DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): SERBIA E KA TË QARTË SE UÇK’ja ËSHTË E GJITHË KOSOVA (22 GUSHT 1998)

Pashtriku, 10 ma 2019: Lajmet dhe të dhënat e fundit të shtypit ditor janë shqetësuese. Bazuar në ato, si dhe në veprimet e javës se katërt të operacionit serb, del se Sërbia ka ndërmend të angazhohet në luftime të tjera kundër popullsisë së Kosovës, me të gjitha llojet e Forcave të veta të Armatosura. Si rrjedhojë, populli dhe UÇK-ja nuk po luftojnë më kundërt policisë sërbe e ndonjë reparti special të saj, por po lufton e do të luftojë me të gjitha llojet e forcave të armatosura serbo-malazeze.

Këtë e themi pasi çdo ditë po dëgjojmë se po përdoret gjithnjë e më shumë aviacioni luftarak. Intensifikimin më të lartë ai e ka patur në 15 e 16 gusht, gjatë luftimeve kundër fshatit Loxhë e fshatrat e tjera në hyrje të luginës së Baranit dhe Junik, por prej asaj dite aviacioni ka kryer fluturime jo vetëm në zonën e mësipërme, por edhe mbi malet e Drenicës e të Caralevës, si dhe në rajonin e Rahovecit, të Suharekës e atë të Obiliqit. Këto veprime të tij, si dhe e dhëna e gazetës “Blic” të Beogradit, se pritet të kryhet një operacion shfarosës në malet e Çiçavicës e të Lipovicës (Blinajës), me qëllim që të likuidohen forcat e UÇK-së që janë bashkë me popullsinë e shpërngulur në këto zona. Këto të dhëna duhet të vlerësohen, pasi të dy këto fakte që përmendëm përputhen në kohë.

Shumë shpejt kemi për t’u përballur me një operacion shumë më të egër, pasi FUA kanë për t’u përdorur me intensitet. Në rast se kryhet ky operacion duhet të bindemi se nuk ka për të qenë i fundit. Ai ka për t’u pasuar edhe nga operacione të tjera, sepse Serbia e ka të qartë se UÇK-ja është e gjithë Kosova dhe e gjithë Kosova është UÒªK. Duke qenë se ajo po bindet gjithnjë e më shumë për këtë fakt, do të bëjë çmos,që kur të ulet në tavolinën e bisedimeve me përfaqësuesit e Kosovës,të mos ketë e të mos përmendet më fjala UÒªK.
Me qenë se po ndodhemi para një fakti të tillë, ku Serbia po detyrohet t’ i fusë forcat e saj në malet dhe pyjet e Kosovës, ku do të përpiqet t’i përdorë me efektivitet tanket dhe avionët e saj, atje ku bashkë me popullin ndodhen edhe forcat e UÇK-së, duhet që këto forca, dhe i gjithë populli i aftë për përdorimin e armëve në këto rajone grumbullimi, të përgatiten për të luftuar. Një nga taktikat që duhet të përdori UÇK-ja, si më e dobët që është ndaj ushtrisë sërbe, është tërheqja e kësaj të fundit në male e në pyje ku të ndeshet ushtar me ushtar. Ky rast po afrohet, prandaj të përgatitemi për të luftuar. Armiku e ka kuptuar se në rast se del i fituar në këtë ndërmarrje të rrezikshme,ai nuk e lëshon Kosovën. Prandaj ai po rrezikon dhe po e fut ushtrinë e tij atje ku ne jemi më të fortë, atje ku duam ne, në malet tona, ku ne i njohim me pëllëmbë dhe ku dimë të shfrytëzojmë terrenin jo vetëm për konservimin e forcave e për t’u mbrojtur por edhe për të sulmuar.
Armiku deri tash është stërvitur vetëm se si të sulmojë e jo të mbrohet, pasi e ka nënvleftësuar sulmin tonë. Për këtë të bind edhe provokacioni i 18 gushtit ndaj Shqipërisë. Pra atij i ka dalë frika dhe është “çmendur”. Atij nuk po i punon më llogjika. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë me zgjuarësi.
Kundërveprimi ynë
Në këto kushte UÇK-ja duhet të vërë në jetë taktikën e saj më të suksesshme: të mbrohet duke sulmuar, të sulmojë ditën e natën, pasi armiku po i vjen atje ku ai është më i dobët. Këto duhet të jenë motoja e veprimeve të UÇK-së dhe e popullit të aftë për luftë e që ndodhet në këto zona, ku pritet sulmi. Aksionet e sulmet të mos kufizohen vetëm në këto rajone, por në të gjithë Kosovën, pa pritur që ushtria serbe të filloi operacionin. Të sulmohen sa më shumë posta policie, pika e baza repartesh ushtarake, në gjithë dispozitivin e armikut. Këto sulme do të kenë efekt të dyfishtë, jo vetëm që do të merret armatim e municion, por do të ndikojë në uljen e moralit të ushtrisë e policisë serbe, kur në radhët e tyre do të fillojë hemoragjia njerëzore.
Në zonat që pritet të filloi operacioni sërb, së pari, duhet të fillohet me masat për të siguruar jetën e masës së gjerë të popullsisë (gratë, fëmijët, të moshuarit e të sëmurët). Për këtë, të fillohet puna për strehimin e tyre në malet e pyjet ku ndodhen, duke hapur transhe të thella, të mbuluara e të maskuara. Për këtë na bindi egërsia që ata përdorën në Loxhë. Duhet të ndërgjegjësohet i gjithë populli se aviacioni ka për t’u përdorur gjerësisht, që ai të angazhohet në punimet mbrojtëse,por jo për t’u mbyllur në to.
Kujdes duhet bërë edhe në hapjen e transheve, në hyrjet për në thellësi të maleve, nga ku parashikohet depërtimi i ushtrisë serbe. Ato të ndërtohen në disa vija e të mos të mund të shfrytëzohen nga armiku,në rast se bien në dorë të tij. Për këtë të shfrytëzohet përvoja e fituar nga fortifikimet në Loxhë të Pejës. Këto transhe të mos bëhen rreth e rrotull kodrës, por shpina e një kodre të mbrohet nga zjarri i forcave në trashenë e kodrës pasardhëse.
Përsa i përket zonës ku do të mendohet se do të rezistohet, duhet të mbyllen të gjitha drejtimet me të tilla punime. Kështu organizohet mbrojtja rrethore,pa haruar se ajo është vdekje e sigurtë për lloin e luftës sonë. Të gjitha këto veprime duhet të ndërmerren me masa të rrepta orgnizative për të mos përhapur panik në popull, pavarësisht se ky operacion mund të kryhet edhe vetëm me Forcat Ajrore.
Në rast se ky operacion do të filloi, duhet të organizohet vrojtimi ndaj aviacionit armik, nga të gjitha drejtimet, pasi përdorim të gjerë do të ketë dhe helikopteri, jo vetëm për zbulim e shenjtregim për artilerinë, por edhe për mitralim, mbështetje me zjarr të këmbësorisë si dhe për ulje të forcave në shpinë të forcave të UÇK-së. Helikopteri është shumë i përshtatshëm për të tilla veprime në terrene malore.Për këtë të parashikohen rajonet më të mundëshme ku ata mund të ulen e të organizohet mbrojtja e tyre me dy-tre armë roje. Këto lloj masash duhet të parashikohen në të gjitha rajonet malore ku ka popullsi dhe forca të UÇK-së, pasi armiku i ka të gjitha të dhënat.
Paralele me këto masa të mendohet se si dhe nga mund të nxirret popullsia dhge forcat e UÇK-së,në rast se do të bëhen përpjekie nga armiku që të rrethohen. Ky lloj veprimi duhet të parashihet me vëmendje të madhe për çdo rajon ku mund të kryhen luftime dhe të mos bihet në pesimizëm, pasi nuk ka rrethim pa një dalje.
Kjo është e mundshme nga forcat tona,pasi njihet terreni, njihen shtigjet e kalimit dhe populli është familiarizuar me terrenin. Megjithatë, kjo nuk duhet lënë për momentin e fundit, por të mendohet paralel me organizimin e mbrojtjes nëpërmjet kundërsulmeve. Për çdo pykëzim të mund- shëm të këmbësorisë së armikut të studjohet terreni e të përcaktohen vijat dhe drejtimet e mundëshme të dhënies së sulmeve. Për të gjitha këto kërkohet organizim, armartosje, optimizëm dhe guxim.
“Rilindja”, 22 Gusht 1998

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura