MYRON C.FAGAN: ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË(I) FOTO+VIDEO

Pashtriku.org, 29. 05. 2013 – Përse OKB-ja konsiderohet thelbi i komplotit të madh për të shkatërruar sovranitetin e SHBA-ve dhe skllavërimin e popullit amerikan? Ҫka është iluminati dhe kush e themeloj këtë shoqëri të fshehtë? Kush e përfaqëson Iluminatin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush janë financuesit e Iluminatit? Kush e organizoj Kongresin e Vjenës (18 shtator 1814 – 9 qershor 1815) për ta krijuar Lidhjen e parë të Kombeve? Kush është Adam Weishaupti dhe çfarë peshe ka 1 Maj 1776? Kush janë Gohjimët (bagëtitë njerëzore) sipas A.Weishauptit? Cilat janë tri shkolla të posaçme të Iluminatit? Kush i kontrollon mediat komunikimit masiv në SHBA?… – për këto dhe shumë pyetje tjera përgjigjet mund t’i gjeni në (pjesën e parë) të studimit “ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË”, të shkruar nga Myron C.Fagan (31 tetor 1887 – 12 maj 1972), një shkrimtar amerikan (hebre), producent dhe regjisor për film dhe teatër. Portali pashtriku.org, këtë studim e boton me disa vazhdime.
1. Çështja se si dhe përse OKB-ja është thelbi i komplotit të madh për të shkatërruar sovranitetin e SHBA-ve dhe skllavërimin e popullit amerikan brenda një diktature të vetme botërore me anë të OKB-së, është një mister i plotë dhe i panjohur për shumicën e popullit amerikan. Arsyeja për këtë padijeni ndaj rrezikut kërcënues kundër vendit tonë dhe ndaj tërë botës së lirë është e thjeshtë. Kokat drejtuese pas këtij komploti të madh, kanë kontroll absolut ndaj të gjitha masmediave tona të komunikimit, veçanërisht ndaj televizionit, radiove, shtypit dhe Hollywoodit. Të gjithë e dimë se Departamenti ynë i Shtetit, Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, kanë shpallur pa pikë turpi se ata kanë të drejtën dhe pushtetin për të administruar lajmet, domethënë për të na treguar ne të pavërtetën, që të besojmë atë çfarë ata duan që ne të besojmë. Ata e kanë marrë këtë pushtet nëpërmjet urdhrave që u vijnë nga pronarët e tyre, pronarët e këtij komploti të madh, dhe synimi është që t’i bëhet shpëlarje truri popullit, që të pranojë karremin mashtrues të paqes dhe për t’i shndërruar Shtetet e Bashkuara në një njësi të skllavëruar të OKB-së, qeverisë së vetme botërore.
2. Para së gjithash, sillni ndër mend se i ashtuquajturi veprim i OKB-së, një veprim politik ky në Kore (v.1953), u bë duke futur në luftë SHBA-të, konflikt në të cilin 150.000 nga bijtë tanë u vranë dhe u gjymtuan, dhe ky veprim ishte pjesë e komplotit, ashtu si veprimi në Laos, Katanga, Kubë dhe Vietnam, vende ku djemtë tanë po vdisnin si pjesë e komplotit, pikërisht si komploti kundër Rodezisë dhe Afrikës së Jugut, ku djemtë tanë do të vdisnin si pjesë e komplotit të OKB-së. Megjithatë, është e rëndësishme për gjithë amerikanët, për të gjitha ju nëna të djemve që vdiqën në Kore dhe që janë duke vdekur në Vietnam, duhet ta dini se të ashtuquajturit udhëheqësit tanë në Washington, të cilët janë zgjedhur për të mbrojtur kushtetutën tonë, janë tradhtarë dhe se prapa tyre qëndron një grup krahasimisht i vogël, qëllimi i të cilit është të skllavërojë gjithë njerëzimin brenda komplotit të tyre djallëzor të qeverisë së vetme botërore.

The Illuminati and the Council on Foreign Relations
http://www.usa-the-republic.com/illuminati/cfr_1.html

…………………………………………………………….

The Illuminati and the Council on Foreign Relations by myron fagan

3. Që t’ju jap një panoramë me të vërtetë të qartë të këtij komploti satanik, do të kthehem prapa në fillimin e tij, prapa në mesin e shekullit të 18-të dhe për të përmendur njerëzit të cilët e vunë atë komplot në veprim dhe për ta sjellë te ju deri në kohën e tanishme, gjendjen e sotshme të komplotit. Kështu si një çështje e inteligjencës së përtejme, një term i përdorur nga FBI-ja, më lejoni të sqaroj kuptimin e shprehjes “ai është liberal”. Armiku, duke nënkuptuar komplotistët botërorë, e ka përdorur fjalën “liberal”, si një mbulesë për veprimtaritë e veta. Ajo tingëllon kaq e pafajshme dhe kaq njerëzore për të qenë liberal (zemërgjerë). Pra hapni sytë, se personi, i cili e quan veten liberal ose që është përshkruar si liberal, në të vërtetë se mos është një “kuqalash” (komunist).
4. Kështu pra, ky komplot satanik, u vu në veprim në vitet 1760, kur së pari ai erdhi në ekzistencë nën emrin “Iluminati”. Ky iluminat u organizua nga një farë Adam Weishaupt, i lindur si hebre, i cili u kthye në katolicizëm dhe më pas u dorëzua prift katolik, dhe pastaj, me porosinë e Shtëpisë së riorganizuar të Rothschildit dezertoi dhe organizoi Iluminatin. Natyrisht, Rothschildët financuan atë operacion, dhe çdo luftë që nga ajo kohë, duke filluar me Revolucionin Francez, ka qenë e nxitur nga Iluminati duke vepruar nën emra dhe maskime të ndryshme. Them nën emra dhe maskime të ndryshme, sepse pasi Iluminati u ekspozua dhe u bë famëkeq, Adam Weishaupti dhe bashkëkomplotistët e tij filluan të veprojnë nën emra të ndryshëm. Në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, ata themeluan atë çfarë ata e quajtën “Këshilli për marrëdhëniet me jashtë”, zakonisht i referuar si KMJ, dhe ky KMJ është aktualisht Iluminati në Shtetet e Bashkuara dhe hierarkia e tij. Kokat drejtuese që kontrollonin komplotistët e Iluminatit fillestar ishin të huaj, por për ta fshehur këtë fakt, shumica e tyre ndryshuan mbiemrat e tyre të vërtetë në emra dhe mbiemra me tingëllim amerikan. Për shembull, mbiemrat e vërtetë të Dillonëve, Clarence dhe Douglas Dillon, janë Laposky. Më vonë do t‟i kthehem përsëri kësaj pike.

5. Ekziston një rregullim i ngjashëm i Iluminatit edhe në Angli, i cili vepron nën emërtimin “Instituti Britanik për Çështjet Ndërkombëtare” (aktualisht Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare). Ekzistojnë organizata të fshehta ngjashëm Iluminatit edhe në Francë, Gjermani dhe vende të tjera duke vepruar nën emra të ndryshëm, dhe të gjitha këto organizata, duke përfshirë edhe KMJ-në, themelojnë vazhdimisht organizata të dorës së parë e të dytë, të cilat kanë depërtuar në çdo fazë të çështjeve të kombeve të ndryshme. Por, në çdo çast, veprimet e këtyre organizatave janë të mirëdrejtuara si edhe të kontrolluara prej bankierëve 2 ndërkombëtarë, dhe këta të fundit, sipas radhës janë të kontrolluar nga Rothschildët. (Një prej agjentëve kryesorë në këtë kontroll është përmes Shoqatës Ndërkombëtare «BAR», në pothuajse çdo vend të botës, si gjithmonë të nxitura nga OKB-ja. Unë kam një kopje të marrëveshjes së vitit 1947, ku BAR-i amerikan e angazhon veten ndaj BAR-it ndërkombëtar, për ta mbështetur dhe përkrahur OKB-në anembanë Amerikës – David G.)
6. Një degë e familjes së Rothschildit kishte financuar Napolonin, kurse një degë tjetër e Rothschildëve financoi Britaninë, Gjermaninë dhe vende të tjera në luftërat e Napolonit.
7. Menjëherë pas luftërave të Napolonit, Iluminati arriti të kuptonte se kombet ishin kaq të zhveshura dhe të lodhura nga lufta, saqë ata (kombet) do të kënaqeshin me çfarëdo zgjidhje, kështu që kukullat e Rothschildit përgatitën atë që ata e quajtën Kongresi i Vjenës, dhe në atë takim, u përpoqën të krijonin të parën Lidhje të Kombeve, e para përpjekje e tyre për një qeveri të vetme botërore, me teorinë që të gjithë krerët e kurorëzuar të qeverive evropiane t’u ishin shumë borxhlinj atyre, saqë ata me dëshirë do të shërbenin si kukullat e tyre. Por cari i Rusisë arriti të kapi erën e komplotit dhe e siluroi plotësisht atë. I tërbuari Nathan Rothschild, në atë kohë kreu i dinastisë, u përbetua se një ditë ai ose pasardhësit e tij, do ta shkatërronin carin dhe familjen e tij, dhe pasardhësit e tij arritën ta jetësonin atë kërcënim në vitin 1917. Në këtë çast sillni ndër mend se Iluminati nuk ishte krijuar për të vepruar mbi baza afatshkurtra. Natyrisht, një komplot i çdo tipi, hyn në një konspiracion me shpresën e arritjes së objektivit të tij për sa kohë që ai është gjallë. Por ky nuk është rasti me Iluminatin. Në të vërtetë ata vazhduan të arrinin qëllimin e tyre gjatë gjithë jetës së tyre, por duke parafrazuar me shprehjen “shfaqja duhet të vazhdojë”, Iluminati vepron mbi një bazë me të vërtetë afatgjatë. Nëse kjo punë do të arrijë rezultatet për disa vjet ose madje edhe me shekuj, ata i përkushtojnë pasardhësit e tyre që ta vazhdojnë lojën deri sa të kuptojnë se komploti është plotësuar. Kështu që palët kundërshtare duhej të ishin të armatosura dhe incidentet do t‟i bënin të luftonin dhe dobësonin njëri-tjetrin dhe gradualisht të rrënonin qeveritë kombëtare dhe institucionet fetare, pikërisht në kushtet e botës së sotme.
8. Tani le të kthehemi prapa te lindja e Iluminatit. Adam Weishaupti (Adam Vajshopi) ishte një profesor jezuit i stërvitur në ligjin kanonik, dhe jepte mësim në universitetin e Engelstockut, në kohën kur dezertoi nga krishterimi dhe përqafoi komplotin luciferian. Kjo ndodhi në vitin 1770, kur huadhënësit profesionistë të parave dhe me pas Shtëpia e riorganizuar e Rothschildit e punësuan për të rishikuar dhe modernizuar Protokollet e moçme të Sionizmit, të cilat që nga fillimi u projektuan për “Sinagogën e Satanait”, e quajtur kështu nga Jezu Krishti («atyre që i thonë vetes se janë judenj, por që nuk janë veçse sinagogë e Satanit” – Zbulesa 2:9), për zotërimin përfundimtar botëror. Kështu, pas katastrofës përfundimtare shoqërore ata do të mund t’i impononin asaj çfarë do të mbetej nga raca njerëzore, ideologjinë luciferiane me anë të despotizmit satanik. Weishaupti e plotësoi detyrën e tij më 1 Maj 1776. Tani e merrni me mend pse 1 Maji është dita e madhe e të gjitha vendeve komuniste deri më sot. (1 Maji është gjithashtu edhe “Dita e Ligjit”, siç ka deklaruar Shoqata e Avokatëve të Amerikës.) Festimi i 1 Majit (Baal/Bealtaine), ka motive të lashta, prapa në histori, arsye të cilat vijnë nga paganizmi, pra adhurimi i Baalit dhe rrotullimet përqark altarit të Satanait – David G. Pra 1 Maji 1776 ishte dita kur Adam Weishaupti plotësoi detyrën e vet dhe organizoi zyrtarisht Iluminatin për ta vënë planin në zbatim. Ai plan kërkonte shkatërrimin e të gjitha qeverive dhe feve ekzistuese. Ai qëllim duhej arritur nëpërmjet ndarjes së njerëzve, të cilët Weishaupti i cilësoi si Gohjim (kombet) ose bagëti njerëzore në kampe kundërshtare, me një sasi në rritje të problemeve politike, sociale, ekonomike dhe në fusha të tjera; me të vërtetë siç janë kushtet që kemi sot. (Lexo Efesianëve 6:12)
9. Tani, më lini të theksoj një tipar kryesor të Iluminatit. Nëse, apo edhe kur planet e tyre për kontroll botëror – Protokollet e Pleqësisë së Sionit – do të zbuloheshin dhe do të ekspozoheshin, ata do t’i zhduknin nga faqja e dheut të gjithë judenjtë, me qëllim që të largonin dyshimet nga vetja e tyre. Nëse kjo ju duket tepër e zmadhuar, sillni ndër mend se ata lejuan Hitlerin, një socialist liberal në vetvete, i cili u financua nga Kennedy i korruptuar, nga Warburgët, dhe nga Rothschildët për të djegur 6 milionë hebrenj.
10. Atëhere, pse komplotistët zgjodhën fjalën “Iluminati” për organizatën e tyre satanike? Weishaupti vetë tha se fjala e kishte prejardhjen nga Luciferi që do thotë «Mbajtësi i Dritës». Duke përdorur gënjeshtrën, synimi i tij ishte të sillte një qeveri të vetme botërore, për t’i mundësuar atyre që kanë tru në kokë, të qeverisnin botën dhe të parandalonin luftërat në të ardhmen. Shkurt, duke përdorur fjalët «paqe mbi tokë», saktësisht si i njëjti karrem për «paqe» që u përdor në vitin 1945 nga komplotistët për të na imponuar OKB-në, Weishaupti financoi dhe rekrutoi, e përsëris nga Rothschildët, 2000 e ca pasues të paguar. Këta përfshinin njerëzit më të zgjuar dhe 3 të mençur në fushën e arteve, letrave, të arsimit, të shkencave, të financës dhe të industrisë. Pastaj themeloi Lozhat e Grand Orientit; Lozhat Masonike, që të ishin shtabet e tyre të fshehta, dhe përsëri po them se ai, Adam Weishaupti vepronte nën urdhrat që vinin nga Shtëpia e Rothschildëve. Karakteristikat kryesore të planit të veprimit të Weishauptit, i kërkuan Iluminatit të tij të bënin gjërat që vijojnë për të plotësuar qëllimin e tyre.
11. Joshja me para dhe seks bëhet për të fituar kontrollin mbi njerëzit që tashmë janë në të gjitha rangjet e larta dhe në nivele të ndryshme në të gjitha qeveritë, si dhe në fusha të tjera të orvatjeve. Kur personat me ndikim, sapo të kishin rënë në kurthet për gënjeshtra, mashtrime dhe në tundimet e njerëzve të Iluminatit, ata duheshin mbajtur në skllavëri me anë të zbatimit të shantazhit dhe me forma të tjera, si kërcënime financiare, madje edhe me dënimin e tyre me vdekje dhe të anëtarëve të dashur të familjeve të tyre.
12. A e merrni dot me mend se sa shumë zyrtarë të lartë të tanishëm në qeveritë tona të tanishme, janë të kontrolluar pikërisht në këtë mënyrë nga KMJ-ja? A e merrni dot me mend se sa homoseksualë ka në Departamentin tonë të Shtetit? Po në Pentagon, dhe në të gjitha agjencitë federale, madje edhe në Shtëpinë e Bardhë, që kontrollohen në këtë mënyrë?
13. Iluminati dhe fakultetet e kolegjeve dhe të universiteteve duhej të kultivonin studentë, të cilët zotëronin aftësi të jashtëzakonshme mendore, të cilët i përkitnin familjeve të mirarsimuara dhe me prirje internacionaliste, si edhe rekomandoheshin ata që ishin për stërvitje të veçantë në internacionalizëm. Një stërvitje e tillë duhej të sigurohej përmes dhënies së bursës së studimit atyre që ishin zgjedhur nga Iluminati.
14. Kjo ju jep një ide se çfarë nënkupton një «bursë studimi e Rhodes». Ajo nënkupton indoktrinimin në pranimin e idesë, se vetëm një qeveri botërore mund t’u japë fund luftërave të njëpasnjëshme dhe mosmarrëveshjeve. Ja pra, pse u nxor në shitje OKB-ja te populli amerikan.
15. Një nga studentët e shquar që kemi në vendin tonë, është senatori William Fulbright, shpeshherë i referuar si gjysmë i ndriçuari. (Fulbright – plotësisht i ndriçuar) I tërë regjistrimi i votimit të tij shqipton germë për germë fjalën ILUMINATI. Të gjithë këta lloj studentësh, së pari duhej t’u mbushej mendja dhe pastaj t’u mbushej truri me bindjen se vetëm njerëzit me dhunti dhe tru të veçantë kanë të drejtën të studiojnë dhe të sundojnë mbi ata me më pak talent, për arsye se masat nuk e dinë se çfarë është më e mira për ta, financiarisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Përveç bursave studimore të Rhodes dhe atyre të ngjashme me të, sot ekzistojnë tri shkolla të posaçme të Iluminatit;
– në Gordonstown – Skoci,
– Salem – Gjermani dhe
– Annavrighta në Greqi.

Këto të tria janë të njohura, por ka edhe të tjera që mbahen të fshehura. Princi Philip, burri i mbretëreshës Elisabet të Britanisë u arsimua në Gordonstown, (siç është arsimuar gjithashtu edhe princi Charles) me nxitjen e lordit Louis Montbatten, ungji i tij, një kushëri i Rothschildit, i cili u bë admiral i flotës britanike pas mbarimit të Luftës së Dytë botërore.

The Illuminati Exposed – Myron Fagan – 1967 – part 1/9

The Illuminati Exposed – Myron Fagan – 1967 – part 2/9

16. Të gjithë njerëzit e zënë në kurth me hyrjen nën kontrollin e Iluminatit, plus edhe studentët, të cilët kanë qenë të arsimuar në mënyrë të veçantë dhe të stërvitur në të njëjtën mënyrë, po ashtu duhej të përdoreshin si agjentë dhe të pozicionuar prapa skenave të të gjitha qeverive si ekspertë dhe specialistë, kështu që ata do të këshillonin rangjet më të larta të ekzekutivit për të adoptuar politika të cilat në të ardhmen do t’u shërbenin planeve të fshehta të komplotit botëror të Iluminatit, dhe do të sillnin shkatërrimin e qeverive dhe të organizatave fetare, që ishin zgjedhur ose caktuar për të shërbyer.
17. A e dini se sa njerëz të tillë veprojnë në qeverinë tonë pikërisht në këtë kohë? Rusk, MacNamara, Hubert, Humphrey, Fulbright, Keekle dhe lista vazhdon vazhdon…
18. Ndoshta direktiva më jetike në planin e Weishauptit ishte që të arrinte kontroll absolut mbi shtypin, në atë kohë e vetmja media e komunikimit masiv për të shpërndarë informacion te publiku, kështu që gjithë lajmet dhe informacioni të mund të shtrembëroheshin, dhe masat të bindeshin se një qeveri botërore, është e vetmja zgjidhje për problemet tona të shumta dhe të shumëllojshme.
19. A e dini se kush i kontrollon mediat tona të komunikimit masiv? Do t’jua tregoj. Praktikisht të gjitha vendet e industrisë kinematografike në Hollywood janë të zotëruara nga Lehman, Kuhn, Loeb & Company, GoldmanSachs dhe nga bankierë të tjerë ndërkombëtarë. Të gjitha radiot kombëtare dhe kanalet e TV në vendin tonë, 4 janë të kontrolluara dhe pronë e po atyre bankierëve ndërkombëtarë. E njëjta gjë është e vërtetë për çdo hallkë të gazetave dhe revistave metropolitane, gjithashtu edhe shërbimet telegrafike të shtypit të tilla si Associated Press, United Press International e të tjera. Krerët e supozuar të këtyre mediave janë thjesht fasada për bankierët ndërkombëtarë, të cilët kështu formojnë hierarkinë e KMJ-së, Iluminatit të sotëm në Amerikë.
20. Tani ju mund ta kuptoni se përse agjenti i shtypit të Pentagonit Silvester, deklaroi pa pikë turpi se qeveria ka të drejtën të gënjejë popullin. Ajo çfarë ai la të nënkuptohej ishte se, qeveria jonë e kontrolluar nga KMJ-ja, ka pushtetin të gënjejë dhe të jetë e besueshme nga populli amerikan me tru të shpëlarë.

VIJON… )

=========================

***
MYRON C.FAGAN: ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

…………………………………
– PJESA E PARË –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=1659
***
– PJESA E DYTË –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=1667
***
– PJESA E TRETË –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=1711
***
– PJESA E KATËRT –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=1889
***
-PJESA E PESTË –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3165
***
– PJESA E GJASHTË –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3168
***
– PJESA E SHTATË –
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3178

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura