SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI, EMBLEMA E FILOZOFISË POLITIKE SHQIPTARE

Pashtriku.org, 16. 05. 2018: Ukshin Hoti u lind më 17. 06. 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prizren dhe në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi në Zagreb, ndërkaq studimet posdiplomike drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe ekonomike në Beograd. Që nga gjysma e dytë e viteve 70 gjer më 1981 ka punuar në detyra të ndryshme politike e arsimore në Kosovë; ka qenë ligjërues i vitit III dhe IV të Fakultetit Juridik, drejtimi Juridiko – Diplomatik, i vitit III të Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, i shkollës politike të Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist “Edvard Kardel”. Gjatë periudhës 1971 – 1977 ka qenë Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhënie me Botën e Jashtme të KE dhe të Kuvendit të KSA të Kosovës, ka qenë anëtar i pothuajse të gjitha forumeve federale që merreshin me politikën ndërkombëtare. Në vitet 1977 – 1978, specializoi në Universitetin e Çikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe të Kembrixhit, ndërsa në vitin 1979 u kthye në Kosovë. Ukshin Hoti gjatë qëndrimit në specializim në SHBA ka gëzuar një trajtim jashtëzakonisht të lartë. Ka qenë i emëruar nga ana e rektorit të Universitetit të Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Në një takim me Zonjën Rosalyn Carter (bashkëshortja e ish’presidentit amerikan Jimmy Carter) në Washington DC, u zgjodh si i vetmi intelektual që do të përfaqësonte të gjithë specializantët dhe postdiplomistët e Evropës në SHBA. Në këtë cilësi, ai ka marrë pjesë aktivisht nëpër simpoziume të ndryshme shkencore dhe ligjërime të intelektualëve autoritativ, por edhe në shumë takime që organizonin senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues tjerë të administratës amerikane. Ukshin Hoti gjer në vitin 1981 ka qenë kreatori i politikës kombëtare dhe pjesëmarrjes së Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ukshin Hoti për herë të parë u burgos në Nëntor 1981. Ai burgoset edhe në nëntor të vitit 1968, në kohën kur u organizuan demonstratat studentore në Prishtinë…, por për fat të mirë, atëkohë ai studionte në Kroaci dhe ishte në krye të demonstratave studentore të Zagrebit.
***

Dihet mirëfilli se Ukshin Hoti ishte banorë i një treve, e cila në fillim të vitit 1990 u bë vatër rrezatimi për gjithë Kosovën, sepse pikërisht në afërsi të Rahovecit e Krushës së Madhe, në Brestovc, u bënë lëvizjet e para për demokraci, ku në një demonstratë të mbajtur në këtë fshatë (më 27 janar 90) u vranë katër të rinjë: Nesimi Elshani nga fshati Nagavc, Agron Fetahu nga fshati Celinë, Hilmi Krasniqi nga fshati Hoçë e Vogël dhe Halim Hoti nga fshti Krushë e Madhe, si dhe u plagosën 19 të tjerë. Ukshin Hoti, në shkurt të vitit 1992 (në dy vjetorin e vrasjes) duke u vu në krye të një mase banorësh të këtij rrethi niset për t’i nderuar me një homazhë martirët e vrarë, por, policia serbe, duke e trajtuar këtë veprim si provokacion, ua zë rrugën dhe kërkon që të tërhiqen, por të njëjtën gjë e kërkon edhe Ukshin Hoti, ndërkohë policia i vë në përdorim armët e zjarrit, dhe me këtë rast plagosin një student nga Krusha e Vogël. Për këtë akt të guximshëm, Ukshin Hoti do të dënohet me dy muaj burgim, të cilin do ta mbajë një vit më vonë, në mars – prill 1993.
***
Në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati që ta merrte në dorë timonin e UNIKOMB’it, më 17 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve. Më 30 Maj 1994, Prokurori Publik i Gjykatës Serbe të Qarkut në Prizren Dobrivoje Periç, ngriti Aktakuzën Kt.br.107/ 94 kundër Ukshin Hotit, ndërsa pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, po në Gjykatën e Qarkut në Prizren, Trupi Gjykues i përbërë nga: Nada Haxhi – Periç, kryetare dhe Xhafer Ajvazi e Jovana Denimanoviç, anëtarë të këtij trupi, me procesmbajtësen Zorica Kovaçeviç, shpallë aktgjykimin K.br.28/94 datë 28.IX.1994, ku Ukshin Hoti „U ime Naroda – Në emër të Popullit“!!! dënohet me 5 vjet burgim të rëndë. Po të lexohet me kujdes ky aktgjykim, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi – Periç këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse (prej 21 faqesh në dorëshkrim) të Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik., siç ishin: “Anëtarësimi i tij në “Partinë e Unitetit Kombëtar – UNIKOMB”, dhe në atë të “Lëvizjes Popullore të Kosovës – LPK” si dhe pesë numrat e revistës “Demokracia Autentike – DeA”…!!! Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse e Ukshin Hotit. (Aktakuza Kt.br.107/94 dt.30.05.1994 dhe Aktgjykimi K.br.28/94 dt. 28. IX. 1994)
===============
PASQYRA E LËNDËS:
– Pranvera e vitit 1981 dhe intelektualët e regjimit,
– Si e mbrojti Ukshin Hoti – kërkesën e studentëve «Kosova Republikë»,
– Burgosja dhe gjykimi i Ukshin Hotit – 1981,
– Mendimi filozofik i Ukshin Hotit,
– Homazhe për martirët dhe burgosja e dytë e Ukshin Hotit,
– Përgjakja e Ukshin Hotit te udhëkryqi i Komoranit – 1993!
– Organizimi politik i Ukshin Hotit, burgosja e tretë dhe gjykimi,
– Si e mbrojti Ukshin Hoti në foltoren e gjykatës serbe kauzën e Bashkimit Kombëtar,
– Ukshin Hoti – Ideolog i Lëvizjes Kombëtare,
– Cili ishte shkaku i vërtetë i mbajtjes së gjykimit kundër Ukshin Hotit
– Ku është Ukshin Hoti?!
– A është gjallë apo i vdekur Ukshin Hoti?!
– Një apel për Ukshin Hotin,
***
– Filozofia e Ukshin Hotit sot jeton në Kosovën e lirë dhe të pavarur ,
– Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë,
– Ukshin Hoti tashmë është shndërruar në histori,
– Ukshin Hoti – është simbol i qëndresës së pamposhtur shqiptare,
– Njerëzit e zotë si Ukshin Hoti janë princat e vërtetë të një kombi,
– Unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti,
– Ukshin Hoti është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe!
– Ukshin Hoti – intelektual që sugjeron guximin politik.
***
Në vijim lexoni të plotë këtë studim:
PJESA E PARË:
https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1606
***
PJESA E DYTË:

https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1607
***
PJESA E TRETË:
https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1608


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura