Zvicër, 1 mars 2019: (Në 30 vjetorin e grevës së minatorëve) – Pas pranverës republikane të 81-tës, Kosova u ngujua nga masat e gjendjes së jashtëzakonshme, diferencimet ideo politike, represoini i regjimit komunsit të RSFJ-së që rezultoi me burgosje të 5000 ,,nacionalistëve‘’, ndalimin dhe torturimin e mëse 500.000 shqiptarëve në ,,stanica‘’ të milicisë për veprimtari ,,nacionaliste‘’ dhe ,,irredentiste‘’. Komunistët e Kalimegdanit: Ali Shukriu, Azem Vllasi, Kolë Shiroka, Sinan Hasani, Rrahman Morina etj., nuk u mjaftuan me vetëm kaq tirani ndaj Kosovës. Ata pasi ,,qëruan hesapet‘’ me komunistët gjakovarë: Mahmut Bakallin, Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Ali Hadrin, suprimuan rezulutën e Konferencës së Bujanit, ndryshuan pamjen e Flamurit kombëtar shqiptar, shkuan edhe më tej, shpallën ,,martir‘’ Gjorgje Martinoviqin. Në shenjë besnikërie ndaj patronëve të tyre beogradas i hapën rrugë edhe degradimit të pozitës juridiko politike të KSA Kosovës.
Në Shtator 1988 Komiteti Krahinorë i Lidhjes Komuniste, dhe Kryesia e KSA Kosovës propozuan ndryshimin e pozitës kushtetuse të KSA Kosovës me arsytim se ,,Kosova nuk humbë asgjë‘’ nga ndryshimet kushtetuse?! Ky kapitullim i marionetave të Beogradit përballë aspiratave hegjemoniste serbe shkaktoi revolta në gjithë Kosovën. Të parët ngritën zërin minatorët e Trepçës duke marshuar në Prishtinë, që pastaj iu bashkangjitë i tërë populli, që rezultoi me tubime dhe demonstrata një javore në Nëntor 1988, kundër nacional-shovenizmit serb dhe marionetave, koministëve të Kalimegdanit. Në Janar 1989 K.K i Lidhjes Komuniste dhe Kryesia e KSA Kosovës, përkundër vullnetit të popullit miratuan propozimin e komisionit për ndryshime kushtetuse!
Në Shkurt 1989 e tërë Kosova ishte ngujuar nga masat represive të regjimit komunist të Beogradit. Në ato rrethana ngujimi të Kosovës, minatorët e Trepçës pasi kishin ,,shterruar‘’ të gjitha shtigjet mbi tokë, marrin vendim që të ngujoheshin nën tokë. Pikërisht më 20.02.1989 në horizontin e Nëntë të minierës së Stantërgut u ngujuan 1300 minatorë grevist.
Greva e minatorëve ishte një kundërvënje krejt e veçantë kundër nacional – shovenizmit dhe hegjemonizmit serb. Si e tillë ajo i ,,shkeu‘’ maskën LKJ, si ,,avangardë e klasës punëtore’’ dhe, promotore e ,,barazisë nacionale‘’ në RSFJ. Ngujimi i minatorëve bëri jehonë jo vetëm në RSFJ, por edhe përtej Atllantikut. Vendosmëria për sakrifica deri në flijim shkaktoi një solidarizim në tërë Kosovën. Një solidarizim i tillë me minatorët u shfaq edhe në Qendrën studentore, atje u barrikaduan 15.000 studentë në përkrahje të minatorëve grevist.
Ngujimi i 1300 minatorëve në zgafellë dhe i studentëve në palestrën sporive të Qendrës studentore, shkaktoi një betejë politike në mes LKJ’së dhe Lëvizjes klandestine LPRK-së. Lidhja Komuniste e Kosovës ishte për Kosovën Krahinë, kurse Lëvizja klandestine LPRK-ja ishte për Kosovën Republikë. Lidhja Komuniste e Kosovës u nda në Dy banda komunistësh për statusin e Kosovës, njëra bandë ishte për Kosovën Krahinë sipas kushtetutës së vitit 1974, kurse banda tjetër sipas kushtetutës së vitit 1963?! Të Dy bandat komuniste në Prishtinë të shkëputura krejtësisht nga ,,klasa punëtore‘’ e Kosovës nuk e ,,qanin‘’ hallin e Kosovës karshi nacionalizmit dhe hegjemonizmit serb, por hallin e pozitave personale në pushtetin e regjimit millosheviqian?!
Zgafella në horizontin e Nëntë dhe Qendra e studentëve u bënë një kungjë magnetik që do të rrotulloheshin tre opcione politike, që mbase varej fati jo vetëm i KSA Kosovës, por edhe i RSFJ.
Opcioni i Parë që ,,virrej‘’ në kungjin e grevistëve vinte nga Beogradi, opcioni i Dytë nga Prishtina, kurse opcioni Tretë i sfidoi të dy opcionet Kosova krahinë dhe angazhohej për Kosovën Republikë. Greva e minatorëve në horizontin e nëntë u bë një aren e betejës politike në mes LKJ-së dhe LPRK-së, kjo betejë që për shumë vite ishte zhvilluar mbi tokë, tani po bartej në thellësinë e tokës kosovare.
Horizonti i nëntë si një arenë glladiatorësh me minatorët e ngujuar u bë një arenë politike edhe në mes centralizmit hegjemonist serb, dhe decentralizmit slloven e kroat në federatën jugosllave. Meqë erdhi një moment që fati i RSFJ, po varej nga grevistët, prandaj atje ,,zbriti‘’ Stipe Shuvari kryekomunisti i KQ të RSFJ, dhe SKOJIST’i i Komitetit Krahinorë të Lidhjes Komuniste Azem Vllasi. Në zgafellë zbritën edhe ,,djemtë‘’ klandestinë: Durak Kabashi, Sinan Kryeziu dhe Ragip Shala autor i këtij shkrimi. Stipe Shuvari në Horizontin e nëntë deklaroi se: ,,ovde se brani Jugosllavia‘’, këtu mbrohet Jugosllavia?! Azem Vllasi përmes intrumentalizimit të minatorëve mbase për ta mbrojtur vetveten?! ,,Djemtë‘’ klandestinë pavarësisht rrezikut bartën në zgafellë tek minatorët mesazhin e Lëvizjes Klandestine të LPRK-së për Kosovën Republikë.
Meq RSFJ-ja po rrezikohej nga hegjemonizmi serb, mbrojtja e saj mbase mund të gjente mbështetje vetëm në Republikën e Kosovës. Dhe kur pritej në bazë të kordinimit në mes studentëve dhe minatorëve grevist për të dal me vetëm një kerkesë – Kosova Republikë, ndodhi thyrja… ?! Zekeria Cana do të hynte tek studentët për të njoftuar se: ,,Meqë u janë plotësuar kërkesat e minatorëve, prandaj ata e kanë përfunduar grevën…”?! Më kot janë përpjekur ,,djemt‘’ klandestin: Ahmet Gashi, Blerim Dervishi, Mejdi Gega, Nesim Morina, Shaqir Kryeziu, Ruzhdi Kolgeci, Ruzhdi Cikaqi, Fehmi Mujota, Sinan Kryeziu, Ragip Shala etj., që t’i bindnin studentët të qendronin edhe më tej në sallë por ,,krahinorët‘’ e fituan betejën?! Minatorët me sy mbyllur dhe me fotografine e satrapit Tito po dilnin mbi sipërfaqe të tokës të mashtruar dhe të tradhtuar nga eunukët e LKJ. Në sipërfaqe, nga zgafella dual Krahina e Kosovës, në zgafellë mbeti e ngujuar Republika për disa vite. Mbas përgjakjes së RSFJ-së nga nacional shovenistët dhe hegjemonistët serb, Republika e Kosovës do të dalë në sipërfaqe nga lufta çlirimtare e UÇK-së kundër okupimit seb.