SHERADIN BERISHA: ‘VETËVRASJA’ E ADOLF HITLERIT ISHTE NJË MASHTRIM I MADH HISTORIK! AI NUK BËRI VETVRASJE (MË 30 PRILL 1945), POR U ARRATIS NË ARGJENTINË! ATJE U GJETË VARRI I TIJ! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku, 1 maj 2019: Falsifikimi i historisë së Hitlerit!
Në historinë zyrtare shkollore kemi mësuar se, “më 30 prill 1945, Adolf Hitleri dhe gruaja e tij, Eva Braun kanë bërë vetëvrasje, në një bunker sekret në Berlin”. Sipas versionit zyrtar, “Adolf Hitleri qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Eva Braun zgjodhi një dozë vdekjeprurëse cianidi dhe në përputhje me urdhërat e dhëna nga vetë Fyhreri, trupat e tyre u dogjën”.

– A është i vërtetë ky version zyrtar?
– Jo, nuk është i vërtetë!
***
“Adolf Hitler nuk është vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945 por ishte arratisur në Argjentinë, dhe ka jetuar deri në vitin 1962. (Në bunker janë ekzekutuar e pastaj janë djegur një çiftë tjetër!!!) Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, – kështu ka theksuar Gazetari britanik Gerrard Uilliams për Sky news.
Lexoni: Gerrard Williams – The Escape of Adolf Hitler
http://www.redicecreations.com/radio/2012/03/RIR-120304.php

***
Sipas z.Williams, nuk ka dëshmi për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe ato vështirë mund të përgënjeshtrohen.

– Adolf Hitleri –

***
Gazetari Gerrard Uilliams së bashku me Simon Dunstan kanë botuar librin me titull: “Grey Wolf: The Escape Of Adolf Hitler” (Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit).
Autorët e librit rrjedhimisht me argumente shkruajnë se, Hitleri dhe Eva Braun ishin arratisur në Argjentinë, në 29 prill 1945 dhe se atje jetuan 17 vite, ku patën edhe dy vajza.
Në libër citohen gjithashtu një sërë burimesh, të tilla si kuzhinierë, mjekë etj., të cilët thonë se e kanë njohur Hitlerin para se ai të vdise në moshën 73- vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962. Pasuria ku ai ishte strehuar ishte e drejtorit të kompanisë “Mercedes” në Argjentinë, i cili ka qenë një përkrahës i fuqishëm i nazizmit.
***
Për arratisjen e Hitlerit ishin në dijeni edhe shëbimet amerikane, dhe tashmë shumë dosje të CIA’s janë publikuar!
Lexoni këtu:
https://redice.tv/red-ice-radio/the-escape-of-adolf-hitler
Edhe këtu:
http://derwaechter.net/fbi-dokument-veroeffentlicht-hitler-und-eva-braun-sind-nach-argentinien-geflohen

***
“ARRATISJA E HITLERIT” NË SHQIP!
Në fillim të muajit maj 2015, shtëpia botuese “Helga’s Secrets” në Tiranë, ka botuar në shqip librin e gazetarëve britanikë: Gerrard Uilliams dhe Simon Dunstan: “Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit”.
Në parathënien e librit botuesi, Alfred Cako, shkruan: “Botimi i këtij libri të shkëlqyer prej dy autorëve bashkëkohës britanikë, Simon Dunstan dhe Gerrard Williams, “Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit” (Në origjinal: Grey Wolf – The Escape of Adolf Hitler), sigurisht që e rrit kontributin e Shtëpisë sonë Botuese në lidhje me ndriçimin e mirë-dokumentuar ndaj ngjarjeve të mëdha, para e gjatë Luftës së II Botërore, si edhe ndaj figurës së Diktatorit më të madh në histori dhe fundit të tij të vërtetë. Në fakt, duhet të theksojmë qysh në krye të herës, se këtë libër e kemi sjellë në shqip, në një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin e kolegun tim z.Auron Tare, si një këndvështrim alternativ të historisë më të zjarrtë të shekullit të kaluar. (…) Historia alternative mbi ngjarje të rëndësishme në të cilat edhe populli ynë ka qenë pjesë e skenarit tragjik, është një dritare e re, tërësisht e ndryshme nga dritarja zyrtare e cila, pak a shumë ka qenë e unifikuar prej tre Aleatëve të mëdhenj, sidomos në lidhje me ‘fundin’ e diktatorit dhe bashkëshortes së tij Eva në bunker, natën e 30 prillit 1945.

Historia zyrtare flet me disa mënyra për ‘vetvrasjen’ e Adolf dhe Eva Hitlerit, të martuar zyrtarisht në dt. 28 maj 1945. Pas ‘vetvrasjes’ së tyre, sipas kësaj historie të mësuar në të gjitha shkollat e të gjitha niveleve, u tha se trupat e tyre u dogjën me karburant në kopshtin e Kancelarisë. Kadavrat e çiftit të mara nga Ushtria Sovjetike si një relike për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përallë që Hitleri e Eva kishin vdekur vërtetë), zyrtarisht janë varrosur e zhvarosur në vende të ndryshme deri sa në vitin 1970 ato u dogjën e hiri i tyre u shpërnda. Ndërsa analizat e bëra mbi kafkat e tyre në vitet ’90 treguan se ato nuk ishin të çiftit të famshëm.
– Por nëse historia zyrtare nuk është e vërtetë, atëhere ku dhe si u arratisën Adolfi dhe Eva?
– Cili qe fati i tyre i mëvonshëm?
– A u krye operacioni i arratisjes ‘Aktion Feuerland’ në fshehtësi totale nga syri i Aleatëve apo ata e lejuan atë të largohej?
– Cilët nga Aleatët ka pasur dijeni mbi këtë operacion të fundit nazist të shpëtimit?
– Cili ka qenë udhëtimi i arratisjes dhe sa zgjati ky udhëtim i çiftit?
– Në cilin vend përfundoi ky udhëtim?
– Cili qe fati i mëtejshëm i Organizatës së lartë të mbetur naziste?
– Si mundi Organizata të fshihej e të largohej?
– Kush ka qenë roli i Vatikanit në mbrojtjen e sigurimin e arratisjes së disa nazistëve?
– Kush kanë qenë intrigat për eliminimin e stafit më të ngushtë të diktatorit, e cili ishte roli i grupit të Bormanit në këto eliminime?
– Si i siguronte mjetet financiare Organizata për të mbijetuar në azil?
– A kishte lidhje politike e ndikim mbi klasën drejtuese dhe ekonominë e vendit pritës Organizata naziste?
– Cilat mund të kenë qenë shkaqet që grupi i vogël i nazistëve më të lartë u lejua nga Aleatët të largohej e të strehoej në një vend ku ai mund të arihej, të kapej, gjykohej ose të eliminoej?
– Kur vdiq vërtet Hitleri dhe si qe fundi i tij?
– Kush ishin njerëzit e tij më të afërt pas arratisjes?
– A la ai trashëgimtarë e ku shkuan ata?
Të gjitha këto pyetje sqarohen në këtë libër të mrekullueshëm duke davaritur edhe mjergullën mbi ardhjen në pushtet të diktatorit e mbi shkaqet e Luftës së Dytë.
– Ishte ardhja e tij (Hitlerit) një aksident nga shkaqet objektive apo një racionalizim i historisë nga Elita politike e kohës për shkaqe të fshehta, sipas ligjit shkak pasojë?
Pranimi i së parës ka lidhje me dijet tona zyrtare; pranimi i të dytës, të trondit dhe ngre përsëri pyetje të tjera, shumë prej të cilave sqarohen ose nënkuptohen nga ngjarjet që shtjellon ky libër bestseller në shumë gjuhë të botës.”

Kopertina e librit: Simon Dunstan dhe Gerrard Williams, “Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit” .
***
Flet Alfred Cako, per arratisjen A.Hitlerit
https://youtu.be/qh1hGRXQOyM

***
NË ARGJENTINË ËSHTË GJETUR VARRI I ADOLF HITLERIT!
Tashmë arkeologët në Argjentinë kanë gjetur edhe varrin e Adolf Hitlerit. Varri është gjetur në një terren malor me një sipërfaqe prej 60 km, ku rrallë kush ka shkelur atë vend. Në këtë mal mund të hyhet edhe me anije përmes një gryke. Në varrin e gjetur 70 metra nga vilat e banimit shkruhet: “Këtu pushon Adolf Hitler, Fyhreri i Rajhut të tretë”. Arkeologët kanë kërkuar që të kryhet ekspertiza e ADN-së për të provuar shkencërisht një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe si dhe për të demaskuar historinë e rrejshme të “vetvrasjes së Hitlerit”!

Foto: Kufoma e Adolf Hitlerit (Agjentinë 1962)
***
FABRIKIMI I HISTORISË NGA FINANCUESIT E HITLERIT!
Historia zyrtare e LDB’së etj., dhe rrjedhimisht historia e Hitlerit që mësohet në tekstet mësimore është padyshim një histori e fabrikuar – për interesa të politikës, e cila financohet nga fondacionet e bankierëve!
***
Ekonomisti, historiani dhe shkrimtari i shquar anglez Antony Cyril Sutton (1925 – 2002) në librin e tij “Skull&Bones”, f.25, shkruan: “Vetëm për tu siguruar që linja zyrtare të ishte mbizoteruese në lidhje me të tjerat, në vitin 1946 Fondacioni i Rokfellerit ndau 139.000 dollare për të publikuar historinë zyrtare të Luftës së Dytë Botërore.”
***
Edhe studiuesi i ri gjerman, Jan Udo Holey (i lindur më 22 mars 1967) me pseudonimin ‘Jan van Helsing’ në librin “Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore”, fq. 221 /262, shkruan: “Në vitin 1946, ‘Rockfeller Foundation’ shpenzoi 139.000 Dollarë amerikanë për të paraqitur një version zyrtar të luftës së dytë Botërore, e cila fshehu të gjithë historinë e bankierëve Amerikanë që ndërtuan regjimin Nazist… Një nga financuesit kryesorë të fondeve ishte vetë kompania e Rockfeler’it, Standard Oil”.
………………………..
Burimet tjera:
Adolf Hitler Did Not Die In Berlin – WWII … Argentina?
https://www.youtube.com/watch?v=XPZecYezhoY
***
BREAKING: is this the picture that proves Adolf Hitler did not die in his bunker?
https://www.youtube.com/watch?v=PHWLhmphdk8
***
Revealed: Hitler in Argentina
https://youtu.be/Gw1hgOlHTD4
***
WHAT HAPPENED AFTER THE GERMANY WAR IN 1945? NEWS OF SOUTH AMERICA
https://www.youtube.com/watch?v=CBcghYMhC4M

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura