St.Gallen, 18 mars 2019: Nga data 8 deri më 14 mars 2019, inicuar dhe organizuar nga SHKSH “MËMËDHEU” DHE SHOQËRIA “LËVIZJA”, në disa qytete të Zvicrës, duke filluar nga Gjeneva, Berna, Cyrihu, St. Galleni dhe Bad Ragazi, u bë prezantimi i dy librave monografik të autorëve Avni Dehari dhe Destan Hajdini, përkatësisht librat monografik “Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometheut”, me autor Avni Deharin, dhe librin “Arif Seferi në shërbim të popullit” me bashkëautorë Dehari&Hajdini.
Ciklin e prezantimit të librave, e shoqëroi një përkushtim profesional në të gjitha qendrat ku u prezantuan monografitë. Në Gjenevë drejtoresha e UPSH-së, Albana Krasniqi – Malaj, e cila njëherësh edhe e moderoi për mrekullli, e organizoi këtë prezantim. Në panel, përveç autorëve, i pranishëm ishte edhe politologu dhe veprimtari i dalluar Bardhyl Mahmuti. Mbrëmjen letrare me praninë e tyre e begatuan grupi i studentëve dhe bashkveprimtarë të autorëve.
Në Bernë, në organizim ndihmuan bashkveprimtarët: Qazim Hajzeraj, Fatime Mahmuti, Shaban Qorri, Nuri Amidi, Nexhat Ballazhi, dhe të tjerë. Moderimin e shkëlqyer të prezantimit me një elegancë e bëri veprimtarja Brikela Andrea.
Në Zürich më 10.3.19 me angazhimin e Artan Ajdinit dhe të tjerëve, si dhe nën moderimin e Adnan Asllanit, pasdita letrare kaloi mjaft mirë. Në Bernë dhe Cyrih i pranishëm ishte edhe Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës z.Hydajet Hyseni, i cili paraqiti vështrimin kritiko-letrar mbi monografinë për „Ali Aliu – Kelmendi“ si dhe publicisti Qazim Hajzeraj për librin „Arif Seferi në shërbim të popullit“
Në St. Gallen ashtu si në Badragaz, më 13 dhe 14 mars, organizuar nga Shoqatat MËMËDHEU dhe ATDHEU, në praninë e një numri të konsiderueshëm miqësh e dashamirë të librit dhe bashkëveprimtarësh, në një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje e diskutimesh, u përmbyll edhe ky cikël i prezantimeve të librave, duke zgjuar interesim të madh tek të pranishmit.
Edhe për këto dy prezantime letrare, në veçanti u përkujdesën Agush Buja, Isuf Sherifi, Nderim Buja, Ramadan Avdyli, Argjend Shehu, Hamdi Memeti, Nehat Islami, Shkëlzen Avdiu, e të të tjerë anëtarë të kryesisë, dhe bënë që gjithçka të vajë mbarë. Gjatë promovimeve jane shpërndarë dhe shitur qindra libra. Pos shitjes, libra janë marrë nga bashkveprimtarë, që në vazhdimësi të shperndahen për ata që nuk kan mundur të jenë në prezantime.