Cyrih, 5 mars 2018: Dragoi ( fëmijëria e Gjergjit) … 88 faqe
Udhëkryqi ( emigrimi në Adrianapojë) …117 faqe
Flakadanët e lirisë ( kthimi në atdhe, qëndresa, luftërat, amshimi) 258 faqe…
E para , kur një i rritur lexon një libër që, i është dedikuar fëmijëve, ai atë e lexon si i rritur, e kupton në këtë mënyrë dhe e interpreton si i rritur… Prandaj, unë Trilogjinë, kur e lexova, e kuptova që, secili kapitull në vete ( autori i përcjellë me tituj) ka mundësi të shkrimit, zgjerimit dhe shëndërrimit në novelë…
Shkrimtari nuk është ndonjë qenie e veçantë në krahasim me të tjerët ngaqë edhe ai jeton, si rrethi i tij, mbrenda një shoqërie dhe me krijimet e tija letrare, shpreh mendimet, ndjenjat dhe idealin e tij personal, e më shumë të shoqëris në të cilën jeton…
«Gjergjat në dritë përkrenarësh», – si Trilogji përbëjnë një auerol kulturore të rrëfimit të një historie, përmes romanit në këtë rast, romanit historik, me heronjtë e vet, me historira të vërteta, me pak rrëfime mitike që zakonisht janë thënë për kalorësit e mesjetës.
Te tre librat mund të themi me siguri të plotë, që të gjitha sendet kanë përmbajtjen e vet dhe përmbajtja dhe forma janë të lidhura, në mënyrë të pashkëputshme midis tre librave… Sepse të tre librat kanë kompozicion, pra formë dhe përmbajtje të ngjashme, artistikisht, teksa në përmbajtje dallojnë, gjë që është normale.
Autori e njehë krijimin e prozës dhe shifet që ai në mënyrë të shkëlqyeshme, ka gjetur idenë, temën dhe shprehjen artistike…
Forma e bërjes së të shkruarit letrar është gjuha; Avniu përdor një gjuhë shumë të pastër shqipe dhe mund të them që ajo që më ka bë për vete në këta tre libra është pikërisht kjo: gjuha dhe idea e parë, që më kishte ardhë në kokë, ose mërmëritja e parë ishte: një lektyrim për lakmi.
Në krijimin e veprave letrare, gjuha luan rol të rëndësishëm, ku: e para është s gjuha e përdorur e autorit dhe e dyta gjuha e përdorur e personazheve… Avniu edhe tek personazhet përdorë gjuhen e tij, çka tek lexuesit e rinjë ndikon për t’mirë teksa ne të rriturit do të donim që, herë herë e diku-diku të ishte përdorur gjuha e vjetër e arbërit…
Përshembull, në librin e parë, te fëmijëria e Gjergjit, ky na e sjellë një lojë të tyre me shtaga, lojë të cilën e luaja vet si fëmijë, sa herë ikja te dajët në Llap për pushime, dhe këtë Avni Dehari e quan SHTAGELLË, lojën të cilën ne si fëmij i thonim: Pitpidak!
Sipas disa teorive të studimeve letrare, nëse analizojm veprat ato bëhen më shumë mënyra, varesisht nga ajo nëse vepra ose romani në këtë rast, është epik, historik, erotik, modern, konspirativ, kriminalistik dhe atë duke e analizuar nga jashtë që në termet letrare njihet si ekstinsekte dhe analizë të mbrendshme që njihet si intesekte…
Për këtë arsye gjatë leximit kam vërejtur që autori të josh ( ta zgjon kureshtjen) me pastertin e gjuhes së përdorur e sidomos me tentim përpjekjen e shqiperimit të emërtimeve të kohës së atëhershme, si në vendbanime po ashtu edhe në emëra personazhesh…
Kumanova e sotshme me gjuhën e Avniut e njohim si Kumanë teksa në dasmën e Gjergjit, dasmorë kishte edhe nga Besiana ( autori e sqaron që është Podujeva) nga Argjenda ( Artana e sotshme) e Prishtina.
E, te emertimi i Prishtinës, si e tillë, me emertimin e sotshëm siç e ka, më prishi pak qejfin ngaqë ajo pas emertimit që njihet si Ulpiana, më vonë quhej Istrina, Strina dhe sot Prishtina… Pra në dasmën e Gjergjit merrnin pjesë edhe Istrinasit…
Por kemi edhe emertimin e emërave të personazheve, të shqipëruar, si përshembull të pesë motrat e Gjergjit: Marinën, Vilen, Elinën, Valkën dhe Manen e që janë Mara, Vllajka, Jella, Angjelina dhe Mamica…
Ose emërtimin e Shinit, Rrapit që do të thotë të Stanishit dhe Reposhit teksa Konstandini nuk lëviz…
Këtë lojë fjalësh e kam gjetë si shumë të qëlluar
Ajo që tek gjuha dua të theksoj është një stil i kondensuar por që nuk është ideoemocional por i natyrshëm..
Natyrishtë lexuesi nuk e ka të vërshtirë të zbuloj që në fillim se cila është tema qendrore… Zakonishtë shkrimtari nuk e thotë por tek trilogjia e Avni Deharit që në fillim është e kuptueshme që do flitet për fëmijërin, rinin, emigrimin, qëndrimin, kthimin, organizimin, luftimin, qëndresën, bashkimin dhe në fund amshimin e heroit që në këtë rast është GJergji ynë i madh…
Trilogjia komunikon me personazhet e kohës gjerë sa edhe personazhet komunikojn me lexuesin nëpërmjet dialogut… E tërë vepra pothuashe është e ndërtuar me dialogje dhe kam përshtypjen, që me një dramatizim të mirë, do t’mund të bëhej edhe një film për fëmijë, sidomos me librin e parë « Dragoi»…
I ndërtuar ne kapituj titujsh, të shumtë, rrëfimet zbulojnë të vërtetat e thurura e që janë të vertetat avnideharjane për ç’mitizim, ku thuren disa motive nga jeta e Gjergjit në fëmijëri dhe jetë emigrim në Adrianopojë…
Naracioni është i shkurtër dhe objektiv; s’ka përsëritje të shpeshta ose më mirë me thënë s’ka fare, përpos aty ku ndertimi, pra kompozicioni e kërkon sikurse numri i personazheve është i madh dhe ngjarja kryesore nuk është vetëm, qendresa dhe heroizmi i Gjergjave por duke ndërtuar ngjarje të dyta episodike, rrëfimi parësor për tre Gjergjat të një mendje dhe zemre bëhen më reale dhe më tërheqëse…
Personazhet si Gjin Aleksi që bëhet edhe Gjin Kërcasa e të cilin e kafshon gjarpëri, ose Pepë Tushani, xha Komani janë interesant, tek dy librat e parë..
Interesante është edhe paraqitja e Kobrës së cilës Gjergji me shpatë i preu kokën… Kur lexova për gjarpërin KOBËR mendova që autori ka bë një huqje, por jo, ai nëpërmjet Pepë Tushanit sqaron që ky gjarpër nuk rritet këtu dhe se dikush e kishte sjellë…
Është po ashtu mbresëlënëse Mrika të cilën autori e quan Ngjeshullorja ( mamit e sotshme) ose si e quajta vet Mriken lind-ndihmësja…. Fjala Ngjeshullorja më pëlqeu shumë se si ishte përdorur dhe se si i ishte vënë si nofkë për punën që bënte…
Vdekja E Gjin Aleksit, flamuri në gjysmështizë,,,
Të gjitha këto janë episode të trilogjis që më bënin përshtypje sikurse edhe:
Jashar Hafezi që tentoi të vriste Gjergjin në Adrianopojë, të cilit i dalin përballë tre vëllezërit e Gjergjit, e kërcenojn dhe me të edhe Ihsan Beun që ishte porositësi i vrasjes…
Teksa Gjergji mbante me vete këllefin që ia kishte dhënë Tina nusja e Krutanit…
Kur e lexova titullin « Jalldëzi» që ishte e bija e Muharrem Beut, syzeza e bukur që donte të fuste në kurthë Gjergjin mendova që si temë do të shtjellohej edhe më, në qoftë se jo me Jalldëzen gjarperin e fshehur prapa velos së bukuris s’paku gjatë qëndrimit të tij në Adrianopojë, s’do mend që heroi ynë do t’ketë pas dhe dashtë ndonjë Jalldëz tjetër…
Ose tartari mburravec qe përballë Gjergjit s’kishte si të përfundonte ndryshe përpos ashtu siç përfundon edhe mijëra të tjerë që mateshin me të në beteja të shumta,,,
Librin e tretë, më voluminoz do ta vlersoj si : temë kryesore është qëndresa e arbërorëve kundër sulmeve osmane, mbrojtja e atdheut dhe e nderit të shqiptarëve kundër okupatorit… Heronjtë përpos atyre që i njohim nga Historia janë po ashtu edhe njerëzit e thjeshtë, luftetarë trima, që mbushin ushtrinë e Skënderbeut, në numër sipas nevojës së rrezikut…
Ndërsa për ju sot kam zgjedhë vetëm një dialog shumë të shkurtër, që për veten time personalishtë, mendoj që ia ka vlejtë e tërë trilogjia të lexohet, vetëm për këtë moment…
Është dialogu në mes Gjergjit dhe Hamzait në Adrianopojë, kur Hamzai i thotë Gjergjit:
« Kur ta çlirojmë Arbërin do t’i themi Sulltanit: Sulltan ti, sulltan ne ! »
Gjergjë Kastrioti ia kthenë Hamzait :
« Jo, Hamza, Arbëria nuk ka nevojë ta zëvendësojë një sulltan me një sulltan tjetër ! »
ËSHTË porosi dhe mësim edhe për kohën tonë…
Interesante është pushimi i Gjergjit gjatë kthimit në fushat e Kumanës,,, shpresoj që dibranët s’do ngaterrohen më vonë me autorin dhe ta ndjekin atë…
Zhvillimi i personazhit, si zakonisht merr udhë, shtjellohet pas kthimit të Gjergjit në atdhe,,, Emocionet ndizen më tepër gjë që është e natyrshme ngaqë kemi të bëjmë me kohën, e cila i sjell lavdinë personazhit por edhe kohë të cilën e njohim të gjithë më mirë
Kjo trilogji, e shkruar dhe e menduar për fëmijët shkollor nga e gjashta tek e teta, ka një kompozicion shembullor për këtë grup moshe gjë që dëshmon për aftësitë e jashtëzakonshme të autorit, për të krijuar për fëmijë, me çka shumë më herët ishte dëshmuar, me librin e tij për fëmijë Saja Fluturuese »
Kësaj radhe me sajën e tij autori kishte ikur tek Gjergjat e tij por në fluturimin e tij të radhës, do t’i sugjeroja, të kthehet nga Kruja në Prekazin e Adem Jasharit…