Pashtriku, 25 Qershor 2019: Në disa shkrime të mëparshme jemi ndalur kryesisht në mënyrat e veprimit të UÇK-së, për të korigjuar sadopak veprimet ushtarake të saj, ndërsa në këtë shkrim do të sistemoj disa nga veprimet më të dukshme të forcave serbe në Kosovë dhe pasojat që ato sollën. Duke i njohur sa më mirë këto veprime mund të parashikohen më mirë masat kundërvepruese luftarake nga ana e UÇK- së dhe, si rrjedhojë, ato të jenë sa më efektive e me sa më pak humbje.
Qëllimi kryesor i okupatorit serb në këtë ofensivë ishte objekti politik i mbajtjes së Kosovës si krahinë e thjeshtë në përbërje dhe nën sundimin e Serbisë. Ky qëllim është përcaktuar qysh në fillim të viteve tetëdhjetë dhe nuk mund të thuhet se u përcaktua në mars të vitit 1998, kur filloi aktiviteti luftarakë i organizuar i UÇK-së. Ai qëllim u përpunua gradualisht dhe u definua në vitin 1989, kur Kosovës iu mohua edhe ajo lloj autonomie që pat fituar në kuadrin e ish Jugosllavisë. E veçanta e ngjarjeve të këtij viti, dhe sidomos gjatë periudhës tre mujore korrik-shtator, është mbrojtja me këmbëngulje, shumë kokëfortë, e këtij qëllimi nga të gjithë udhëheqësit civilë e ushtarakë të administratës serbe, duke filluar nga presidenti i tyre Millosheviç, qeveria dhe drejtuesit ushtarakë.
Po ashtu, mund të themi se, të gjitha forcat politike serbe, opozitare dhe pozitare, ishin në unitet absolut: të ruhej statukuoja në lidhje me Kosovën, duke përdorur në rast nevoje tërë forcën ushtarake të shtetit serb. Bazuar në këtë strategji, Serbia bëri një analizë të kujdesshme të ngjarjeve në Kosovë, duke i ndjekur këto hap pas hapi e me vëmendje të madhe. Në këtë përfundim na nxjerrin veprimet ushtarake që ata ndërmorën, të cilat i realizuan pa probleme të brendshme, dhe sipas një plani të detajuar. Fillimisht u veprua me forcat e policisë dhe gradualisht erdhi duke u futur në luftime ushtria, kjo në përqasie me rritjen e forcës vepruese të UÇK-së.
Në të gjitha veprimet ushtarake që ndërmorri qeveria serbe, ajo pati mbështetjen totale të të gjitha forcave politike serbe, sikundër u shprehëm edhe më lart. Lind natyrshëm pyetja: Po UÇK-ja, dhe lufta që ajo bënte, a e patën këtë mbeshtetje nga administrata e qeverisë së Kosovës dhe forcat politike shqiptare në Kosovë? Përgjigja është tepër e hidhur. E vërteta është se UÇK- ja nuk u mbështet nga të gjitha forcat politike shqiptare, as nga administrata e z.Bukoshi dhe as nga presideti Rugova. Pra, me një fjalë, UÇK-ja u la jetime, pa përkrahje e pa mbështetje politike. Neve na bën përshtypje si fakt, prandaj edhe e theksojmë.
Disakordanca midis forcave politike kosovare dhe ajo midis tyre dhe z.Rugova, u ref1ektua edhe në gjirin e UÇK-së, prandaj dhe rezultatet e para të saj morrën goditje nga ushtria sërbe. U desh të derdhej gjaku i reth 1000 djemve dhe vajzave të Kosovës, si dhe të plagoseshin mbi 2000 të tjerë, të zhvendosej nga shtëpitë e tyre një e gjashta e popullsisë së Kosovës, që një pjesë e politikës shqiptare, të mbështeste veprimet e UÇK-së. Pushtuesi serb, edhe pse e kish nën kontroll të rreptë Kosovën, nuk e mposhti dotë UÇK-në.
Fillimisht, pushtuesi serb, edhe pse e kish nën kontroll të rreptë Kosovën, nuk pati sukses me forcat e policisë për thyerjen dhe mposhtjen e aktivitetit të UÇK-së. Me sa duket, jo vetëm që informacionin për UÇK-në nuk e ka patur të plotë, por as që e ka parashikuar se aktiviteti i saj do të kishte një rritje aq të shpejtë, si rrallë në historinë e luftrave popullore. Gjithashtu, ky fakt tregon se edhe zbulimi serb gjatë asaj periudhe nuk ka patur sukses në radhët e UÇK-së. Me sa duket forcat e policisë serbe dolën pa pritur nga jeta e qetë e Kosovës së pushtuar dhe u futën në luftë kundër një UÇK-je, ku epërsia e vetme e saj ishte guximi dhe numri gjithnjë në rritje, prandaj edhe policia serbe e pati të vështirë. Ajo ishte e papërgatitur psikollogjikisht për të kryer luftime, por gradualisht e fitoi përvojën.
Rritja e UÇK-së ishte shumë e shpejtë dhe nuk i dha mundësi policisë serbe të arrinte një fitore ushtarake përfundimtare ndaj UÇK-së. Për pasojë, për serbët u bë e vështirë mbajtja e moralit në fortcat e tyre të policisë, të cilave ky konflikt i armatosur u dukej se ishte i pafundëm. Kjo solli largimin dhe dezertimin e shumë policëve, kryesisht nga Mali i Zi dhe Vojvodina. Për ta frenuar këtë hemoragji, e që ajo të mos kthehej në sëmundje kronike, udhëheqja serbe mori masa të shpejta. Fillimisht bënë ndërrimin e një numri të konsiderueshëm të policisë, si dhe shtuan numrin e tyre, u përmirësua pagesa, si dhe u riarmatos me armatim e teknikë të rëndë, duke u dhënë në armatim jo vetëm mortajat e të gjitha kalibrave, por edhe artileritop e transportues të blinduar, së bashku me efektivat e tyre,që merreshin të gjitha nga ushtria.
Gjithashtu, në disa rajone filloi edhe politika e rotacionit, e cila i dha forcë gjëndjes psikologjike të policëve, sidomos në zonat ku kryheshin veprime ushtarake nga UÇK-ja, si
në Skënderaj, Deçan, Gjakovë, Gllogovc e gjetkë. Me anë të kësaj politike kuadri polic e kuptoi se largimi i tij nga zonat e nxehta nuk do të ishte i largët, pasi nuk lidhej me përfundimin e fitores mbi UÇK-në. Tashti, qëllimi i vetëm i tij ishte të duronte afatin e qëndrimit në Kosovë, pavarësisht se shumë prej tyre luftën në Kosovë e quajnë një gjë të keqe të detyrueshme dhe, si të tillë, e pranojnë pa dëshirë.
Sërbia vendosi të ndryshoi taktikë
Fuqizimi i polcisë serbe me mjete të mekanizuara e të blinduara u bë për disa arsye.
Së pari, për të mundësuar përqëndrimin e shpejtë të forcave të policisë. Pajisjet e policisë, me të tilla mjete të shpejta, është një nga for- mat më të efektshme për të përballuar një kundërshtar më të madh në numër, kur je i detyruar t’i mbash forcat e tua të shpërndara, sikundër ishte policia serbe në atë periudhë.
Së dyti, nëpërmjet blindimit të policisë pakësonte humbjet në radhët e tyre, gjë që u rriste besimin për të luftuar, dhe
së treti, të mundësonte asgjësimin e UÇK-së pa futur në aktivitet ushtrinë, me qëllim që, jo vetëm të injoronte lëvizjen çlirimtare në Kosovë e të mos demaskohej para opinionit ndërkombëtar, por edhe ta quante UÇK-në si organizatë terroriste.
Edhe pse këto masa u ndërmorën në kohën e duhur nga qeveria serbe, ato nuk e zgjidhën problemin, pasi jo vetëm se UÇK-ja po rritej me shpejtësi marramendëse, e si rrjedhojë raporti i forcave anonte gjithnjë në drejtim të saj, por përsëri pati dezertime nga radhët e policisë, pavarësihst se në një shkallë më të ulët.
Gjatë kësaj periudhë, mars-maj, u veprua edhe me forcat e ushtrisë, por jo direkt në veprime luftarake (ushtria më parë kishte dërguar kuadrin komandues në radhët e policisë), apo duke i kaluar ato në gatishmëri luftarake për ruajtjen e objekteve ushtarake në Kosovë e në afërsi të saj, nga sulmet e UÇK-së, për marrje armësh, municionesh e materialesh të tjera ushtarake në inters të luftës së saj. Krahas kësaj, strukturat sërbe morën masa për bllokimin e brezit kufitar me Shqipërinë, për të ndaluar furnizimin e UÇK-së me armatim, municion dhe vullnetarë që mund të vinin prej andej.
Duke parë se policia edhe pasi u përforcua në njerëz e armatim, ajo nuk po kryente mision e ngarkuar, Serbia vendosi që të ndryshojë taktikë. Ata përcaktuan një skemë të re për vendosjen dhe përhajen e forcave, dhe si objektiv strategjik morën asgjësimin e UÇK-së me të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundëshme. Për arritjen e rezultateve sa më të shpejta e sa më të mëdha në këtë drejtim, ata vendosën të fusin në përdorim, në Kosovë, tërë forcat e tyre të armatosura. Në këtë mënyrë ata do të ndryshonin edhe taktikën e përdorimit të tyre, pasi ishte tërë bota që i vëzhgonte. Po ashtu ata ishin të bindur që SHBA nuk do t’i toleronte. Mirëpo, fuqizimi i UÇK-së e detyroi Serbinë që të hiqte maskat, pasi u bind se UÇK-ja, edhe pse e vetme në këtë ndërmarrje të guximshme shqiptare, e kish seriozisht dhe nuk tërhiqej më prapa. Për këtë e bindi marrja nën kontroll e shumë territoreve prej saj, si në Drenicë, Junik, Rekë e Keqe, Malishevë e sidomos marrja e Rahovecit. Gjithashtu, marrja e vendimit për futjen e ushtrisë në luftim, kunder UÇK-së, tregoi se Serbia u bind se nuk mund ta përballonte luftën e popullit kosovar në rast se do të luftonin në kushte të barabarta, pasi kish të bënte me një popull trim e të vendosur, edhe sikur raporti i forcave të anonte nga ana e Serbisë, përsa i përket numrit, po qe se nuk do të siguronte epërsi edhe në armatim e teknikë luftarake të të gjitha llojeve.
Po ashtu, Serbia e kuptoi se po të linin shqiptarët grindjet midis tyre e të bashkoheshin, ata do të ishin të papërmbajtshëm. Prandaj duhej shfrytëzuar momenti i përçarjes së shqiptarëve dhe kur UÇK-ja ishte pa udhëheqje politike të organizuar nëpërmjet një organi unik. Kur serbët u bindën se duhej shfrytëzuar ky rast, shpejtuan në përdorimin e Forcave të Armatosura në Kosovë, përfshi edhe Forcat Ajrore dhe, e lanë mënjanë reagimin e komunitetit ndërkombëtar, me synimin që këto probleme të mund t’i manipulonin e modifikonin në ecje e sipër, duke aktivizuar për këtë qëllim edhe miqtë e tyre tardicionalë si në NATO dhe jashtë saj, të cilët edhe e mbështetën.
Në këto kushte ata përcaktuan taktikat e veprimit. Për këtë qëllim vendosën, që paralel me forcat e policisë do të vepronin edhe forcat e ushtrisë, por fillimisht do të vepronte policia, pasandaj, duke shfrytëzuar momentin, të futeshin forcat e ushtrisë. Kështu u veprua në Hadë, në Bardh të Madh, Rahovec, në Kijevë, Skënderaj e Deçan.
Në këto luftime sukseset e serbëve ishin të pjesëshme, edhe kjo falë gabimeve të drejtimit diletat nga disa drejtues të UÇK-së. Atje ku rezistenca e UÇK-së ishte më e organzuar, serbët patën humbje, si në Komoran, Llapushnik, Likofc, Caralevë, Lugu i Baranit e gjetkë. Si rrjedhojë lindi ndjenja e frikës si në radhët e policisë serbe ashtu edhe të ushtrisë së saj. Për këtë qëllim ata i veshën makinat e transportit me blind portativ anësor, që të mos dëmtoheshin nga zjarri i UÇK-së në rastet e rënies në pritë. Edhe këto masa nuk ua rritën moralin. Atëherë e panë të arsyeshme që ta rrisnin sasinë e forcave të ushtrisë. Atje, ku aktiviteti i UÇK-së ishte më i shumtë, u bë dy e tre fishimi i forcave të ushtrisë, pasi dihet se, që të përparosh ndaj një kundërshtari që është i vendosur të rezistojë, kërkohet jo vetëm epërsi luftarake, por edhe epërsi numerike. Me epërsi luftarake duhet të kuptojmë jo vetëm fuqi dhe efektshmëri zjarri por edhe lëvizshmëri të lartë në kapërcimin e pengesave të ndryshme, ashtu edhe në veprime mbrojtëse, pasi ata parashikonin kundërveprime të fuqishme nga UÇK-ja. Mbështetur në të tilla parashikime, serbët bënë rritjen e numrit të ushtarëve, të armëve të rënda, sidomos artileri me larghedhje të madhe, tanke, lloje të ndryshme forcash speciale, si dhe shumë mjete trasporti të blindura. Të gjitha këto u bënë me synimin e krijimit të dy lloj forcash: ato të palëvizëshme, të cilat duhej të ruanin objektet ushtarake të të gjitha llojeve, si dhe forcat e manovrueshme luftarake, të cilat do të ndeshesh in me UÇK-në. Kjo bëri që deri në fund të muajit gusht, në Kosovë të vinin edhe 29 mijë forca të tjera të ushtrisë, sipas “Zërit të Amerikës” (14 tetor 1998).
Të gjitha forcat e ardhura nga Serbia në Kosovë u përzgjodhën me kujdes nga më të stërviturat, përfshi edhe forcat parashutiste, forca me ndjenjë të theksuar serbomadhe. U sollën luftëtarë dhe kuadro me përvojë nga ish frontet e luftës në Bosnjë dhe Kroaci. Këto forca u përzgjodhën, pasi në rastin konkret u duheshin forca me nisiativë të lartë veoprimi, sepse u duhej të vepronin në formacione të vogla e të shpërndara në tërë territorin e Kosovës. Duke mos u ambientuar me këtë luftë dhe me këtë kundërshtar “të padukshëm” forcat serbe e shfrynin zemërimin në djegien e qëndrave të banuara. Vetëm pasi solli sasi të mëdha forcash, nga më të përzgjedhurat, atëhere filloi të dukej suksesi në ushtrinë serb, por, në ato drejtime ku ato vepruan në sasi të konsiderueshme, deri në nivel regjimenti e brigade, ku kishin mundësi të shpalosnin gjithë epërsinë e tyre luftarake.
Kundërveprimi i UÇK-së
Komandantët e UÇK-së zgjodhën veprimin më të zgjuar për momentin, bënë tërheqje të organzuar, me ndonjë përjashtim të rrallë, të cilin e bënë me vonesë. Ato kishin mundësi që tërheqjen e detyruar, ta kishin shndërruar në zhvendosje mashtruese e të shpejtë, me qëllim që ta tërhiqnin ushtrinë serbe në rajone ku mund ta godisnin në befasi, në ambiente të panjohura e rrethuese për ta, e me linja të pakta komunikacioni. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të kishin bërë konsumimin pjesë-pjesë forcave sërbe, por do t’u kishin hequr atyre nisiativën nga duart.
Ushtria dhe policia serbe nuk i realizuan detyrat e ngarkuara nga komanda serbe
Masiviteti i përdorimit të tankeve e i transporteve të bliduar, këtyre dy elementeve kryesorë të luftrave të sotme, tregon shkallën e lartë të vlerësimit të UÇK-së nga ana e Serbisë. Përdorimi masiv, veçanërisht i trans- portuesit të blinduar si nga ana e ushtrisë, ashtu edhe nga policia, është bërë edhe për qëllime të tjera, si: transportim të shpejtë e të sigurt trupash; për manovrim e përforcim trupash; për vendkomanda të lëvizëshme repartesh a njësish; për tërheqje të plagosurish etj. Transportuesi i blinduar u krijoi atyre kushte për arritjen e freskët të trupave në vendin e kohen e duhur, pasi kishin të bënin me një kundërshtar të armatosur kryesisht me armë për të luftuar kundë kembësorisë. Kjo lloj lëvizshmërie u siguronte atyre edhe ekonomizim forcash, pasi mund ta rrisnin shpejt raportin e forcave vendimtare si p.sh. në rastin e marrjes se Junikut nga ana e tyre.
Që ushtria serbe e kish dhe e ka frikë UÇK-në dhe shqiptarët, njësoj sikur ka të bëjë me një ushtri të rregullt, u duk në përdorimin e forcave parashutiste, si forca speciale, për detyra delikate e tepër të veçanta. Mënyra kryesore e përdorimit të tyre ka qenë ajo e taktikës së trupave “Spetsnaze” ruse në Afganistan, për të vepruar në fshehtësi e në prapavijë të UÇK-së, me qëllim asgjë- simin e drejtuesve të saj si dhe të veprimtarëve politikë e me autoritet në popull. Nëpërmjet shtypit të përditshëm kemi mësuar se ato i kanë kryer këto detyra si snajperistë dhe si zbulues të bazave të fshehta të UÇK-së, por edhe për detyra më speciale, që ende nuk janë bërë të njohura publikisht.
Sikundër e theksuam më lartë, ushtria serbe ka vepruar, kryesisht si forcë përfaqësuese e policisë dhe jo si forcë e parë, me të vetmin synim, që të mos akuzohej nga komuniteti ndërkombëtar se kryente luftë shfarosëse, pavarësisht se përbënte forcën kryesore goditëse, si p.sh. në rastin e sulmit në Drenicë, në Malishevë,në Rahovec, në Llapushnik, në Dushkajë, Junik, LLoxhë, Skënderaj, Shalë e Bajrogës, në shtimje etj., por edhe në këto raste ishte e pasuksesshme dhe ka futur në përdorim aviacionin luftarak.
Në të gjitha këto raste, si armë kryesore zjarri, ka përdorur me shumicë artilerinë e të gjithe kalibrave, përfshi edhe atë vetelëvizëse, gjë që vërtetohet katërcipërisht se kemi të bëjmë me ushtrinë serbe, e jo me policinë serbe.
Edhe pse e armatosur deri në dhëmbë, ushtria dhe policia serbe nuk i realizuan 100% detyrat e ngarkuara nga komanda serbe. Për këtë qëlim u pa e arsyeshme futja në veprim, në sasinë maksimale të mundshme, të forcave paramilitare, të njohura ndryshe me emrin “Forcat e Arkanit”, të cilat janë forca jo të rregullta, të të gjitha moshave, mercenarë e kriminalë të të gjitha ngjyrave,të nxjerrë posaçërishtë nga burgjet. Këto forca kanë vepruar së bashku me policinë e ushtrinë, pothuaj kudo. Këto janë forca vullnetare për vrasje e masakra masive, vjedhje, plaçkitje e djegie fshatrash. Çdo veprim i tyre është realizuar nën mbrojtjen e armëve të ushtrisë e policisë serbe, prandaj edhe këto forca nuk duhet t’i shpëtojnë nesër përgjegjësisë për krime kundër njerëzimit.
Ajo që përbën veçori për këto forca, ishte përdorimi i armëve kundërajrtore vetlëvizëse të kalibrit të vogël, jo vetëm kundër forcave të UÇK-së, por edhe kundër popullsisë, pasi këto armë kanë larghedhje të madhe dhe preçizion të lartë, si dhe tepër të manovrueshme për të bërë manovër zjarri, pa patur nevojë të bësh manovër me zhvendosie; pa folur për efektin thërmues të predhave të tyre në momentin e ndeshjes me objekte të forta, pasi mundëson asgjësimin e disa personave kur ata janë afër njëri-tjetrit. Këto armë janë përdorur në sasi të konsiderueshme, prandaj edhe ushtria serbe e forcat paramilitare, qysh në fillim, kapnin lartësitë sepse këto armë përveç largësisë se qit jes kanë mundësi të hapin zjarr nën horizontin e armës, në kënde jo të vegjël.
Nga forcat që sërbët kanë çuar në Kosovë kanë krijuar edhe forca rezervë, të madhësisë nga togë deri në batalion, në përbërje të të cilave ka nga të gjitha llojet e armëve dhe tërësisht të motorrizuara, të cilat në perëndim njihen me emrin “Task force”. Këto janë forca të veprimit të menjëhershëm, por që nuk i janë të unifikuara në madhësi dhe detyra.Ato do ti:: ‘:::.::-2:-: ;-ië përqasie me shkallën e aktivizimit të UÇK-së, me zonën përkatëse si dhe jo të stacionuara, por duke ua ndërruar shpesh rajonin e disllokimit. Edhe ky fakt të përforcon bindjen se veprimtaria e UÇK-së ka qenë e konsiderueshme dhe se, serbët e ndjenë se po u lëviz toka nën këmbë.
Një veçori tjeter e veprimeve serbe ka qenë përdorimi i shpeshtë i Forcave Ajrore. Përdorimi i tyre gjatë luftimeve në Lloxhë, Junik, Rahovec, Drenicë, Suharekë, Jezercë, Dushkaja e Gjakovës e gjetkë tregon se janë përdorur kryesisht për zbulim dhe korigjim të zjarrit të artilerisë, e cila ka qenë arma kryesore që dogji e shkatërroi Kosovën. Ato janë përdorur edhe për të transportuar në fshehtësi forca speciale si dhe për të tërhequr të plagosurit, kryesisht të kuadrove, por edhe për të terrorizuar popullin. Për të mos u akuzuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, serbët, janë përpjekur që t’i fshehin qëllimet e vërteta të përdorimit të helikopterëve, duke i maskuar ata me emblemën e Kryqit të Kuq, por jo në të gjitha rastet mundën të mashtrojnë.
Vendosmeria e serbëve për ta arritur me çdo kusht qëllimin e sulmit të ndërmarrë, ka qenë një nga veçoritë e tjera dalluese të tyre. Kjo duket, së pari, në harxhimin e municioneve të çdo lloj arme, pa asnje normë harxhimi, vetëm e vetëm që të arrinin qëllimin, pavarësisht se sa vrisnin e kë vrisnin. Kjo u vu re edhe nga vrasjet e shkatërrimet e shumta, por u bë evidente nga korespoendentët e huaj, ku p.sh. korepondenti i BBC-së, me 9 tetor, raportonte se gjatë kalimit nepër Rahovec, Malishevë, Suharekë e Shtimje, kish parë se të gjitha rrugët, në të gjithë gjatësinë e tyre, përfshi edhe në afërsi të tyre, ishin të mbuluara me gëzhoja të gjithfarëllojshme. Së dyti, përdorimi jashtë çdo kriteri i tankeve, pavarësisht nga kalueshmëria e terrenit, pothuaj në të gjitha drejtimet, me të vetmin qëllim që të mbrinin në objekt pa u dëtuar. Së treti, rikthimi disa herë tek i njëjti objekt sulmi, edhe pse pat dështuar një a më shumë herë, me synim për ta marrë atë me çdo kusht nën kontroll, pavarësisht nga shkalla e humbjeve, tregon jo vetëm rëndësinë strategjike të objektit por edhe vendosmëria e tyre për ta kapur atë. Këtë e pamë si në rastin e marries nën kontroll të grykës së Llapushnikut, ku serbët e sulmuan mbi tre herë; në kapjen e Likofcit, të cilin brenda gushtit e sulmuan dy herë, si dhe zënien e mbajtjen e qafës së Duhlës, në hyrje jugore të grykës së Caralevës. Kjo dukuri të detyron të dalësh në përfundimin se, atje dhe atëherë kur serbët do të dështojnë në sulmet e tyre për kapjen e objektyeve strategjike, nuk duhet të dehemi nga suksesi, por të rritet vigjilenca dhe gatishmëria, pasi ata do të sulmojnë përsëri, e të mos na ndodhi si ne rastin e mbajtjes nën kontroll të rrugës Klinë-Prishtinë (gryka e Llapushnikut), si rruga më e shkurtër mes për mes Kosovës, ku forcat e UÇK-së, edhe pse e dinin rëndë- sinë e rrugës, si dhe serbët kishin bërë disa përpjekje për ta marrë atë nën kontroll, gabuan taktikisht. Në vend që ta mbanin rrugën nën vëzhgim në tërë gjatësinë e saj dhe të organizon in prita e sulme sa në një segment të saj në tjetrin, mbanin gjithmonë në mbrojtje vetëm një pikë, grykën e Llapushnikut.
Të gjitha djegiet masive, krimet dhe masakrat e ndryshme, forcat serbe i kryenin në interes të arritjes të të vetmit qëllim të tyre strategjik – asgësimin e UÇK-së, duke e lënë atë pa prapavijë (llogjistikë). Duke djegur fshatin dhe prodhimet e tij, si dhe duke e shpërngulur popullsinë e tyre larg krahinës së tyre, kuptohet se UÇK-ja nuk do të kish ku të mbështetej për ushqim, veshje, mjekim e jetesë. Mirëpo, serbët i bënë hesapet pa hanxhinë. Popullsia e zhvendosur dhe UÇK-ja gjetën mbështetie në zonat e tjera të Kosovës, ndërsa një pjesë e popullsisë mundi të kthehej përsëri, edhe pse serbët janë përpjekur shpesh të mos i lënë të kthehen, ose i kanë mashtruar për t’u kthyer dhe i kanë masakruar për herë të dytë. Kur ktiviteti i UÇK-së nuk ndërpritej në periferi të zonës së shpopulluar, serbët kanë ridërguar ushtrinë, që të shpërtngulte popullsinë e shpërngulur në rajonet ku ajo ishte grumbulluar. Kjo ka ndodhur në malet e Çiçavicës, Blinajë, Dushkajë e Rahovecit, Drenicë e Sipërme dhe e Ulët etj. Edhe pse armiku veproi në këtë mënyrë, përsëri UÇK-ja nuk i ndërpreu aktivitetet e saj në zonat e mëparëshme, pavarësisht se ishin të një shkalle më të ulët e me ndonjë pauzë të përkohëshme, pasi asaj iu desh të merrej me sistemimin e popullsisë. Përveç kësaj ajo i spostoi veprimet e saj në zona të tjera të Kosovës, ku deri në këtë periudhë, nuk kish patur aktivitet ose ai ka qenë në një intensitet më të ulët. Kështu u pa se lufta e UÇK-së nisi më e ashpër se deri tashti dhe më e organizuar, me sulme të shpeshta, si në Llap, Gallap,në Shalë të Bajgorës, në Pashtrik, në Has, në Nerodime, në fshatrat e Çiçavicës, nga Vushtria deri në Obiliq si dhe u riaktivizua fuqishëm në Drenicë e në Dukagjin.
Bazuar në krimet e kryera nga të gjitha forcat ushtarako – policore e paramilitare serbe mund të themi se, oficerët serbë të të gjitha rangjeve, ishin të vendosur për zbatimin e politikës shoviniste të qeverisë se tyre. Kjo tregon se oficerët serbë ose janë shpërblyer mirë ose u është premtuar diçka nga Kosova, prandaj edhe kërkojnë ta shpopullojnë atë me çdo kusht. Është interesant fakti se deri më tani nuk është bërë e njohur nga asnjë media private a shtetërore, refuzimi i ndonë oficeri të vetëm, për të mos bërë krime barbare në Kosovë. Gjithashtu as edhe nga populli serb nuk ka patur demostrime për të kundërshtuar masakrat masive në Kosovë. Këto fakte na shtyjnë të dalim në përfundimin se urrejtja antishqiptare nuk është vetëm midis forcave politike serbe dhe atyre ushtarake, por kjo është prezente dhe mbështetet fuqimisht nga çdo qelizë e popullit serb.
Përfundime
Frika e forcave politike serbe nga ngritja masive e popullit kosovar në luftë për liri e pavarësi, zhduku te serbët çdo lloj instikti njerëzor, dhe si rrjedhojë e saj, shteti serb u zhyt në batakun e poshtërsive. Që të ndryshoi ai shtet, duhet të ndryshoi mentaliteti shoven i tyre, që është burimi i këtyre veprimeve barbare.
Mbështetur në analizën e fakteve të përmendura më lart, mund të dalim në disa përfundime:
1. Gjatë ofensivës korrik-shtator 1998 Forcat e Armatosura të Serbisë, policia e saj si dhe forcat paramilitare mundën që t’i impononin UÇK-së vullnetin e vet në formën e luftimeve, por jo ta asgjësonin atë, pavarësisht se Serbia i përdori të gjitha llojet e armëve me forcë e në sasi të madhe. Përparimi i tyre ishte i ngadalshëm, por sipas një plani të detajuar, duke vënë fillimisht nën kontroll rrugët e komunikacionit, duke sulmuar në mënyrë të shkallëzuar e duke përdorur politikën e shkretimit të territorit.
2. UÇK-ja, duke mos patur mundësi të përballonte politikën e shkretimit dërmues në njerëz, armatime e mjete luftarake nga më modernet e kohës, u detyrua të tërhiqej, për t’i shpëtuar asgjësimit, duke e ndezur luftën në rajone të tjera. Për herë të parë ajo e kuptoi se i pat munguar nisiativa, prandaj edhe u detyrua të tërhiqej nga shumë territore të saj, por qe ende nuk e ka shfrytëzuar dobësinë kryesore të forcave serbe: frikën e tyre për të vepruar natën. Prandaj në të ardhmen motoja kryesore e veprimeve luftarake të saj duhet të jetë: “Mbrohu duke sulmuar, mbrohu ditën dhe sulmo natën”.
3. Mungesa e nisiativës UÇK-së i ka ardhur edhe nga mosnjohja ‘mirë e ushtrisë serbe dhe taktikës së saj, dhe mosvlerësimi si duhet i tyre, gjë qe i kultivoi sigurinë e tepëruar. Atyre, me sa duket, u ka munguar edhe infor- macioni i saktë për gjendjen e vërtetë të forcave sërbe pranë çdo qyteti e zone, prandaj ajo nuk duhet të merret me analizën e sukseseve të saj, por me analizën e mossukseseve te saj, dhe aktivitetin, që rifilloi të tregojë në fillim të muajit tetor, duhet ta ngrejë në një shkallë edhe më të lartë. Kjo, të shoqërohet me njohjen e vazhdueshme të armikut të saj, pasi, sikundër thotë një nga teoricienët ushtarakë më të vjetër të botës, Sun Xu, po e njohe mirë armikun dhe forcat e tua, ke mundësi që t’i fitosh 100% luftimet që mund të zhvillosh; në rast se njeh vetëm forcat e tua por jo të armikut, mundësia e fitores është 50% dhe, në rast se nuk njeh mirë as njërën dhe as tjetrën mos hyj në betejë se e ke 100% të sigurtë që do të humbasësh.
4. Të ruhemi nga infiltrimi i agjentëve serbë në radhët e UÇK-së, e në mënyrë të veçantë në radhët drehjtuese të saj, pasi armiku do të përpiqet të dijë gjithçka mbi planet, pregatitjet dhe lëvizjet tona.
5. Forcat politike në Kosovë nuk duhet të harrojnë Himnin e Flamurit tonë Kombëtar: të bashkohen për një qëllim të vetëm – çlirimin e Kosovës, duke krijuar një organ të vetëm, për të realizuar udheheqjen politike të popullit të Kosovës e të UÇK-së. Bashkimit të kundërshtarit tonë duhet t’i përgjigjemi me bashkimin tonë dhe jo me përçarjen tonë.
6. Çdo politikan, intelektual, luftëtar i UÇK-së dhe kosovar i thjeshtë të mendojmë se si ta organizojmë e forcojmë sa më mirë UÇK-në, nga e cila do të dalë udheheqja ushtarake e popullit kosovar për të fituar Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Revista ushtarake Nr.2, Tetor 1998
______________________________
DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): FAKTORI POLITIK SHQIPTAR DHE UÇK-ja – MËSIMI QË DHA UÇK-ja (18 SHTATOR 1998)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8878