, ku ndryshimet në mentalitete të PLOTESOJNE njëra-tjetrën dhe jo të LUFTOJNE njëra-tjetrën.
DR.SC. Ilmi Veliu, drejtor i muzeut në Tetovë, Maqedoni, paraqiti kumtesën: SA ËSHTË E LASHTË KËSULA (KAPUÇI-QELESHJA) SHQIPTARE. Kësula (Kapuçi-Çelesha) shqiptare është e vjetër sa edhe vetë shqiptarët. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazgo-Ilire. Duke krahasuar te gjitha kësulat që janë perdorur e vazhdojnë të përdoren në botë, konstatojmë se vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe është bërë nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur për shqiptarët, i kanë quajtur edhe “Kësulëbardhit” (Belokapci).
Kësula e Shqipërisë së Jugut dhe Ҫamërisë, është e rrumbullakët, por shumë më e gjatë se ajo e Kosovës. Kësula shqiptare me të tria format e saja është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Skulpturat e gjetura deri me tash na vertetojnë se kësula shqiptare me te gjitha format e saja është përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten e quanin Arbër e shtetin e tyre Arbëri. Edhe kësula e Papës së Romës i ngjanë kësulës se Dardanisë e Labërisë.
Kjo tregon dhe vërteton se për shqiptarin, siç ka qenë simbol i shenjtë shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol kombëtarë dhe ka dashur, që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.
Më pas nga autori jepen mjaft fotografi, që tregojnë kësulat shqiptare në Lashtësi, në Mesjetë dhe në pllakat e varrit, në kohën pasi e kanë pranuar fenë islame.
Studiuesi Kujtim Mateli referoi mbi faltoren e Dodonës në afërsi të Përmetit. Ai sjell prova mbi praninë e një faltorje të lashtë në afërsi të Përmetit.
Qendra jonë pas themelimit më 15 prill 2011 ka ngritur një degë të saj në Prishtinë dhe tani po bëjmë përpjekje të ngrejmë degët tona në Maqedoni dhe Itali. Objektivi ynë është që degë të qendrës sonë të ngremë edhe në vende të tjera, ku ka prani shqiptarësh. Duam vitet e ardhëshme të ngremë degë edhe në Greqi, Mali i Zi, Serbi etj.
Kemi ngritur edhe revistën shkencore të qendrës sonë, me emërtimin “DODONA” . Kemi si objektiv që të gjitha kumtesat e mbajtura në simpoziumin e fundit ti botojmë në një numur të ri të revistës. Për të realizuar këtë ju drejtohemi të gjithë antarëve dhe dashamirësve tanë dhe të Qytetërimit Pellazg të ndihmojnë, për të mbledhur fondin e duhur për këtë botim të rëndësishëm.
Qendra jonë pas themelimit ka organizuar një konferencë shkencore dhe tre simpoziume ndërkombëtare, me pjesmarrje të specialistëve më të shquar, që merren me studimin e Qytetërimit Pellazg dhe trashegiminë e tij.
Të gjitha këto referime me nivel të lartë ose të kënaqur shkencor, tregojnë për punën e madhe që bën Qendra e Studimeve Pellazgjike për ndriçimin e Qytetërimit Pellazg në përgjithësi dhe në veçanti lidhjen e tij të gjithanëshme me shqiptarët e sotëm, si stërgjyshët e tyre.
Në simpozumet tona marrin pjesë tri kategori studiuesish: fillestarë, mesatarë dhe të përparuar. Këta të fundit paraqesin referate, ku sjellin zgjidhje ose prova të reja mbi Qytetërimin Pellazg, gjuhën pellazge dhe lidhjen e saj të ngushtë me gjuhën shqipe. Sikur z. Aref Mati të referonte në simpoziumet tona do të renditeshe pikërisht në kategorië emesme, sepse ai nuk ka zgjidhje ose paraqitje provash të reja, por trajton provat e dhëna në literaturë nga studiues të tjerë.
Për të ndërmarrë veprimtari më të gjerë, në vitin 2015 kemi regjistruar në ShBA institutin me emrin “The Institute of the Pelasgian Studies”, i cili do të përgatisë projekte për studiuesit e problemeve të caktuar të Qytetërimit Pellazg, si studimi i gjuhëve dhe kulturave të lashta dhe probleme të tjera, ku në radhë të parë janë gjuhët pellazge, ilire, maqedone dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit, Anadollit, Lindjes së Afërt dhe të Mesdheut, për të cilat ka të dhëna se e kanë origjinën tek gjuha e lashtë pellazge. Qëllimi ynë është të grumbullojmë fonde nga shoqata dhe individë të ndryshëm, që mbështesin studimin e Qytetërimit Pellazg, ku e ka origjinën ilirët, maqedonën, thrakët, dardanët dhe popujt e lashtë të Anadollit, nga të cilët rrjedhin shqiptarët e sotëm, arvanitët dhe arbëreshët.
Të gjitha këto prezantime në simpozium nga shumë autorë të njohur, por dhe të ri dhe ndërmarrje të tjera, për ta çuar më tej dhe më thellë studimin e Qytetërimit Pellazg, tregojnë se sa pa baza janë shpifjet e Mathieu Arefit ndaj qendrës sonë pellazgjike dhe ndaj meje, që drejtoj këtë organizëm shkencor, bashkë me kryesinë. Personalisht sa herë kemi organizuar simpoziume i kam dërguar ftesën e pjesmarrjes Arefi dhe e kam inkurajuar për pjesmarrje. Por ai në vend të më çonte falenderimet për ftesat dhe inkurajimet e mia, na zbrazi të gjitha karikatorin me shpifje për Qendrën e Studimeve Pellazgjike, sikur kjo është ngritur për të luftuar studimin e historisë sonë të lashtë dhe të lidhjes së ngushtë të shqiptarëve me stërgjyshët e tyre pellazgë dhe e paraqet atë si organizëm “njerzish pa shkollë” dhe se ky Arefi, “me shkollë të madhe”, nuk ka ç’bën në simpoziumin tonë. Ky është shpërblimi që mora nga Arefi, i cili për interesat e tij vetiake, për të dalë si studiuesi më i thellë dhe më i madh i Qytetërimit Pellazg, mundohet të përfolë studiuesit e tjerë. Por të vërtetën do ta mësoni më poshtë.

2- Fyrjet e shumta ndaj meje dhe disa dijetarëve të tjerë në shkrimin e tij të fundit:
“PELLAZGËT ISHIN PARAARDHËSIT E THRAKO-ILIRËVE QË FLISNIN TË NJEJTËN GJUHË”, më 29 korrik 2017.
Shkencëtari nuk vlerësohet nga llafollogjia as nga numri i faqeve të shkruara, por nga të rejat që sjell në shkencë, që e ndihmojnë shkencën të ecë përpara. Në këtë drejtim Aref Mati nuk keni dhënë asgjë deri tani, por vetëm përsërit mendimin e dijetarëve të tjerë, shpesh të vjetruara, por më e keqja është, se nuk i citon ata në shumicën e rasteve dhe kështu librat e tij janë plot me plagjiaturë, që është e dënueshme në shkencë.
-M. Aref shkruan në artikullin e tij; “Ky qytetërim “miken” është një shpikje e pseudo-arkeologut Heinrich Schliemann”. Kështu me mos resekt dhe përçmim shpehet Aref Mati, për njërin nga arkeologët më të shquar të botës, merita e të cilit është se zbuloi Trojën, Mikenën etj. Para se të zbulohej Troja nga Shlimani dhe shokët e tij, Iliada dhe Odisea të Homerit, mendoheshin si tregime të sajuar nga autori, pa të vërtetë në brendi.
Mikena gjatë gjysmës së dytë të kohës së bronzit ka qenë shteti më i fuqishëm, pas rënies së
Qytetërimit të Knosit në Kretë. Qytetërimi Miken nuk u shpik, por u zbulua nga gërmimet arkeologjike, drejtuar nga Shlimani. Ai ka pasur ndikim të madh në të gjithë rajonin e Egjeut, sidomos me përhapjen e shkrimit Linear B. Nga fundi i shekullit 19, kur janë zbuluar Mikena, Tirinthi, Knosi në Kretë, Troja etj., arkeologjia ishte në hapat e para në rajonin e Egjeut dhe këto zbulime u quajtën qytetërime të veçanta. Më pas, me përparimin e arkeologjisë, të gjitha u bashkuan në atë që ne e quajmë Qytetërimi Pellazg, që disa e quajnë qytetërimi para-helen.
Shlimani, zbuluesi i Trojës, ka shkruar për gërmimet në Trojë (1870-1882):
“Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e vjetër se e shekullit të V p.e.s. “. Ky është përcaktimi më i saktë i kohës së pranisë së grekëve në Trojë
– M.Aref për studiuesin F.Adamidin shprehet me përbuzje: “Si studiues serioz unë kam cituar vetëm specialistë apo studiues të patentuar dhe jo një individ lambda (sa gjenial do të ishte) që nuk më sillte asgjë që mund të ishte e dobishme për studimet e mia”. Por e vërteta është krejt ndryshe. F. Adamidi është studiues i spikatur shqiptaro/egjitpian për studimin e Qytetërimit Pellazg dhe jep prova bindëse gjuhësore dhe historike, që shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve. Ai në tezën e tij, mbrojtur para një komisioni të posaçëm, në Akademinë Egjitpiane, ka dalë kundra mendimit se pellazgët janë asimiluar nga grekët. Studimi i tij është ndarë në dy pjesë:: historike dhe linguistike. Në fillim ai shënon të dhënat nga autorët e lashtë, se pellazgët janë autokton në truallin e asaj, që më vonë do të quhej Greqi. Ai i përmend ato nga Danubi në veri në Ballkan, detin Egje, Itali, Azi e Vogël dhe deri në Lindje të Afët, përmend Perandorinë Pellazge të shkruar nga Eskili. Epiri ka qenë qendra kryesore e pellazgëve, ku ishte edhe faltorja e Dodonës dhe Zeusi Pellazg i Dodonës. Adamidi shkruan:” Luanët e Mikenës, kanalet e Orchomenos, mburoja e Akilit, pikturat e Penelopës, veçanërisht mrekullitë e artit të marra nga gërmimet e Trojës dhe çdo gjë bën një dëshmi të mrekullueshme të një qytetërimi të përparuar, tashmë në mesin e pellazgëve, para fillimit të helenëve dhe rolit të tyre në histori”. Alfabeti, shkruan Adamidi, është vepër pellazge ashtu si dhe Filipi dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë pellazge.
Me rëndësi është pjesa gjuhësore e veprës së Adamidit. Ai vërteton se gjuha pellazge përputhet me gjuhën shqipe. Ai bën krahasimet e gjuhës pellazge me gjuhët sanskrite, greke, latine dhe shqipe dhe vërteton përputhjen e pellazgjishtes me shqipe. Adamidi tregon se fjala AVVA në gjuhën sanskrite përputhet me fjalën JAVA në gjuhën shqipe ose fjala BEC për bukën në sanskritisht është fjala BUKË në shqip. Të dyja fjalët janë krejtësisht ndryshe në greqisht. Studimi i Adamidit “Les Pelasges et leur descendants les albanais” është me rëndësi të madhe për të njohur Qytetërimin Pellazg dhe gjuhën e tyre, që përputhet me gjuhën shqipe. Gjykimi i shprehur mbi F. Adamidin nga M. Aref, nuk është shkencor dhe jo i sinqertë.
-M.Aref në shkrimin e fundit mburret “ babai im i njihte Pellazgët shumë kohë para Shqiptarëve të Shqipërisë”, por e rren mendja, se në gjysmën e dytë të shekullit 19 shqiptari i madh i Shqipërisë N.Frashëri ka shkruar:
“Bota që kur është zënë,
Shqipëria gjall ka qënë.
Pellazg’ u thoshin më parë,
Më së fundi Shqipëtarë.
Gjuh’ që flisjin Perënditë,
Atë flisjin Pellazgitë;
Atë kanë Shqipëtarët,

Si q’e kishin dhe të parët”. Naimi ka bërë edhe përshtatjen e parë të këngës së parë të Iliadës në
shqipen e sotme më 1889. Mendime të ngjajshme mbi pellazgët dhe shqiptarët si pasardhës të tyre kanë shprehur edhe V.Pasha, J. Vreto dhe të tjerë intelektualë shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë saj, shumë para babait të Arefit. Babai i Arefit, shqiptarë i ndershëm, që e ruajti traditën kombëtare nga vendi i tij, mbajti miqësi me intelektualë shqiptarë, që jetonin në Egjipt si Çajupi, Adamidi etj. dhe sigurisht prej tyre mësonte të rejat e kulturës dhe shkencës dhe përqafoi çeshtjen pellazge nga teza e Adamidit, që e kishte mik shtëpie, një tezë perfekte shkencore, të cilën më pas ja shtjeu në mendje dhe zemër të birit. A.Mati përfitoi sa desh dhe më në fund e përçmon veprën e Adamidit, si e pavlerë dhe nuk e citon atë.
-M.Aref në artikullin e tij shkruan: “Duhet ta dini se sot në moshën time, dhe me njohuritë që kam nuk kam mësues, por vetëm nxënës”. Për mendimin tim, ky qendrim është prej megallomani dhe mendjelehti, sepse të gjithë jemi nxënës në radhë të parë dhe pastaj mësues.
Në përgjigje të artikullit tim kritik ndaj A.Matit: “ME PUNË DHE TË BASHKUAR ARRIJMË MË SHUMË”, botuar gjatë qershorit në portalin Pashtriku.com, ai po këtu botoi artikullin e tij: “PELLAZGËT ISHIN PARARDHËSIT E THRAKO-ILIRËVE, QË FLISNIN TË NJEJTËN GJUHË” , ku shkruan:
“Zotëri çfarë kam bërë unë gati një gjysëm shekulli ju nuk keni bërë as miliemin e studimeve dhe kërkimeve të mia. Teksti që do të gjeni në fund të këtij artikulli do të provojë që kam bërë zbulimeve të verifikueshme dhe aty do të gjeni përgjigje të kulluara dhe të tejpashme të pyetjeve tuaja”.
E pashë me kujdes tekstin në fund të artikullit të tij, ku shkruan se ..”DO TË PROVOJ, QË KAM BËRË ZBULIME TË VERIFIKUESHME..” dhe provova të gjej zbulimet e bëra nga M. Aref, por në fakt asnjë nuk gjeta. Në ato , që rendit z. Aref, asnjë zbulim nuk ka, asnjë avancim të problemeve, asnjë provë e re, por vetëm huazime nga studiuesit e tjerë, duke mos ju përmendur emrat. Do të merrem me disa prej tyre, për të vërtetuar të kundërtën e asaj, që shkruan z. Aref.
1-• M. Aref shkruan: “Duhet shënuar një fakt domethënës: sipas arkeologëve popullsia e
Atikës do të jetë katërfishuar ndër 50 vite, në vitet 800 deri 750 para erës sonë! Ky emigracion është një shembull që vërteton pushtimin grek në ato kohë”.
Arkeologët (që nuk përmenden) kanë arritur në mendimin se popullsia e Atikës (rajoni i Athinës) është katërfishuar dhe kanë dhënë prova, si e gjetën këtë katërfishim të popullsisë. Po nga e gjeti Arefi, “që kjo vërteton pushtimin grek në atë kohë”?. Kësaj i thonë të flasësh veresi, sepse katërfishimi i popullatës së Atikës nuk është asnjë provë, që vërteton pushtimin grek. Megjith këtë ne kemi zbuluar prova të sigurta se Atika dhe Korinthi gjatë viteve 750 p.e.s., kohë për të cilën bën fjalë z. Aref më sipër, kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge, sepse kjo gjuhë ruhet në mbishkrimin Dipylon të Athinës, mbishkrimi Nestor Cup dhe mbishkrimin e Korinthit, të cilat i kemi deshifruar ne dhe janë në librin “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre” (L. & L.Peza 2013). Edhe mbishkrimi i Thebës, i vitit 650 p.e.s. i përket gjuhës pellazge, deshifruar nga M. Butka vitin e kaluar. Këto prova shkrimore vërtetojnë se gjatë viteve 800-750 p.e.s. dhe më parë dhe më pas, në Atikë, Athinë, Korinth, Thebë dhe në të gjithë atë që sot quhet Greqi, banohej nga pellazgët dhe nuk ka pasur asnjë pushtim grek. Grekët, sipas të gjitha gjasave kanë ardhur në rajonin e Egjeut gjatë shek. 5 p.e.s., siç vërtetohet nga gërmimet arkeologjike në Trojë, Lemn, Mikenë etj.
Shlimani, zbuluesi i Trojës, ka shkruar (1870-1882):
“Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e vjetër se e shekullit të V p.e.s. “.
Këto dëshmi nga arkeologjia e Trojës dhe deshifrimet e mbishkrimeve të Athinës, Korinthit etj., kanë rëndësi të madhe dhe përcaktojnë saktë, që prania e grekëve në rajonin e Egjeut saktësohet në shekullin e peatë p.e.s. dhe jo më parë.
2-M. Aref më poshtë ka shkruar: • “Shfaqja e hyjnive të reja të panjohura nga Homeri, si ajo e Dionisit”.
Kjo përbën një gjë të re, që ka zbuluar A.Mati, por nuk është e vërtetë. Dionisi është biri hyjnor i Zeusit dhe Semeles, përket në perënditë e Olimpit, është perëndi e vreshtave, rrushit dhe verës dhe përmendet në Iliadën e Homerit dhe nuk mund të jetë perëndi e re greke, siç e shpik z.Aref.
3-M. Aref shkruan:• Shfaqja e shkrimit alfabetik nga fundi i shekullit VIII para erës sonë, i cili
konkretizohet vetëm nga fundi i shekullit VII dhe pastaj në shekullin VI pes me botimin e Iliadës dhe Odisesë. -Te Homeri nuk ekziston asnjë aluzion për ndonjë lloj shkrimi alfabetik.
Këto, që z.Aref i paraqet si zbulime të tij, janë budallallëqe. Shkrimi alfabetit është sistem shkrimi, ku ndodhen shenja (simbole) për zanoret dhe basdhkëtingulloret. Shkrimi alfabetik shfaqet për herë të parë në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas, mijëvjeçari i 6 p.e.s., ku ndeshen pothuajse të gjitha germat, që njohim sot. Në këtë kulturë dhe me këtë shkrim, para disa vjetësh kemi zbuluar se janë shkruar edhe fjalët më të vjetra europiane: VIJV = UJI (sepse germa V=U) dhe DOR = DORA, që të dyja fjalë të gjuhës pellazge, që janë në përdorim sot në gjuhën shqipe. Shkrimi alfabetik është përdorur më pas në shkrimin Linear B (shek.16-12 p.e.s.), në Stelën e Lemnit (shek.9-8 p.e.s.), mbishkrimet Dipylon të Athinës, Korinthit, Nestor Cup (shek.8 p.e.s.), Thebës etj. Homeri ka përdorur gjithashtu shkrimin alfabetik në Iliadë dhe Odise (shih Dritë e re mbi pellazgët…). Iliada dhe Odisea të Homerit janë shkruar plotësisht me shkrimin alfabetit dhe nuk është e vërtetë ajo që shkruan Mati.
4-M. Aref shkruan: • Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian, eolian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë.
M. Aref nuk ka bërë asnjë studim mbi shkrimin Linear B, ai kopjon nga të tjerët, pastaj shton edhe ndonjë frazë të vetën dhe kjo i duket zbulim i ri, por terësisht gabim. Me shkrimin Linear B është shkruar gjuha e Mikenës, që ka mbizotëruar gjatë fundit të kohës së bronxit në jugë të Ballkanit. Dialektet jonian, eolian, arkado-qipriot janë dialekte të gjuhës pellazge dhe nuk mund të jenë “parardhëse të gjuhës greke”, siç shkruan A. Mati. Dy studiues anglez Ventris dhe Chadwick, provuan ta deshifrojnë këtë shkrim, por e ngatërruan më keq dhe e falsifikuan. Ata shenjat (simbolet) e këtij shkrimi i pranuan pa asnjë bazë shkencore, si rrokje të gjuhës së folur dhe me bashkimin e këtyre rrokjeve formuan fjalë të ndryshme, të cilat i afruan me fjalët e gjuhës greke. Dhe në këtë mënyrë shkencërisht të gabuar, ata arritën në përfundimin e gabuar: se shkrimi Linear B përbën gjuhën greke.
Dijetarë të tjerë e kundërshtuan këtë përfundim, por nuk gjetën prova bindëse. Vetëm vitet e fundit (2006) ne kemi zbuluar një frazë të qartë ZIAZI = ZI ASHT ZI, shkruar nga e djathta në të majtë, shprehje e gjuhës pellazge, që përputhet me gjuhën shqipe, ku për herë të parë kemi vërtetuar se në shkrimin Linear B është shkruar gjuha pellazge, që përputhet plotësisht me gjuhën e sotme shqipe (shih L.& L.Peza: Dritë e re mbi pellazgë…2013). Më 2015 ndeshëm në mbishkrimin e Kongsbergut (Norvegji)(2000-1500 p.e.s.), ku në një pllakë graniti shkruhet “SOT QA”, që ishte interpretuar gabim nga studiuesit norvegjezë, sipas mënyrës së Ventris dhe Chadwick. Sipas nesh (L.& L.Peza) mbishkrimi lexohet “SOT QA” ose “SOT KA”, i përket gjuhës pellazge, që përputhet me gjuhën shqipe. Pra shprehjet “ZIAZI” dhe “SOT QA”, janë dy frazat e vetme, që janë zbuluar në shkrimin Linear B, që vërtetojnë se shkrimi Linear B është alfabetik dhe jo rrokjor dhe i përket gjuhë pellazge dhe jo gjuhës greke. A.Mati as nuk i njeh këto gjëra, megjithse janë botuar prej vitesh.
5- M. Aref shkruan: “Prandaj jam i vetëmi shkencëtarë që ka pohuar që Helenët nuk kanë ekzistuar para shekullit të VIII p. e. S.. Këtë e shpjegoj më bazë shkencore (studime, kërkime dhe analiza të thelluara) në Trojë.

Nuk mjaftojnë fjalët, duhen provat dhe z. Aref nuk ka asnjë provë të vetën dhe lardërohet me punën e të tjerëve. Shlimani në Trojë ka dhënë prova se nuk ka asnë dokument kulturor grek para shekullit 5 p.e.s., ekspedita arkeologjike italiane dhe amerikane në ishullin e Lemnit gjithashtu këtë e kanë vërtetuar me prova, unë edhe bashkëpuntorja ime kemi sjell prova bindëse se shkrimi Linear B, shek. 16-12 p.e.s., i përket gjuhës pellazge dhe jo greke, duke hedhur poshtë mendimet e Ventris dhe Kaduikut. Z. Aref këto prova arkeologjike dhe shkrimore nuk i njeh, që shkruan si më sipër të pa vërteta.
6-M. Aref shkruan: “Që atëherë pushtuesit semito-egjiptiane (Helenet e ardhshëm”…
Fiset greke nuk dihet se nga kanë ardhë, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturor dhe në vendin e ri, ku ershën, nuk sollën asnjë dokument të tillë. Grekët po të kishin ardhur nga rajoni semito-egjitpian me kulturë të lashtë, do të kishin sjellë ndonjë provë kulturore nga ky rajon, por ata nuk sollën gjë, sepse nuk erdhën prej këtu. Ky mendim i Arefit, që grekët vijnë nga Egjipti, nuk ka prova dhe është i gabuar.
7-M. Aref shkruan: “Këto poema epike janë shkruar përfundimisht për herë të parë nga Pisistrati (600-527 pes). Nuk duhet besuar në këto data, grekët dhe historianët pro tyre, të gjitha datat i shtyjnë në lashtësi, për ti bërë grekët më të vjetër në rajonin tonë. Këto data nuk përputhen me të dhënat e arkeologjisë së rajonit të Egjeut, pranadaj nuk pranohen.
VIJON…

___________________________

DR.LUFTULLA PEZA: MODESTIA DHE THJESHTËSIA JANË KARAKTERISTIKAT E SHKENCËTARIT (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6853
***
DR.LUFTULLA PEZA: MODESTIA DHE THJESHTËSIA JANË KARAKTERISTIKAT E SHKENCËTARIT (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6854

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura