SHERADIN BERISHA: REPUBLIKA FAMILJARE E ZUZARËVE!

Pashtriku, 7 prill 2019: Familjarizmi në institucionet e shtetit, Kosovën e ka shndërruar në republikë familjare të ZUZARËVE, e cila si e tillë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve, e aq me pak e atdhetarëve që u sakrifikuan për 100 vjet rresht!
Këta zuzarë të politikës familjare që për 20 vjet rresht riciklohen bashkarisht në pushtet, përmes votës së blerë me një mbushje telefoni nga “turma pa tru” apo “mentaliteti robit”, nuk largohen nga pushteti pa aktivizmin qytetarë!
Andaj për t’u çliruar nga zuzarët duhet përfundimisht të vetëdijsohen e aktivizohen shqiptarët për largimin e tyre një herë përgjithmonë, në mënyrë që të krijohen mundësitë:
– për ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit,
– për reformë zgjedhore,
– për reformë në administratën publike,
– për reformat e nevojshme në drejtësi, prokurori, polici dhe jo vetëm!
Të gjitha këto reforma natyrshëm do të prodhojnë një mentalitet të ri politik e institucional, për sanimin e gjendjes dhe hapjen e perspektivës në punesim e zhvillim të gjithanshëm!
——————–
P.S: këta zuzarë nuk do t’i duronin as njerëzit e ‘egjër’ të xhunglës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura