SULEJMAN ABAZI: SA KEQ, SA KEQ (!) KUR DO TË NXËMË MEND NE SHQIPTARËT?!

Tiranë, 10 tetor 2017: A kemi më kohë të tepërt ne për të humbur?
Shpesh herë i referohemi historisë. Studiojmë Aleksandrin e Maqedonisë, për madhështinë e tij si prijës ushtarak, për mënyrën se si e ndërtoi dhe e vuri në funksion me sukses organizimin ushtarak. Studiohet për format dhe metodat e dhunës që përdori për garantimin e pushtetit të tij dhe zgjerimin e Perandorisë më të madhe të kohës, për territore të pushtuara që i kishte zili dhe Hitleri në kohën e vet, për gjenoncidin njerëzor të lashtësisë, me qindra mijra të vrarëve dhe plaçkitjet masive, pra për ngritjen e Perandorisë së Madhe, e cila do të mbante emrin e tij.
Ne studjojmë Spartakun, Skënderbeun, Sun Xhune, Napoleonin, Niçen, Hitlerin, Stalinin, Çurçillin e dhjetra e dhjetra figura të shquara në fushën e teorisë së drejtimit të shtetit dhe të luftës.

Varfëria që vretë!!!!

Tendenca për të studjuar shumë figura e personalitete nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke zhvilluar mendimin në fushën e organizimit dhe të drejtimit ne rrafshin kombëtar, na imponon që ta shtrojmë problemin në dy kënvështrime:
1. Si ta organizojme dhe ta fitojmë luftën kundër armiqve tanë të tërbuar në planin kombëtar, dhe
2. si të mbrohemi për të shmangur pasojat e luftës së pashpallur, që ka mbërthyer tërë qenien tonë kombëtare.
A mund të japë dikush përgjigje, dhe a dimë ne ta bëjmë këtë?!
Teorizimet në problemin konkret dhe hallin që na ka zënë janë për një kohë tjetër.
Mburrjet dhe përbetimet, mitet dhe legjendat, po na bëjnë të harrojmë historinë tonë tragjike, që na ka kushtuar lumenj gjaku.
Sa keq!!
Sot halli dhe problemi për ne shqiptaret janë krejt ndryshe nga sa duken.
Ne aktualisht jemi në një luftë të pashpallur, që po vazhdon të na rrembejë pak e nga pak territore.
Ne jemi në luftë të pashpallur, pasi tradhëtia po bën kërdinë, duke na shkatërruar nga brenda.
Ne jemi në lufte të pashpallur, pasi gjenocidi dhe spastrimet etnike po vazhdojnë në mënyrën më të ftohtë, në heshtje para syve të faktorit ndërkombëtar të shurdhër.
Ne jemi në luftë të pashpallur, pasi kombi po thërrmohet nga brenda, po përçahet dhe territoret po zbrazen nga popullsia e traumatizuar, e pakënaqur dhe e kërcënuar nga rreziqe permanente.
Ne jemi në një luftë të pashpallur, sepse ndihemi të çarmatosur, të pasigurtë, kur të tjerët rrotull nesh armatosen përditë me armët e vdekjes dhe në një front unik antishqiptar presin rastin të na shpërbëjnë dhe të na shuajnë nga faqja e dheut.
Ne jemi në një luftë të pashpallur, sepse armikun më të tmerrshëm kemi veten tonë, mërinë, ndasitë, urrejtjen, vëllavrasjen, serilizmin, gati të gjitha poshtërsitë e botës, të cilat veprojnë para hundës tonë, na verbojnë për ta kërkuar armikun sa me larg të jetë e mundur, mundësisht në Mars.
Ne jemi në luftë të pashpallur me heshtjen tonë vrasëse, miopinë, me harresën mbi tragjeditë kombëtare.
Ne jemi në luftë të pashpallur me zhvatjen e miliardave të pasurisë kombëtare, që po na bëhet nga brenda dhe nga jashtë.
Ne jemi në luftë të pashpallur me varfërinë ekstreme, që po na çon në konfliktin e brendshëm kriminal, ku deri tani me dhjetra mijëra të vrarë në të gjitha format i kanë kapërcyer pasojat e një lufte ushtrish.
Brenda kësaj lufte, ne vazhdojmë të teorizojmë dhe t’i mbushim mendjen njëri – tjetrit se jemi në gjendje të përmbysim malet dhe fushat, qiejt dhe detet, duke ngritur një furtunë të paparë ndonjëherë në gotën e ujit.
Brenda kësaj lufte ne vazhdojmë të bëjmë gjumin rehat, duke ia dorëzuar fatin tonë Djallit, Dreqit e të Birit të tyre.
Nuk dihet edhe sa kohë do të kalojë, deri sa të kuptojmë se pa fituar luftën me veteveten, luftën me armiqtë tanë me të egër do ta kemi të humbur përgjithmonë.
Mjerë Kombi që po frymon rendë!
Kush do ta meritojë mallkimin e tij?!
Atëherë!
Si ta organizojmë dhe ta fitojmë luftën kundër armiqve tanë të tërbuar në planin kombëtar, dhe si të mbrohemi për të shmangur pasojat e luftës së pashpallur, që ka mbërthyer tërë qenien tonë kombëtare.
A mund të japë dikush përgjigje, dhe a dimë ne ta bëjmë këtë?!
Faleminderit!
S. ABAZI, Tiranë me 10/10/2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura