Tiranë, 29 tetor 2019: U bë tashmë disa kohë, pothuajse prej fillimit të këtij viti, që Prokuroria Speciale në Kosovë po lëshon fletë-thirrje për shumë ish-pjesëtarë të UÇK-së, për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale në Hagë. Këto fletë-thirrje, në 99% të rasteve u kërkojnë personave të thirrur të paraqiten si dëshmitarë në atë prokurori, për të dhënë dëshmi. Deri sot, vetëm 1% e kësaj kategorie që janë thirrur në cilësinë e të akuzuarit të dyshuar, dhe nga mediat mësojmë se vetëm dy persona e kanë kundërshtuar.
Kjo është diëka që pritej të ndodhte prej kur u miratua kjo prokurori dhe kjo gjykatë speciale nga Parlamenti i Kosovës. Ajo që nuk pritej të ndodhte, dhe që po ndodh në një mënyrë disi të ëuditshme, është reagimi i atyre personave të cilët kanë marrje thirrje nga Prokuroria Speciale, për t’u paraqitur si dëshmitarë të saj! Dua ta ritheksoj këtë, sepse në Kosovë një sërë personash që kanë kryer detyra të larta komanduese në krye të UêK-së dhe të njësive të saj operative e taktike, po deklarohen gjithë zell, se u ka ardhur ftesë për t’u paraqitur në Hagë, duke u mburur: “Shkova dhe e mbrojta UêK-në tonë të pastër para Gjykatës Speciale”.
Kjo deklaratë e tyre është kryekëput mashtrim, rrenë, e bërë ose nga injoranca ose qëllimisht. E themi këtë, sepse këtyre personave, në realitet, nuk u ka ardhur thirrje nga Gjykata Speciale, por fletë-thirrje nga Prokuroria Speciale, e cila është ende duke grumbulluar fakte hetimore kundër UêK-së. Dhe, më së shumti, të ëudit fakti që këtë fletë-thirrje e reklamojnë sikur t’u ketë ardhur ndonjë thirrje për t’i dekoruar!
Papërgjegjshmëria e tyre në gjithë këtë veprim “patriotik”, nëse nuk është nga injoranca, atëherë duhet të jetë e qëllimshme. Ngul këmbë në këtë shprehje, pasi të shkosh e të dëshmosh në Prokurori, do të thotë që të shkosh dëshmitar në favor të palës që akuzon UêK-në, që në rastin tonë don të thotë, t’i shkaktosh fatkeqësi kombit tënd, qoftë nga padija, qoftë e qëllimshme.
Në Kosovën e sotme, pas 20 vjetësh që, shumë prej ish-komandantëve të rangjeve të ndryshme të UêK-së nuk lanë gjë pa shkatërruar, prishur, grabitur e vjedhur dhe, pasi shitën gjithëka që ishte për t’u shitur në Kosovë, janë pasuruar në mënyrë të pajustifikueshme, po na shesin tri gjëra të vjetra sa vetë jeta:
Po na shesin gënjeshtrën për të vërtetë; dëshminë në favor të palës akuzuese, për patriotizëm; tradhëtinë për virtyt.
T’i marrim me radhë këto tri gjëra që sapo përmendëm.
1. Po na shesin gënjeshtrën për të vërtetë.
Këta dëshmitarë entuziastë po deklarohen tërë mburrje, se ju ka ardhur ftesë ose fletë-thirrje nga Gjykata Speciale. Po, realiteti nuk është kështu. Në fakt, këtyre u ka ardhur ftesë nga Prokuroria Speciale dhe jo nga Gjykata Speciale. Kjo është më se e qartë, pasi për momentin nuk ka akuza të ngritura dhe nuk kemi ende proces gjyqësor. Procesi gjyqësor, të dashur shqiptarë, kryhet në Gjykatë. Deri më tash, a mund të më thotë ndonjeri nëse ka proces gjyqësor të hapur nga Gjykata Speciale, apo jo? Jo, nuk ka akoma.
Pse nuk ka proces gjyqësor nga Gjykata Speciale?
Nuk ka, sepse ëështjet janë akoma në fazën hetimore të hetuesisë, të cilën e bën Prokuroria Speciale. Pra, ëështjet janë duke u ngritur në Prokurorinë Speciale. Kështu që, këta zotërinj, të cilët thonë se po shkojnë në Gjykatën Speciale në Hagë, në realitet janë duke shkuar në hetuesinë speciale. Prokuroria Speciale është organi që merret me hetimin e krimeve, që gjoja i ka bërë UêK-ja; me një fjalë ajo prokurori mundohet të zbuloi këto “krime”, dhe jo t’i gjykojë. Nuk i ka ardhur ende radha Gjykatës Speciale.
Pra, kjo është gënjeshtra që po na shesin Prokurorinë si Gjykatë.
Për t’ua bërë më të kuptueshme këtë çfarë shpjegoj më lartë, po ju kujtoj një rast, që pothuaj e gjithë popullsia në Kosovë ka dijeni. Ky rast është deklarata e bërë dikur prej z.Kadri Morina: “Rreth 800 mijë shqiptarë janë thirrurr nga organet e hetuesisë serbe për t’u marrë në pyetje.”
Pra, edhe në rastin konkret, kjo gjë që po ndodh me të intervistuarit nga Prokuroria Speciale në Hagë, është njësoj si në rastin që na thotë z.Kadri Morina. Ndryshimi është veç se këta ish-pjestarë të UêK-së sot nuk i thërret Hetusia e serbisë, por po i thërret Hetusia në Hagë, që është Prokuroria Speciale.
Prokuroria Speciale në Hagë, të dashur shqiptarë, nuk është Gjykata Speciale e Hagës. Kush nuk e di, le ta mësojë, se Prokuroria është palë akuzuese; ndërsa Gjykata nuk është palë, por institucion që administron drejtësinë midis dy palëve; midis palës së akuzuar, e cila në rastin tonë i bie të jetë UêK-ja, e përfaqësuar nga ata pak shqiptarë të thirrur si të akuzuar, dhe palës akuzuese që është, në këtë rast, Prokuroria Speciale, pas së cilës qëndron Serbia, nëpërmjet senatorit zviceran, Dick Marty.
2. Dëshminë në favor të palës akuzuese, për patriotizëm.
Këta zotërinj, që thërrasin tërë kapadaillëk se u ka ardhur thirrje dhe kanë vendosur të shkojnë tërë qejf për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, deklarohen se po e bëjnë këtë për të mbrojtur UêK-në dhe Kosovën! Instiktivisht, na lind pyetja: Si mund ta mbrosh UêK-në kur je i thirrur si dëshmitar nga pala akuzuese?! Po e ritheksoj: Prokuroria është palë akuzuese. A e dinë këta “trima” se ëfarë do të thotë të jesh dëshmitar?! Dëshmitar, or lum miku, do të thotë të dëshmosh për diëka që ke dijeni, që ke parë ose ke dëgjuar; të pohosh një a më shumë prova për të vërtetuar diçka. Dhe, kur i jep një dëshmi të tillë palës akuzuese, që në rastin tonë është Prokuroria Speciale kundër UêK-së, a mund të më thotë kush nga këta zotërinj dëshmitarë se si është duke e mbrojtur palën e akuzuar, UêK-në?! Dhe këtë lloj dëshmie ata po na e shesin si patriotizëm!
3. Po na shesin tradhtinë si virtyt.
Këta zotërinj, që vetdeklarohen se po shkojnë tërë kënaqësi duke dëshmuar në favor të palës akuzuese, duke e quajtur patriotizëm, po na e shesin veprimin e tyre si virtyt dhe veten si njerëzit më të virtytshëm e më të ndërgjegjshëm të racës shqiptare.
Shembulli më tipik i këtij lloj patriotizmi është veprimi i Komandantit të ZO së Llapit, z.Rrustem Mustafa dhe e disa kuadrove të tjerë të po kësaj zone operative, të cilëve u ka ardhur fletë-thirrja si dëshmitarë nga kjo Prokurori. Këta po deklarojnë se kanë shkuar në Hagë në Gjykatën Speciale dhe se po e bëjnë për UêK-në. Pse mora si shembull komandant Rremin? Se nga e gjithë ajo zonë operative, vetëm dy persona janë thirrur në cilësinë e të akuzuarit të dyshuar. Ata janë komandanti i Policisë Ushtarake të asaj zone operative, dhe komandanti i BIA-s (gueriles) në Prishtinë, Sali Mustafa. Si është e mundur që, komandantët e mëdhenj, Muharrem Mustafa dhe Kadri Kastrati, thirren si dëshmitarë, ndërsa vartësit e drejtpërdrejtë të tyre, që i merrnin urdhërat prej tyre, thirren si të akuzuar?!
E shtrojmë këtë pyetje, bazuar në Statutin e Romës, 17 korrik 1998, (i bazuar në Konventën e Gjenevës të 12 gushtit 1949), i cili është aktualisht Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë, e që është bërë pjesë e sistemit juridik edhe në Kosovë, të cilit i është dhënë përparësi mbi çdo ligj tjetër të Kosovës. Dhe pikërisht, në Neni 28 të Statutit të Romës përforcohet më tej “përgjegjësia e komandantëve dhe udhëheqësve të tjerë”, ku shprehimisht theksohet: “Edhe personat përgjegjës (titullarë) akuzohen si autorë të krimit, (shih), në rastet kur shkelja e rregullave të së drejtës ndërkombëtare është kryer prej vartësve të tyre.”
Po ashtu, këtë dyshim që shprehim ndaj z.Rremi e mbështesim në atë çfarë ka pohuar vetë Ai me gojën e tij, në intervistën dhënë dikur z.Safet Zejnullahut, e pasqyruar në librin “Lufta për Kosovën. Flet Komandant Rremi”, Prishtinë, 2000, fq.114: “Edhe gjat kohës së bombardimeve njësitë tona, të BIA-s, kanë qenë në Prishtinë, të përforcuara me njerëz që unë i udhëzoja në atë kohë.” Po në këtë libër, në fq. 86 të tij, është vet komandant Rremi që e pohon se “Komandanti i zonës ka pasur shumë kompetenca.”
Atëherë si është e mundur që thirret i akuzuar komandanti i BIA-s, Sali Mustafa, ndërkohë që BIA-n në atë kohë e udhëzonte vetë komandant Rremi?!
Sikundër shihet, komandant Rremi me shokë, harrojnë që menjëherë pas lufte rrihnin gjoksin nëpër intervista e në libra të botuar e sponsorizuar po prej tyre si intervista të gjata, duke u mburur se ëdo gjë që kishte ndodhur brenda juridiksionit të zonave të tyre operative, ishte bërë me dijeni të plotë të tyre, ku asgjë nuk kishte ndodhur pa e ditur këta. Epo, atëherë, përse nuk i dalin për zot kësaj çështjeje sot, por bëhen dëshmitarë të akuzës, duke na gënjyer se gjoja janë thirrur nga Gjykata Speciale?!
Tashmë ëdo shqiptar që e ndjen veten të mbërthyer në kurthin që këta “komandantë trima”, si z.Rustem Mustafa, Kadri Kastrati e shumë të tjerë, të cilët po e trumbetojnë dëshminë para kësaj Prokurorie si patriotizëm, dhe të tjerë që nuk dinë si të bëjnë, le të ndjekin rrugën që ndoqi një bashkëluftëtar tjetër i tyre, Mahir Hasani, i cili e ëoi ëështjen në gjykatë, sepse prokuroria, me thirrjen e saj ka shkelur edhe Kushtetutën e Kosovës, pikërisht Nenin 31(5) të saj, si dhe pikën 6(2) të Konventës Europiane për Mbrojtjen e Të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Pra, të dashur ish-luftëtarë që e ndjeni veten shqiptarë, bëni atë që duhet ta bënte Organizata e Veteranëve të UêK-së, por që ka vendosur të bëhet edhe ajo palë me Prokurorinë dhe tradhtarët e tjerë; merrni një avokat e mos u paraqisni, por kundërshtojeni fletë-thirrjen e prokurorisë.
E gjithë kjo nuk do të thotë, se ata që kanë abuzuar me autoritetin e UêK-së gjatë luftës edhe pas saj nuk duhet të japin llogari deri më një, por kjo nuk mund e nuk duhet të ndodhë vetëm për UêK-në. Këto vepra duhet të hetohen dhe gjykohen njëkohësisht me krimet e serbëve në Kosovë.
Një prokurori e tillë duhet të ndjekë shëmbullin e komisionit të pajtimit që ngriti Afrika e Jugut pas Aparteidit, ku viktimat dilnin publikisht e akuzonin kriminelët. Kjo do të ishte drejtësi dhe jo dëshmitarët e fshehur, sikundër vepron Prokuroria Speciale. Mos u turpëroni, por bëhuni burra e të ndërgjegjshëm! Mos i lini të papërgjegjshmit e të pandërgjegjshmit t’u tregojnë rrugën. Me veprimin tuaj, duke refuzuar fletë-thirrjen, të arrini të bëni atë që filozofi Karl Gustav Jung e përkufizonte kështu: “Bëjini të pandërgjeshmit të vetëdijshëm, përndryshe i pandërgjeshmi do të udhëheqë jetën tuaj dhe ju do ta quani atë fat.”
Tiranë, 28 tetor 2019