ADIL FETAHU: “SHQIPËRIA E MADHE” TASHMË ËSHTË FORMUAR, PYETJA ËSHTË SA TERRITORE TË SHTETEVE TJERA DO TË PËRFSHIJË?!

Prishtinë, 8 prill 2019: Kështu ka thënë ministri i mbrojtjes (i Serbisë) Aleksandar Vullin, në një intervistë për gazetën “Novosti”, të cilën e transmetojnë edhe të gjitha mediat tjera serbe.
Duke folur për caktimin e kufirit me Kosovën, ai ka thënë se kjo do duhet të bëhet sa më parë, në mënyrë që ta dijmë ku është vija e kufirit dhe të mund ta mbrojmë. Sipas asaj thënies: “Mos e vet, se të kallxon vet”, Vulini thotë se ky është qëndrim i tij personal, e jo qëndrim i Aleksandar Vuçiqit, i Qeverisë apo i Kuvendit, për sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Nuk është kontestuese se ndaj vendit dhe ndaj popullit tonë është bërë krim, por tash është punë e jona se a do të kemi guxim dhe forcë që njëherë e përgjithmonë të mblidhemi, të bashkohemi dhe të përpiqemi ta zgjidhim çështjen nacionale serbe,- ka thënë Vullin. Ai ka tërhequr vërejtjen se “Shqipëria e Madhe po vjen”, dhe vetëm është çështje se a do ta ndalim tash, apo do ta presim në Serbinë qendrore.
“Shqipëria e Madhe” tashmë është formuar, vetëm është pyetje se sa pjesë të shteteve tjera do t’i përfshijë. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë Shqiptarët, me përjashtim të atyre të dy komunave të Serisë qendrore, do të jetojnë në një hapësirë unike politike të mbrojtjes në kuadër të NATO-s, ndërsa me jetën e të gjithë Shqiptarëve do të udhëheqë Tirana,- ka theksuar Vullini.

Në pyetjen e gazetarit, se caktimi i kufirit me Kosovën është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, Vullini është përgjigjur se në rast të një zgjidhje të tillë, ajo duhet të vërtetohet në referendum. Disa nga fuqitë e mëdha do ta mbështesin, e disa tjera jo, ndërsa ne duhet të marrim pjesë në atë garë. Aleksandar Vuçiqi po tregon guxim e shkathtësi, të cilat decenje me radhë nuk i ka treguar asnjë burrështeti. Ai po ia arrinë t’iu kundërvihet të gjitha kundërshtive dhe ta mbajë Serbinë në hapësirën e KeM. Guximi i Vuçiqit në këtë punë është i psshembëllt. Askush para tij nuk ka dashur fare të lidhet me këtë problem, e ka lavrdëruar Vullini shefin e vet Vuçiq.
Në vërejtjen e inervistuesit lidhur me argumentet e kundërta të caktimit të kufirit, se me këtë në shtetin e Kosovës do të mbeteshin më shumë Serbë se ata që janë në Veri, Vullini ka thënë: “Nuk e kam vizatuar kufirin ende, veçse dua të ndahëm prej Shqiptarëve, sa më parë. Besoj se kjo është zgjidhja më e mirë. Nëse do të ndaheshim prej Shqiptarëve, pasi të arrihet marrëveshja, do të kishim më shumë mundësi t’iu ndihmonim Serbëve të cilët jetojnë në hapësirën shqiptare, se sa që kemi tash edhe në hapësirën me shumicë serbe në KeM. Konflikti me Shqiptarët e Kosovës nuk është as mund të jetë i ngrirë. Sa më parë që të shkëputemi prej Shqiptarëve (Vullini gjithmonë e përdor emërtimin përbuzës “Shiptara”, as Albanci, as Shqiptarë,v.j.), do të nisim të jetojmë (të qetë). Nëse këtë nuk e duam, atëherë na qoftë me fat e tërë Kosova e pavarur”, ka thënë Vullini.
Në pyetjën, se sa është real rreziku që Forcat e Sigurisë së Kosovës të hyjnë në veri, Vullini ka thënë se gjithnjë ekzistojnë plane të pushtetit të Kosovës për të shkaktuar çrregullime e telashe në veri të KeM dhe kështu ta detyrojnë Beogradin të reagojë, e pastaj ata t’i thërrasin fuqitë e mëdha në ndihmë. Megjithatë, planet e Prishtinës kanë ndryshuar, ngase e kanë parë qëndrimin e vendosur të kryetarit dhe të shtetit tonë, se do ta mbrojmë popullin tonë. Mund të them se kurrë më nuk do të ketë “Vetëtimë” as “Stuhi”, as “Pogrom i Marsit”,- ka shtuar Vullin.
Duke folur për Serbinë neutrale, Vullini ka thënë “kjo është rruga e vetme e drejtë; nuk duam të jemi pjesë e NATO-s, jo vetëm për shkak se na kanë bombarduar, veçse edhe për arsye se nuk duam t’ua bëjmë të tjerëve sikur na kanë bërë neve. E për të qenë neutral, duhet të bëhemi ushtarakisht të fortë”. Ai më tutje ka folur për procesin e furnizimit me armatim që ushtria serbe po merr prej Rusisë: aeroplanët bombardues “Mig-29”; tanket “T-72”; helikopterë “Mi-17” dhe “X-145”, etj.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestave të opozitës, që këto ditë pp mbahën në Beograd, Vullini i ka quajtur – fashistë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në muajin qershor të këtij viti, Vullini ka thënë: ”Do të doja që ato të mbahën, sepse ashtu do të ndërpritej shpenzimi i energjisë së popullit dhe do të ndalej sulmi i fashistëve në institucione dhe në rrahjen e grave. Konsideroj se zgjedhjet janë të mira, ilaçë për t’i hequr fashistët prej rrugëve. Dhe atëherë opozita, përpos urrejtjes ndaj Vuçiqit, zgjedhësve të vet duhet t’ua prezentojë ndonjë program dhe t’iu thotë haptas se çka mendon për Kosovën dhe çështjet e tjera me rëndësi. Por,për këtë shkak, ata po ikin nga zgjedhjet”,- ka përfunduar Vullini.
***
Vullini është një “prostak”(primtiv, vulgar, i pagdhendur) i peshembëllt në politikë e diplomaci. Një “kaskader”prej një partie në tjetrën, prej një funksioni në tjetrin, gjithmonë duke iu lëpirë shefave të tij, prej S.Millosheviqit, deri te A.Vuçiqi.
Kur Aleksandri i madh (Vuçiqi) mendon diçka, por nuk do ta thotë vetë; menjëherë “kërcen” në ndihmë Aleksandri (i vogël) Vullini, e thotë pa fije skrupulla, takti, inteligjence as diplomacie dhe e lëshon “në eter”, përmes mediave. Ambasadori i ShBA-ve në Beograd,Kajli Skot,disa here e ka kritikuar Vullinin për deklaratat e tij të pamatura.
Raporti i Vullinit ndaj Vuçiqit ka marrë epitetin: “Veliki gazda i mali potrcko” (“Pronari i madh dhe vrapuesi i vogël”). Po i tillë ka qenë edhe Vuçiqi ndaj Millosheviqit, Sheshelit e Nikolliqit, derisa arriti në pozitën që ka sot.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura