Berlin, 29 korrik 2018: Më ka rastisur të lexoj se toka, dhéu i saj, ka cilësi të veçanta ndër zona të botës. Dhe, të tilla, ato ndikojnë trillet e banorësisë: dashuritë, dhimbjet, ëndrrat, haretë a përvujtnitë kolektive…
Punë dijesh që nuk i përthekon kultura ime, por e besoj thellë këtë.Meqë është kështu, aherë ajo do të ketë dhe thërmija tiparesh të tjera që përcaktojnë dramën e jetës tek zhvillohet sipër saj.
Dhéu, toka e ngushtë shqiptare, ndaj, ka me gjasë një veçori të rrallë. Sado shira të derdhin qiejt dhe sado të fryhen lumenjë e l’kéne e të mbushen detet, ai ankon i etur. Përkallet, ofshânë e lypë ndihmë: i përulet mëshirës së gjakut! Vetëm lëngu i kuq i jetës i shuan etjen. I ushqen damarët e tij. Pulsimin zemërfshehtë. Shpirtin e heshtur e cinik.
Kështu ndodh përherë. Në mënyrë rrotullore ndër shekuj.
“Se Kosova e ka adet
nga nji luftë me bâ çdo vjet”.
Kështu thotë rapsodia popullore dhe, posi urdhër epror, kumt i saj vjen prapë e në çdo kohë. Pa e huqur asnjëherë. Me ritualin e stinëve dhe zogjëve, kur natyra lind përseri e pambarimisht.
Çdo brez që shtaton mbi kurrizin e tij, thuase ndjek një kod të vjetër, një pakt të pashkruar në Aktin e krijimit – i jep atij tagrin e gjakut.
Tani thomëni: a dëgjohet sërish këtej mbi Dhé, kush e nga ç’anë i bie kumbonës për brezin që do shihte dritën e jetës në mijëvjeçarin e ri: gatitu, është radha jote. Toka është e djegur e plot et dhe kërkon sasinë rregulltare të gjakut e lotëve që i përket, në ciklin e përjetësuar të gjallimit tragjik!
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: LAJM I MIRË-SHQIPËRIA DHE MYZEQEJA, SË SHPEJTI ANËTARE NË BE
(Durrës, 21. 02. 2013) – E dëgjova këtë lajm dhe m’u bë zemra mal. Shqipëria i kish miratuar…
ARRESTIMI DHE LARGIMI I AKTIVISTIT TË VETËVENDOSJES – ARBËR ZAIMI – NGA KOSOVA!
Pashtriku.org, 26. 03. 2016: Të nderuar përfaqësues të medieve dhe shoqërisë, në Kosovë dhe Shqipëri, Më poshtë, kemi…
MODELI I ASNJANËSISË SË SUEDISË DHE TË AUSTRISË – TË PAPRANUESHME PËR KIEVIN
MODELI I ASNJANËSISË SË SUEDISË DHE TË AUSTRISË – TË PAPRANUESHME PËR KIEVIN Nga Xhelal Zejneli, Shkup 5…
EMIN HALIMI: HERONJ E TRADHTARË
(Skenderaj, 08. 11. 2012) – Kufiri në mes të atdhetarisë dhe tradhtisë është bërë aq relativ sa nuk…