XHEVAHIR CIRONGU: FJALA E INVALIDIT KA LINDUR NGA GJAKU I DËSHMORËVE TË ATDHEUT

Durrës, 21 nëntor 2017: Në kuadrin e festave të 28 – 29 nëntorit , më datën 15.11.2017, kryesia e Shoqatës së Invalidëve të LANÇ (dega Durrës) zhvilloi mbledhjen e saj të radhës për mbarvajtjen e punëve që do zhvillohen në kuadrin e festave të nëntorit , por edhe në vijim të veprimtarive që do zhvillojë kjo organizatë atdhetare e kulturore për edukimin e brezave me frymën e atdhedashurisë. Në këtë takim pune, u lexua edhe apeli që bën Konferenca e VII e Shoqatës Kombëtare të invalidëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, e cila zhvilloi punimet e saj më 29 shtator të këtij viti në Tiranë. Pjesmarrësit e kryesisë u njohën me objektivat e miratuara për periudhën 2017- 2021. Aty u theksua se, në frymën e këtyre objektivave të punojmë të gjithë së bashku për të realizuar detyrat e vendosura nga konferenca Kombëtare të invalidëve të LANÇ. Në këtë takim pune merrte pjesë edhe Tafil Lame, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së invalidëve të LANÇ. Me interes u ndoq fjala e kryetares së shoqatës së invalidëve të Durrësit znj. Vera Bajraktari. Po kështu, edhe z. Luan Muça nga Shijaku, Dake Tusha, Nekie Roshi, Zaim Dragoj etj. Në fund të këtij takim, z. Zaim Dragoj u nderua me çertifikatën ‘’Militant i Shquar’’ nga Shoqata e Invalidëve LANÇ të Popullit Shqiptar.
Nga ky takim, u vendosën disa detyra që do i realizojë në të ardhmen organizata e shoqatës (dega Durrës) për të mbrojtur lavdinë e gjakut të derdhur për çlirimin e Atdheut.
Lavdi dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura