Pashtriku.org, 30 mars 2018: Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç të hënën.
Erdogan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim.
***
Presidenca e Kosovës mban të fshehtë telefonatën me Erdoganin
Në ditën kur Kosova ka arrestuar dhe deportuar për në Turqi gjashtë “kundërshtarë” të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ky i fundit ka zgjedhur që t’i telefonojë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyra e Presidentit të Kosovës nuk e ka bërë publik këtë fakt, as thirrjen e as përmbajtjen e saj. Portali ka provuar të flasë me zyrtarë të Presidencës së Kosovës, por një gjë të tillë e ka pasur të pamundur të enjten në mbrëmje.
Nga ana tjetër, Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Turqisë, Anadolu Agency, ka thënë se Erdogan e Thaçi folën për tensionet e fundit në veri të Kosovës. Erdogan, sipas AA-së, foli edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç të hënën. Erdoğan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, raporton AA.
“Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim”, ka shtuar më tej.
AA nuk thotë nëse të dy presidentët kanë folur për gjashtë gylenistët. /Kohanet/
Postime të Lidhura
BAVARIA PEZULLON VAKSINIMIN ME DETYRIM PËR PERSONELIN SHËNDETËSOR!
BAVARIA PEZULLON VAKSINIMIN ME DETYRIM PËR PERSONELIN SHËNDETËSOR! Përgatiti: Sheradin Berisha, Facebook 7 Shkurt 2022 Gjerrmani: Bavaria dëshiron…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: HUNTA PARAMILITARE NË MAQEDONI E KËRCËNON PAQEN NË BALLKAN
Tetovë, 11 prill 2017: Strukturat politike kriminale të delegjitimuara në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, janë të…
EJUP AJDINI: SI NXORI KRYE TRADHTIA ‘MODERNE?!
Shkup, 24 janar 2019: Në të kaluarën tonë historike e kombëtare albanofobia ballkanike ka bërë një luftë të…
SHQIPTARËT SI KOMB AVANCOJNË NË ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR EVROPIANE
SHQIPTARËT SI KOMB AVANCOJNË NË ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR EVROPIANE Nga Ali Mehmeti, Gjenevë, 03 shtator 2021…