KADRI REXHA: KLEMENTINA KËRKON PËRKRAHJE NGA BASHKATDHETARËT TANË

 (Pashtriku.org, 02. 11. 2012) – Pas fazave garuese të eliminimit, në një konkurrencë të jashtzakonshme, më në fund, këngëtarja shqiptare Klementinë Hendrichs po hyn në fazën e finaleve të shout muzikor “X Factor 2012”. Shou i radhës “X Faktor 2012” transmetohet në kanalin VOX, të dielën, më 4 nëntor 2012, në ora 20:15, prandaj ta mbështesim të gjithë Klementinën, këtë talente të shquar shqiptare.
“Deri këtu kam ardhur me punë tjashzakonshme, falë zërit si dhuratë nga Zoti, talentit të shumanshëm si dhe krenarisë time për përkatësinë kombëtare shqiptare. Besoj se me prezentimin tim deri këtu, në të katër fazat, duke filluar nga paraqitja para audicionit të producentëve, audicionit me anëtarët e jurisë, në Boot camp si dhe në vizita në shtëpitë e anëtarëve të jurisë, me mua kanë mbetur të kënaqur edhe shikuesit e shumtë shqiptarë anë e mbanë meridianeve. Dhe, tashti, që po kaloj në fazën e pestë, në finale, të quajtura “Live shows”, me bindje të plotë i siguroj adhuruesit dhe shikuesit e mi se nuk do t’i zhgënjej as në paraqitjet e radhës. Por marshimi im drejt fitores, në këtë fazë të shout, pos përkushtimit tim të madh, kërkon edhe përkrahjen dhe votat e shikuesve. Prandaj, nga data 4 nëntor e këtij viti më duhet edhe mbështetja e bashkatdhetarëve të mi dhe besoj se këtë mbështetje do ta kem nga të gjithë”, shprehet Klementina Hendrichs gjatë bisedës telefonike që patëm pas mbarimit të shout televiziv të së dielës së kaluar.

Këngëtarja shqiptare Klementinë Hendrichs.

………………………………………………………………

Për shikuesit që në këtë shou janë kyqur më vonë po theksojmë se Klementina ka lindur më 5.09.1989, në Burim (Istog). Që në moshë të njomë është përcaktuar për këngën.“Me muzikë arrij të komunikoj me njerëz, emocionet të cilat nuk kam mundësi t’i formuloj me fjalë, i interpretoj përmes muzikës. Pa muzikë, jeta është shumë e varfër”, shprehet bukuroshja shqiptare që po mahnit gjermanët me zërin e saj”, shprehet ajo në intervistën “Shqiptarja Klementinë e X Faktor” të botuar në Portalin “Gjuha Shqipe”. Dashuria e saj për këngën si dhe prirja e saj për solokëndim erdhi në shprehje sidomos gjatë këtij viti, pasi juria profesionale, pas audicionit, me lot në sy dhe me komplimente të shumta, e pranuan njëzërit për të marrë pjesë në shoun muzikor “X Factor 2012” tashmë të njohur jo vetëm në Gjermani. Me rastin e pranimit të Klementinës në këtë shou, për zërin e saj, anëtarët e jurisë janë shprehur të mahnitur. Sarah Connor: “Zëri yt është i papërshkrueshëm. Unë kisha pasë dëshirë ta kem zërin tënd. Dhe po gëzohem shumë të punoj më tutje me ty”, Moses Pelham: “Jo vetëm që këndon bukur, por edhe fjalët po i shqipton shumë mirë në gjuhën angleze”, HP Baxxter: “Si person është shumë simpatike, edhe gjatë këndimit po shihet se çdo lëvizje nuk e aktron, por përjeton atë që e këndon”. Sandra Nasic: “E ka zërin shumë fantastik, shumë të mirë edhe ka ndjenjë shumë në zërin e saj për muzikë”. Me pak fjalë kjo është Klementina e shout “X Faktor 2012” e cila nga bashkatdhetarët kërkon mbështetje me vota telefonike. Të mos harrojmë, shou i radhës “X Faktor 2012” transmetohet në kanalin VOX, të dielën, më 4 nëntor 2012, në ora 20:15. (Përgatiti: K. Rexha)

…………………………………………………

X Factor 2012: Klementine Hendrichs …

……………………………………

___________________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura