KUNDËRINTELIGJENCA TEORI DHE PRAKTIKË E HANK PRUNCKUN (Përmbledhje)

Pashtriku.org, 20 maj 2017: “Ashtu siç mburoja është përgjigja praktike për shtizën, ashtu edhe kundërinteligjenca është për inteligjencë” – Frank Santi Russel) –
Ky libër synon të jetë një manual për studentët që mësojnê mbi kundërinteligjencën, teorikisht e praktikisht.
Libri fillon me një saktësim të termit “inteligjencë”. Inteligjenca mund të përcaktohet në katër kontekste:

1. Aksione ose procese që janë pëdorur për të prodhuar dije;
2. Trupi i dijes i prodhuar si rezultat i procesimit;
3. Organizatat që merren me dijen (p.sh. agjencitë e inteligjencës)
4. Raportet që janë rezultati final të procesit ose janë të prodhuar për një organizatë të tillë.
Të dhënat e papërpunuara nuk mund të quhen inteligjencë; inteligjenca është informacioni i përpunuar që u jepet faktorëve vendimmarrës. Sidoqoftë, termi i përbashkët është dije. Në punën e inteligjencës, kjo është aftësia për të zvogëluar pasaktësinë dhe për të kontrolluar më mirë të panjohurin.
Inteligjenca ka katër funksione kryesore: spiunazhi, vëzhgimi, hulumtimi dhe analiza. Spiunazhi dhe vëzhgimi mbështesin hulumtimin dhe analizën. Ndërsa të trija kuadratët mbështesin një të katërt, operacionet e mbuluara (covert operations). Kundërinteligjenca është guri kyç që lidh të gjitha pjesët e këtij mozaiku bashkë, është e përbashkët për të gjitha funksionet.
Ashtu siç anatomia humane përbëhet nga disa pjesa, edhe kundërinteligjenca ka funksione të ndryshme: kundërinteligjenca dhe kundërspiunazhi. 

Kundërinteligjenca përbëhet nga përmbajtja e detektimi. Është një funksion i fokusuar në siguri, por nuk është siguri. Sidoqoftë, siguria ka funksion defanziv në kuadër e kundërinteligjencës. Pra, shtyrja e kundërinteligjencës është të mbrojë një agjenci ose klienti i saj nga infiltrimi prej një armiku, ta mbrojë kundër rrjedhjes së paautorizuar të informacioneve, dhe të bëjë të sigurta instalacionet e saj dhe materialin kundër spiunazhit, subversionit, sabotazhit dhe terrorizmit apo veprave të tjera të motivuara politikisht.
Edhe pse nuk ka një linje ndarëse të qartë midis inteligjencës dhe kundërinteligjencës, mund të vizatohet një vijë e hollë. Kjo është se informacioni i zbuluar gjatë funksionit të kundërinteligjencës lidhur me përpjekjet e armikut për të penetruar agjencinë e vetë ose partnere mund të ushqejë ana e inteligjencës; duke zbuluar një informacion të armikut boshatiset gjithashtu nënvizimin e aftësive dhe qëllimeve të mundshme të tij.
Kundërspiunazhi është e përqëndruar në detektim, mashtrim dhe neutralizim e efikasitetit të aktiviteteve të inteligjencës së një kundërshtari. Në sipërfaqe, kundërspiunazhi prezatohet si një formë të spiunazhit – mbledhja e informacioneve përmes, të themi, një rrjeti agjentësh. Ashtu është, por kundërspiunazhi ka dallim në marrjen e informacioneve jo prej një qeverie të një kombi apo prej një ushtrie të një kombi tjetër, por prej një shërbimi të një kombi tjetër kundërshtar. Në disa mënyra, kundërspiunazhi është i lidhur me kundërinteligjencën, por dallojnë në disa mënyra të tjera. Kundërinteligjenca mund të shihet si anën defanzive të zanatit, kurse kundërspiunazhi mund të shihet si anën ofanzive. Asnjë agjenci nuk mund ta ketë të fundin pa të parën…!
Ndërkohë që inteligjenca klasifikohet në tri kategori – operacionale, taktike dhe strategjike, kategoritë taksonomike të kundërinteligjencës janë defanzive dhe ofanzive. Korpusi i Marinsave të SHBA-ve prezanton një taksonomi të kundërinteligjencës përgjatë vijave të: [1] operacione; [2] hetime ; [3] mbledhje dhe raportim; dhe [4] analizë, prodhim dhe shpërndarje.
Sidoqoftë, duke parë kundërinteligjencën sipas dy kategorive të prezantuara në libër – defanzive dhe ofanzive – shohim se kundërinteligjenca defanzive përmbledh së bashku ato aktivitete që kontribuojnë në përmbajtje dhe detektim, kurse kundërinteligjenca ofanzive është e përbërë nga ato aktivitete që kontribuojnë në detektim, mashtrim dhe neutralizim. Arsyeja pse detektimi përfshihet në të dy kategoritë është për shkak të rolit që mund të sjell një mjet edhe për të sigurizuar infornacionin, duke lehtësuar fshehjen e atij informacioni, si dhe “gjuajtja” e atyre që kanë thyer kontrollet në shërbimin kundërshtar.
Autori analizon edhe katër tipet madhore të kundërinteligjencës:
-të sigurisë kombëtare;
-të ushtrisë;
-të përforcimit të ligjit;
-të biznesit, dhe
-private.
Teoria e kundërinteligjencës
Roli i kundërinteligjencës u keqkuptua sepse nuk ekziston një teori e artikulluar formalisht të kundërinteligjencës që të udhëzojë praktikën. Praktikuesit janë lënë për të formuluar çka bëjnë dhe si bëjnë duke u bazuar në nevojën e tyre e jo duke kuptuar parimet teorike. Edhe pse nuk është aspak e gabuar një qasje e bazuar në domosdoshmëri, kjo e bën praktikën më pak efikase dhe, si rrjedhojë, më pak efektive.
Fshehtësia është objektivi kryesor i kundërinteligjencës. Johnson deklaroi: [ Kundërinteligjenca] synohet kundër inteligjencës aktive, armiqësore, kundër spiunëve armiq”.
Arseyja për zhvillimin e një teorie të kundërinteligjencës
Tri përpjekje për të formuluar një teori të kundërinteligjencës ishin ato të John Ehrman, Miron Varouhaskis dhe Vincent Bridgeman. Trajtimi i Ehrmanit nuk ka rezultuar në një teori, por në një ese mbi rëndësinë e zhvillimit të një teorie, sepse “themelimi i një punë teorike ka mbetur e paplotë”. Trajtimi i Varouhaskis ishte një përpjekje për të “sjellë një kornizë përmes së cilës oficerët e kundërinteligjencës do të ishin në fund të aftë për të kuptuar, shpjefuar dhe parashikuar inteligjencën, si dhe sjelljen e nëpunësve të këtyre agjencive”, me fjalë të thera ishte një shqyrtim të sjelljes organizacionale në fokus. Trajtimi i Bridgemanit bën një përpjekje më të strukturuar për një teori, rreth asaj që ai përshkruan si tri zona të lëverdisë – mohim, depërtim dhe manipulim. Sidoqoftë, edhe kjo mund të argumentohet se është një teori më pak gjithëpërfshirëse.
Mirëpo, duke tërhequr vëmendjen për kufizimet e këtyre shkencëtarëve, nuk hiqet rëndësinë e tyre; ata janë studime të një rëndësie jetike dhe kontributi i tyre në literaturë duhet të brohoritet. Por, autori thekson nevojën e zhvillimit të një teorie e strukturuar shkencore të kundërinteligjencës,
Përcaktimi i kundërinteligjencës
Ka shumë përcaktime mbi çfarë është kundërinteligjenca, por Johnson afrohet në atë që mund të konsiderohet një përcaktim universal: “një aktivitet që synon të mbrojë programin e inteligjencës së një agjencie nga një shërbim inteligjent kundërshtar”. Termi “agjenci” mund të kishte domëthenien e çdo organizate apo edhe një shtet komb. Termi “kundërshtar” mund të përdoret për çdo person ose grup (duke përfshirë një shtet-komb) me qëllime armiqësore. Një përcaktim i tillë mund të aplikohet barazisht për një çështje që prek sigurinë kombëtare, ushtrinë, përforcimin e ligjit ose edhe çështjet e biznesit dhe private.
Teoria e bazuar
Në bërthamën e saj, teoria e kundërinteligjencës deklaron se ka katër (4) parime: të përmbajë, detektojë, të mashtrojë dhe neutralizojë përpjekjet e kundërshtarit për të mbledhë informacione, pa marrë parasysh pse këto të dhëna janë mbledhur – për inteligjencë, subversion, sabotazh, terrorizëm, proliferim i armatimit ose levërdi garuese.
Këto katër parime kanë dy foci – mbrojtja pasive dhe mbrojtja ofanzive ose, thënë ndryshe, kundërinteligjenca defanzive dhe kundërinteligjenca ofanzive. Kundërinteligjenca defanzive përbëhet nga parimet e përmbajtjes dhe detektimit, kurse kundërinteligjenca ofanzive përfshin parimet e mashtrimit dhe neutralizimit. Kundërinteligjenca ofanzive, deri në një grad, ndan parimin e detektimit me kundërinteligjencën defanzive.
Ka tri aksiome thelbsore për zhvillimin e teorisë.
1. Aksioma e Befasisë : aksioma e parë është se qëllimi i kundërinteligjencës është të mbështet funksionet e tjera të inteligjencës, ashtu që këto funksione të arrijnë befasinë operacionale. Dhe e bën këtë gjë përmes vendosjes dhe mbajtjes së fshehtësisë.
2. Aksioma e mbledhjes së të dhënave: Aksioma e dytë është se kundërshtari do të përdorë mjete të ndryshme për të mbledhur të dhëna mbi operacionet e një agjencie. Një kundërshtar që nuk ka qëllim të mbledh të dhëna mbi një agjenci, vetëm përmes këtij fakti, nuk e ka një program të kundërinteligjencës. Kjo aksiomë merr në konsideratë se mjetet të vëna në veprim prej një kundërshtari do të përfshijë të gjitha qasjet në dispozicion – etike dhe joetike, legale dhe ilegale.
3. Aksioma e Shënjimit : Një kundërshtar do të drejtojë mbledhjen e tij të të dhënave drejt fitimit të informacioneve që do të zbulojnë një agjenci se si operon (si dhe entitetet që agjencia shërben t’i mbrojë. Kjo është shënjestra e operacioneve armiqësore të mbledhjes së informacioneve mbi të dhënat që do të ekspozojë strukturën e një agjencie, sferën e saj të operacioneve dhe ndikimit, aftësitë e saj dhe qëllimet e saj të ardhshme. Më shumë do të shënjojë faktorët që kufizojnë operacionet e agjencisë si dhe dobësitë administrative, menaxheriale dhe funksionale. (Alban Bardhyli- Përmbledhje e librit “Kunderinteligjenca teori dhe praktike “- Hank Prunckun)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura