TAFIL DURAKU: ATDHEU DHE USHTRIA E GJENERALËVE TË TREDHUR

(Burojë, 23 tetor 2012) – Bijtë dhe bijat e popullit shqiptar, gjithmonë, gjatë gjithë historisë së dhimbshme e tragjike, gjithsesi, të lavdishme, kanë dalë në mbrojtje të Atdheut dhe të kombit të tyre shqiptar. Kështu ndodhi edhe gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së. Bijtë dhe bijat e popullit u bënë një ushtri e vetëorganizuar, e vetëpërgjegjshme dhe koherente me nevojat urgjente të Atdheut dhe Kombitshqiptar, për t’i dalë në mbrojtje popullit duarthatë shqiptar në trojet e pushtuara shqiptare dhe Atdheut të shumëcopëtuar. Betimi i ushtrisë popullore shqiptare (UÇK) dihet botërisht. Luftëtarët e lirisë dhe të Shqipërisë, si dhe populli krah tyre, i kryen obligimet e tyre ndaj Atdheut, ndaj bashkimit dhe lirisë së tij.
Po, kush dhe cila është ajo “ushtri e gjeneralëve” të tredhur që sabotoi e shantazhoi atë luftë të lavdishme liritare e bashkimtare që erdhi e po vjen vazhdimisht, me direktiva “patriotike” shqiptaro-titistësh, në krye të proceseve e në vende kyçe të “politikës”, të “ushtrisë”, të “arsimit”, të “kulturës” dhe pse po na përsëriten këto gjëra kaq të marra, këto gabime të pafalshme, trashanike? Këso pyetjesh dhe pyetje të ngjashme mund të bëjmë me qindra sosh, por, çka nëse mungon përgjigje për to, nëse këto pyetje injorohen e shantazhohen papërfillshëm nga “gjeneralë” të tredhur dhe këlyshë vartës të tyre, të tredhur, të cilëve ua kanë prerë veshët që në strukat foshnjore, për të qenë “politikanë”, “ushtarakë”, “gjeneralë”, “intelektualë” etj., të ardhshëm e për të dalë në çdo kohë kundër bashkimit të Atdheut.(Sic!)

………………………………………………..

Fillet e luftës qenë dinjitoze dhe për shumëkë të paimagjinueshme. Lavdia e luftës së UÇK-së nuk zbehet me asgjë, pavarësisht situatave, shantazheve dhe gishtbëries, që po vazhdojnë në kurriz të saj. Por, për t’i dalë hakut popullit shqiptar dhe bijve e bijave të tij liridashës dhe Shqipëribërës, luftëtarëve të lirisë e të Shqipërisë, duhet sqaruar pse ndodhi kjo që po ndodhë edhe deri në këto ditë, pse po përsëritet kjo marrëzi e llojit suis generis e kësaj mendësie shekullore të robit “patriot” shqiptar?!… Apo, e gjithë kjo është pasojë e “gjeneralëve” të tredhur në krye gjeneratë pas gjenerate, nga secili pushtues që ka pushtuar trojet tona pellazgo – iliro – shqiptare?!… Parë realisht, në thellësinë dhe shtrirjen e kësaj dukurie të pamirë “shqiptare” po bindemi më gjallë se kurrë se në krye kemi “ushtrinë e gjeneralëve” të tredhur, të “politikanëve” të tredhur, të “intelektualëve” të tredhur, të “arsimologëve” të tredhur, të … të tredhur, që po lënë qarqet e tredhura në të gjitha pushtetet “shqiptare” brezat e tyre “patriotë” të tredhur, po sui generis(!).
Gjeneralët e tredhur “politikë”, “ushtarakë”, “intelektualë”… u njëjtësuan me të gjithë pushtuesit dhe antishqiptarët, sepse, edhe atyre e këtyre gjeneralëve të tredhur shqiptarët po u duhen vetëm si mish për top, po u duhen si njerëz pa gojë, pa sy dhe pa veshë, siç u duheshin pushtuesve nëpër çdo kohë e periudhë pushtimi.
Falë kësaj marrëzie të orkestuar shekullore, antishqiptare, të organizuar prej vetë “shqiptarëve”, edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, luftëtarët e lirisë e të Shqipërisë-SHQIPËRI dhe familje e familjarë të tyre nuk kanë as bukë për të ngrënë, largohen edhe nga vendet e punës etj., derisa ushtria e gjeneralëve të tredhur ka uzurpuar të gjitha postet dhe ofiqet “shtetërore” dhe familjeve e familjarëve të tyre u mungon vetëm qumësht zogu nëpër shtëpitë e vilat luksoze.
Do thënë këtu me përgjegjësi të madhe kombëtare e intelektuale se Atdheut dhe popullit shqiptar i dolën hakut disa politikanë, ushtarakë dhe luftëtarë shqiptarë të sistemit shqiptar të Enver Hoxhës, të cilët në luftën e lavdishme të UÇK-së do shkojnë deri në një përqindje prej 20% tok me luftëtarët veteranë të UÇK-së, që ishin dhe janë vërtetë luftëtarë, ushtarakë e gjeneralë. Por, ç‘ndodhi gjatë dhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së? Si, dhe pse ndodhi?… Ushtria e gjeneralëve të tredhur shqiptaro-titistë me krahun e saj në Tiranë dezertuan nga UÇK-ja ose u strukturuan në UÇK për ta shantazhuar luftën e saj të lavdishme. Dhe, ajo ushtri e “gjeneralëve” të tredhur ka zënë dhe po i zë të gjitha vendet kyçe në “ushtri” dhe në sektorë kyçë të saj, të politikës, kulturës, arsimimit, gjyqësisë, policisë etj. Pas asaj ushtrie të “gjeneralëve” të tredhur, pason ushtria tjetër e politikanëve të tredhur, e intelektualëve të tredhur, e arsimologëve të tredhur, e policisë së tredhur e gjyqësorit të tredhur… dhe situata është kjo që është (skandaloze dhe antishqiptare) dhe nuk di pse i bihet aq shumë defit të festimit të 100-Vjetorit të (Pa)Varësisë së Shqipërisë së copëtuar në gjashtë “shtete”, kur dihet se qëllimi final i të gjitha grupeve e grupimeve të tredhura “patriotike” e “shqiptare” është që të rehabilitohen tradhtarët dhe bashkëmendimtarët e tyre tradhtarë.
Kjo është një temë që do më shumë hapësirë dhe kohë, por, për të mos e lodhur lexuesin e nderuar, po kufizohemi në këto që thamë më lart, duke e përfunduar me maksimën kuptimplotë: Ky është atdheu i copëtuar shqiptar i ushtrisë së “gjeneralëve” të tredhur “politikë”, “ushtarakë”, “intelektualë” i një populli e “shteti” edhe në shekullin 21.
Ky është Atdheu dhe ushtria e “gjeneralëve” të tredhur edhe sot!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura