SHERADIN BERISHA: NJOHURI BAZIKE PËR LËVIZJEN KOMBËTARE NË KOSOVË ME VISE (1945 – 1999) DHE BARTËSIT E SAJ!

Pashtriku.org, 4 nëntor 2018: (Ky studim për herë të parë u botua më 27 prill 2008, në portalin e vjetër të pashtrikut). Pas Luftës çlirimtare në Kosovë 1998-1999, politika vendore e ndërtuar mbi bazën e rezolutës 1244 dhe të shumë rregulloreve të UNMIK-ut, ka ngjallur një frymë të tjetërsimit të identitetit kombëtar shqiptarë në Kosovë. Identiteti kosovar, tashmë i sanksionuar edhe me Kushtetutën ahtisaariane të Kosovës, ka filluar të sforcohet si identitet kombëtar, dhe në këtë drejtim duket se është vënë në shërbim edhe ish’klasa intelektuale shqiptare pro-jugosllave (që dikur ishin ithtarë të krijimit të kombit jugosllavë), si dhe të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, që financohen e kontrollohen nga UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës. Dihet mirëfilli, se: Kosova historikisht ka qenë krahinë e populluar me mbi 90 % shqiptarë, dhe si e tillë ajo nuk mund të trajtohet ndryshe, e shkëputur nga areali historik i kombit shqiptar. Përpjekjet për të ndërtuar një histori politike për Kosovën „multietnike“, duke e tjetërsuar Kosovën historikisht shqiptare, janë në kundërshtim me zhvillimin normal të kombit shqiptar në Kosovën shqiptare. Hasan Prishtina ka thënë: “Para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!” (Shkruan: Sheradin Berisha, 27. 04. 2008)
***
Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe viset tjera shqiptare, (që padrejtësisht Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës 1912-1913, i ndanë nga trungu i Shtetit shqiptar,të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë) jo vetëm që u penguan për t´u bashkuar me amën e saj shqipërinë, ashtu siç ishte vendosur në konferencën e Bujanit (31 dhjetor 1943 – 1 e 2 janar 1944), por ngjau edhe më e keqja, këto troje të etnikumit shqiptar pasi u ripushtuan nga forcat çetnike – partizane (1944-1945) u coptuan në katër copëza brenda republikave të Jugosllavisë së AVNOJ-it.
Me kushtetutën e janarit 1946 të RFPJ-së:
– Kosova u definua si çark autonom, nën sovranitetin e Republikës së Serbisë;
– Presheva, Medvegja dhe Bujanoci (Kosova Lindore) pak më vonë u shkëputën nga tërësia etnike e Kosovës për tu futur brenda kufijëve të Republikës së Serbisë;
– Trojet etnike shqiptare (nga Prespa-Struga e deri në Kumanovë) ia bashkuan Republikës së Maqedonisë, dhe
– Trojet etnike të “Malësisë së Madhe” iu bashkuan Malit të Zi!
***
Populli shqiptar ndonëse nuk u pajtua kurrë me këtë ndarje bizare, pas LDB-së u organizua në forma të ndryshme (legale e ilegale) për të sendërtuar aspiratën e vet historike, çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën nën sundimin jugosllavë (lexo-serbosllavë) dhe bashkimin e tyre me shtetin amë-Shqipërinë. Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Kosovë me viset tjera etnike shqiptare të copëzuara tashmë në tri republika sllave (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni) gjatë viteve 1945-1999 e ka përshkuar disa faza të organizimit për çlirim.
***
1. Faza e parë, e Lëvizjes kombëtare Shqiptare përfshinë periudhën nga viti 1945 deri në vitin 1948, dhe përkufizohet kryesisht me veprimtarinë e “Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH).
Drejtues të LNDSH-së ishin atdhetarët:
– Halim Spahija,
– prof.Ymer Berisha,
– Tahir Deda,
– Marije Shllaku,
– Gjon Sereçi,
– At Bernard Llupi,
– Kol Parubi
– Adem Gllavica,
– Ukë Sadiku,
– Ndue Përlleshi,
– kapiten Hysni Rudi,
– Ajet Gërguri,
– Luan Gashi,
– Emrush Miftari,
– Sokol Dobroshi,
– Ibrahim Fehmiu,
– Ibrahim Lutfiu,
– Hasan Remniku,
– Qemal Skënderi,
– Halim Orana,
– Destan Berisha,
– Sadik Tafarshiku,
– Hamdi Berisha,
– Prof.Ibrahim Kelmendi,
– Mulla Idris Gjilani,
– Hysen Tërpeza,
– Ejup Binaku,
– Bedri Peani,
– Ali Riza,
– Sylë Zarbinca,
– Ahmet Selaci,
– Abdyl Dura,
– Demë Ali Pozhari, e shumë të tjerë.
***
2. Faza e dytë, përfshinë periudhën midis viteve 1948-1958 dhe në popull quhej si: „koha e Rankoviqit“. Brenda kësaj periudhe organizimet politike ilegale qenë të shumëllojshme si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime të tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarë, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi…,luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.
Përfaqësues të këtyre grupimeve kombëtare ishin:
– Xheladin Hana,
– Nexhat Agolli
– Rifat Berisha
– Xhavit Gafuri,
– Hasan Jashari – Likoci,
– Shaban Dërguti,
– Hafëz Jakupi,
– Bitër Dehalla,
– Rizan Xhoxhaj,
– Sefer Elezkurtaj,
– Hajdar Bytyqi,
– Bie Vokshi,
– Fetah Bogiqi,
– Sami Peja,
– Sali Kelmendi,
– Konstandin Vasilaca,
– Hajrullah Gorani,
– Ramiz Osmani,
– Xhemil Fluku,
– Ramadan Rexha,
– Hasan Rema
– Bejtullah Sahiti
– Qazim Zogu
– Ali Aliu,
– Omer Qerkezi,
– Sabit Kapiti,
– Mehmet Gega,
– Rexhep Abdullahu,
– Nysret Nivokazi,
– Emin Fazliu,
– Njazi Maloku
– Raif Malaziu
– Enver Dukagjini,
– Metush Krasniqi
– Adem Demaçi,
– Muhamed Brovina,
– Hidë Dobruna… etj.
***
3. Faza e tretë, përfshinte kohën midis viteve 1958-1968 dhe kjo periudhë karakterizohet me formimin e organizatave ilegale, të cilat do të artikulojnë koncepte të reja politike e kombëtare.
– Në vitin 1958 atdhetari Metush Krasniqi formoi organizatën: “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“ (PRBTSHSHA);
– Në vitin 1960-61 atdhetarët Kadri Halimi dhe Ali Aliu formuan organizatën: “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi-me Shqipërinë“(KRBTSHJSH);
– Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, Komiteti i Gjakovës…
– Në vitet 1964-68 veproi grupi i studentëve (sipas platformës së LRBSH-së) i drejtuar nga studenti Osman Dumoshi. Ky grup ishte organizatore e demonstratave të 27 nëntorit 1968 në Prishtinë, Besian, Pejë, Gjilan dhe në Ferizaj.
– Në vjeshtën e vitit 1968 veproi edhe grupi i studentëve të Shkollës së lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren (nga Prizreni, Theranda, Peja etj): Meriman Braha, Isa Demaj, Pashk Laçi, Haxhi Maloku, Zymer Neziri, Miftar Bajraktari, Veli Gashi, Nezir Gashi, Sylë Kuçi, Ramadan Blakaj, Xhemail Gashi etj. Këta studentë organizuan demonstrata: në Prizren (më 6 tetor 1968), në Therandë – ish’Suharekë (më 8 tetor) dhe në Pejë (më 19 tetor 1968).
– Demonstratat e muajve tetor – nëntor 1968 që u organizuan në Kosovë, ndikuan fuqishëm edhe në viset shqiptare në Maqedonin perëndimore. Nismëtarë për organizimin e Demonstratës në Tetovë, më 22/23 dhjetor 1968 – u bënë studentët shqiptar nga Tetova, Gostivari, Kumanova…, që studionin bashkë me studentët nga Kosova në Universitetin e Beogradit, Zagrebit dhe në disa fakultete të Prishtinës. Me këtë rast në krye të këtyre aktiviteteve atdhetare u vunë mësuesit: Mehmetriza Myrtezani Gega (Mehmet Gega) nga Tetova, i cili në vitin 1955 u denua me 10 vjet burg, per shkak të pengimit të shpërnguljeve të familjeve shqiptare për Turqi; Hysniqemal Sherifi (i cili në vitin 1963 ishte udhëheqës i grupit patriotik e revolucionar ”Flamuri”, pastaj studentët: Faik Mustafa nga fshati Shipkovicë, Ramadan Sinani nga fshati Gajre, Hysenxhevat Kalishta, Abdylmenaf Rustemi, Arbër Xhaferi, Fehmi Rufati etj. Manifestime të hapura në frymën e demonstratave pati edhe në: Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Preshevë si dhe në Ulqin, ku me ekspozimin e flamurit kombëtar u shpreh vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje.
***
4. Faza e katërt, përfshinë periudhën 1969-1981 dhe mund të thuhet se ishte periudha e lulëzimit të Lëvizjes ilegale në Kosovë…
Grupet ilegale më të mëdha që e karakterizojnë këtë periudhë janë:
– Grupi Revolucionar i formuar në vitin 1972 nga Kadri Osmani, Xhafer Shatri etj. (K.Osmani fillimisht në nëntor 1969 kishte organizuar shpërndajen e një pamfleti, me anë të së cilës ka manifestuar suksesin e demonstratave të vitit 1968 dhe për këtë veprim denohet me 10 muaj burg nga gjyqtari Tadej Rodiqi);
– Grupi MLK 1976-78, pastaj OMLK 1978…, (si vazhduese të „Grupit Revolucionar“ të Kadri Osmanit), të drejtuar nga Kadri Zeka, Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Rexhep Mala, Jakup Krasniqi, Gani Sylaj, etj (Në prill të vitit 1978 Kadri Zeka emigron në Zvicër),
– „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975) i kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit;
– Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi-PKMLSHJ (1976…) i drejtuar nga Avdullah Prapashtica;
– Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe të Viseve tjetra Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ(1978-shkurt 1982) të drejtuar nga Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella. (Në dhjetor 1979 Jusuf Gërvalla emigron në Germani, ndërsa Sabri Novosella në Turqi).
Gjatë viteve 1980-81 në Kosovë me programin e LNÇKVSHJ-së sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës ka vepruar Komiteti i Deçanit i drejtuar nga:
– Ismail Haradinaj,
– Hasan Ukëhaxhaj,
– Jashar Salihu,
Xhavit Hoxha etj dhe
– Komiteti i Drenasit i drejtuar nga Bajram Gashi… etj.
***
Pas luftës së dytë botërore në shtetet perëndimore kanë vepruar disa grupime politike shqiptare antikomuniste, si: Legaliteti, Balli Kombëtar, Lidhja e tretë e Prizrenit, fraksione të ndryshme brenda këtyre grupimeve etj. Ndërkaq nga viti 1977 në Gjermani vepronte edhe Beslidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia që veten e quante Emil Kastrioti, ndërsa në vitin 1978 u formua edhe Fronti i Kuq Popullor-FKP, i drejtuar nga Ibrahim Kelmendi i emigruar nga viti 1976 në Bochum të Gjermanisë.
***
5. Faza e pestë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, fillon me demonstratat e pranverës së vitit 1981 dhe përfundon në vitin 1990, atëkohë kur fillon shpërbërja e jugosllavisë së AVNOJ-it.
– Bartëse e organizimeve ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi-LRSHJ, e cila sipas tezave të shtruara për diskutim (gjatë verës 1981) u themelua me 17 shkurt 1982, pas shkrirjes së tri organizatave ilegale: LNÇKVSHJ-OMLK-PKMLSHJ në këtë organizëm politik – kombëtar. (Ibrahim Kelmendi kohëve të fundit në kujtimet e tij ka shkruar se LRSHJ është themeluar nga treshja: Jusuf Gërvalla – Kadri Zeka – Ibrahim Kelmendi, një ditë para vrasjes (më 17 janar 1982) në Untergrupenbach të Gjermanisë).
– Në vitin 1986 LRSHJ e merr emrin: Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës në Jugosllavi dhe në kuadër të saj (në Kosovë) vepruan një sërë grupimesh me emërtime të ndryshme, të cilat synonin me çdo çmim jetësimin e Republikës së Kosovës, si hap drejt realizimit të Bashkimit Kombëtar. Ndërkaq në perëndim vepronin dy lëvizje: Lëvizja me adresë dhe ajo pa adresë!
Veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare në periudhën 1981-1990 vepronin në Kosovë me viset tjera shqiptare. Në të vërtetë një pjesë e tyre vepronin ilegalisht, një pjesë kishin rënë nëpër burgje, disa kishin rënë dëshmorë, ndërsa pjesa tjetër vepronin në shtetet perëndimore.
Ata ishin:
Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Ibrahim Kelmendi, Remzi Ademaj, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Jashar Salihu, Xhavit Hoxha, Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Basri Musmurati, Gani Koci, Bajram Kosumi, Ali Lajçi, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi, Shaban Muja, Gani Krasniqi, Nezir Myrtaj, Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Fadil Demiri, Mustafë Xhemajli, Sabri Novosella, Xhafer Durmishi, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, Hysen Gega, Bajram Bahtiri, Kastriot Haxhirexha, Fehmi Lladrovci, Sami Kurteshi, Ismet Begolli, Shaban Shala, Halil Alidema, Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Kadri Osmani, Xhavit Haliti, Xhafer Shatri, Elmi Zeka, Azem Syla, Gafurr Adili, Xhevat Zeka, Hasan Mala, Agim Sylejmani, Xhavit Haziri, Saime Isufi – Bulja, Abdullah Prapashtica, Rexhep Maqedonci, Meriman Braha, Martin Çuni, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Behajdin Allaqi, Ramadan Avdiu, Zija Shemsiu, Sami Kurteshi, Bislim Elshani, Afrim Morina, Sejdi Gega, Hysen Gega, Bardhyl Mahmuti, Bilall Sherifi, Rexhë Ibërdemaj, Bajrush Xhemajli, Emrush Xhemajli, Xhevat Bislimi, Hajdin Abazi, Fatmir Brajshori, Emin Krasniqi, Sejdi Veseli, Adem Grabovci, Enver Topalli, Halit Naxhaku, Gafurr Elshani, Muhamet Kelmendi, Tahir Hani, Pajazit Jashari, Fadil Lepaja, Januz Musliu, Ramë Buja, Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi, Ibish Neziri, Xhabir Morina, Beqir Beqa, Rafi Halili, Ibrahim Shala, Sadik Halitjaha, Berat Luzha, Naser Kuka, Xhemajli Berisha, Xhemajl Fetahu, Sherif Konjufca, Bajram Ajeti, Sabri Kiçmari, Ali Ajeti, Raif Çela, Avni Klinaku, Sabit Gashi, Valon Murati, Shemsi Veseli, Petrit Duraku, Ahmet Isufi, Beqir Beqa, Bashkim Mazreku, Nysret Pllana, Sadri Ramabaja, Azem Syla, Xhemali Berisha, Adem Grabovci, Akile Dedinca, Abdullah Zhegrova, Binak Berisha, Ismet Badallaj, Ramadan Pllana, Mustafë Krasniqi, Nesimi Elshani, Gursel Sylejmani, Sali Kabashi, Naim Maloku, e shumë e shumë të tjerë.
***
6. Faza e gjashtë (1991-1999) është faza më kulminante e Lëvizjes politiko-ushtarake në Kosovë,… dhe në historinë më të re të kombit tonë, me të drejt duhet të definohet si epoka (periudha) e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në fillim të viteve të 90-ta përveç partive legale politike, si LDK, PPK, PSHDK, PLK etj, vepronin edhe oragnizata politike – Kombëtare ilegale, si: Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, Fronti Kombëtar (1990-1991), Lëvizja Kombëtare për Çlrimin e Kosovës, nga marsi 1993…etj.
Në gjysmën e dytë të vitit 1991 për herë të parë në Shqipëri janë stërvitur disa grupe të rinjësh nga Kosova dhe viset tjera shqiptare në krye me Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Sali Òªekun. Këto grupe që u stërvitën në Surrel (afër Tiranës) nuk ishin të organizuar nga lëvizja ilegale. Në fund të vitit 1991 dhe fillim të vitit 1992, një pjesë e tyre u burgosën, pjesa tjetër në krye me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin e vazhduan rezistencën, ndërsa pjesa dërmuese dolën në perëndim.
***
Themeluesja e UÇK-së ishte Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) e cila vepronte fuqishëm në Kosovë dhe në shtetet perëndimore. Kjo organizatë, në Mbledhjen e katërt të Përgjithshme, që u mbajt më 26-27 korrik 1993, në “Kodër të Trimave” në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në Prishtinë – u emërtua shkurt: Lëvizja Popullore e Kosovës ( LPK). Në këtë mbledhje, në programin e LPK-së u aprovua njëzërit qëndrimi, se: lufta e armatosur do të jetë qëllimi kryesor për çlirimin e Kosovës me viset tjera etnike shqiptare (në ish Jugosllavi) të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.
Në vitet 1991-1993, Këshillat e rretheve të LPRK-ës (LPK-së), shndërrohen në njësi të para të armatosura.
Veprimtarët e Lëvizjes në këtë kohë përveç angazhimit politikë ilegal dhe legal (nëpër parti politike) punuan me përkushtim edhe në përgatitjen e rrethanave për rezistencë të armatosur. Në këtë drejtim punuan: Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Arif Seferi, Fehmi Lladrovci, Ramadan Avdiu, Adnan Asllani, Behajdin Allaqi, Binak Berisha, Abdullah Abdullahu, Bashkim Mazreku, Nazmi Llapashtica, Hysen Gega, Sejdi Gega, Durmish Gashi, Alush Shala, Sefedin Morina, Ilaz Morina, Zafir Berisha, Bedri Halimi, Xhevat Berisha, Naser Berisha, Shani Berisha, Halil Çadraku, Selim Gashi, Xheladin Gashi, Ramadan Pllana, Sokol Bashota, Fatmir Limaj, Salih Lajçi, Ibish Neziri, Ragip Shala, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Sahit Berisha, Isa Krasniqi, Asllan Pantina, Fatmir Brajshori, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Skënder Rexhepi, Fadil Nimani, Rexhep Bislimi, Behxhet Luzha, Qerim Kelmendi, Adrian Krasniqi, Halil Alidema, Sejdi Veseli, Avni Klinaku, Abedin Bala, Nait Hasani, Bajrush Xhemajli, Gursel Sylejmani, Ruzhdi Saramati, Ismet Badallaj, Besnik Krasniqi, Sheradin Berisha, Beqir Limani, Kadri Labenishti, Xhemajl Jashari, Ismet Sylejmani, Shaqir Shaqiri, Halil Selimi, e shumë të tjerë.
Në këtë perudhë veprimtarët e Lëvizjes krijuan kanalet e furnizimit për armatim, Shqipëri – Kosovë, kryesisht në zonën e Prizrenit dhe të Dukagjinit. Njëkohësisht krijuan linja për kalimin ilegal nga Kosova në Shqipëri, të veprimtarëve që ishin të rrezikuar nga UDB-a serbe…!
Në linjën e krijuar në zonën kufitare të Prizrenit (Koretnik) në janar 1992 për Shqipëri ka kaluar edhe Rifat Jashari, pas sulmit që ndodhi natën e vitit të Ri 1991/92 në familjen Jashari në Prekaz!
Epiqendra e gueriljes (pas vitit 1994 e emërtuar si UÇK) ishte në Drenicë në krye me Komandantin Adem Jashari. Në Llap vepronte njësiti gueril në krye me Zahir Pajazitin, ndërsa në Dukagjin vepronte njësiti në krye Adrian Krasniqin, Luan Haradinajn, etj.
– Në vitet 1993-1998, pas valës së burgosjeve të anëtarëve të Lëvizjes (në gusht 1993 …) LPK – Dega Jashtë Vendit (Zvicër – Gjermani – Shqipëri) bëhet faktori kryesor për organizimin, financimin dhe forcimin e mirëfilltë të njësiteve të UÒªK-së. Në mars 1998 qeveria e Bujar Bukoshit në Ekzil ka krijuar një strukturë ushtarake të quajtur FARK, dhe gjatë luftës janë bërë përpjekje për bashkimin e tyre me SHP të UÒªK-së, por nuk ka rezultuar plotësisht i suksesshëm!
***
LPK-ja përveç se ishte themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo u bë dhe bazamenti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc (UÇPMB-së) në Kosovën Lindore, dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) në viset etnike shqiptare në Maqedoni, në vitet 2000 – 2001.
(…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura