SPPTSH – U TAKUA ME SINDIKATËN HOMOLOGE GJERMANE, VER.DI

Tiranë, 24 nëntor 2017: Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar (SPPTSH) ka organizuar takimin me sindikatën homologe gjermane, VER.DI mbi hartimin e një plani strategjik për më shumë bashkëpunim mes sindikatave tona. Përfaqësuesit e SPPTSH-së, kryesuar nga Renato Muçaj shprehën edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të kontribuar në organizimin e punonjësve të telekomunikacionit në Shqipëri në sindikatë, të cilët janë të vetmit pjesë e kësaj kategorie në Europë që nuk kanë një organizim sindikal, përveç një operatori. Të gjithë përfaqësuesit e SPPTSH-së që merrnin pjesë në këtë takim kanë zhvilluar një dialog konstruktiv duke gjeneruar ide të ndryshme që u bënë pjesë e protokollit të këtij plani veprimi. Në mënyrë vullnetare të gjithë pjesëmarrësit morën përsipër detyra të veçanta si pjesë e grupeve të punës që u ngritën gjatë këtij takimi për realizimin e planit të veprimit.
Në vazhdim të partneritetit që u dakordësua në Berlin, Sindikata Gjermane u shpreh e gatshme për të aplikuar të njëjtën formë partneriteti që i jepet edhe Sindikatës Amerikane të Komunikimit (CWA), e cila po bën një betejë të gjatë prej vitesh për organizimin e punonjësve të telekomunikacionit në Amerikë. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit, Renato Muçaj theksoi se deri më tani në vendin tonë vetëm një operator telekomunikacioni ka arritur që të organizojë punonjësit e vet në sindikatë. Sipas tij, nëse bëhen pjesë e sindikatës, punonjësit mund të shprehen lirisht mbi problematikat e tyre në lidhje me sigurinë, shëndetin e kushtet që iu ofrohen në vendin e punës.

Ndërkaq, përfaqësuesja në Federatën Ndërkombëtare UniGlobla Union, Alke Boessiger shprehu kënaqësinë e saj që për herë të parë vizitonte vendin tonë edhe sindikatën e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar. Ajo tha se rezultatet gjatë takimit dy ditor në Tiranë ishin të arrira dhe priste me padurim vënien në jetë të planit strategjik të veprimit. Gjithashtu, Boessiger theksoi se ‘UniGlobal Union” do të vazhdojë të mbështesë sindikatën shqiptare të punonjësve të telekomunikacionit në rrugën e forcimit dhe zgjerimit. Më tej ajo shtoi se u vlerësua puna e bërë deri tani dhe deklarua se UniGlobla Union ka filluar studimin e tregut të Call Center për kushtet e punës në këtë sektor që ka një numër të lartë të punësuarish dhe ku të drejtat e punonjësve shkelen në mënyra të ndryshme. Ndërkaq, Renato Muçaj vlerësoi edhe njëherë takimin dhe i garantoi të gjithë pjesëmarrësit se SPPTSH do të vazhdojë të kontribuojë që askujt prej punonjësve të sektorit të telekomunikacionit mos t’i mohohet e drejta kushtetuese për organizimin e tij në sindikatë. ( Nga Voltiza DURO )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura