Durrës, 23 nëntor 2018: Dardanët heroik të futbollit të Kosovës ia shkymën Serbisë entuziazmin histerik antiKosovë , ia prishën serbëve festën dhe emocionet politike për mosantarësimin e Kosovës në Interpol.
Ju lumtë Ju futbollistëve të Kosovës, Ju bijve të Dardanisë Kreshnike, Ju bijve të kësaj toke të përvuajtshme; Ju lumtë ju pasardhësve dhe bij të atyre herojve dhe heroinave legjendare që luftuan dhe që sakrifikuan aq shume, dhe që kanë dhënë gjithçka për lavdinë, krenarinë , pavarësinë dhe për bashkimin e kombit. Ju e lartësuat aq shumë krenarinë shqiptare duke treguar një dëshirë dhe një vullnet të lartë për detyrën mbidetyrë e cila është: devotshmëria, pëgjegjshmëria, përkushtimi dhe disiplina kombëtare. Ju lumtë të gjithë atyre që ashtu sikurse Juve që keni të parin interesin kombëtar, Ju që keni Kosovën dhe Kombin të parin.
Kosova apo më sakt, Republika e Dardanisë, arriti një fitore historike me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm kombëtare por sidomos ndërkombëtare. Ajo mposhti dhe shpartalloi Azerbajxhanin me rezultatin 4-0 duke siguruar vëndin e parë në grup në garën e Ligës së Kombeve.Kjo fitore botërore në sportin e kombeve, në sportin më të madh në botë siç është Futbolli , e shuajti entuziazmin e Serbisë e cila me emocione histerike antishqiptare e kremtoi si fitore të madhe politike dhe diplomatike të saj mosantarësimin e Kosovën në Organizatën e Interpolit.
Nëse Serbia loboi fuqishëm duke përdorur të gjithë potencialet e saj shtetërore, diplomatike dhe politike kundër Kosovës, në këtë aspekt dështimin le ta marrë përsipër politika, pushteti dhe diplomaca e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ,politikanët dështakë dhe të mbrapshtë shqiptarë të cilët vetëm sa grinden e kacafyten ndërvete dhe vetëm për interesa personale mbi ato kombëtare.
Politika, pushteti, mediat dhe drejtësia shqiptare duhet të marrin leksione dhe shëmbullin e futbollistëve dhe të sportistëve e sportisteve shqiptarë të Kosovës se si dhe qysh duhet përkushtuar, se si duhet të jetë përgjegjshmëria dhe detyra kombëtare para popullit, shtetit dhe atdheut. Nëse politika dështoi në Interpol; sporti ,futbolli kosovar triumfoi në futboll.
FIFA, futbolli është organizata më e madhe botërore që ka antarë të gjitha shtetet dhe kombet, është aktiviteti i cili ndiqet nga miliona e miliarda njerëz të zakonshëm, përfshirë edhe pushtetarë, diplomatë e politikanë botërorë. Prandaj duhet që mediatikët, analistët dhe opinionistët shqiptarë t’i kushtojnë më shumë hapësirë dhe rëndesi kësaj ngjarje të madhe , triumfit të futbollit kosovar i cili ka mposhtur edhe ato shtete të cilat votuan kundër antarësimit të Kosovës në Interpol, pra duhet të kapërcehen për një moment të paktën inatet dhe egoizmat politikë dhe të respektohet perkushtimi dhe triumfi patriotiko-sportiv kosovar i cili është edhe triumf politik mbi Serbinë dhe aleatët e saj ,të cilët i verbon më shumë konsolidimi dhe mazhi i madh kombëtar sportiv i Kosovës se sa antarësimi në Interpol.
Triumfi historik i futbollistëve të Kosovës është rast unikal në historinë e FIFA-s , ku në një kohë kaq shumë të shkurtër të antarësimit në të, Kosova është ngjitur dhe ngritur kaq shumë lart, duke lënë pas kombe dhe shtete të mëdha e të fuqishmë të botës, duke ua imponuar me detyrim njohjen e Kosovës edhe shteteve më agresive kundër Pavarësisë së saj.
Nga fotbollistët e talentuar dhe patriotë të mëdhenj të Kosovës mori ndëshkimin fatal edhe Azerbajxhani i cili votoi kundër antarësimit të Kosovës në Interpol.
Ashtu sikurse dhe disa ditë më parë edhe vajzat heroina të Dardanisë në sportin e xhudos fituan vëndin e pare në Grand Prix që u zhvillua në Uzbekistan, i cili pavarësisht se nuk e ka njohur shtetin e Kosovës , u detyrua të njohë dhe të respektojë simbolet shtetërore të saj.
Kisha një pyetje për politikën, sportin, mediat dhe publikun jo vetëm sportiv të Shqipërisë:
“Kosova është Shqipëri , po Shqipëria a është Kosovë”?!
Kjo pyetje më vjen nga ky konstatim: Pse ky” indiferentizëm “ kaq i madh i opinionit politik,publik, sportiv e mediatik nga Shqipëria për sportin kosovar ( por jo vetëm për të), ndërsa Kosova dhe dardanët e saj , opinioni publik i tëri i saj: ai sportiv, politik dhe shoqëria atje gjithmonë i ka ndjekur dhe përkrahur me fanatizëm të gjitha evenimentet dhe ngjarjet sportive të futbollistëve dhe të sporteve të tjera të Shqipërisë, të kombëtares së saj.
Pse nga televizionet ne Shqiperi pati nje terr dhe nje embargo per të mos i dhëne ndeshjet që luante Kosova , kur ato që luan Shqipëria jipeshin dhe shikoheshin në televizionet e Kosovës.Tifozeria kosovare ka udhëtuar dhe udhëton me qindra e qindra kilometra nga Kosova e diaspora për të mbushur stadiumet në Shqipëri kur luajnë përfaqësuesja e Shqipërisë, ndërsa përkundër kësaj Shqipëria bën absurditetin e madh duke vënë barrierë Taksën e “Rrugës së Kombit” për t’i penguar shqiptarët e Kosovës që të vijnë në Shqipëri.
Madje kur kanë mbërritur në Shqipëri , prej shtetit shqiptar dhe prej policisë shqiptare kanë marrë edhe ndëshkimin duke mos i lejuar që të hyjnë në stadium, si p. sh. në ndeshjen Shqipëri-Serbi etj., ku ka pasur edhe raste keqtrajtimi të tyre prej policisë, dhe nga ana tjetër shteti dhe policia shqiptare nuk pengon shovinistët grekë në Bularat që të manifestojnë histerinë dhe urrejtjen e tyre shoviniste kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Politika,Mediat, TV dhe gazetat, gazetarët e mediatikët në Shqipëri përmbi 10 ditë si kryesore dhe si kryelajm në Shqipëri jipnin rastin e neutralizimit të ekstremistit minoritar grek në Shqipëri duke e ndërkombëtarizuar madje atë, gjë e cila i interesonte interesave të shovinizmit grek, ndërsa për fitoren e futbollit të Kosovës gazetat nuk kishin asnjë rresht në faqen e tyre kryesore, ashtu si edhe më parë as nuk e ka përmëndur pothuajse ndokush në Shqipëri suksesin e xhudisteve të Kosovës.
Është për t’u theksuar se në Shqipëri vetëm nga Gazeta e pavarur “bulevard” me qender në Durrës e botuesit Artur Llana informohet, lexohet dhe mësohet për Kosovën , për politikën , për sportin, për letërsinë, për artin, për historinë e saj dhe ku botohen shkrime dhe analiza të opinionistëve dhe të intelektualëve edhe nga Kosova, Maqedonia e diaspora.
Pyesim opinionin publik, politik dhe atë mediatik në Shqipëri se a nuk janë shqiptarët e Kosovës ata të cilët kanë udhëtuar dhe inkurajuar kombëtaren e Shqipërisë nëpër të gjithë stadiumet e Europës dhe askush madje atje nuk ua ka ndaluar atyre të drejtën për të hyrë e parë ndeshjen në stadium në përkrahje të Shqipërisë.
Pyesim përsëri se sa është numri i tifozëve nga Shqipëria që e ndjekin sportin kosovar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Kosovës.
Dhe tjetra, si ka mundësi që pothuajse asnjë prej mediave në Shqipëri nuk i ka bërë jehonë kësaj arritje të futbollit shqiptar të Kosovës ashtu sikurse as arritjeve të heroinave shqiptare në sportin e xhudos, kur këtë jehonë e kanë bërë shumë mirë mediat e huaja vizive dhe ato të shkruara jo veten ne lajmet sportive por edhe me gjere.
Dhe kjo a mos e verteton faktin e deklaruar nga politika dhe mediat greke ca kohë më parë atë se: shumica e mediave e portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri kanë ngrënë paranë e fondeve sekrete antishqiptare të Greqisë për të lobuar për interesa të saj , përderisa ato heshtin edhe për fitoret e shqiptarëve të Kosovës në futboll dhe në sportet e tjera?!
Pra ,nga Kosova, si djepi i shqiptarizmit duhet të mësojmë për domosdoshmërinë e përgjegjshmërisë, krenarisë dhe disiplinës kombëtare të cilat janë deficite të mëdha jo vetëm të politikës në Shqipëri.