SHERADIN BERISHA: TË NDERUAR DEPUTETË, THONI JO MARRËVESHJES QË E LË ҪAKORRIN DHE KULLËN E ZHLEPIT NË MAL TE ZI!

Pashtriku.org, 20 mars 2018: (Në orën 12:30, para fillimit të seancës plenare të Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, me Malin e Zi)

 

 

 – Ҫfarë koincidence!!
– Në Mars 1989 e humbëm Autonominë e vitit 1974!
– Në Mars 2018 duam ta humbim Ҫakorrin dhe Kullën e Zhlepit!
***

– Mars 1989/
– Në vitet 1988 – 1989, gjatë diskutimeve për ndryshimet e amandamenteve IX dhe XLIX në Kushtetutën e Serbisë (të cilat ia merrnin autonominë Kosovës) politikanët e atëhershëm shqiptarë, dhe Komisioni për ndryshimet kushtetuese i Kosovës në krye me Syrja Popovcin, vazhdimisht deklaronin se me “këto ndryshime kushtetuese Kosova nuk humb asgjë”! Dhe pas presioneve të vazhdueshme, më 23 mars 1989 Kuvendi i Kosovës i tha PO këtij ndryshimi! Vetëm 11 deputetë shqiptarë votuan KUNDËR! E ardhmja dëshmoj se me këto ndryshime kushtetuese – Kosova e humbi Autonominë e vitit 1974!
***
– Mars 2018/
– Në vitet 2015 – 2018, gjatë diskutimeve për miratimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, 2018, politikanët e sotëm dhe Komisioni shtetëror për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën, vazhdimisht kanë deklaruar se me Marrëveshjen e Demarkacionit për Kufirin me Malin e Zi nuk humbim territor, pra nuk humbim asgjë! A në të vërtetë me marrëveshjen e 26 gushtit 2015 (të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni në Vjenë) ka ndryshuar kufiri, duke e lënë Ҫakorrin dhe Zhlepin në Mal të Zi!
Dhe sot me 20 mars 2018 nën presionin e shumfishtë – nga deputetët e Kuvendit kërkohet ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që e cenon tërësinë territoriale të Vendit!
Prandaj,
TË NDERUAR DEPUTETË,
SOT PËRFUNDIMISHT DUHET T’I THONI JO MARRËVESHJES QË E LE ҪAKORRIN DHE KULLËN E ZHLEPIT NË MAL TE ZI!

***
– Nga arkivi im, Kuvendi i Kosoves, 23 Mars 1989. Burimi: Rilindja, 24 mars 1989/^

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura