Francë, 1 Nëntor 2019: “Paris-presse” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1954, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arrestimin e Enver Hoxhës, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ish-presidenti shqiptar Enver Hoxha arrestohet për tradhti
“Tiranë, 28 korrik – Kriza politike, e përhapur në Shqipëri që prej disa muajsh, ka çuar në arrestimin e ish-presidentit Enver Hoxha, njeriut të fortë të regjimit, i cili nuk ishte më “i preferuari” i Moskës.
Ne e dimë që javën e kaluar Enver Hoxha kishte paraqitur dorëheqjen e tij në Parlament, duke kërkuar që rivali i tij, nënkryetari i Këshillit, Mehmet Shehu, të emërohej si pasardhësi i tij, gjë që u bë.
Mehmet Shehu sapo e ka akuzuar paraardhësin e tij për tradhti, si pro-titist, frikacak dhe pro-perëndimor. Së shpejti Enver Hoxha do të gjykohet nga një gjykatë speciale.
Thuhet se Mehmet Shehu po përgatit një spastrim serioz që synon forcimin e qeverisë dhe partisë, në mënyrë që të ruhet për Bashkimin Sovjetik fortesa shqiptare, në një moment kur Jugosllavia, Greqia dhe Turqia po përgatiten të nënshkruajnë aleancën ushtarake ballkanike.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France