PROF.ARGJIRA UKIMERI: HISTORIKU I BIBLIOTEKAVE TË PARA NË BOTË

Prizren, 13 mars 2019: Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave, dhe mund t’i referohemi si vendi në të cilin bëhet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithe kjo ka për qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne më lehtë dhe me shpejtë. Por si kanë evoluar këto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe kush kanë qenë Bibliotekat e para;
Me poshtë gjeni një listë të tyre nga lashtësia deri në ditët tona.
****
Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.

Biblioteka e Aleksandrisë – E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë Teofili.
Biblioteka e Pergamos – ndodhet në Pergamon në provincën e Azisë e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.
Biblioteka e Kongresit në Uashington – është më e madhja në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo bibliotekë është përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.
Biblioteka e Harvardit – u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.
Biblioteka e Bostonit – u themelua në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.
Biblioteka e Britanisë së Madhe – e themeluar në vitin 1753 dhe gjithsej ka 25 milion libra.
Biblioteka Kombëtare e Kinës – u themelua në vitin 1909, dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra.

Biblioteka Kombëtare në Gjermani, – ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.
Biblioteka Kombëtare në Kanada – e themeluar në vitin 1953 është një Bibliotekë Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.
Biblioteka Kombëtare e Rusisë – u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.
Biblioteka Kombëtare ne France – u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.
Biblioteka e Ukrainës – ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë e vizitojnë atë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm.
***
Në trojet shqiptare, Biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase)
Në Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 dhe përmban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

GRAFOMANIA

GRAFOMANIA  PIKËPAMJE (Intervistë me vetveten) Met Rexhepi Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot në komunikimin…