L’ACTION FRANÇAISE (1939): DEKLARATA PËR SHTYP E MBRETËRESHËS GERALDINË NGA GREQIA, DREJTUAR FUQIVE TË MËDHA

Francë, 4 Maj 2018: “L’Action française” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretëreshës Geraldinë drejtuar asokohe Fuqive të Mëdha, me qëllim mbrojtjen e popullit shqiptar ndaj pushtuesve fashistë.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :
“Londër, 8 prill.
Në Athinë, korrespondentët e disa gazetave dhe agjencive lajmesh kanë arritur sot të komunikojnë nëpërmjet telefonit me mbretëreshën Geraldinë, e cila, siç e dimë, gjendet aktualisht në Florinë (Greqi).
Mbretëresha e re ka deklaruar se Fuqitë e Mëdha duhet, sipas mendimit të saj, të ndërhyjnë menjëherë në favor të Shqipërisë, ku populli, do t’i rezistojë sa më shumë të jetë e mundur agresionit italian, por që duke pasur parasysh zhvendosjen e madhe të forcave italiane në vendin e saj, nuk do të jetë e mundur të rezistohet për një kohë të gjatë.
Gjithashtu, në rrethin e afërm të mbretëreshës, theksohet se, edhe pse mbreti Zog u largua nga Shqipëria për të shkuar pranë gruas së tij, ai, pavarësisht kërkesës së Qeverisë së Romës për kapitullim, ka refuzuar kategorikisht të dorëzohet.
Thuhet gjithashtu se, në kundërshtim me deklaratat zyrtare të botuara në Romë, humbjet e trupave italiane që zbarkuan dje në portet shqiptare, ishin shumë të larta.”

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura