(Prishtinë, 11. 11. 2012) – Në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar apo thënë me drejtë të gjysmë shtetit shqiptar të cilin e krijuan me gjakun e tyre kontribuuesit e sojit të Skënderbeut, Ismail Qemalit e deri te Enver Hoxha, politika e sotme shqiptare “mbyll sytë”, para një fakti respektivisht prove të pamohueshme, se nga 100 vjet të bërjes së shtetit londinez shqiptar së paku 45 vjet janë të Enver Hoxhës. E deshën këtë udhëheqësi aktual apo jo ky është fakt siç është fakt Ahmet Zogu, siç është fakt Sali Berisha.
Kush më shumë se Enver Hoxha meriton nderim në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, atje në varrezat e Sharrës ku prehet, pasi trupi i tij u zhvarros nga varrezat ”Dëshmorët e Atdheut”, gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike të udhëhequr nga pseudonjeriu Sali Berisha.
Në enciklopedinë e kohës dhe të vetmen të botuar, gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës, roli i tij, me të drejtë cilësohet jo vetëm si arkitekti më i madh i të gjitha kohërave, por me shumë të drejtë dhe si një frymëzues për lëvizjen revolucionare të Kosovës. Me emrin e tij dhe me përshëndetjen e tij me grusht kanë derdhur gjakun shumë të rinj për çlirimin e Kosovës.
Enver Hoxha (16. X. 1908 – 11. IV. 1985)
…………………………………………….
Pas ndërrimit të sistemeve një partiake në nivel botëror, më pastaj edhe në Shqipëri figura e Enver Hoxhës në opinionin e brendshëm ngjalli debate si pasojë e euforisë e publikimeve gjysmake, të deformuara, të keqinterpretuara duke krijuar kështu hamendësi për ngjarjet e kohës dhe duke vënë në dyshim dhe pikëpyetje arritjet më pozitive që kishte njohur shteti dhe populli shqiptar, gjatë periudhës si tij, brenda kufijve politik të Shqipërisë londineze.
Në mungesë të të kuptuarit të drejt të historisë, në këtë 100 vjetor, kur ka tendenca që ajo të “rishkruhet”, kur në këtë i fusin hundët, injorantët, politikanët e sojit Berisha, i bëjnë mish-mash, të gjitha vlerat duke i përzier me antivlera, kur politikanët e sojit Berisha historinë e kthejnë në antihistori, kur politikanët e sojit Berisha apo sejmenët e tij, përmes, gjoja, dokumenteve të reja të zbuluara, deformojnë dhe vënë në dyshim të gjitha arritjet e kombit, duke futur kështu në një thes kontribuuesit kombëtar e sojit të Fan Nolit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës etj., me dëmtuesit kombëtar e sojit të Ahmet Zogut.
Në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar apo thënë me drejtë të gjysmë shtetit shqiptar të cilin e krijuan me gjakun e tyre kontribuuesit e sojit të Skënderbeut, Ismail Qemalit e deri te Enver Hoxha, politika e sotme shqiptare “mbyll sytë”, para një fakti respektivisht prove të pamohueshme, se nga 100 vjet të bërjes së shtetit londinez shqiptar së paku 45 vjet janë të Enver Hoxhës. E deshën këtë udhëheqësi aktual apo jo ky është fakt siç është fakt Ahmet Zogu, siç është fakt Sali Berisha. Që të jetë tragjikomedia historike edhe më e çuditshme udhëheqësit e sotëm respektivisht timonieri i shtetit shqiptar Sali Berisha tenton ta zbehë aktin më të lartë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Vlora në Tiranë duke e zhvendosur manifestimin në Tiranë, pikërisht në ditën kur do duhej të ishim të gjithë tok në Vlorë.
Ai me injorancën e vet shkon në Tiranë dhe përuron përmendoret e Ahmet Zogut e përuron edhe atë të Hasan Prishtinës. I pari vrasësi i të dytit. Ky njeri si asnjë tjetër më parë, ndër shqiptar, nxori nga varri eshtrat e arkitektit të Shqipërisë së re, të Shqipërisë antifashiste, të Shqipërisë aleate të shteteve fituese të Luftës së II-të botërore dhe i futi në një varr të zakonshëm dhe tashti në 100 vjetor sjell eshtrat dhe përuron përmendoren e Ahmet Zogut ikanakut dhe hajnit të pasurisë së popullit shqiptar pikërisht në kohën kur i duhej më së shumti.
………………………………..
Tiranë, Nëntor 1982: Flet Enver Hoxha…
………………………………………………..
Andaj në këtë 100 vjetor nuk bën e të mos e kujtojmë, ndoshta, njeriun, që dha më shumë se çdo tjetër për Shqipërinë, që 77 vite të jetës së tij i shkriu në atdhe dhe për atdheun pa ia kthye për asnjë çast shpinën por duke: udhëhequr deri në fitore Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke arsimuar popullin me detyrim pa pagesë, siguroi shëndetësinë pa pagesë, siguroi elektrifikimin e gjithë vendit dhe industrisë nga zero në zhvillim. Zhvilloi kulturën dhe artin kombëtar, vlerat e të cilit determinojnë në kulturën e sotme. Ndërtoi Universitetin Shtetëror të Tiranës me të gjitha disiplinat e shkencat ekzakte si kudo në botë. Ndërtoi Konservatorin me aplikim të teatrit, kinematografisë, muzikës klasike e deri tek folklori. Enver Hoxha unifikoi të gjithë kombin shqiptar nëpërmjet gjuhës si mjeti thelbësor i njësimit të një kombi, nëpërmjet Kongresit të Drejtshkrimit në 1972-in, që pasoi me marrëveshjen e famshme të shkëmbimeve kulturore e shkencore midis Shqipërisë e Kosovës.
Në këtë 100 vjetor nuk bën pra që Enver Hoxhën të mos e kujtojmë me respekt se na mallkon toka, na mallkon gjaku i rënë për liri. Nuk bën se na ndëshkon Zoti, sepse Zoti i ndëshkon të gjithë plëngprishësit, bukëshkelësit. Dhe, Zoti nuk është mace që gërvishtë…!!
Andaj, “ Gëzuar 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. “Lavdi jetës dhe veprës Enver Hoxhës”. “Rroftë bashkimi kombëtar”.
……………………………………………..
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
NJË FOTO FLET SA 10 000 FJALË!
Teserja e Komunistit Sali Berisha!
………………………………………………..
Sali Berisha i fundit në barkë, në liqenin e Pogradecit, së bashku me djalin e Enver Hoxhës, Sokol Hoxhën. Në këtë barkë ndodhen edhe bashkëshortja e kryeministrit aktual S.Berisha, Liri Berisha dhe grueja e djalit të Ilirit, Liljana. Në mes të dy zonjave, duket edhe një fëmij i vogël. Personi tjetër në fotografi është mjeku personal i i Enver Hoxhsë, Isuf Kalo – kolegu i Saliut.
………………………………………………..
Emisioni “Fiks Fare” ka publikuar edhe një fotografi tjetër, e cila është realizuar në vitet ’70 në ambientet e brendshme të një shtëpie. I shtrimë në këtë dhomë duket djali i Enver Hoxhës, Sokoli dhe në krah të tij bashkëshortja Liljana. Në krah të Liljana Hoxhës duket bashkëshortja e kryeministrit aktual S.Berisha, Liri Berisha dhe në cep të fotos shihet mjeku i Enver Hoxhës, Sali Berisha. Në këtë foto ka edhe disa persona të tjerë. Kjo foto mendohet se është bërë në një nga vilat e ish-byroistëve në Pogradec.
……………………………………………..
Paris 1979: Kulla Eiffel – Nga e majta në të djathtë, doktorët e oborrit të bllokut: Vangjel Todri, Arben Hoxha, Sali Berisha, Lutfi Balili, Sabit Brokaj, Abdulla Bilali, Nestor Thereska, Thanas Gjika, Mentor Petrela.
Mjeku i oborrit komunist Sali Berisha me familjen e Hysni Kapos – në Paris 1977.
……………………………………………………….
Dy komunistët: Enver Hoxha dhe Sali Berisha!
………………………………………….
SALI BERISHA KRYE KOMUNISTI I SHQIPËRISË
…………………………………
(SHTOJCËN DHE ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)