Pashtriku.org, 13 tetor 2018: (Publikuar më 18 qershor 2018 në facebook) – Një ngjarje historike nuk mund të ndryshohet as të tjetërsohet, sepse ndryshimi dhe tjetërsimi e shkatrrojnë faktin historik! Prandaj, rrjedhimisht historia shkruhet ashtu si ka ndodhur, jo ashtu si dëshirojmë ne të kishte ndodhur!
***
Për t’i mësuar përmasat e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999) më së miri është t’i vizitosh vijat e frontit. Gjatë këtij operacioni të ideuar e planizuar (në tri Drejtime Taktike: DT-1, DT-2 dhe DT-3) nga Shtabi i Përgjithshëm i UêK-së (në gjysmën e dytë të prillit 1999 në malet e Jezercit), betejat më të përgjakshme kundër forcave të ushtrisë pushtuese serbe u zhvilluan në DT-3, në frontin e Gorozhupit! Sipas vendimit nr.09/99, datë 01.06.1999 të lëshuar nga komanda e operacionit “Shigjeta” në Cahan – Kukës,
– komandant i DT-3 është emruar eprori Kemajl Shaqiri,
– komandant i DT-1, është emruar Hysni Syla, dhe
– komandant i DT-2, është emruar eprori Bilall Syla.
***
Në DT-3 kanë operuar dy njësi ushtarake të UêK-së, të cilat Shtabi i Operacionit ‘Shigjeta’ i ka emërtuar, si Task Forca: TF-2 dhe TF-3.
– Komandant i TF-2 ishte Fazli Berisha (Vullneti)
– Komandant i TF-3 ishte Ruzhdi Saramati (Forca)
***
– KOMANDA E TF’2:
1. Fazli Hasan Berisha, komandant
2. Ramiz Nezir Neziri, zv.komandant,
3. Avdyl Shabani, shef i shtabit,
4. Avdulla Islam Rama, ndihmës komandant për moral dhe operacione,
5. Bashkim Ruzhdi Hasani, shef i logjistikës,
6. Mentor Fehmi Konjuhi dhe Ardian Hamëz Bujari, kurirë të shtabit.
***
– KOMANDA E TF’3:
1. Ruzhdi Saramati, komandant,
2. Elmi Bytyqi, zv.komandant dhe shef i shtabit,
3. Nazim Pulaj, shef i personelit
4. Avdi Ibrahimi, shef i ZKZ (D2)
5. Hajdin Xhahaj, shef i logjistikës,
6. Arben Rashkaj, kurir i shtabit.
***
Sipas urdhërit luftarak (tepër sekret) datë 23.05.1999 të lëshuar nga komanda e operacionit “Shigjeta” në Has – Cahan, dhe i njejti urdhër i përshkruar me nr.12/99, datë 07.06.1999 …:
– vija mësymse e TF-2 ishte Gorozhup – Jelliç – Tejec – Binaj – Milaj – Planej – Zym, me detyrë: të sulmoj, rrethoj e asgjësoj forcat e armikut në këtë drejtim e të dalë në vijën Donje – Krajk.”
– Vija frontale e TF-2 ishte përballë karaullës serbe (lagjja Martinaj) – Mariq – rrëzë majës Pashtriku, deri aty ku nis vija frontale e DT-2, Maja e Pashtrikut…
Ndërkaq TF-3 ishte i lokalizuar në fshatin Pogaj edhe pse kjo njësi (sipas dokumenteve arkivore të Shtabit të Op.Shigjeta) zonën e veprimit e kishte matanë Drinit – në Koretnik…! Pse ka ndodhur një veprim i tillë, këtë gjë mund ta sqaroj Shtabi i Operacionit “Shigjeta” dhe SHP i UêK-së!
– Vija mësymse e TF-3 (sipas urdhërit luftarak nr.12/99, datë 07.06.1999) ishte nga Koretniku (Pikëllima), në “drejtimin Vërmicë – Shkozë – Dobrusht me detyrë, të sulmoj, rrethoj e asgjësoj forcat dhe mjetet e armikut në këtë drejtim e të dal në vijën Vlashnje – Nashec.”.
***
OBJEKTET USHTARAKE TË USH-së NË SHËRBIM TË UêK’së
Gjate Operacionit “Shigjeta” TF2’shi i ka shfrytezuar dy objekte:
1. objektin ushtarak të Ushtrisë Shqiptare (te antena), rrëzë Pashtrikut (afër fshatit Kishaj), dhe
2. Kullën e Vrojtimit!
1. Në objektin ushtarak (tashmë i rrënuar), ka qenë e vendosur logjistika e TF-2.
– Komandant i Togut të Logjistikës ishte Ahmet Mazreku,
– shef i Logjistikës së armatimit ishte Bashkim R.Hasani, ndërsa zv.shef ishte Adem Metaj.
– Komandant për armatim dhe municion ishte Shaqir Duli, ndërsa komandant i Skuadrës së transportit ishte Shemsi Beshiri.
– Komandant i Skuadrës Intendante ishte Hamdi Murat Zejnullahu, ndërsa komandant i Skuadrës së Ndërlidhjes ishte Blerim Sh.Selmani.
– Ndërkaq komandant i Skuadrës së Shëndetësisë ishte Bislim Sokol Kadriu, ndërsa komandant i Xhenios, ishte Vehbi Feriz Berisha.
Nga ky objekt me mjete logjistike është furnizuar edhe TF-3 i Ruzhdi Saramatit i vendosur (i lokalizuar) në fshatin Pogaj.
***
Fazli Berisha, komandant i TF2 në DT3 – Gorozhup, gjatë Op.SHIGJETA, maj – qershor 1999
=================================================
2. Kulla e Vrojtimit ka shërbyer për vëzhgimin dhe identifikimin e pozicioneve të forcave serbe në Zonën Gorozhupit! Këtë kullë vrojtimi e ka shfrytëzuar disa ditë para fillimit të sulmit (më 26 maj 1999) Komadanti i Njësisë Speciale – Vëzhguese – Diverzante, Safet Zeqir Peci, ndërsa gjatë operacionit e kanë shfrytëzuar edhe komandantët e artilerisë, si Jonuz Peci etj.
Në pjesën e poshtme të Kullës së vrojtimit ishin të pozicionuar Njësitë e Artilerisë së TF-2. Saktësisht përfundi Kullës së vrojtimit (në anën e majtë dhe të djathtë të saj) kanë qenë, njësitë e Artilerisë (dy kompani), me minahedhësit (Mortajat) 82mm, përballë kullës ishin të vendosur topat pa dridhje 75 mm dhe kundërajrorët 12.5mm., të komanduara nga eprori i Artilerisë Shemsi Ilazi (Baruti), me komandantët e njësive, Jonuz Isuf Peci, Agron Sherif Mulaku, Hajdin Halil Fazliu, Faik Rexhep Maqestena, Petrit Hazir Ahmeti dhe Ismet Ali Lushi.
Ndërkaq në kuadër të 4 kompanive të TF-2 kanë vepruar njësia e minahedhsave 60 mm, dhe skuadra kundër tankeve me zola 60 mm dhe 90 mm, me komandantin Sahit Maksutaj.
KULLA E VROJTIMIT, në Frontin e Gorozhupit DT3/TF2, gjatë Op.Shigjeta, maj – qershor 1999
_______________
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UêK’së TF2 DHE TF3 / DT3 – GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS – GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8086
***
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT’3) GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8083
***
SHERADIN BERISHA: RELIKET E USHTRISË SERBE NË FRONTIN E GOROZHUPIT, GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’, MAJ – QERSHOR 1999 (Shtojcë: BUNARI I UêK’së)!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8085
***
Në 18 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”/
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI ‘SHIGJETA’ I TEJKALON PËRMASAT E “BRIGADËS 128”! (FOTO)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6557
***
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087