ROLI HISTORIK I KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (14 – 22 NËNTOR 1908)

Pashtriku.org, 22. 11. 2013 – /Në 105 vjetorin e Kongresit të Manastirit/ – Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – që u mbajt në Manastir i hapi punimet më 14 nëntor 1908 për t’i vazhduar gjer më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Pra, në Kongres morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA’së, të Egjiptit, të Italisë etj., duke u shndërruar kështu në një Kuvend të vërtetë mbarëshqiptar.
Përmbajtja e lëndës:
– Kongresi i Manastirit ( 14 – 22 nëntor 1908 )
– Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit të Manastirit dhe dhuna xhonturke ( dhjetor 1908 – gusht 1909 )
– Kongresi i Dytë i Manastirit (2 – 3 prill 1910)
– Reaksioni xhonturk dhe qëndresa kundër tij (1909 – 1910)
– Kongresi Kombëtar i Elbasanit (2 – 8 shtator 1909)
– Parashqevi Qiriazi: Kongresi i parë i Manastirit
– Mit’hat Frashëri rrëfen personazhet e Kongresit të Manastirit

(…)


* * *

LEXONI PJESËN E PARË
http://www.pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=997
LEXONI PJESËN E DYTË
http://www.pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=998

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura