Shkup, 23 mars 2019: Kaluan shumë vite që nga 1989, por kujtesa dhe historia e asaj kohe nuk do të humbet në asnjë moment. Lufta që përjetuan shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 preku çdo shqiptar, ndërsa ata u strehuan nëpër shumë fshatra e qytete të Maqedonisë. Një ndër ato ishte edhe qëndrimi me numër më të madh prej afro 60.000 refugjatësh që u vendosën nën çadra në Rudinat e kësaj ane rrëzë Malit të Thatë dhe afro 12 mijë u vendosën nëpër familje dhe shtëpia private në fshatin Çegran të Gostivarit. Aty NATO arriti që për 6 orë të sistemoj kamp refugjatësh për më shumë se 60 mijë persona.
Më pas, nga ky kamp me tende dhe çadra të bardha shumë shqiptarë nga Kosova, të cilët në atë kohë ishin vendos aty, u patën shpërndarë në tërë botën. Disa patën udhëtuar me aeroplanë, kush në Turqi e kush në Amerikë dhe gjeri në Alaskë, Australi dhe Zelandë të Re. U shpëndanë në të gjitha meridianet e planetit…ku shumica e tyre ende jetojnë gjithandej, pos një numër i vogël të cilët pas Luftës janë kthyer në Kosovë dhe sërish ka filluar të lëviz RROTA e madhe e historisë dhe jetës njerëzore kosovare!
***
Edhe plaku hijerëndë kosovar kujtohet :
,, Kolona njerzish pa ndërpre iknin duke i lëshuar shtëpitë e tyre. Nuk dinim kah shkojnë, por e dinim se po ikin. Kuptuam së janë banorë të lagjeve periferike të qytetit që i kishin dëbuar me forcë nga shtepitë. Banorët e lgjeve të rrezikura lëviznin prej një lagje në tjetrën, kurse një pjesë drejtohej në Stacionin e autobusave dhe të trenit në Prishtinë. Pa ndërpre kolonat e automjeteve me familje shkonin në drejtim të kufirit të shtetit të Maqedonisë e Shqiprisë,- thotë plaku nga Prishtina dhe vazhdon më tej: ,,Situata gjithnjë e më shumë vjen duke u keqësuar e rreziku për jetë duke u shtuar. Afër apartmentit ku jetonim vrenim grupe të paramilitarëve dhe të shumë patrollave policore e ushtarake. Poashtu jo larg apartmenteve të banimit vrenim kolona të mëdha, kryesisht gra, fëmijë, pleq e plaka. Ecnin si të hutuar e të pa krye, pa qëllime të caktura, por me të vetmin qëllim me u strehuar kudo për të shpëtuar. Ishte atmosferë trishtuese dhe e dhimbëshme. Të përkujtojnë skenat nga filmi “Nëntori i Dytë”. Secili i bënte pytje vetëvehtes a thue sot a nesër duhet të ikim nga shtëpija dhe qyteti. Qëndrimi në Prishtinë më nuk ishte i pamundur.
Tani i erdhi radha lagjes ku jetonim. Shumë policë e paramilitarë të armatosur deri në dhëmbë rrethuan aprtamentet e banimit. Duke shtirë me armë në ajr urdhruan që shqiptarët të largohen prej banesave. Urdhërat ishin të prera me afatë të caktuar l0-15 minutësh që të largohem me kërcënim se do të na vrasin. Njerëzit të hutuar e më plotë frikë delnin nga banesat e tyre, më valigje apo edhe pa asgjë nga plaçkat, duke ikur në drejtime të ndryshme, por pjesa më e madhe në drejtim të stacionit hekurudhor në Prishtinë. Ishte dite e shtune, mëngjesi i 3 prillit. Banuesit e pallatit tonë në kolonë u nisëm në drejtim të stacionit të trenit. Ishim të detyruar të hypim në tren edhe pse nuk dinim se ku na çonte. Treni kishte më shumë se 20 vagona, por ishte i mbushur përplotë udhëtarë. Bukur me vështirësi depërtuam në koridor të një vagoni. Në kompoziconin e trenit akoma nuk ishte vendosur makina tërheqëse. Pritnim me plotë frikë mos vallë po na dërgojnë në drejtim të Nishit. Pas një orë pritje, treni u nis në drejtim të Fushë Kosovës, e pas një qëndrimi të shkurtër vazhdoi në drejtim të Maqedonisë. Nuk u ndal në asnjë stacion deri në Bllacë. Zbritëm nga treni. Policët na urdhëruan të ecim vetëm brenda binarëve duke pohuar se jashtë binarëve janë të vendosura minatë. Mbrrimë në zonën neutrale të kufirit. U takuam me shumë familje kosovare që ishin duke pritur me javë të tëra për të kaluar kufirin. Në kampin e Bllacës gjetëm qindramijëra vetë duke pritur në kushte shumë të vështira ngase Qeveria Maqedonasë kishte mbyllur kufirin.
Një pjesë e të pranishmëve në kamp pritnin kot të rreshtuar tërë natën e tërë ditën duke shpresuar se do të hapet kufiri. Në orët e vona të pasditës i ndiqnin policët duke përdorur forcën. Sjelljet e policisë maqedonase ishin plotë urrejtje ndaj refugjatëve, urrejtje që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe përdorimi i forcës ishte antinjerëzor. Me plotë të drejtë refugjatët edhe sot Bllacën e quajnë “kamp nazist i përqëndrimit”.
Pas disa ditë qendrimi u hap kufiri dhe na dërguan në kampin e NATO-s në Stankovec në periferi të Shkupit. Këtu kushtet jetsore ishin më të mira nga se ishim nën përkujdesjen e NATO-s. Pas disa ditësh qëndrimi në këtë kamp, bashkë me shumë refugjatë u vendosëm në kampin e përgatitur në Rudinat e Çegranit afër Gostivarit. Aty gjetëm shumë familje bujare shqiptare. Aty gjetëm mirëpritje e ngrohtësi vëllazërore. Në disa familje (por ishim me qindra) u vëndosëm nëpër shtëpi të fshatit. Nikoqirët në çdo mënyrë bënin përpjekje me na i lehtsuar vuajtjet e preokupimet tona. Na jepin bukë, kryp e zemër. Uleshim e hanim në një sofër!
Mirëpritja, kujdesi, respekti e bujaria e shqiptarëve që jetojnë në Çegran, por edhe në Forinë, fshat aty afër, ishte në nivel shumë të lartë. Dispononin ndjenja të forta patriotike e kombëtare, me etikë humane e më dashuri të madhe vëllazërore ndaj nesh shqiptarëve të dëbuar nga vatrat tona, nga Kosova. Përherë ishin aty afër për të na i zbutur brengat e për të na dhënë kurajo për të ardhmen më të mirë të Kosovës dhe për një lumturi për gjithë shqiptarët. Te refugjatë kosovar në kujtimet më të mira do të mbeten sjellja, fisnikëria dhe mikëpritja sipas traditës shqiptare edhe e shumë qytetarëve të tjerë të Gostivarit dhe rrethinës…
Ne që ishim vendos nëpër shtëpia dhe familje, si në mëhallën Muje, Like, Loke, Ballise, Zhupane, Sallake, Toke, Karraje, Qose dhe Kome e Biçake etj., shpesh shkonim edhe në kampin e refugjatëve në Çegran dhe takoheshim me bashkëkombasit tanë nga Kosova. Shumica prej nesh dhe atyre në kamp, kërkonim të afërmit tanë dhe të bënim BASHKIMIN FAMILJAR! E falnderojmë z. Nafi Çegrani i cili me RTV e tij ,,Zëri i Çegranit,, i cili lidhej edhe me freguencat dhe valët e ,,Zërit të Amerikës,, me TVSH dhe Radion e Tiranës, dhe kjo ndihmë na ka hap rrugët e shtegëtimeve dhe gjetjes së njëri-tjetrit në meridianet e botës kah ishim shpërdarë. Takoheshim edhe me refugjatë të tjerë nga Kosova të cilët gjendeshin në Negotinën e Pollogut, në Neproshtë të Tetovës ose edhe në Shkup, dhe shumicën prej tyre i merrnin dhe sjellnim këtu ku i kishim kushtet më mira. Tek vëllezërit e Tefik Rexhepit ishin vendos tre familje, vëllazërit Xhemal Derguti nga Ferizai, te shtëpia e Irfan Rexhepit i cili gjendej në Amerikë, ishin vendos publicisti i njohur Ali Llunji me tre djemtë dhe nuset e tyre, ku ishin nën kujdesin më të mundshëm me ushqim dhe veshëmbathje. Nuk mund të harrohen Njazi Kadriu e Ferit Nuradini nga qyteti i Gostivarit, Safi Miftari nga fshati Ravën, Halim Shaqiri nga fshati Debresh dhe shumë e shumë të tjerë që me përkushtim të madh ishin në shërbim të refugjatëve. Pothuja të gjithë qytetarët e Gostivarit kishin një kujdes e respekt të shtuar ndaj refugjatëve, sidomos në godinën e TV Çegranit ku 2-3 banjo me bojlera e ujë të nxehtë për larje dhe shërbime të tjera higjienike i kishim gratisë. I falnderohemi Nafi Çegranit! -, përfundonte burri tjetër tipik dhe me fytyrë hije rëndë nga Kosova.
…Ata iu kishin nënshtruar urisë e smundjeve të ndryshme dhe luftonin për jetë apo vdekje. Vetëm një popull që ka për ideal lirinë mund të duroj të gjitha këto vujtje e sakrifica dhe më në fund të triumfoi bashkë me Kosovën ku rriten lule të kuqe bozhuri!