PASHTRIKU: PREJ 1 – 4 NËNTOR 2012, NË PRISHTINË MBAHET PANAIRI ‘DEKADA E LIBRIT TË LIRISË II’

 (Pashtriku.org, 20. 10. 2012) – Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga: Radio-Kosova e Lirë, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së”, në Prishtinë do të mbahet Panairi “Dekada e Librit të Lirisë II”. Në këtë Panair do të prezantohen botimet e Radios-Kosova e Lirë, të Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe 14 vëllimet e monografisë “Feniksët e lirisë”. Panairi mbahet i hapur prej 1 deri më 4 nëntor 2012, në sallën e Ekspozitave të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Në Panair do të prezantohen botimet e Radios-Kosova e Lirë, vepra të shkruara nga të burgosurit politikë, monografi dhe vepra letrare e artistike për dëshmorët e kombit si dhe 14 vëllimet e monografisë, “Feniksët e lirisë”. Po ashtu, me këtë rast do të hapet edhe ekspozita “Rruga drejt lirisë” me foto nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kuadër të ekspozitës do të afishohen edhe skica, portrete dhe vizatime të ndryshme të të burgosurve politikë, të cilët kanë vizatuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimeve nëpër burgjet e ndryshme të ish-Jugosllavisë, ku kanë kaluar pjesën më të mirë të jetës dhjetëra mijëra shqiptarë liridashës nga Kosova e më gjerë. Gjatë katër ditëve të Panairit do të shfaqen edhe shumë videofilma për dëshmorët.
Autorët e librave, që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë Panair, paraprakisht duhet të kontaktojnë organizatorët, në tel: 038 249 237 dhe 044 417 225.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura