PRIZRENI, QYTET MUZE

Mos e leni pa e vizituar…

PRIZRENI, QYTET MUZE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 3 korrik 2022

Njohuri themelore

Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte historikisht bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Prizreni është i njohur si qytet MUZE, ku përfshihen vlerat të çmuara antike, kulturore, arkeologjike, historike etj., si dhe kryhen aktivitete atraktive zhvillimore në të gjitha fushat e jetës.

Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin Theranda në Gjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokupi i Cezares në De aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4).

Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shek. XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e i peshkevisë të perandorisë Bizantine.

Gjatë shek. XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Europës Juglindore e më gjerë. Emrin (në variante të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re).

Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni.

Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit (deri në shekullin XIII). Ndërkaq, në vitin 1455 ra nën sundimin e Perandorisë Otomane. Ndaj monumentet e shumta e të begatshme të kulturave të lashta janë dëshmitare të kaluarës së pasur të Prizrenit, i cili edhe me të drejtë njihet si qytet – muze. I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor.

Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte përjetuar gjatë shekullit XIV dhe XIX, kur njihej si qendër tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit, çka dëshmon edhe prania e më se 65 përmendoreve historike të patundshme dhe mbi 600 të tjerave të lëvizshme.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) kjo trevë u kolonizua me popullsi sllave.

Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndësinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qendër Sangjaku dhe Vilajeti).

Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

Më 1899 u themeluar shkolla e parë e pavarur shqipe, në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e themeluar me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 Prizreni pushtohet nga ushtria serbo-malazeze me ç’rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare.

Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944. Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë. Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

(…)

http://www.youtube.com/watch?v=h-Lar4qWp9c

***

http://www.youtube.com/watch?v=4GAD5RbERCE

***

http://www.youtube.com/watch?v=x8EEQUsFYUU

***

http://www.youtube.com/watch?v=lBOw7vz96Ok

NË KALAJA E PRIZRENIT

Prizreni ka shumë monumente historike dhe jo rastësisht quhet qytet Muze. Vendi me i lashtë është Kalaja!

Kalaja e Prizrenit shtrihet në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër me formë konike, me lartësi 525 m mbi nivelin e detit. Muret fortifikuese ndjekin izohipset e terrenit duke rrethuar një sipërfaqe rreth 1.5 ha në trajtë përafërsisht vezake me zgjatje veri-jug.

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë e bëjnë këtë objekt me vlera të mëdha arkeologjike, historike dhe turistike.

Burimet shkrimore flasin shumë pak për Kalanë e Prizrenit. Këto i nisi kronisti Bizantin Prokopi i Cezares me veprën “De aedificiis” – Mbi ndërtimet. Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, (ne antikitet) evidentohet për herë të parë edhe kjo Kala me emrin Petrizen, që i përket emrit të sotshëm të Prizrenit.

Hulumtimet arkeologjike në këtë lokalitet për herë të parë filluan që në vitin 1969. Gjatë këtyre gërmimeve u konstatuan: gjurmë të banimit dhe gjetje të lëvizshme të periudhës së mesjetës (shek. XI-XV) dhe materiali i lëvizshëm i periudhës Osmane. Vazhdimi i gërmimeve arkeologjike të bëra në vitet 2004 dhe 2009, 2010 dhe 2011 dha këto rezultate: Për herë të parë u dokumentuan dëshmi të një vendbanimi parahistorik të datuar paraprakisht në epokën e bronzit dhe periudhën e hershëm të hekurit i cili ka shërbyer si bërthama e parë e jetës në këtë vend.

Po ashtu për herë të parë këto gërmime dhanë gjurmë të arkitekturës dhe dëshmi të materialit të datueshëm në periudhën romake dhe antikën e vonë.

Periudha e mesjetës e posaçërisht mes shekujve XI- XV, dëshmohet si një periudhë me banim të dendur, të cilën e rikonfirmojnë edhe rezultatet e kërkimeve të kryera më parë.

Gjatë periudhës Osmane, Kalaja zgjerohet duke përforcuar e ndërtuar muret fortifikuese si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia dhe objekte tjera për nevojat ushtarake.

Kalaja e Prizrenit funksionin primar e kreu deri më vitin 1912. Prej asaj kohe objekti lihet pas dore me çka fillon procesi i degradimit të saj.

Nga viti 2008 fillojnë disa punë restauruese – konservuese si masë emergjente në parandalimin e këtij procesi degradues.

Gërmimet Arkeologjike të përmendura dëshmojnë se Kalaja e Prizrenit nuk u shfaq në formën e saj të përfunduar, por se ajo vjen si fryt i një procesi të gjatë historik. Në aspektin ndërtimor Kalaja është ndarë në tri komplekse të veçanta të quajtura qytete:

– Qyteti i Epërm-Akropoli;

– qyteti i poshtëm dhe

– qyteti jugor.

Si e tillë, Kalaja është një nga pikat më interesante për hulumtimin e mëtutjeshëm dhe për promovimin e vlerave të turizmit kulturor – historik në territorin e Kosovës. (…)

Kalaja e Prizrenit:

***

Historia e Prizrenit:

http://www.youtube.com/watch?v=h-Lar4qWp9c

Total
4
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura