PASHTRIKU: BOTA NË SYRIN E DAVID ICKE’s, TE LIBRI ‘SEKRETI MË I MADH’

(Pashtriku.org, 07. 07. 2012) – Në vitin 2009, Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” ka botuar një nga librat më me vlerë në fushën e konspiracionit dhe të shoqërive sekrete: “SEKRETI MË I MADH” – ( në origjinal: The biggest secret), shkruar nga studiuesi lider i historisë sekrete, britaniku David Icke. Shqipërimin e librit e ka bërë Hasan Bregu. Libri ka 695 faqe. Hulumtimi i zhdërvjellët i autorit, – mbushur me ngjarje dhe fakte të rralla, të padëgjuara dhe të pathëna nga asnjë autor i kësaj fushe, – i është përkushtuar gjurmimit se “Kush dhe Çfarë” e sundon botën në të vërtetë. Si në asnjë bibliotekë tjetër informacioni, në këtë libër voluminoz tregohen të dhëna që nganjëherë duken të ndryshme dhe pa lidhje, por që në të vërtetë janë pjesë e një e agjende Globale që në zanafillë të historisë, të simbolizmit dhe të vijimësisë së brezave të Iluminatit dhe Shoqërive Sekrete, të mbikëqyrjes të Big Brother, të manipulimit të luftërave, të politikës, të bankave, biznesit, të mendjeve njerëzore, të praktikimit të mikrocipëve, të luftës kundër terrorizmit, të instumentalizimit të fesë etj.


Shikoni në formatin e zmadhuar: David Icke: The biggest secret
http://www.dragonbone.com/images/The%20Biggest%20Secret.jpg

________________________

Sipas David Icke, SEKRETI MË I MADH, tregon qartë se të gjithë ne jetojmë në një botë virtual, në një realitet prej ëndrre, pikërisht siç është portretizuar ky realitet në seritë e filmave “Matriks”. SEKRETI MË I MADH lajmëron se jemi në kulmin e një ndryshimi të pabesueshëm global. Një udhëkryq, në të cilin merren vendime, që do të ndikojnë jetën mbi Tokë në të ardhmen e asaj që e quajmë kohë. Mund t`i hapim kat më kat portat e burgjeve mendore dhe emocionale, që e kanë kufizuar gjininë njerëzore për mijëra vjet. Ose mund t`u lejojmë atyre, që e ushtrojnë atë kontroll, që t`i përmbushin planet e veta, duke e katandisur çdo burrë, çdo grua dhe çdo fëmijë mbi planet në një gjendje skllavërie mendore, emocionale, shpirtërore dhe fizike, nëpërmjet një qeverie dhe një ushtrie botërore, një banke qendrore, një monedhe të vetme dhe me mbështetjen e një popullsie të pajisur me mikroçipë. Krijimi i një kontrolli të centralizuar global të politikës, të ekonomisë, të bankave, të forcave të armatosura dhe të mediave është duke u përshpejtuar nga ora në orë. Aplikimi i mikroshipëve ndaj popullsisë është sugjeruar tashmë, madje, në shumë raste, tashmë është në veprim. Çdo vënie në veprim e planeve të fshehta është paraprirë gjithmonë nga një periudhë kohe, në të cilën, ajo çka ka mbetur e fshehtë, duhet të dalë në sipërfaqe, me qëllim që të bëhet e njohur përfundimisht në realitetitn material. Kjo është saktësisht ajo në të cilën jemi të pranishëm tani: mjafton të mendosh për shpërthimin e shkrirjeve midis bankave botërore dhe perandorive industriale, për shpejtësinë me të cilën kontrolli politik dhe ekonomik centralizohet nëpërmjet Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Marrëveshjes Shumëpalëshe mbi Investimet, dhe një deti me organizma të tjera globalizuese si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe samitet e G-7/G-8-ës.
Teoria më interesante e sjellë nga Icke në këtë libër është se, prapa këtij centralizimi të vazhdueshëm e të koordinuar qëndron një fis familjesh të lidhura në krushqi nëpërmjet tyre, prejardhja e të cilave mund të zërë fill në Lindjen e Mesme dhe të Afërt të kohërave të lashta. Janë nisur prej andej për t`u bërë dinastitë mbretërore, aristokracia dhe kleri i Europës, para se ta shtrinin pushtetin e tyre në të gjithë botën, mbi të gjitha nëpërmjet Perandorisë së “madhe” britanike. Kjo i ka dhënë mundësinë fisit t`i eksportojë pinjollët e vet pasardhës në të gjithë vendet e pushtuara nga forcat britanike dhe europiane, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku ata vazhdojnë ende sot të komandojnë. Ka pasur më shumë se 40 presidentë të Shteteve të Bashkuara dhe, 33 prej këtyre, kanë qenë gjenetikisht të lidhur me dy persona, me mbretin Alfredi i Madh i Anglisë dhe me Karlin e Madh, monarkun e famshën francez të shekullit IX. Në harkun e gjithë kësaj kohe, planet e këtij trungu, apo kësaj race, janë zbatuar gradualisht, gjersa sot është arritur në shkallën që është i mundur një kontroll global i centralizuar.

________________________

Shikoni: David Icke Exposes – The Global Conspiracy – On The History Channel

…………………………………………………..

Dhe, siç do ta shohim në këtë libër, ata që prej mijëra vjetësh përdorin këto metoda me qëllimin për të kontrolluar, janë pjesëtarë të së njëjtës forcë, të të njëjtit fis e të të njëjtit gjak, që ndjek një plan me afat të gjatë, i cili tani është duke mbërritur në një pikë vendimtare. Shteti fashist global rri varur kërcënueshëm mbi ne. E, megjithatë, nuk duhet të jetë medoemos kështu. Pushteti i vërtetë qëndron në duart e shumicës, jo të pakicës. Madje, në brendësi të çdo individi ekziston një pushtet i pakufishëm. Jemi kaq të kontrolluar, jo sepse nuk kemi pushtetin për të vendosur mbi fatin tonë, por sepse heqim dorë prej atij pushteti në çdo minutë të jetës sonë.
Kur ndodh ndonjë gjë që nuk na pëlqen, themi “Po tani çfarë do të bëjnë?”. Në këtë pikë, ata që e kanë krijuar fshehurazi problemin që nga fillimi, i përgjigjen kësaj pyetjeje duke propozuar një “zgjidhje” – centralizim më i madh i pushtetit dhe gërryerje e lirisë. Nëse dëshironi t`i jepni pushtete më të mëdha policisë, shërbimeve të sigurimit dhe forcave të armatosura dhe doni që të jetë vetë populli ai që t`jua kërkojë, atëhere krijoni mundësinë që të rriten krimet, dhuna e terrorizmi dhe, në atë pikë, të realizoni qëllimet tuaja, do të jetë si një lojë fëmijësh. Sapo njerëzit të jetojnë me frikën se do të vidhen, do të sulmohen, apo do të bombardohen, do t`ju kërkojnë të privohen nga liria e tyre, për të përfituar mbrojtjen tuaj nga ajo që ju vetë i keni shtyrë t`i tremben përmes manipulimit. Atentati i Oklahomës është një shembull klasik i kësaj. David Icke e quan këtë teknikë “problem-reagim-zgjidhje”. Krijoni problemin, nxitni reagimin në valën “duhet bërë diçka”, dhe pastaj ofroni zgjidhjen. Kjo përmblidhet mirë në moton masonike “Ordo ab chao”, rregulli nga kaosi. Krijoni kaosin dhe pastaj tregoni rrugën për të rivendosur rregullin. Rregullin tuaj.
Autori e përkufizon kontrollin mendor si manipulimin e mendjes së një njeriu, që e shtyn të mendojë dhe, për rrjedhojë, të veprojë, saktësisht në mënyrën e dëshiruar prej jush. Mbi bazën e këtij përkufizimi, çështja nuk është se sa njerëz janë të kontrolluar mendërisht, por sa pak janë ata që nuk janë të kontrolluar. Të gjithë jemi, në një nivel pak a shumë të madh. Kur bindemi nga reklama, apo nga trillimet gazetareske, për të blerë diçka, që në realitet nuk e duam, apo nuk na shërben, rezultojmë mendërisht të kontrolluar. Kur lexojmë apo dëgjojmë një histori të re të paraqitur në mënyrë tendecioze dhe lejojmë që ajo të ndikojë perceptimin tonë për një njeri apo për një ngjarje, rezultojmë mendërisht të kontrolluar. Mendoni për stërvitjen e forcave të armatosura. Është kontroll i pastër mendor. Që ditën e parë të thuhet se duhet t`u bindesh pa kushte urdhërave dhe, nëse ndonjë kokëgdhë me kapelën me majë të thotë të qëllosh kundër njerëzve, të cilët nuk i ke parë kurrë dhe për të cilët nuk di asgjë, duhet t’u shtiesh atyre pa kushte. Kjo është mendësia “Si urdhëron, zotëri”, që mbush edhe botën jo ushtarake. “Hëm, e di që nuk është e drejtë, por shefi më tha ta bëja dhe nuk kisha rrugëzgjidhje”. Nuk kishe rrugëzgjidhje? Nuk ndodh kurrë të mos ketë rrugëzgjidhje. Ka zgjidhje që do të na pëlqente t`i bënim dhe zgjidhje që do të na pëlqente më pak t`i bënim. Por nuk ndodh kurrë të mos ketë rrugëzgjidhje. Të thuash një gjë të tillë do të thotë vetëm të kërkosh një tjetër justifikim.
Në këtë libër David Icke e ripërshkon historinë e trungut, apo racës, të familjeve të lidhura në krushqi midis tyre, që sot kontrollon botën dhe do t`ju zbulojë natyrën e vërtetë të Urdhërit të Ditës Globale. Ai dëshiron të nënvizojë faktin se ajo mbi të cilën do të hedh dritë është një seri planesh, jo një komplot si i tillë. Komploti realizohet në çastin kur njerëzit dhe ngjarjet manipulohen me qëllim për të siguruar realizimin e atyre planeve. Këto komplote marrin tri forma kryesore: komploti që i drejtohet heqjes qafe të personave dhe të organizatave, të cilat përbëjnë një kërcënim për vënien në zbatim të Urdhërit të Ditës (vrasja e Dajanës, princeshës së Uellsit); komploti që ka për qëllim të vendosë në poste pushteti njerëz që do të kontribuojnë për vënien në zbatim të Urdhërit të Ditës (Xhorxh Bush, Henri Kisinger, Toni Bler e të tjerë); dhe komploti që synon të krijojë ngjarje, të cilat do ta shtyjnë opinionin publik të kërkojë që Urdhëri i Ditës të futet përmes strategjisë problem-reagim-zgjidhje (luftëra, atentate terroriste, kriza ekonomike). Në këtë mënyrë të gjitha këto ngjarje, në dukje të palidhura me njëra-tjetrën dhe të gjitha këto manipulime bëhen aspekte të të njëjtit komplot, që synon të fusë vetë Urdhërin e Ditës.
Në muajt dhe në vitet që do të pasojnë, – thotë David Icke, – sa herë që do të merrni në dorë ndonjë gazetë, do të ndizni televizorin, apo do të dëgjoni fjalimin e ndonjë lideri politik, ose të ndonjë industrialisti, do të ndeshni po ato informacione të paraqitura këtu. Mundeni ta bëni tashmë, nëse jeni të vetëdijshëm për mashtrimin. Shikoni disa libra të mi të mëparshëm dhe veprat e studiuesve të tjerë në harkun e dhjetëvjeçarëve të fundit dhe do të vini re se ajo që ata kanë parashikuar është tashmë duke ndodhur. Nuk është fjala për ndonjë profeci, por thjesht për vetëdijen e ekzistencës së Urdhërit të Ditës. Kjo do të thotë se në vitet e ardhshëm do të realizohet një shtet fashist global? Kësaj pyetjeje mund t`i përgjigjesh vetëm me një tjetër pyetje: dëshirojmë të bëhemi njerëz, apo do të vazhdojmë të jemi dele?
* * *
Ky libër përmban një sasi shumë të madhe me informacione tronditëse. Ju lutem shumë, mos vazhdoni më tej, nëse nuk arrini të shkëputeni nga sistemi juaj aktual i vlerave, apo nëse e ndieni se nuk mundeni të përballeni në mënyrë emocionale me atë që me të vërtetë është duke ndodhur në këtë botë. Nëse vendosni të vazhdoni, kujtohuni se nuk ka asgjë për t`u trembur. Jeta ekziston përgjithmonë dhe çdo gjë nuk është tjetër veçse një përvojë gjatë rrugës drejt ndriçimit. Nga pikëpamja e nivelit më të madh të perceptimit, nuk ekziston as e mira as e keqja, vetëm një ndërgjegje që bën ca zgjedhje për të eksperimentuar gjithçka që mund të eksperimentohet. Ngjarjet e pabesueshme të zbuluara nga ky libër janë duke u nisur drejt fundit, pasi drita e lirisë po lind më në fund mbi transformimin më të madh të ndërgjegjes që ky planet të ketë parë ndonjëherë në 26.000 vjet. Pavarësisht disa gjërave që do të lexoni, bëhet fjalë për një çast të mrekullueshëm për jetën tonë.

*   *   *
Lexoni librin në anglisht: David Icke: The biggest secret
http://www.bibliotecapleyades.net/biggestsecret/biggestsecretbook/biggestsecret.htm
Për më tepër lexoni portalin e z.David Icke:
http://www.davidicke.com/

………………………………………….

Në vijim mund t’i shikoni edhe disa ligjerata (në këtë fushë) të studiuesit David Icke:

………….

David Icke – Secrets Of The Matrix [Part 1] – Full Version

…………………..

David Icke – Secrets Of The Matrix [Part 2] – Full Version

…………………………………………..

Mind Control and the New World Order – David Icke LIVE at Oxford

_____________________________________
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura