GJEKË GJONAJ: DOKUMENTI I PARISË SË ZONËS NEUTRALE NR.2 TË MALËSISË SË MADHE (1944)

Ulqin, 1 mars 2018: (Ma parë pranojmë vdekjen ndër ne se jetën nën robëni) –
Nën presionin dhe me vendimin e Fuqive të Mëdha (evropiane) në vitin 1944 një pjesë e Malësisë së Madhe gëzonte statusin e një zone neutrale. Në përbërje të Zonës Neutrale nr. 2 bënin pjesë fshatrat ( katundet) Kojë, Luhar, Ledinë, Llopar, Përmiq, Omerbozhaj, Rakiq, Vllanë dhe Vranë. Krijimi i Zonës Neutrale në fshatrat e përmendura të Malësisë sigurisht se ishte një gjë pozitive , sepse kjo zonë mund të bëhej një strehë e sigurt e të gjitha veprimeve luftarake që mund të ndërmerreshin kundër pushtuesve gjerman.

Të nxitur nga momentet historike, krerët dhe paria e zonës asnjanëse në muajin gusht të vitit 1944 i drejtohen zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që në në këtë zonë të mos bëhet asnjë ndryshim deri në përfundimin e luftës. Këtë dokument, i cili ndodhet në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë, e kanë nënshkruar këta atdhetarë shqiptarë:
– Nikollë Zefi – flamurtar ( bajraktar),
– Prëtash Zeka- flamurtar,
– Sel Beqiri,
– Gjelosh Shabi,
– Pretarsh Uci,
– Lucë Maxhi,
– Vat Martini,
– Bac Ethemi,
– Osman Bajri dhe
– Ahmet Muji.
Ajo që bie në sy në këtë dokument është fakti se prej dhjetë këtyre prijësve të fshatrave të përmendura vetëm tre nga ata – dokumentin e kishin nënshkruar me dorë të vet, kurse të tjerët në mungesë të shkrimit kishin vënë gishtin. Megjithatë mungesa e shkollimit dhe arsimimit të këtyre prijësve të Malësisë nuk e zvogëlonte aspak gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të mbrojtur me çdo kusht çdo pëllëmbë të tokës së të parëve të tyre, madje deri në vdekje. Për këta burra dhe të këtillë si ata jeta në robëri nuk kishte kuptim. Dokumentin njëfaqësh, që mbanë datën e dërgimit 10 gusht 1944, po e paraqesë në mënyrë origjinale, të plotë, pa asnjë ndryshim, redaktim, lektorim a ndërhyrje tjetër.
P.T
MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Ne krenë dhe pari të katundeve Koqë, Luharë, Ledinë, Llopar, Përmiq, Rakiq, Vllanë-Vranë dhe Omer-Bozhaj të Zonë Neutrale n. 2. të Malësisë së Madhe , marrim lejen t’i drejtohemi asaj P.T Ministrie me lutje që të merrni në konsideracion sa parashtrojmë:
Zona Neutrale Nr. 2 e banuem nga nji shumicë dërmuese popullsije shqyptare i qe shkëputë padrejtësisht e përdhunimisht nënës Shqypni me traktate që i pat diktue forca e jo drejtësija.
Raca, gjuha dhe gjaku thjeshtë shqyptar, interesat ekonomike ashtu edhe gjaku i të parve t’onë që shkojë rrëkajë për mbrojtjen e këtyre trojeve shejte, janë prova ma e kjarta se toka dhe populli i këtyne vuiseve me pak përjashtime janë shyqtarë e prandaj ma parë pranojmë vdekjen ndër ne se jetën nën robëni.
Sikurse e kemi theksue edhe me telin tonë drejtue asaj P.T. Ministri, kishte me kenë dëshiri i jonë që të mos bëhet as ma i vogli ndryshim në Zonën Neutrale deri më mbarimin e luftës. Ndryshimi i status –quo-s do të komprometonte randë gjendjen në mes t’onë dhe të Malit të Zi.
Jemi të mendimit që Zona Neutrale të merret në dorzim nga trupat gjermane tue u formue nji Komitet miks vendas në bazë të proporcionit të popullsisë.
Për të pasë një ide mbi proporcionin e popullsisë së Zonës Neutrale mjafton me pa shënimet e kontrollueme që vijojnë:
Bajraku i Kojës shqyptarë 418 malazezë ——-
Katund’i Luharit ,, 139 ,, 73
,, Ledines-Lloparë ,, 86 ,, 63
,, Përmiqit ,, ………… ,, 122
,, Rakiqit ,, 13 ,, 66
,, Vranes ,, 352 ,, 195
,, Vllanes ,, 188 ,, 34
,, Omer – Bozhaj ,, 62 ,, 56
Shuma: 1258
Banorët malazezë të katundit Vranë janë le e rritë po në Vranë e të gjith flasin gjuhën shqype.
Na nuk jemi kundra askuj, por po , jemi të vendosun me mprojtë me armë trollin e të parve. Na nuk kemi synime as lakmina tokseore, por dëshirojm me jetue të lir nder votra t’ona.
Me nderime
Krenët dhe paria e Zonës Neutrale nr. 2. Të Malësië së Madhe. Nikollë Zefi-Bajraktar, Pretash Zeka-Bajraktar, Sel Beqiri, Ali Zeku, Gjelosh Shabi, Pretash Uci, Luc Maxhi, Vat Martini, Bac ET-Hemi, Osman Bajri, Ahmet Muji.

***
Nga ky dokument mund të nxjerr këtë përfundim. Firmëtarët e kësaj shkrese zyrtare dhe gjithë patriotët e tjerë shqiptarë që gjatë shekujve mbrojtën tokën e të parëve janë shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tyre që, megjithëse për shekuj me radhë kanë qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mbajnë përsëri kryet lart, nuk i humbën shpresat e veta dhe gjithnjë thonë se jemi shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrit. Fjala e besës së tyre për mbrojtjen e tokave shqiptare ka qenë shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të Fuqive të Mëdha, të cilat me vendimet e tyre të padrejta e dëmtuan kombin tonë. Por shqiptarët edhe në rrethana të disfavorshme historike dëshmuan se janë mbi të gjitha popull fisnik e liridashës, të cilët me gjakun e tyre mbrojtën nga pushtuesit çdo pëllëmbë toke arbërore. Këto dhe virtyte të tjera të shqiptarëve, me të cilat jemi të njohur në mesin e popujve të tjerë të globit, duhet të jenë fyrmëzim për krerët tanë të sotëm dhe për brezat që vijnë.

Total
0
Shares
11 comments
  1. Hey there! I just wanted to ask if you ever have any trouble with hackers?
    My last blog (wordpress) was hacked and I ended up losing a few months of hard
    work due to no back up. Do you have any solutions
    to stop hackers?

  2. هودی اچ اند ام با رنگ مشکی. این هودی پرینت دار
    که از جنس پنبه و پلی‌استر می‌باشد بسیار نرم
    و با دوام بوده و طرح زیبای پرینت شده بر روی آن
    جذابیت آن را دوچندان کرده است.

    هودی پنبه ای ریک و مورتی از برند
    پول اند بیر، این هودی پرینت دار با
    جیب کیسه ای در جلو بسیار زیبا
    و با دوام می‌باشد.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura