MR.AVDI GJATA: KUJTIM NGA KUVENDI I 26 NËNTORIT NË BAJÇINË, PËR ORGANIZIMIN E DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968 NGA STUDENTËT E PRISHTINËS!

Bajçinë, 30 Nëntor 2018: – URIME 28 NËNTORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË PO DHE PESËDHJETËVJETORI I KUVENDIT TË ORGANIZIMIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968 NË BAJÇINË! Në kilometrin e pestë, përgjatë rrugës që të shpie për në Reçicën e Dem Ahmetit në veri të Besianës në anën e djathtë e të majtë të kësaj rruge, shtrihet fshati Bajçinë. Rruga që kthehet pranë shkollës “Emin Duraku” djathtas, që në popull njihet si rruga e Letancit e kalohet lumi Llap, përsëri në anën e djathtë të rrugës, gjendet shtëpia e Rexhep Gjatës që në atë kohë, kishte 53 anëtarë të familjes dhe ishte e njohur për popullatën e këtyre anëve. Bujaria, mikpritja e bukëdhëna e vazhdueshme i shtonin namin e famën, kësaj familje bujare fshatare që me punë e djersën e anëtarëve të familjes, normalisht që me bollëk siguronte bukën e gjërat e nevojshme për familjen në përgjithësi për fshatarët e mysafirët e përditshëm që shkonin e vini pareshtur për blerjen e shitjen e prodhimeve fshatarake për të siguruar krypën, vajgurin, sheqerin e çajin.

Në mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 1968, te ne erdhën disa studentë nga Prishtina, sikur ti kisha thirrur e që ca i njihja, pasi ishin dhëndurë tanë : Ilaz Pirevën, Osman Dumoshin, Adil Pirevën, Xheladin Rekaliun si dhe mësuesin tonë të shkollës e vëllain tim Shefkiun që ishte dhëndër i Xheladin Rekaliut, e disa të tjerë që nuk i njihja e as nuk ua dija emrin. Ne, si fëmijë u gëzuam shumë, kur i pamë që erdhën studentët, pasi e dinim që familja kishte respekt të madh për ta, që asnjëherë nuk e dija arsyen e këtij respekti derisa u rrita e fillova të kuptoj realitetin. Unë e fëmijët tjerë, gëzoheshim shumë pasi na kishin mësuar të na sjellin bonbone laramanë që nuk kishte gëzim më të madh për atë kohë. Megjithatë, kjo mbrëmje, dallohej nga mbrëmjet e herëve tjera, pasi mysafirët e hëngrën darkën, mixha jonë Hasani na urdhëroi të shkonim me fjet, pasi është bërë koha. Ne, posa dolëm nga oda, shkuam nëpër dhomat e gjumit, të cilat ishin në skajin tjetër të oborrit, dikund nja dyqind metra larg nga oda. Nga dashuria e kureshtja që kisha për mysafirët e Prishtinës, menjëherë shkova te dritarja e odës për t’i dëgjuar çka thonin e bisedonin pasi që e kuptova që diçka ishte puna serioze. Duke u munduar t’i dëgjoi studentët se çka janë duke biseduar nga mbrapa më kapi mixha për veshi e më dërgoi për dore drejtë te dhoma e gjumit. Posa më shtini brenda, filloi të më rrah me thupër aq shumë sa nuk guxova të bëjë as nge e as mik e që jam pshurr. Nëna pa bërë as një zë, mi ndërroi rrobat e më qiti të flejë dhe duke çajtë më kishte zërë gjumi.
Mr. Avdi Gjata – Bajçinë, më 26.11. 2018.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura