FAIK KRASNIQI: LARG FJALËVE SLLAVE, SHQIPJA JONË ËSHTË E BUKUR!

(Prishtinë, 08. 11. 2012) – Sikur shqiptarët e sotëm të ishin të zot të bënin një heroizëm në dukje pa vlerë; përdorimin e fjalëve të vyera shqipe, të rregullave të vyera të shqipes. Të mos flasin shqipen tonë, me rregullat e gjuhëve të huaja. Të quhen dhe të përdorin emra edhe mbiemra shqiptarë. T’u thërrasin tokave, maleve e fushave, ujërave, deteve e lumenjve me emra të mrekullueshëm e të ndritur shqiptarë. Sa mirë dhe sa me vlera do të ishte.
Gjuha jonë vetëm thuhet,
nuk e lanë që të shkruhet.
Bëmë këngë këshillat e urta,
që të mos harrohet gjuha.
Kjo gjuha arbërishte,
Është gjuhë trimërishte.

Emrat me të cilat përcaktohen, emërohen gjërat janë të rëndësishëm për formimin dhe interpretimin tonë të realitetit. Njerëzit, individët shpesh janë të befasuar, të çoroditur, kur zbulojnë se etiketat historike me të cilat quhet, emërohet, përcaktohet e kaluara, historia, janë shpikje e studiuesve modernë dhe të ideologjive. Kështu, disa emra nuk shërbejnë thjesht ose vetëm për të shpjeguar të kaluarën. Burrat dhe gratë në mesjetë nuk e dinin që jetonin në Mesjetë, sepse jemi ne, ose më saktë: janë studiuesit modernë që e kanë emëruar atë periudhë me këtë emër për të thjeshtëzuar studimin dhe komunikimin e diturive.

……………………………………………..

Kështu, njerëzit që jetonin në periudhën klasike ose ata që jetonin në Europën e Rilindjes kishin të njëjtën injorancë përsa i përket emërimeve tona për periudhat e ekzistencës së tyre. Kështu, njerëzit e Perandorisë “Bizantine” nuk kishin asnjë ide për të qënit “bizantinë”. Ata mendonin që ishin pasuesit e vërtetë të botës autentike romake, të jetesës romake, të virtyteve romake. Të vetmit romanë të Romës. Romanët-Romakë.
Në këtë logjikë duhet të bëjnë shumë kujdes shqiptarët e mi të dashur e të ndritur të edukatave e kulturave të ndryshme që fatkeqësisht nga shumë shekuj fatkeqësisht, po e përsëris për ata që nuk kanë bërë kujdes: Të edukatave e kulturave të ndryshme; që fatkeqësisht nga shumë shekuj: Fatkeqësisht po shlyejnë Shqipërinë, shqiptarinë dhe shqiptarizmin. Unë personalisht nuk njoh më shqiptarë, as edhe veten time. Por njoh vetëm ulëritës, myslimanë, të krishterë, politikanë, tregtarë, emigrantë, refugjatë, turq, arabë, vllehë, sllavë që flasin me gjuhën tonë për të na shqyer, studiues kusarë që na shkruajnë me gjuhën tonë për të na vjedhur, edhe për të na shitur gjënë tonë si të tyren, përçarës, shvatës kriminelë.
Këtu lartësohen figurat dhe heroizmat e heronjve, edhe të plot njerëzve të thjeshtë që na mësojnë dhe na kujtojnë pasuritë, të vyerat tona; traditat, përrallat, vjershat, meloditë, këngët, veglat, heronjtë, gjellët, veshjet, armët, emrat, tokat, ujërat, të mirat e të ligat. Ato të dukshme dhe plot të tjera të padukshme edhe nga koha të ngatërruara, të zhubravitura e të venitura.
Sikur shqiptarët e sotëm të ishin të zot të bënin një heroizëm në dukje pa vlerë; përdorimin e fjalëve të vyera shqipe, të rregullave të vyera të shqipes. Të mos flasin shqipen tonë, me rregullat e gjuhëve të huaja. Të quhen dhe të përdorin emra edhe mbiemra shqiptarë. T’u thërrasin tokave, maleve e fushave, ujërave, deteve e lumenjve me emra të mrekullueshëm e të ndritur shqiptarë. Sa mirë dhe sa me vlera do të ishte. Shqipëria është e madhe, shumë e madhe, nga Europa në Mesdhe e në Azi. Dardania (Kosova) është djepi i shqiptarisë, shpirti ynë. E tani që jemi të ringjallur në trup, në Kosovë të lirë, kemi jetë. Tani duhet të bëjmë heroizma, të ringjallim edhe mendjen tonë, traditat tona të vyera në atë pafundësi dialektesh të mrekullueshme të gjuhës së perëndive, Shqipes së vyer e të ndritur që më e mira nuk gjendet tjetër në qiell e në tokë. Shqipëria edhe mes saj, Shqipja është një besim, një vlijim, një fe.
Udhëtarja angleze, zonja e nderuar Edit Durham, shkruan në ditarin e saj të famshëm që ka marrë dhenë e është vlerësuar nga gjithë studiuesit seriozë. Ja se çfarë thotë kjo zonjë e nderuar kur flet për indoktrinimin fetar ballkanik: “Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit: – Çfarë je ti? Katolik përgjigjej njëri, ortodoks tjetri. Në Bullgari pyesja, Çfarë je ti? Ortodoks. Në Jugosllavi, çfarë je ti? Protestant, ortodoks. Secili në qiellin e vet. Dhe thashë së fundi, çfarë do të bëhet me këto fe që turbullojnë mendjet dhe dobësojnë shpirtin me anë të frikësimit dhe te të pa-arsimuarit. Kështu isha mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve dhe duke hyrë në Shqipëri pyeta: – Çfarë jeni ju këtu? – Mu përgjigjën prerë e qartë, shqiptarë. Më në fund, thashë. U çlirova këtu nga fanatikët dhe zotkrijuesit.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ”ALEANCA KUQ E ZI”)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura